Forumi Horizont Gjithsej 39 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 388 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- A i besoni dashurise permes Internetit ? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1373)


Postuar nga Lozonjare datë 22 Mars 2004 - 20:45:

Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
E di mi vlonjate e di , po eshte kaq absurde te dashurohesh me ane te internetit sa me duket se do te ishte me kollaj qe te zgjidhej ceshtja ne palestin. Kaq kisha, hajt nje tung nga DIABOLIC A'S



hahahahahhaah O YLLO TE VDEKSHA UNE TY ME IRONIN TATE SE ME KENAQE........po une them qe nepermjet te ineternetit mundesh vetem te lidhesh apo te njoftohesh apo te dashurohesh,kur je invalite nga te gjitha anet,( mos me keqkupto)


Kissssssssssssssss vetem nepermjet internetit hihihi


Postuar nga diabolic datë 22 Mars 2004 - 21:10:

I sa inat qe pythja ishte vetem permes internetit, èèèèèèèèèèè si gjithmon ke te drejt, po ku gabon ti noi here je gjithmon yll boteeeeeeeeeee


Postuar nga JaM_VlOnJaTe datë 23 Mars 2004 - 03:18:

Patjeter qe jo. Aty 2 person nuk mbaje dot nje long-distance relationship... palere ne int....


Postuar nga Albiboy datë 27 Mars 2004 - 01:19:

Medimi im eshte ky,
Mendoj se vajzat qe mundohen te lidhe neprmjet chatit jane ato vajza qe e pergjithsi uk kae shume fat e jete e perditshme
une per kete gje kam edhe prova,
ja je shembull, chatova me je vajze shqiptare qe eshte me studime e Oxford, ajo eshte nga jugu shqiperise, pas disa ditesh bisede vendosem qe te pime diqka sebashku, te them te drejte une mbeta shume i zhgejyer ga vajza qe pashe me sy sesa vajza qe kishim folur e net, , dhe mezi prita qe te merrja rrugen per lodon perseri,
Pakashum ky eshte fati i chatit.

Respekte Albiboy


Postuar nga sUgA__tIlOnCe datë 27 Mars 2004 - 07:08:

Angry

O ppl se po na habisni juve....car paskeni qene

Kur tju ndodhi juve do flasim se tema ktu eshte ok e kam fjalen per ata qe thone s'ekziston dashuria nepermjet netit

Ju uroj te dashuroheni nepermjet netit:pedhe do e shikoni


Postuar nga obsession datë 27 Mars 2004 - 07:47:

sa hipokrite jane ca njerez ne fakt ka te beje me karakterin e ndrydhur te shqiptareve qe kane te veshtire te pranojne shume gjera dhe thone une jo mo cne asnjihere...

harroni nje gje qe qe kur uleni para kompjuterit tuaj dhe hapni emailin, apo ndonje faqe ku lexoni mendimet e te tjereve dicka e terheq vemendjen tuaj dhe i riktheheni te njejtes faqe... apo zbuloni faqe te reja...

keshtu ndodh me te gjithe... e ky fiksim i rikthimit nese vertet gjen ushqim kthehet ne nej ndjenje simpatie .. do te zbulosh me shume dhe me shume dhe me shume....... sfidohesh te shprehesh dhe ti mendimet e tua dhe papritur gjendesh ne kete oqean te botes virtuale ku je i pambrojtur ose shume i mbrojtur.... fizikisht je i mbrojtur se vete qenia pas ekranit ta mundeson kete gje......... psikologjikisht, shpirterisht aspak je komplet i hapur dhe i brishte.... e ja lexoni nje mendim interesant, nej fantazi interesante, nje poezi interesante, dicka qe ju flet dhe juve, e thoni sikur mi lexon mendimet ky/kjo..

dhe keshtu lind gjithshka.... mos me thoni qe e mohoni sa thashe me siper....


Postuar nga ENISS datë 28 Mars 2004 - 00:49:

Shume dakort me obsession.
Njeriun gjithmone e ka terhequr natyra mistike e nje lidhjeje miqesore, dashurore, etj... Ka raste qe kujdeset vete per ti krijuar kushte te tilla. Nepermjet telefonit... Dhe interneti te krijon pikerisht kete komoditet, ndaj ekzistojne te gjitha mundesite per lidhje qe mund te jene qesharake, te kenaqshme dhe te suksesshme...
Perderisa perdorues te internetit jane pikerisht po ajo natyre dhe perberje njerezish qe jane edhe ne jeten e perditshme (ai kontigjent), eshte e tepert te cuditesh se ekzistojne lidhjet nepermjet internetit. Sepse pjese e njeriut eshte edhe ajo qe kam shpjeguar me siper ne lidhje me natyren mistike te zhvillimit te ngjarjeve. Chatin e frekuentojne nje mase e gjere njerezish, forumin po ashtu, tere rrjeti (interneti) krijon mundesine e komunikimit mes njerezve dhe ska si te mos ekzistoje mundesia te afeksionohesh.
E di ku te bie ne sy falsiteti i anetareve ne kete teme? Te gjithe ata qe jane pergjigjur ''nuk besoj ne lidhjet mes internetit'', nuk kane argumentuar me asnje rresht pergjigjen e tyre, pse nuk besojne. E shumta kane shfaqur pak cinizem pa lidhje, ku nuk tregojne gje tjeter vec kompleksitet.
Ketu ne kete forum, nese do ta merrnit kaq thjeshte sa jeni shprehur, nuk kish pse te harxhonit kohe duke shkruar me te bukuren e asaj qe ju mendoni per cdo teme. Sepse ju pelqen te aprovoheni nga lexuesit, por njekohesisht edhe ju selektoni e simpatizoni nje pjese te mire te tyre prej kesaj shume. Ketu fillon gjithcka

Persa i perket eksperiencave qe mund te kete patur dikush ketu (disa mendonin se mundesia per te genjyer e per te mos shqafur ate qe eshte reale per pjesen tjeter pas atij ekrani), kjo ste ben aspak te jesh kaq i prere dhe i cunguar ne gjykimin tend. Kjo ste ben te te rezultoje se lidhjet nepermjet internetit nuk funksionojne, apo te te duket nje ide e cmendur.

