Forumi Horizont | Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 » Trego 52 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tema Shoqerore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=313)
-- Perse ne kohen tone po rritet numri i divorceve??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10604)
Sepse po vjen fundi i botes prandaj...
Sepse sot i duam gjerat pa sakrifikuar asnje gje. Cdo gje qe te funksionoj do kembengulje dhe sakrifice. I duam gjerat pa u lodhur dhe mundesisht te na pergjigjen nevojave tone personale pa marre parasysh se kush vuan apo ke denojme. Fatekeqesisht ata qe e vuajne ne kurriz divorcin jane femijet sepse u shkaterrohet jeta. Une po imagjinoja nje dite se si do te ishte jeta ime nese prinderit e mi do te ishin te ndare dhe per nje moment u ndjeva shume keq dhe une jam nje nene jo nje femije. Prandaj njeriu duhet te bej femije atehere kur i ka kushtet e pershateshme sepse divorci ose edhe zenkat ndikojne shume keq tek femijet. Kapa femijet sepse jane ata qe e vuajne me shume kete gje.
Femra eshte bere me e pavarur .
Eshte per te ardhur keq qe me perpara nje pjese e mire e martesave kane qene ''llotari'' Ishte si ishte burri apo gruaja ishin te detyruar te qendronin se bashku per hir te opinionit ,per hir te femijeve apo se nuk mund te ktheheshin dot te familja (vajzat)se " turperonin familjen'' .Femra ka qene me e diskriminuar .Nje femer e ndare nga burri shikohesh me sy me te keq se sa nje mashkull i ndare nga gruaja.Nje pjese e mire e femrave ne Shqiperi edhe sot jane te detyruara te jetojne nje martese te palumtur sepse jane te varura plotesisht nga ana ekonomike nga burrat .Nuk jam pro divorceve po ama nuk jam as per vazhdimin e nje martese ku dashuria dhe mirekuptimi ja kane lene vendin indiferentizmit ,urrejtjes,dhunes fizike apo psikologjike.
Jam dakort me ty po tani femra nuk eshte e discriminuar me asnje nuk eshte me i diskriminuar. Te jesh i lire nuk do te thote te veprosh pa menduar apo pa marre parasysh pergjegjesine qe i takon nje njeriu te rritur dhe te pjekur. Sot shumica e prinderve kane ate idene qe femija do te rritet po neve na iku jeta, dhe une simpatizohem me kete mendim deri ne nje fare pike. Sot njerezve dashuria dhe seksi u pelqen (normale) edhe te bejne aventura u pelqen po martesa nuk eshte aventure. Kjo eshte ajo qe njerezit nuk mendojne shume; rendesine dhe seriozitetin kur vjen puna tek martesa. Nje dy dhe njerezit sot po divorcohen per gjera qesharake. Njerezit duhet te mendohen mire para se te hedhin hapin e marteses. Eshte pikerisht ideja qe ne kemi per martesen. Po ta mendosh martesen si nje lidhje te shenjte, po te mendosh per familjen qe krijohet atehere une mendoj se njerezit do te mendoheshin mire para se te martoheshin. Eshte cdo gje ne koken e njeriut. Si ta edukosh veten ashtu do te veprosh. Liria eshte e mrekullueshme por, po te dish te respektosh ate te dish te respektosh dhe vleresosh gjera te tilla si martesa apo familja qe jane baze e shoqerise humane tregon civilizim dhe kulture. Martesa nuk eshte per te gjithe eshte per ata qe jane gati dhe nuk eshte e lehte. Asgje domethenese dhe kuptimplote ne jete nuk eshte e lehte te arrihet dhe dali me sukses.
lol
Pergjigja direkte dhe sle vend per komente mbase gjinis inferiore si vjen mir po tradhti ose tradhtia=gjinia femerore ne çdo gjuh te botes :-p
Re: lol
Citim:
Po citoj ato që tha Strong
Pergjigja direkte dhe sle vend per komente mbase gjinis inferiore si vjen mir po tradhti ose tradhtia=gjinia femerore ne çdo gjuh te botes :-p
Sepse jemi shume te ndryshem si sexe dhe sa me shume kalojne vitet ,aq me shume e kuptojme kete ndryshim.
Kush mundohet te pershtatet me shume, aq me shume cmendet........ e kam fjalen per te dyja sexet pa perjashtim.
EHHHH.. Po ka dhe si keto...
Citim:
Po citoj ato që tha Vlonjati99Tave
EHHHH.. Po ka dhe si keto...![]()
Ca kam keqkuptuar me
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 » Trego 52 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.