Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)
"Bima e Tëmblagjakut"
Cod. A22042007
Tëmblagjaku, bima mjaft e njohur e zonave gurishtore e me lagështirë, është një ndër bimët më efektive që ndihmon në parandalimin e rritjes së qelizave të tumoreve dhe veçanërisht shfaqjes së kancerit të lëkurës.
Studimet mjekësore tregojnë se kjo bimë, e cila ka veti fitoncide, me mjaft sukses është përdorur për parandalimin e shfaqjes së kancerit në lëkurë. Studimet më të fundit kanë treguar se bima frenon rritjen e qelizave të tumorëve, për shkak të elementeve që ajo përmban.
Sipas mjekëve, bima e freskët, kur këputet, në vendin e prerjes nxjerr një lëng qumështor me ngjyrë portokalli, shumë i pasur me alkaloide. Falë kësaj përbërjeje bari i tëmblagjakut, pas tharjes dhe grimcimit të tij vepron dukshëm në uljen e tensionit të lartë të gjakut, shumë shqetësues ky problem në pjesën më të madhe të moshës së rritur. Në këto raste mjekët këshillojnë pirjen e lëngut, por edhe të qëndrojnë për disa minuta shtrirë. Nëse ndiqen këshillat, shumë shpejt do ta ndiejnë veten mjaft mirë.
Në sajë të vetive kuruese, tëmblagjaku këshillohet si qetësues e antispazmotik që qetëson dhimbjet e mëlçisë së zezë dhe si ndihmues në zgjerimin e enëve të gjakut, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në organizëm. Lëngu jep efekte pozitive edhe në funksionimin sa më të mirë të zemrës. Bima ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të këtij organi kaq të rëndësishëm.
Lëngu i përftuar nga bima përdoret edhe në rastet e të sëmurëve me kollë dhe lehtëson krizat e shkaktuara nga astma.[U]
Bima e Tëmblagjakut në krahinat e ndryshme të vendit mund të gjendet me emrat si letrapeci i madh ose lulja e jodit. Kjo bimë rritet në vende gurishtore me lagështirë buzë arave, nga zonat e ulëta deri në ato subalpine. Tëmblagjaku është bimë barishtore shumëvjeçare me gjethe thellësisht të prera, të buta e të gjelbra. Lulet janë të verdha. Bima lulëzon nga muaji prill deri në verë.
autori M.K
opo jam me grip me duket... puna eshte se kam kolle te thate.. dhe me dhemb kufari kur kollitem.. ju qe jeni ne usa... mos dini ndonje ilac per se mbari.. se kam provuar nja tre deri tani edhe spo gjej derman :S
Ore Kota po farmacistet ne CVS qe e kane pagen nga $ 100,000 ne vit :p perse nuk mi shfrytezon? Cough suppresants sic eshte shurupi Robitussin DM mund te te qetesoje gjithsesi konsultohu me farmacisten per barna "over the counter"
po po vete na 3 her ne dit ne farmaci... me dalin ca cuperlinka atje... gerr gerr se ca me thone... un u them ilace per kolle.. ato me japin ilace per alergji... qepare mora suda fe a si e ka emrin ai lloj ilaci... po prap skam gje ne vije... se duhet te pres deri te marten per te doktorresha :S
ilacet per kollen
Cod. B22042007
Degjo Kota jane 3 lloj ilace per kolle.
Suppresants : keto qetesojne kollen e bezdisshme dhe keto ilace jane si psh. ACTIFIED ose COUGH NURSE (night time liquid)
Pastaj ke:
Expectorants: keto ndimojne te nxjeresh phlegm (gelbase ..sorry) si psh. ACTIFIED (chest coughs)
Dhe klasa e 3te:
Demulcents: keto te ndimojne ta qetesojne apo lehtesojne gryken (the back of the throat) dhe ndimojne kur ngacmimi eshte krijuar qe atje si psh BUTTERCUP syrup
Ka dhe kombinime sic jane:
Expectorants dhe decogenstant sic eshte Sudafed Expectorant por ti nuk thua qe ke runny nose
Ajde te shkuara Kota :p
Ps. kerko farmacisten here tjeter jo tekniket qe bejne atje praktike.
Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Degjo Kota jane 3 lloj ilace per kolle.
Suppresants : keto qetesojne kollen e bezdisshme dhe keto ilace jane si psh. ACTIFIED ose COUGH NURSE (night time liquid)
Pastaj ke:
Expectorants: keto ndimojne te nxjeresh phlegm (gelbase ..sorry) si psh. ACTIFIED (chest coughs)
Dhe klasa e 3te:
Demulcents: keto te ndimojne ta qetesojne apo lehtesojne gryken (the back of the throat) dhe ndimojne kur ngacmimi eshte krijuar qe atje si psh BUTTERCUP syrup
Ka dhe kombinime sic jane:
Expectorants dhe decogenstant sic eshte Sudafed Expectorant por ti nuk thua qe ke runny nose
Ajde te shkuara Kota :p
Ps. kerko farmacisten here tjeter jo tekniket qe bejne atje praktike.
rofsh enigme
po ku meret vesh aty kush eshte
farmacistja... me pelerina te bardha jan te gjitha
Citim:
Po citoj ato që tha KOTA_97
rofsh enigmepo ku meret vesh aty kush eshte
farmacistja... me pelerina te bardha jan te gjitha
thnx .. i will
Zorra e trashe
Cod. A18052007
Të sëmurët nga zorra e trashë duhet të kenë kujdes që jashtëqitja të mos jetë e fortë. Ata duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash. Të sëmurët është mirë që larjen ta bëjnë në vaskë në pozicionin ulur, duke i shtuar ujit lëvore të bungut dhe kamomil.
Por, për t u shëruar nga kalbja e zorrëve, duhen ngrënë qepë dhe hudhra të freskëta. Në të gjitha rastet kur tek të sëmurët pezmatohen nga hemorroidet, u këshillohet që të përdorin krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë, duke pasur kujdes që ato të mos përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies.
Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve. Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut. Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e "gjallë" të përzihet dhe të hahet.
Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. Ata që kanë zorrë përtace duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit, këshillon mjeku amerikan Dr S. Hiams.
Edhe Hipokrati, babai i mjekësisë, para 2.500 vjetësh, këshillonte përdorimin e mollëve kundër infektimit të zorrëve, telasheve në mushkëri, të çrregullimeve të funksionit të veshkave, etj. Asnjë nga pemët nuk është ekzaminuar aq shpesh shkencërisht, sa molla.
Zorra e trashë duhet të pastrohet me pemë të ëmbla, duke i ngrënë gjithnjë para bukës, pra me bark të zbrazët. Të sëmurët duhet të ziejnë komposte nga pemët e ëmbla. Kundër mbylljes kronike të zorrës së trashë (për rregullimin e jashtëqitjes), ndihmojnë gjethet e pelinit, lëvoret e dardhës si dhe kamomili, i cili mund të pihet në vend të ujit, gjysmë ore para bukës.
I sëmuri nga zorra e trashë, kur ka të bëj me majasëll të jashtëm (në lëkurë) duhet të ketë kujdes në ushqim dhe në kryerjen e nevojave. Është mirë që për çdo mëngjes, me bark të zbrazët, të hajë nga dhjetë kokrra kumbulla të thata (hoshaf ), që gjatë tërë natës duhet të vihen në një gotë me ujë të vakët, e pastaj t u pihet lëngu.
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 » Trego 62 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.