Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjeologji & Gjeografi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=151)
-- Trevat Shqiptare - Nje Mozaik Gjeografik (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=811)


Postuar nga Keni datë 15 Prill 2005 - 05:50:

Portet kryesore

Që në kohët e lashta në bregdetin shqiptar kanë funksionuar skela si në Durres (Dyrrah), Ulqin, Tivar, Vlorë (Aulone), Apoloni, Sarandë (Onhezmi), etj. Gjatë shekujve VII-XII Durrësi ishte skela kryesore në perëndim të Perandorisë Bizantine. Gjatë periudhes së principatave arbre u ngriten skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjeve në Shirgj (Bunë), Shëngjin, Shufada (Mat), Rodon, Bashtovë (Shkumbin), Pirg (Seman), Spinaricë, zhvillimi i të cilëve u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman.
Gjatë viteve 1928-1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe pontile druri ne Sarandë, Vlorë e Shëngjin, që u shkaterruan gjatë Luftes se Dyte Boterore. Nga viti 1945 deri ne vitin 1952, u rindertua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni ne Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj (Lukovë) që shërbenin kryesisht për transport agrumesh. Porti kryesor i vendit është ai i Durrësit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit të anijeve. Pas portit te Durresit vjen ai i Vlores ne te cilin vitet e fundi ankorohen dhe anie tregtare dhe pasagjeresh.


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.