Forumi Horizont Gjithsej 37 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)


Postuar nga Keni datë 15 Korrik 2003 - 06:46:

Shpëtim Roçi. Poezi.

Anija plakë

Dikur nga deti e lodhur
Tek tokë e premtuar erdhi një ditë
Anija plakë e lodhur detesh,
Anija plagë e shpirtit tim.

Në port s' e futën hijen time,
E lanë në breg me sytë pa jetë
Me shpresën e kripur nga dallgët,
Me shpresën e madhe det...

Dhe nesër dikush do të pyesë:
Ma keni parë hijen diku
në port të lodhur të pakrehur,
Hijen që iku nga unë?

Ma solle ti psherëtimën,
nga molot ku era ngrin?
Shkarkoje, pra, që të mos mbytesh
Dhe unë të shuaj urinë.



E duan një emër

Ata janë njerëz të veshur keq
ende në rresht,
në fund të shekullit!
Janë njerëz të bukur, të gënjyer.
Janë njerëz gjysmë të vdekur.


Postuar nga Keni datë 15 Korrik 2003 - 06:47:

Shpëtim Roçi. Poezi.


Bota ime

Hej ti bota ime e ndarë në pjesë
Kujtohu se unë jam i tëri
Mos u bëni bujare pjesë të miat
Dhe në çaste bamirësie të tjerë shoqëroni
e mua më lini vetëm.

Unë, pra, ju kujtoj origjinën,
Ameba që më kujtoni botën,
pjestimi juaj i vazhdueshëm s' është fitorja juaj,
por humbja ime.
Në harrofshi
futuni naën në dhoma femre
Avulloni nën erën e mishit të ndezur
dhe bëhuni asgjë si unë
që unë të përbëhem i tëri prej jush.
Në mos daçi mbani fjalime e mblidhni njerëz,
që unë të mundem të mbledh kufoma,
ose, së fundi, bashkohuni në një
që të bëni edhe ju diçka.
paçka se vjen erë
Një kufomë.


Postuar nga Keni datë 17 Korrik 2003 - 07:11:

Vaso Pasha. Poemë.

O moj Shqypni, e mjera Shqypni


O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n'hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shume, ara e bashtina,
Me arme te bardha, me pushke ltina,
Me burra trima, me gra te dlira;
Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun
E dhune mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.

Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t'ambel askush s'ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s'te ka mbetun as em'n as bese;Vet e ke prishun per faqe t'zeze.
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
E per sa pare qi do t'fitoni,
Besen e t'pareve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog nder leqe!
Qani ju trima bashke me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as buke as mish,
As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
Por asht rrexue e bamun troke!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere,
Qi mbet' e shkrete pa em'n, pa nder;
Ka mbet e veje si grue pa burre,
Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke
Ket fare trimneshe, qi sot asht meke?
Kete nane te dashtun a do ta lame,
Qi njeri i huej ta shklase me kambe?
Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do
Kete faqe t'zeze gjithkush e dro!
Para se t'hupet keshtu Shqypnia,
Me pushke n'dore le t'dese trimnia!
Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu,
Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kane lane
Kush mos na e preki, se desim t'taneTe desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara zotit.


Postuar nga kasemi_ny datë 18 Korrik 2003 - 12:59:

Realiteti Emigrantit

Vitet shkojn, e vitet vine
C'eshte kjo jete pa kuptim
Ika larg, e larg po rri
Dhe kam mbetur ne vetmi

Shume here rri e mendoj
Ku do shkoj, e ca do boj
Kush jan qellimet e mija
Zot!! Sa me mungo shpia

Koha kalo e s'do me dit
Nese ke qit gjo ne drit
I varfer, i pasur ajo shkon
Dhe ti nglesh me k** neper dhom

Perypu, pertypu mer varfanjak
kerkove shum,po gjete pak
Endrrove me u vesh si Zotni
Po vetem zhuli te ka mulu ty

E ti prap larg rri, e dor s'heq
T'vje zor prej vetes, prej robve mer dreq
Ke harru t'shpise, e t'jith ca njef
E prap rri si (k**) gjel i ngref

S'te bo zemra me shku kurkun
Je bo si zgjebs mer tutkun
Kthehu mer plak ne venin tat
Bohu njeri si c'eshte ytate

E mos te bi ne men mo per Emigrimin
Se prej atij ke fitu vec ket t'imin
Po shko e rri ne venin tat
Ku ke lind vet, e ytate


Postuar nga Keni datë 19 Korrik 2003 - 06:39:

Jusuf Gërvalla. Poezi.

Skena nga jeta e fshatit


dritarja e avulluar semaveri i çajit edhe vjeshtë
i tillë i lirë rrethuar me sendet që vjetërohen
përmbi rafte ftonj një plakë si pikturë
a nuk qenka vallë krejt zjarri një trillim
bien gjethet e në kopsht femra kotet në luhajë
me goditje të rënda imagjinate me një botë prej letre
tek gjej ngushëllim mes sendesh që s'janë më
atje diku në botën time atje diku larg
eja përsëri netve të vona si hije që sajon
pak frymë njeriu e pak dritë qiriri.


Postuar nga Keni datë 19 Korrik 2003 - 06:40:

Jusuf Gërvalla. Poezi.

