Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)


Postuar nga ingmetalboy datë 14 Dhjetor 2006 - 14:00:

I lodhur i ndrojtur buze ujit ndaloj
Jam i denje valle fytyren time te shikoj?
Akoma nuk ka ardhur koha
Thesarin ne duar te mekoj.

Ari dhe argjendi vlere nuk ka
ky thesar te pasur
te ben sa me s'ka.

Por sot ndoshta nuk eshte dita
te meritoj une ate shperblim
Shume te djegur e kane kerkuar
cdo gje ne kete bote paska nje cmim.

Por deshira brenda shpirtin e ndez.
Diku larg nje flake ne erresier
Shtegetare aventuriere rreth vetes i mbledh.

Dhe une sot i shnderruar ne kamaleon.
Petkun e shtegetarit kraheve hedh
Flaken cuditberese filloj te kerkoj
nje flake qe gjithcka tjeter perfundimisht e zbeh.


Postuar nga ingmetalboy datë 08 Janar 2007 - 12:09:

Larg

Sot i lodhur buzen kafshoj
Jeta e eremitit nuk me shkon
Llogarija mbi vorbullat e te ardhmes
Shume rende kete nate me ndeshkon.

Dita eshte e gjate, e mbushur me zjarr
Lodhja e bekuar cdo pikepyetje e mbyt
Por netet e falura pagjumesise
vendosmerine time me poshte e zhyt.

Nen hije trishtimi ze e mendoj,
sikur ate nate te ndodhte ndryshe.
Ku do te mbyteshe qellimi im?
15 ore larg meje cdo shprese me ngryse.


Postuar nga ingmetalboy datë 11 Shkurt 2007 - 13:07:

Afrohu

Afrohu dhe pak!
Buzet e kuqe flake te sodis.
Flake si temperatura
e mendimeve te mija harbute.

Edhe pak afrohu te lutem.
Te shkel ne kufijte e moralit.
Deshirat te zbrazen turbullt ne erresire
kunder akrepave te ores armike.

Afrohu dhe pak!
Te marr shkendijen
nga syte e tu lutes per me shume
Moralin si bisht cigareje
nga dritaret e shpirtit ta hedh.

Te jemi gjithcka ose asgje.
Te jemi vertet ne tani.
Te jemi aq shume
sa mos jemi me kurre me.


Postuar nga Fajtori datë 11 Shkurt 2007 - 19:02:

Thumbs up

.


Postuar nga ingmetalboy datë 12 Shkurt 2007 - 11:01:

Cool

thanx


Postuar nga ingmetalboy datë 12 Shkurt 2007 - 11:10:

Peshperima

Zjarri i ndezur ne bregdet
nga perendimi doreshkruar,
fton kujtimet te vijne.
Ato kapen pas valeve
dhe reshkasin ne lekuren e kohes
per tu rizgjuar sot.
Ku te fillosh?
Duhet nje pikesynim.
Por era fryn teper perkedhelese
ne venat e reres se argjente
dhe pyetje te tilla
duken pa vend.
Kujtimet lodrojne
bashke me to nje imazh.
Je era qe krahet hap
mua kur me perkedhel.
Je deti qe embel therret
ze i njohur ne vesh me peshperit.
Je malli qe zemren djeg
O vend im, mua me prit.


Postuar nga ingmetalboy datë 06 Mars 2007 - 11:52:

Thelle ne ujrat e dyshimit
udhen merr mendja sot.
Valle a ka per te pushuar
kjo stuhi e nisur kot?

Frika ime vjen ne jete
ne kete vend ku po renkoj
Lumturia ne keto nete
Brenda vetes me ben te dyshoj.

Kush valle pranon ndryshimin
qe rendon gurin e qoshes sot?
Raskapitur rrugeve te huaja
e gjen veten te endesh me kot.

Jete e falur nga dyer te mbyllura!
Cfare pret nga botekuptimi im?
Ate qe mbjell do te korresh
Lume me fjale per te njetin qellim.


Postuar nga agata datë 08 Mars 2007 - 13:45:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Thelle ne ujrat e dyshimit
udhen merr mendja sot.
Valle a ka per te pushuar
kjo stuhi e nisur kot?

Frika ime vjen ne jete
ne kete vend ku po renkoj
Lumturia ne keto nete
Brenda vetes me ben te dyshoj.

Kush valle pranon ndryshimin
qe rendon gurin e qoshes sot?
Raskapitur rrugeve te huaja
e gjen veten te endesh me kot.

Jete e falur nga dyer te mbyllura!
Cfare pret nga botekuptimi im?
Ate qe mbjell do te korresh
Lume me fjale per te njetin qellim.



Fantastike.
Ingmetalboy, i lexoj shpesh shkrimet e tua dhe me pelqejne shume.


Postuar nga ingmetalboy datë 09 Mars 2007 - 23:54:

Citim:
Po citoj ato që tha agata


Fantastike.
Ingmetalboy, i lexoj shpesh shkrimet e tua dhe me pelqejne shume.



Thanx! Vazhdo te lexosh atehere dhe une te premtoj qe do te shkruaj me shpesh.


Postuar nga Fajtori datë 09 Mars 2007 - 23:56:

Ingmetalboy, nuk e di a ke publikuar ndonje liber ose nese ke shkruar ndonje tekst kenge, por di te them se dy jane stilet e poezise qe me pelqejne ketu ne forum. Yti dhe i Dalan Luzajt. Vertet qe te fusin ne nje bote tjeter, ku secili mund te fantazoje sikur lexon nje liber.


  Gjithsej 34 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.