Forumi Horizont | Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 » Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- "Stela", letër kërcënuese para vrasjes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8991)
Ish i dashuri vrau Joanën i kërkonte atësinë e foshnjes
--------------------------------------------------------------------------------
VLORE
Vrasësi i 18-vjeçares Joana Dudushi është ish i dashuri i saj, Delin Dervishi, me të cilin ajo pretendonte se kishte një fëmijë 3 muajsh. Pas më shumë se dy ditë hetimesh policia e Vlorës ka deklaruar dje në mesditë se "është e faktuar me prova të patjetërsueshme se ekzekutori i Joana Dudushit, është 20-vjeçari Delin Dervishi, i lindur në fshatin Kotë dhe banues në lagjen "10 korriku" të qytetit të Vlorës". Dervishi ka qënë i dyshuari kryesor qysh nga fillimi i hetimeve dhe për këtë shkak është ndaluar vetëm disa orë pas vrasjes së "Stelës". Por mungesa e provave ka bërë që policia të jetë e rezervuar në publikimin e identitetit të tij duke e mbajtur Dervishin të izoluar në dhomat e komisariatit me statusin e personit të shoqëruar që ka dijeni mbi rrethana të ngjarjes. Sipas deklarimeve të djeshme të policisë së Vlorës, rezulton se personi i dyshuar si autor i krimit e ka pranuar fajësinë, madje ka treguar dhe vendin ku kishte fshehur armën me të cilën bëri vrasjen.
Provat
Një prej provave kyçe që çoi në zbulimin e kësaj ngjarjeje aq të bujshme është identifikimi i celularit të Dervishit si dhe zbardhja e telefonatave të fundit të viktimës. Pasi u gjetën dy celularët e perdorur nga Joana u bë verifikimi i telefonatave të kryera prej saj para se të vritej. Telefonuesi i fundit rezultoi të kishte përdorur një celular me kartë të kompanisë Vodafone dhe nga verifikimi i bërë u zbulua se ishte pikërisht Delin Dervishi. Ky detaj ka bërë që Dervishi të ndalohej nga efektivët e policisë me urdhër të prokurorëve të çështjes. Një ditë pas shoqërimit në dhomat e paraburgimit Dervishi ka pranuar para prokurorëve se ishte ai autori i krimit. Gjatë marrjes në pyetje ai ka treguar dhe vendin ku kishte fshehur thikën, e cila u gjet e mbuluar me rërë afro 50 metra larg vendit ku u gjet e vdekur 18-vjeçarja. Duke u bazuar mbi deklarimet e Dervishit dhe provat materiale, të martën në mbrëmje u lëshua urdhërarresti për 20-vjeçarin Dervishi.
Dëshmia
Nga burime të grupit hetimor "Gazeta" siguroi dëshminë e bërë nga Delin Dervishi para oficerëve gjyqësor të Vlorës.
Pyetje: A keni patur konflikt me Joanën para vrasjes?
Përgjigje: Joana më kërcënonte vazhdimisht duke më thënë që të mos lidhesha me asnjë tjetër dhe të pranoja që fëmija ishte i imi. Foshnja 3 muajsh nuk është fëmija im, sepse nuk është provuar një gjë e tillë. Joana ka kryer marrdhënie me shumë të tjerë, kështu që nuk mund ta besoj se është fëmija im. Ajo më kërcënonte vazhdimisht duke më marrë në telefon dhe më niste mesazhe ku thoshte se nëse nuk ndahesha nga e dashura ime do të ma nxinte jetën. Ajo ka bërë denoncime të rreme në komisariat, duke u dhënë policave letra që sipas saj ishin të shkruajtura nga mua. Mora vesh që një ditë kur kishte shkuar në komisariat theu dhe xhamin e zyrës së Informacionit të Komisariatit.
Çndodhi atë ditë? E kishe menduar ta vrisje?
