| Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 » Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Endrra (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14046)
Mes kreolesh
Mes kreolesh (1)
Rri përgjoj një dallëndyshe në dritare
Si po luan gushëfryrë në një tel
Dhe në gjoks më vjen një thirrje mëkatare
Që më shtyp nëpër damarë e më shkel.
Eshtë dimër, apo verë? S’ka më stinë!
Si ta heq zvarrë…kështu, jetën e tërë?
Gjithë stinët mpleksur bashkë këtu rrinë,
Si sirena… vdekur, mbetur nëpër rërë.
Ndërroi bota…dhe nuk di ku më zë nata:
Në bregdet mes rërës shtrirë më kurriz,
Apo thjesht në varkën time me lopata,
Teksa hënës vellon fshehur shkoj i gris.
Larg kam ikur, tej…mërguar vendit tim.
Plot kreole kokëzeza kam përeth.
Dhe si lodhem prej një dite pplot përtim…
…Një mulate një të puthur shkoj e vjedh.
Rri i fshehur nën sombrero, i harruar,
I rrethuar nga kreole gjakvaluar.
DXP
(1) Kreolet jane nje popullsi e perzjere, metise e Haitit e njohur per vajza shume te bukura dhe plot sharm e atitude...
Kisha kohe pa lexuar nje gje te bukur...Me e bukura eshte kur "te bukurat" te shfaqen rastesisht ne forme surprize, sic mu shfaqen mua keto poezi te ndjera.
Flm 
Forca emocionale e ketyre poezive te rremon shpirtin DXP.Flm per kenaqesine qe na dhuron duke te lexuar.
- Me bere te shkruaj nje pjese nga nje poezi e imja fshehur diku neper sirtaret e kujteses...
-Te pershendes...
Falme...
...nje peshperime nga shpirti yt
Nje keshtjelle ndjenjash te ndertoj
E si robinje mberthyer nder zinxhire
Dashurine ne shpirtin tim te muros...
Fri, 23 Feb 2007
D.
Citim:
Po citoj ato që tha ksenia
Kisha kohe pa lexuar nje gje te bukur...Me e bukura eshte kur "te bukurat" te shfaqen rastesisht ne forme surprize, sic mu shfaqen mua keto poezi te ndjera.
Flm![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Forca emocionale e ketyre poezive te rremon shpirtin DXP.Flm per kenaqesine qe na dhuron duke te lexuar.
- Me bere te shkruaj nje pjese nga nje poezi e imja fshehur diku neper sirtaret e kujteses...
-Te pershendes...
Falme...
...nje peshperime nga shpirti yt
Nje keshtjelle ndjenjash te ndertoj
E si robinje mberthyer nder zinxhire
Dashurine ne shpirtin tim te muros...
Fri, 23 Feb 2007
D.
te dua
jam xheloze nga rreze e diellit,
nga pika e shiut ne buzet e tua,
nga era qe mbremjeve te perqafon,
jam xheloze ngaqe te dua.
mos u zemero rreze e diellit,
ti pike e shiut mos u merzit,
a me kupton fllad i pranveres
a me kuptoni se e dua me gjithe shpirt.
si guxove zemren tma marresh,
si rrezikove kaq shume,
por mos harro,
borxhi me borxh lahet,
se zemren tende e kam une.
Re: te dua
Citim:
Po citoj ato që tha KRISTAL.DOC
jam xheloze nga rreze e diellit,
nga pika e shiut ne buzet e tua,
nga era qe mbremjeve te perqafon,
jam xheloze ngaqe te dua.
mos u zemero rreze e diellit,
ti pike e shiut mos u merzit,
a me kupton fllad i pranveres
a me kuptoni se e dua me gjithe shpirt.
si guxove zemren tma marresh,
si rrezikove kaq shume,
por mos harro,
borxhi me borxh lahet,
se zemren tende e kam une.
Ju pershendes!
Nënt’ vorra gjoksit
O mike, gjoksit thellë nënt’ vorra më ke çarë…
Prej tyre, nëntë gurra lotojn’...eliksir magjik.
Ti eja buzëndezur t’shuash etjen e marrë.
Gjer ne të fundit grahmë, gjer në të fundit pik’.
Të pres dhe e di mirë, që cip’ e buzës sate.
Tek gjoksit të shkopsitur lëkurën më zhurit;
Mjaltuar ëmbëlsinë, si agu në fundnate,
Mbi tempuj do më derdhë me afsh që përtërit.
Dhe...le të mbetet vrraga, si shkrumb në trung të vjetër,
Nënt' vorra gjoksit pata…prej teje dhe s’ka tjetër…
DXP
Citim:
Po citoj ato që tha Mister_DXP

Po citoj ato që tha briseide
Dxp me pelqejne shume krijimet e tua,mundohem t'i lexoj te gjitha.Komplimente![]()
| Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 » Trego 90 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.