Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Enderrat qe shikojne anetaret. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13876)
disa gjera qe kam degjuar per endrrat nga njerz qe gjoja dijn shume:
nese shikon para/lek ne enderr, eshte hidherim...
sado e keqe dhe e trishtuar te jete nje enderr, nese shikon gjak ne enderr, i prishet kuptimi, dmth ska vlere endrra.
nese shikon nje avion mbi catin apo mbi koken apo mbi nje vend te caktuar qe e njeh specifikisht njeriun apo familjen qe jeton aty, ai njeri/apo familje do marri nje lajm shume te hidhur, shum.
ishte nje plak rreth 90 vjec tek axhat e mij kur shkoja te vizitoja ne femiri, dhe ishte i shquar ne perkthimin e endrrave. me duket se akoma eshte i gjalle!!
njehere para shume viteve ky plaku (nuk e di se sa e vertet eshte por me kane thene per kyt plakun) ishte zgjuar nga gjumi dhe direkt kishte marre rrugen per nje vend qe ishte 4-5ore rruge me kembe.
kur e pyeten njerzit se ku po shkonte, ky iu pergjigj se po shkonte ne varrimin e nje shoku te tij. thjesht vetem nga endrra qe kishte pare.
kur ka arritur atje, shoku ishte i vdekur.
p.sh. bris, kur qellon ne enderr, dhe nese ke marr shenj ndoken (tjeter), mos na merzit dhe mos na trego hic! se do thote personin qe merr ne shenj, ke nje far debulese/simpatije per te:p
nese merr ne shenj dhe nuk din se cfar dhe kujt po i drejtohesh! je e pavedosur ca do besh, so hurry and make-up your mind:p
...me more ne telefon sot ne enderr. Ishte nje telefonate e zakonshme sikur te mos kishim muaj pa folur. Me more dhe me the...ja degjoje kete kengen qe te pelqen ty shume. Degjoje se po e degjoj edhe une. puc dhe une u zgjova me nje buzeqeshje sot ne mengjes qe me iku sapo realizova qe ishte enderr...
...mbreme te pashe serish ne enderr. ndoshta ishte efekti i filmit qe kisha pare para se te flija ose mbase ngaqe te mendoj shpesh por mu shqafe ne enderr i plote...zakonisht te shikoj vetem me flash-es ose nuk te shikoj fare por te ndiej prezencen por mbreme ishe i gjithi ti i paprekur qe levizje me levizje te ngadalta ashtu sic levizet neper endrra dhe qe me shikoje me ate veshtrimin tend te qete qe nuk percjell asgje ne momente te caktuara me buzet paksa ne buzeqeshje qe nuk te lajmerojne per ndonje sulm te papritur psikopatik por qe je ne pritje te dickaje dhe float... Pas atij momenti ktheve koken ne anen tjeter dhe kur u ktheve me ngule dhembet ne dore aty ku duken venat e gjakut dhe fillove te pije gjak me etje dhe une ndjeva dhimbje por te lashe te merrje sa te nevoitej, e dija qe nuk do te me thithje te gjithen qe do te ma kurseje jeten por ti vampiri im kishe nevoje per gjak ishe gati i dehidratuar dhe te duhesha, te nevoitej gjaku im qe te rrije qete ne ate erresiren tende e te mos prekeshe nga rrezet e diellit per ca kohe... e une tu dhashe.
Zgjohem pas nje dere te mbyllur duke te degjuar te rrahurat e zemres dhe gjakun tim qe te rrjedh ne vena e prape nuk mundem te trokas...nuk e di pse e ti qe me ndjen pas portes...serish
Sot kam pare nje enderr qe me trembi ...kam frike t amendoj jo me ta tregoj dhe sonte sdua te fle sepse kam frike se shikoj te njejten enderr ...
Mbreme kam pare sikur kisha mare ticket per ecje shpejt nga nje polic.. Un skam as makine :lol:
Citim:
Po citoj ato që tha Agent Provocateur
...mbreme te pashe serish ne enderr. ndoshta ishte efekti i filmit qe kisha pare para se te flija ose mbase ngaqe te mendoj shpesh por mu shqafe ne enderr i plote...zakonisht te shikoj vetem me flash-es ose nuk te shikoj fare por te ndiej prezencen por mbreme ishe i gjithi ti i paprekur qe levizje me levizje te ngadalta ashtu sic levizet neper endrra dhe qe me shikoje me ate veshtrimin tend te qete qe nuk percjell asgje ne momente te caktuara me buzet paksa ne buzeqeshje qe nuk te lajmerojne per ndonje sulm te papritur psikopatik por qe je ne pritje te dickaje dhe float... Pas atij momenti ktheve koken ne anen tjeter dhe kur u ktheve me ngule dhembet ne dore aty ku duken venat e gjakut dhe fillove te pije gjak me etje dhe une ndjeva dhimbje por te lashe te merrje sa te nevoitej, e dija qe nuk do te me thithje te gjithen qe do te ma kurseje jeten por ti vampiri im kishe nevoje per gjak ishe gati i dehidratuar dhe te duhesha, te nevoitej gjaku im qe te rrije qete ne ate erresiren tende e te mos prekeshe nga rrezet e diellit per ca kohe... e une tu dhashe.
Zgjohem pas nje dere te mbyllur duke te degjuar te rrahurat e zemres dhe gjakun tim qe te rrjedh ne vena e prape nuk mundem te trokas...nuk e di pse e ti qe me ndjen pas portes...serish
Ka kohe qe shikoj endrra te frikshme, qe me mundojne. Ka kohe qe nuk shikoj nje enderr te bukur.
Edhe kur shikoj prape kam frike se me del e kunderta. Sa do doja te mos shihja endrra fare!
Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Ka kohe qe shikoj endrra te frikshme, qe me mundojne. Ka kohe qe nuk shikoj nje enderr te bukur.![]()
Edhe kur shikoj prape kam frike se me del e kunderta. Sa do doja te mos shihja endrra fare!
Une shume her kur shof endrra e di se do te ket nje ndryshim per mua . Do te jet nje gezim apo hidherim ..
Por ndonjeher njeri shef endrra edhe nga te menduarit gjat dites..
ka dy dite qe shof endrra te cuditshme gjera qe diku ne mendje si kam
sot shikjova nje enderr sikur doja te ikja ne nje vend tjeter te jetoj me famijlen time dhe pse nuk e dinim si do ishte apo do qendronim
dhe po kerkoja te blija nje pare kepuce
i kisha po se di patritur po ate dite qe do niseshim mu shqyen e sikur me dolen gishtat perjashta me nje fjale pjesa e pare e kepuceve mu shky dhe ps e ishin fare te reja
isha shume ne ankth se skisha shume kohe duhej te niseshim dhe kur shifja kembet e mia me ivnte zor
ne ate moment me doli gjumi
sa mire me heqi nga gjithe ai siklet qe kisha
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.