Nga memoaret e një shëtitësi


kur u ktheva nën pullazin tim mbuluar me kashtë
nën qepallat e lodhjes e të kohës botën
e në botë s'kish tjetër pos shkëlqim ari e qelqi
mbi rrashta e penda të larta zogj alumini
kish edhe uri edhe poetë edhe ujëvare në botë
kish njerëz prej druri e kafshë të buta kudo
kish edhe hieroglife dy fjalë dhe gjurmë që s'fshihen
kish lumenj të egër e fosile të lashta
mes muresh të trasha fshesa dhe minj.


Postuar nga Keni datë 19 Korrik 2003 - 06:41:

Jusuf Gërvalla. Poezi.

Pluhur e ngjyrë


Sytë e tu qiell çerdhe e lumë i pakapërcyeshëm
ndërsa jam përgjumur përmbi tavolinë
im vëlla dhe fëmijëria ime pemën e kanë vjelë
kanë korrur kallinj
ime ëmë ka zier ftonj
shelgjet kanë vajtuar
si poeti sentimental në vjeshtë
- po asgjë s'është zverdhur.

Duart e tua pushim diçka si ujë zgjojnë
ndërsa kam ecur shtegut rrëzë mali krejt vetëm
në njërin krah shkurre zogjsh
në tjetrin gështenjat
dhe gjarpërinj.
Im vëlla të ka dashur të ka marrë dhe tash nuk je
as ti as ai s'jeni dridhmë plot fletë
nga fluturimi yt tash vetëm ngjyrë
dhe pluhur ka mbet'.

Tash po vij
fëmijë që buzëqesh mbi krahun e nënës kur pret
para shitores qumështin - tash po vij i pikëlluar
në shportën time pemë e fletë
dhe shije gjumi.
Kur të zgjohem do të iki
tash po vij në prehrin tënd, mëmë
tokë e zezë e lapidar, bajame e verdhë.
Dashuri e paluar si arni në arkë
oh s'mund ta them
as ta rrëmbej.Tash po vij
por di se në ngjyrën e pelhurës vetëm pluhur
mbi buzëgazin tënd të shtrenjtë.


Postuar nga Keni datë 19 Korrik 2003 - 06:43:

Jusuf Gërvalla. Poezi.

Libri i shenjtë


shpuzë e errët matanë qelqeve që avullojnë
mesnatës së ngjyer me tëmbëlin e detit
në oborr po fshihej një hije dhe qerrja e drunjtë
kuajt sonte askund s'do të marrin udhë
në mur ndrit dhe pipërrin kandili
e në letër mes dy vijash të zeza si përherë
druri i vetmuar më tutje ca hithër
ia djegin këmbët fëmijës që ëndërron
drita e praruar gjerdan me guaca
hën' e verdhë atje lart në tavan - dhe teja
tok me djepin e vjetër që s'përkundet - e ha
nuk shihet atje rrëzë gardhi një vogëlush
që shiu i tetorit e qull ngadalë
në vatër u dogjën urët - s'ka mbetur më prush
frika nga trupi im në shtrat po më fton

mbi tryezë ora e vogël rrah e s'pushon


Postuar nga Keni datë 19 Korrik 2003 - 06:46:

Jusuf Gërvalla. Poezi.

Flatrat e detit të humbur


Qepallat e gjata, hijet e syve dhe lagështia
Lumi i bardhë, trup i thyer leckë
Ec e ec e këmbët më sharrojnë në lym
Jam larg tokës
E qielli im i lartë s'më mban

Të mos isha det i humbur, do të kisha flatra





Njeriu i zi


Jam i sigurtë, kurrë s'do të bëj vetëvrasje
Kaq i hekurosur, i mirëfilltë, si arsyeja
E kam vrarë orën e murit me armën e nxehtë
Dhe kam ikur prej librit të përhitur që më shëmton
Me bukurinë e tij

Vdekja s'është dobi as moshë as lindje e re

Drurin e vjetër të tavolinës, shtizën, patericën
Boshtin e lavjerësin, rrapicën e bronztë, lëkenë
Nurin e derdhur si pluhur mbi dritare në mesnatë
Strallin e pikëlat e vesës që shpërthejnë
Me rrezen e parë të dritës në agun vjeshtor -

Vdekja nuk i ka


Postuar nga Keni datë 19 Korrik 2003 - 06:58:

Jusuf Gërvalla. Poezi.

Lufta dhe arti


Tutje gjithnjë akull
Këndej gjithnjë zjarr
Unë jam syri i Aladinit
E shoh veten si digjem
në betejën e tmerrshme
të fjalës
e të mendimit

Me shenjtëri të mallkuar
me përfytyrimin e qartë
e krijoj
Në mua shushurijnë dete
të qena
në ëndërr

S'po flas kotnasikot
Mund t'i merrni fjalët e mia
e të niseni nëpër botë
Unë s'kam guxim
Kuptoj se pa dritën e tyre
Nuk do ta di rrugën nëpër dritë
Janë krijuar prej frenimesh
prej kthesash theqafjesh
dhiaresh të shenjta
zigzage

Unë nuk i shoh yjet
pështjellë në terr
Gjithësia e ftohtë
nuk e ka gji diellinSikur të mos e ftohte
ana e errët e planetit


  Gjithsej 37 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.