| Forumi Horizont | Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 » Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Zhozef Makanga, shqiptari jo si gjithë të tjerët (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8371)
Mendimi i nje useri(albquietman) tjeter per te njejten ceshtje
Historine e vajzes qe permendet e kam degjuar. Vajza ishte me origjine nga Kuci. Nuk eshte e vertete qe i jati i vajzes u vra, sipas autores se artikullit, ne nje aksident te inskenuar. I jati i vajzes u vra aksidentalisht nga nje zjarrfikese qe po kalonte me shpejtesi kur ai po kalonte ne vijat e bardha, dhe kjo ka ndodhur afer bankes, ne qender te Tiranes. Kjo ndodhi se ai ishte shume i shqetesuar per fatin e vajzes qe ishte lidhur me Zhozefin. Si cdo prind ai donte qe vajza e tij te lidhej me rracen e saj, dhe kjo eshte e natyrshme.
Fakti qe keta te ardhur nga Kongo nuk moren nenshtetesi shqiptare, sipas Zozefit, eshte per te ardhur keq. Por kam frike se Zhozefi i ekzagjeron gjerat. Une i mbaj mend ne Tirane Zhozefin me shoke. I shikonim tek fakulteti i mjekesise, sepse cuditerisht, te gjithe kongolezet ne Tirane ishin per mjekesi. Nuk mbaj mend qe keta njerez te ishin te perbuzur, sic mundohet te na tregoje autorja e artikullit. Me sa kuptoj une, per hir te sensacionit, autorja ne fjale i ka ekzagjeruar gjerat tej mase...
| Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 » Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.