Une kam pare nje film dikur, ku gjithe ngjarjet zhvilloheshin mes dy personave qe njihen ne internet. Cdo mengjes zgjoheshin dhe flisnin bashke. Cdo nate e gdhinin ne internet bashke. Shume aktivitete te dites ne jeten reale i minimizuan duke kaluar kohe me njeri tjetrin per muaj te tere ne internet. Femra (ishte e divorcuar me nje femije) dergonte cdo dite copeza fotosh te fizikut te saj per te ushqyer kureshtjen e djalit. Djali i linte te degjonte vetem zerin, qe e kishte shume te qete e te embel. Kureshtja dhe deshirimi per njeri tjetrin per disa muaj kish arritur kulmin, nderkohe edhe marrdhenia evoluon shume ne afeksion dhe konfidencialitet, por gjithnje ne kufijte e virtualitetit. Te dy deshironin te takoheshin, por hezitonin. Nderkohe nuk insistonin as vete, per te lene veten e tyre te arrinte majat e fantazise dhe kurjozitetit, nje loje qe benin me veten dhe qe i kenaqte. Pas disa muajsh vendosen te takoheshin edhe djali i jep vajzes adresen e shtepise. Merr rrugen dhe pershkron rruge te tera me makine e menduar dhe duke u ngjitur kaloi disa momente neper shkalle nga emocionet. Me te qintat e sekondes ne mendje tere perfytyrimin qe kish arritur per djalin nga elementet qe kish njohur ne internet. Fjalet, zerin, bisedat, etj... Ishte teresisht e dashuruar. I bie deres, dhe shikon nje djale te vogel, te dobet, 16 vjecar, te zgjuar, me floke te kuq, me ze te embel... Ketu mbyllet filmi duke dhene titrat.
Djali kish filluar te lozte ne fillim me te, por me pas i kish pelqyer kjo loje, i jepte kenaqesi dhe emocion, ishte dashuruar, dhe nese do ishte i sinqerte me te loja do merrte fund.
-----------------------
Pra ketu njohjet dhe historite mund te jene nga me te ndryshmet, nga me te cuditshmet, te bukura dhe te shemtuara, per vete natyren mistike te kushteve ne te cilat ndodhin ngjarjet.
Njoh persona qe jane lidhur ketu edhe kane koeciduar ndoshta te merren vesh mire e kalojne lezetshem.
Nuk eshte e thene qe duhet ta provosh vete e te besosh ne lidhjet nepermjet internetit. Boll te nisesh nga natyra njerezore e ta analizosh ate, e kupton me thjeshtesi qe eshte mese e mundur.
Ciao


Postuar nga sonila_21 datë 28 Mars 2004 - 01:22:

dashuri...nepermjet internetit.....hhhhhhhhh

HI....PER MENDIMIN TIM ......nuk besoi qe njeriu mund te dashurohet me nje person vetem nga komunikimi qe bene ne internet .........me shume do zhgenjehesh apo do vuash per gjithe kohen........< nuk me pelqen kjo pyetje>........................................... mgjithate..< me pak fjale dua te theme qe njof dike ne chat i cili bene gati 6 vjet qe futet ne chat dhe vetem zhgenjim ka patur ne jeten e tij gjate kesaj kohe....dhe me vjen me gjithmand shume keq per te>>>


KESHTU NUK MUND TE DASHUROHET NJERIU NE INTERNET....POR NUK E TAKOVE APO TI THUASH NJE GOCE TE DUA NE SY ....NUK MENDOI SE ESHTE DASHURI.


Postuar nga jimmy84 datë 28 Mars 2004 - 01:31:

o Obsesion,une jam shume dakort me ty.Dashuria nepermjet internetit ekziston dhe s`e luan topi.Ajo qe ve pak ne dyshim une eshte suksesi i kesj dashurie.Sa mund te funksionoje kjo lidhje??? Ne nje pjese te rasteve kjo dashuri kthehet ne nje zhgenjim te p[lote sepse nepermjet internetit eshte shume elehte te genjesh apo te shtiresh dhe te shfaqesh nje personalitet krejt tjeter nga ai qe je ne te vertette.Por e pranoj qe ne pjesen tjeter te rasteve kjo dashuri ka funksionuar.Une nuk e kam idene sa eshte raporti midis ketyre te dy rasteve por mendoj se dashuria nepermjet internetit ose eshte shume e mrekullueshme (per ate pjesen fatlume) ose eshte tmerresisht zhgenjyese(sepse ti me imagjinaten tende krijon nje "person" ideal kurse ne realitet mund te dali krejt e kunderta).


Postuar nga sonila_21 datë 28 Mars 2004 - 01:39:

JIMMI

well jimmi ........ ai ishte mendimi im si soni....c'do njeri ka mendimet e veta.....nejse mund te theme qe per ju cunat eshte me e lehte se sa ne gocat................eshte e vertet qe njeriu nuk mund te jetoj dote pa dashuri.......por jo ne internet aman.....plxxxxxxxxxxxxxx

nuk mund ta quash dashuri ate gje..


  Gjithsej 39 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 388 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.