Mbrëmjen e të dielës Joana më bën përsëri një telefonatë duke më kërcënuar me të njëjtat fjalë se do të më denonconte dhe do të më shkatërronte jetën, etj. Por nuk i vura rëndësi dhe e mbylla telefonin. Më pas më vijnë disa mesazhe me të njëjtat kërcënime ku më thoshte se duhet të pranoja që isha babai i fëmijës përndryshe do të bënte të pamundurën për të ma shkatërruar jetën. Rreth orës 2.56 më bie përsëri telefoni ku Joana më tha të njëjtat gjëra dhe midis të tjerash përdori fjalë ofenduese për vajzën që unë jam i lidhur aktualisht. Nuk u përmbajta dot më dhe i kërkova që të takoheshim pranë shtëpisë së saj.
Përse e qëllove?
Pasi shkova atje pashë që po më priste. Kur më pa filloi përsëri me kërcënimet e saj dhe më tregoi dhe letrën që kishte shkruajtur në emrin tim. Atë do ta çonte në polici ku do të denonconte se unë e kërcënoja me vdekje. Në mes të tjerash në letër shkruhej që unë do ta vrisja atë bashkë me fëmijën dhe gjëra të tjera të shpikura prej saj. Unë u revoltova dhe i thashë të më linte të qetë, por ajo më qëlloi me pëllëmbë. Në këtë moment nuk durova dot më, nxora një thikë që kisha me vete dhe e qëllova. Kur e pashë që kishte vdekur u largova menjëherë duke e lënë të shtrirë në shesh. Thikën që bëra vrasjen e fsheha disa metra larg trupit të saj duke e mbuluar me rërë. Më pas shkova në shtëpinë time, ku pas disa orësh erdhi policia dhe më shoqëroi sëbashku me vëllanë në komisariat.
Moisiu mbledh për situatën krerët e institucioneve të sigurisë
Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, ka mbledhur dje në mbrëmje në vilën Presidenticale pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë, Prokurorin e Përgjithshëm Theodhori Sollaku, Kryetarin e SHISH-it Bahri Shaqiri, Drejtorin e Policisë së Shtetit, drejtues Bajram Ibraj, Nënkryetarin e KLD-së Ilir Panda si dhe me drejtues të strukturave të rendit, policisë dhe gjykatave të Vlorës. Kreu i shtetit ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të veprave kriminale gjatë ditëve të fundit, që sipas tij, rezultojnë të rënda dhe dëmtojnë imazhin në publik të situatës së qetë paszgjedhore. Presidenti Moisiu u ka kërkuar drejtuesve të organeve përkatëse të marrin masat dhe të veprojnë me vendosmëri për të parandaluar çdo akt kriminal, si dhe të bëjnë maksimumin për vënien para drejtësisë të autorëve. Gjithashtu, Presidenti ka kërkuar koordinim të punës së institucioneve të sigurisë.
Shoqja e klasës: Stelën e përdhunuan në klasën e 8
Joana Dudushi ka hyrë në rrugë tyë gabuar, qëkur ishte në klasën e tetë, kur e përdhunuan një grup djemsh që rrinin gjithmonë pranë shkollës". Kështu ka thënë për Gazetën, ish-shoqja e Stelës në 8-vjeçare M.D., e cila ka thënë se që në atë moment, ndryshoi tërësisht. "Ishte e urtë dhe gjithë klasa e donte. Por, disa çuna që rrinin afër shkollës, pasi e mashtruan në kohën që doli nga shkolla, e futën në një makinë dhe më pas e përdhunuan. Të nësërmen vetëm qante dhe kujtonte nënën e saj që e kishte braktisur. Pas kësaj ngjarje, Joana filloi të ndryshonte pak nga pak dhe nisi të vishej ekstravagante. Pasi mbaroi shkolla, shumë kohë më pas, e pashë vetëm një herë, kishte njërin sy të nxirë dhe me tha se kishte rënë nga shkallët", ka thënë M.D. e.m
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 » Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.