Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shkelqimi dhe renia e shokut Eduin! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14192)


Postuar nga back4ever datë 17 Gusht 2007 - 19:15:

Nuk ka leje te reja sa te shiten ndertimet qe jan bere,ngrihet cmimi i tyre,ata qe i kan ndertuar bejn nje dore te mire dhe mbushin xhepat,me von paguajn prap per nje leje tjeter dhe keshtu me radhe...kuptohet konkurenca rritet dhe leje dhenesi fut ne xhep me shum para.....


Postuar nga ishpeshtimi datë 22 Gusht 2007 - 17:46:

Meidani terhiqet-nje shenje tjeter e keqe per Eduinin.

Meidani terhiqet nga kandidimi per ne zonen 31 ne Tirane.
Si duket,shanset qe PS te fitoje atje jane shume te vogla.

Si mundet qe pas dy vjet qeverisje te PD,me nje Kryetar Bashkie te sukseshem te opozites dhe pas nje vere pa drita dhe me administrate gati te paralizuar,Pozita te fitoje ne ate zone?

Po qe se fiton pa manipulime,pergjigja eshte nje:

Ne Tirane nuk e beson me njeri Ed Ramen dhe etiketen e tij prej politikani vizionar dhe modern.

Shenje e keqe per zgjedhjet e 2009 dhe karrieren e Eduinit!


Postuar nga ishpeshtimi datë 06 Shtator 2007 - 14:53:

Perjashtimi nga partia-Frike apo force?

Rama perjashtoi 6 deputetet e pabindur nga PS.
Eshte gati te perjashtoje edhe shume te tjere,perfshi ketu edhe Nanon.

Po perjashtimi i kundershtareve eshte shenje e frikes apo e forces?

Ne boten e sotme,une rrij te kuptoj se nje politikan mund te hiqet nga forumet drejtuese,mund te mos perfshihet ne listat e deputeteve,mund te lihet menjane nga aksionet politike....po si mund te perjashtohet nga Partia?

Kaq thelle kane mbetur rrenjet e qelbura te Partise se Punes ne mendjet e "udheheqsve" tane?

Lista e sh.Enver eshte e pafund...pas perjashtimeve te priste burgu dhe me pas pushkatimi.

Jo shume e shkurter eshte Lista e perjashtimeve te sh.Sali.

Tani nje tjeter shok-Eduin Kristaq Rama,ka filluar kengen e perjashtimeve.

Nga se ka frike Eduini?


Postuar nga Fajtori datë 06 Shtator 2007 - 17:38:

Komuniteti udhehiqet nga parime dhe morale. Natyrisht qe cdo veprim mund te relativizohet, por mos-rregullorja mendore e shqiptareve perkthehet ne keto raste ne anarki. Si perfundim vetem ata qe vleresojne veprimin e Nanos mund te diskutojne kaq negativisht veprimet politike te Edi Rames, i cili sidoqofte mbetet kryetari i partise qe Nano tradhetoi dhe perdhosi me 6 zarat qe futi ne parlament.


Postuar nga ishpeshtimi datë 06 Shtator 2007 - 17:57:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Komuniteti udhehiqet nga parime dhe morale. Natyrisht qe cdo veprim mund te relativizohet, por mos-rregullorja mendore e shqiptareve perkthehet ne keto raste ne anarki. Si perfundim vetem ata qe vleresojne veprimin e Nanos mund te diskutojne kaq negativisht veprimet politike te Edi Rames, i cili sidoqofte mbetet kryetari i partise qe Nano tradhetoi dhe perdhosi me 6 zarat qe futi ne parlament.


Fajtor,

Ideja eshte nese Rama e ben perjashtimin nga frika,apo se ndjehet i forte.Ti mendon,qe perjashtimi duhet bere per shkak te shkeljes se rregullave morale te bashkesise.

E respektoj mendimin tend.

Puna eshte,qe ne asnje parti te vendeve Perendimore,nuk ngjasin perjashtime te ketij lloji.Italia(qe mbase afron me shume me ne)eshte shembull tipik.

Saliu perjashtoi Pashkon,Imamin,Zogajn,Selamin,Pollon,Koplikun,Kala
kulen e shume te tjere,jo se shkelen disiplinen apo kodin moral te PD-se.Une mendoj se i perjashtoi nga frika!

