Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 »
Trego 95 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Do te pranonit te beheshit dhurues i organeve? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12391)


Postuar nga Sunset datë 15 Gusht 2009 - 02:46:

Po te isha ne nje aksident dhe te vdisja le te dhurohen organet e mia te shpetoje jeten e dikujt apo disave besoj do ishte dicka shume e bukur te dish se zemra jote do rrahi diku do i japi nje shans te dyte jete dikujt ))


Postuar nga Enya datë 12 Nëntor 2009 - 04:25:

Re: Do te pranonit te beheshit dhurues i organeve?

Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Dikush mund te kete zgjidhjen per te dhuruar organe ne rethana te ndryshme duke u perqendruar me shume ne momentet e vdekjes.
Do pranonit qe trupi tuaj te behej nje dhurim per ti dhene nje individuali te semure mundesine per tu kuruar?


Hidhni mendimet tuaja me argumenta


Kam nje zemer te vogel ne patenten time,. qe do te thotre se kam pranuar te jem dhuruese e organeve te mia.

Po me kujtohet kusheriri jone qe vdiq 3 muaj me pare( paste drite ishallah), i cili kishte rreth 6 muaj qe priste transplatimin e mushkerise( Michigan) , derisa ju shkeput mushkeria, dhe ...pastaj e la dhe zemra dhe dihej qe do vdiste.

Te shpetosh nje jete eshte njesoj sikurse te sjellesh nje jete ne kete jete. Kete mendim kam une,.


Postuar nga lindjedielli datë 12 Nëntor 2009 - 17:52:

teme e bukur

ne e kemi diskutuar gjate kete teme ne ethik-seminar dhe eshte vertet dicka humane.te dhurosh nje organ do te thote te shpetosh nje jete.por me thene te drejten une akoma nuk e kam dokumentin qe verteton qe jam dakort te me meren organet.nuk e di ndoshta akoma nuk jame bindur plotesisht me menyren dhe proceduren qe ndjek nje proces i tille.pasi teme diskutive eshte fakti qe kur mund te definohet njeriu i vdekur klinik .eshte teme shume interesante dhe thellohet mesiguri duke e bashkangjitur me realitetin.edhe une do te mendoj mundesisht per nje dhurim-organesh.

pershendetje!


Postuar nga AngelDevil datë 12 Nëntor 2009 - 17:56:

eshte humane dhe ne teori eshte dicka e bukur por le te flasim ne praktike

doja tju pyesja ka ndonje ketu qe eshte ndodhur para 1 fakti qe duhej te vendoste ne duhej ti dhuronte a jo organet e njeriut me te aferm te tij/saj???


Postuar nga lindjedielli datë 12 Nëntor 2009 - 18:05:

kur behet fjale per njeri te afermt e bej une pa u menduar shume.veshken mund ta dhuroja pa problem fare por ne te shumten e rasteve ngrihet problemi per dhurues organesh ndermjet njerzish te huaj!

te pershendes .


Postuar nga Fajtori datë 12 Nëntor 2009 - 20:40:

Kur je gjalle s'ke vdekur, dhe kur vdes nuk ndjen asgje. Pra jeta dhe vdekja nuk takohen kurre. Prandaj eshte e kote te mendohet per principe llogjike, kur llogjikisht organet nuk te hyjne ne pune kur ke vdekur.

Eshte vetem problemi se shumica nuk duan ta mendojne vdekjen qe te nenshkruajne dhurimin e organeve. Ndoshta na duket sikur po i japim per se gjalli, por kjo eshte frike irracionale. Ne te vertete te gjithe duhet ti japim.

Kam njerez te afert qe kane firmosur dhurimin, por vete se kam bere sepse s'me ka rastisur akoma. Sikur ta benin default kete pune, qe ti marrin pa pyetur dhe kush do t'i mbaje te firmose letra, do ishte me mire.


Postuar nga AngelDevil datë 12 Nëntor 2009 - 21:04:

Dhurimi i organeve behet kur je i vdekur klinikisht pra kur truri eshte i vdekur e organet e tjera jane ne jete e per 1 periudhe kohe X te caktuar.


Mire do ishte qe ai opsioni qe tha Enya e asaj zemres te kuqe te ishte e ketu ne Shqiperi pasi vendimet per ti dhuruar apo jo organet i takon vetem atij personi qe i ka ato organe askujt tjeter por per fat te keq nuk egziston dhe ka pas raste dramatike (perfshire e une ketu) qe duhej te vendosin per ti dhuruar ose jo organet e personit qe ligjerisht e perfaqson ne ate spital, nje vendim ky qe ne ato momente nuk ke as zemer as tru per te llogjikuar per veten tende e jo me 1 vendim kaq te rendesishem.

Faje ajo qe bejne mjeket pa pyetur e pa firmosur fare eshte qe fikin aparatin qe te mban ne jete ky me sa kam mesuar une eshte ligj nderkombetar

kurse ti dhurojne organet pa firme e pa lejen e personit perfaqsues ligjor quhet krim e denohet me ligj.

teme e trishtueshme


Postuar nga SmoKer datë 12 Nëntor 2009 - 23:13:

Jam qe prej 2 vitesh.


Postuar nga Tulipani datë 13 Nëntor 2009 - 01:31:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Dhurimi i organeve behet kur je i vdekur klinikisht pra kur truri eshte i vdekur e organet e tjera jane ne jete e per 1 periudhe kohe X te caktuar.


Faje ajo qe bejne mjeket pa pyetur e pa firmosur fare eshte qe fikin aparatin qe te mban ne jete ky me sa kam mesuar une eshte ligj nderkombetar

kurse ti dhurojne organet pa firme e pa lejen e personit perfaqsues ligjor quhet krim e denohet me ligj.

teme e trishtueshme



Ne fakt ajo qe thua ti me sa di une quhet vdekje cerebrale e jo klinike. Quhet klinike kur nuk funksionojne me disa funksione psh zemra-elektroencefalograma e sheshte per me shume se 20 min dhe pas stimulimeve) kjo s'do te thote qe je i vdekur legalisht e frymemarrja mund te behet dhe artificiale e s'mund te behet heqja e organeve.

Vetem ne rastin e vdekjes cerebrale dmth kur pushojne te gjitha funksionet klinike te trurit mund te flitet per dhurim organesh.

E kjo nuk behet pa pyetur e pa firmosur por ka nje ekip te perbere nga 1 mjek legal, anestesist dhe reanimator e qe s'bejne pjese tek ekipi i trapianteve (ndoshta konflikt ineteresash?! ) te pakten keshtu eshte legjislacioni ne Itali besoj pak a shume i ngjashem duhet te jete te pakten ne Europe.

Harrova i bie qe te kapim dhe temen delikate te komas, eutanazise etj po s'di ku do shkonim me trishtimin pastaj...


Postuar nga AngelDevil datë 13 Nëntor 2009 - 01:48:

Tamam u be me shume se e trishtueshme kjo teme

Vdekja klinike - e cila paraqet arrestin e plote kardiak ( te zemres) me nderprerje te plote te aktivitetit cerebral. Ne kete periudhe me terapi optimale eshte e mundur rikthimi I organeve vitale te sistemit organik dhe trurit.

Vdekja cerebrale ose kortikale - e cila paraqet nekrozen e pakthyeshme te trurit , sidomos neokorteksit ( Rasti ne fjale)

Vdekja e trurit - e cila paraqet nekrozen e pjeses se mbetur te trurit te madh dhe te vogel

Vdekja sociale - paraqet demtimin e rende dhe te pakthyeshem te trurit - e cila eshte ne gjendje te pavetedijshme.


  Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 »
Trego 95 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.