Forumi Horizont | Gjithsej 64 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Prej kohesh.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9694)
Nga nje enderr e thyher
Tik taku i ores ne mur
bie pertoke e zhurmshem thyhet.
Dhoma zhvesh petkun e erret
kur ndez driten arratisen hijet.
Nga pasqyra me veshtrojne sy te ndrojtur
permi qerpike endrra me zhgrryhet
me bie padashur nga syte e lodhur
bie pertoke, kriset, thyhet...
Duar te pergjumta rrezojne disa fleta.
Bie dhe nje liber harruar aty hapur,
copra poezish te shkruajtura ne letra,
dhe nje gjethe kafe, gjysem e kalbur.
Ulem pertoke e i mbledh ngadale.
Cdo leter te shkruar e gjethe te vdekur
i mbledh ne duart e mia pale pale,
cdo fjale te shtrember a fjali te mekur.
Ngrihem e veshtroj te mijat duar,
e grimca dritash me ngelen ne gishta
kush e dinte se nga nje leter e shuar
do rigjeja mori endrrash te brishta!
Gjithsej 64 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.