Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura te shquara botërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=294)
-- Xhorxh Gordon Bajron (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8416)


Postuar nga volter datë 14 Qershor 2006 - 16:01:

Lutjet e juaja tani do t'i zevendesoj me deshiren tuaj, miqte e mi .

 
Këtë ditë unë mbush tridhjetëgjashtë vjet
Lord Byron

Kjo zemër s’duhej të ndiej’ më,
Gjersa asnjë tjetër s’rreh për mua;
Por, unë dhe pse s’më do asnjë,
Prap le të dua!

Ditët e mia jan’ duke u vyshkur,
Lulet e dashurisë u thanë;
Hidhrim, mërzi, maraz të ndryshkur
Kam vetëm pranë

Zjarri që shpirtin ma përpi
Si nj’ ishull vullkanik rri ndarë;
Nuk ndizet pishë te flak’ e tij
Qiri mbi varr.

Van’ shpresat, frikës, xhelozirat,
Sukseset korrur me mundim,
Forca e dashnis, Vetëm zinxhirat
Janë risku im.

Por ky s’ësht vendi për të qarë
Halle të tillë, as kjo ësht ora,
Kur ndrit Lavdia heronjt e vrarë
Dhe u thurr kurora.

Rreth – shpata, flamuri, mejdani,
Lavdia, Greqia vështrojnë! I shtrirë
Dhe i bartur mbi mburojë, Spartani
S’ka qën’ më i lirë.

Zgjohu! (Jo Hellada – ajo është zgjuar!)
Zgjohu ti, o im shpirt! Gje-i gjakut ç’vijë
Dhe çaj pas tij!

Shtypi kto ngasje t’nostalgjisë,
Natyrë e dobët! Për ty më
Buzqeshjao vrënjtja e bukurisë
S’do vlenin gjë.

Në qan të rit e tu, pse rron?
Ja, sheshi i burrave ësht ky!
Dil në mejdan ku lufta vlon,
Dhe vdis aty!
Kërko dhe ti një var ushtari,
Më parë e gjen se ta kërkosh;
Pra zgjidh një vend, zër shtegun tënd,
Dhe bjer t’pushosh.


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 »
Trego 11 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.