I njejti motiv vlen edhe per Ramen.Eduini do tu tregoj ete tjereve,qe e ka shtene ne dore kontrollin e Partise dhe duhet t'i binden te gjithe.Kjo eshte shenje frike se humbet udheheqjen.!

Edhe tregues i fillimit te dukshem te rrokopujes se tij.


Postuar nga arturm datë 06 Shtator 2007 - 22:10:

Citim:
Po citoj ato që tha ishpeshtimi

Puna eshte,qe ne asnje parti te vendeve Perendimore,nuk ngjasin perjashtime te ketij lloji.Italia(qe mbase afron me shume me ne)eshte shembull tipik.




http://www.corriere.it/Primo_Piano/...rigliatto.shtml


Postuar nga ishpeshtimi datë 06 Shtator 2007 - 22:28:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


http://www.corriere.it/Primo_Piano/...rigliatto.shtml



Nuk di nese e solle per te me kundershtuar arturm apo per te mbeshtetur idene.

-Behet fjale per nje Parti Komuniste.

-Edhe nga Rifondacioni Komunist eshte LARGUAR jo PERJASHTUAR.Ka nje ndryshim midis ketyre dy koncepteve.


Postuar nga Fajtori datë 07 Shtator 2007 - 12:59:

Epo partia nuk eshte nje klub ku hyn kush te doje pa respektuar te tjeret. Perderisa Edi Rama ishte ne tratative per presidentin nuk ka pse dalin 6 anetare dhe sabotojne punen e tij dhe gjithe anetareve te tjere qe qendrojne te bashkuar ne nje ceshtje aq delikate. Plussssss qe 6 zarat ne fjale nuk ecen me mendjen e tyre, por me urdhrin e Nanos. Keshtu qe duhet crrenjosur klani i Nanos brenda Partise Socialiste dhe duhet eleminuar para se te shkaktoje deme te tjera. Ose ne te kundert ajo parti nuk mund te funksionoje dhe do mbetet pre e tekave ose lekave te Nanos.


Postuar nga Piktor datë 08 Shtator 2007 - 01:19:

Politike hesapi, prandaj duhet te jesh lojtar i mire sepse jo te gjitha kartat qe jan ne favor. Pastaj te thuash ishte ne tratative, me ke, dhe per ke ishte . Nano u tha keni shansin te me beni president, pastaj ndodhi ajo qe ndodhi. Nano trokiti dere me dere por asnjeri nuk e ndihmoi ai i kishte dhene shenjat me kohe. Pastaj ne fund te fundit vendi po shkonte drejt zgjedhjeve te parakoheshme dhe kjo nuk i pelqente askujt, perveçse vetem atyre qe kishin ndez motorrat .


Postuar nga ishpeshtimi datë 17 Shtator 2007 - 16:02:

Pezaket kthejne Naplonin ne Rock!

Nuk ka asgje te keqe festimi i nje ngjarje te Luftes se Dyte.Per me teper kur ka shenja modernizmi-Pezaket fillojne e luajne Rock 'n Roll!

E keqja,qe lidhet edhe me kufizimet e Ed Rames dhe me trajektoren ne renie te tij,qendron ne festimin e ndare,pa te djathten.

Nje numur i madh udheheqesish te se majtes,me dollibash Ramen dhe zot shtepie Dash Pezen,festojne ne menyre te ekzaltuar nje ngjarje te Historise te Shqiperise,e cila mbase duhet ripare.

Po perse e ben Ed uini kete?Per votat?Dyshoj,se dihet se si voton zona e Pezes.

A ka nje lidhej te tij me ate pjese tipike te bllokmeneve te perkedhelur,te cilet perfaqesohen nga Dash Peza dhe te tjere antare te Mafias se ish -Bllokut?
A ekziston vertet kjo Mafie dhe a ka fuqi ne jeten shqiptare?

Kam frike se po.

I pari,i cili ne stil te gjere ofroi poste me rendesi femijeve te antareve te Byrose dhe te Komitetit Qendror ishte Ilir Meta.
Rama po vazhdon ne te njejten rruge.Qofte pa kthim per te,ne te mire te rruges se Shqiperise!


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.