| Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 » Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- " Mirë se vini në botën time të poezisë.." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16490)
oh Zot sa prekese. Thone qe koha sheron cdo plage. Nuk e di nese eshte e vertete. Mua personalisht nuk me ka ndihmuar.
Shpresoj mos te jete keshtu me ty..
Kushtuar atyre nenave qe dhane djemt e tyre per atdhe..
Mos qaj nene
Nena ime nene e dashur
e di qe zemra ty te ka plasur.
Dikur e buqeshur e lumtur,
tani e perlotur e humbur.
Nena ime nene e bukur,
mos qaj per te birin qe ke humbur.
Te ka vdekur, por ai ende jetone,
dhe lirne me ty bashke e gezone.
Mos qaj nene, behu krenare,
djali yt ka dhene jeten per liri,
nena ime ti je shqiptare,
gjaku i birit tend u be pavarsi.
Ah moj nene,
sa shume durove,
me keto vuajtje e gjithe kta lote,
por gjithehere ishe burrnore,
te dha durim i madhi zot.
Nena ime nene e bekuar,
te te sheh me lote ne sy
djali yt nuk ka deshiruar,
por per kete ka dhene jeten,
qe te sheh popullin ne liri,
ai ka vdeke por ka paguar veten...
Shkruar me 29.11.2008, Gjermani!
Citim:
Po citoj ato që tha Donika Arianiti
oh Zot sa prekese. Thone qe koha sheron cdo plage. Nuk e di nese eshte e vertete. Mua personalisht nuk me ka ndihmuar.
Shpresoj mos te jete keshtu me ty..
Si mund të jetoj pa ty
Nëse do të dish se sa herë me ke munguar
që nga puthja jonë e fundit,
atëherë numëro të gjitha dallgët
e detit në një ditë me stuhi,
pastaj shto këtu të gjithë kokërrizat
e rërës së brigjeve ku ato përplasen.....
dhe më thuaj si mund të jetoj pa ty???????
♥♥
Lutje...
...e luta syrin të mos shikoj
syri derdhi lotë..
e luta gojën emrin tënd të mos e thoj
por i shpetojë..
e luta zemrën të të harroj
ajo më tha: "jo këtë kurrë s'do mund e bëj "...
Loti i dashurise
Faleminderit per fjalet e dashura. Tani e kuptova nga te vjen frymezimi, ti ke nje shpirt te mrekullueshem. Sa do te doja te ishim prane qe te kisha mundesi te beheshim shoqe. Njerez si ty jane shume te rralle..
me respekt 
Re: Loti i dashurise
Citim:
Po citoj ato që tha Donika Arianiti
Faleminderit per fjalet e dashura. Tani e kuptova nga te vjen frymezimi, ti ke nje shpirt te mrekullueshem. Sa do te doja te ishim prane qe te kisha mundesi te beheshim shoqe. Njerez si ty jane shume te rralle..
me respekt![]()
J'u pershendes shume dhe j'u falenderoj qe me lexoni...
Pranija juaj ne faqen time personale me ben nje ndere te madhe,
qe gjeni kohen duke me lexuar mua...
Andaj ua kam borxhe nese nuk do ju shkruaj,
kur e di, se me endje dhe me deshire me lexoni.
Edhe njehere shfrytezoi rastin te ju pershendes dhe falenderoj te gjitheve qe me lexoni.
Me respekt te madh nga Loti Dashurise!!!
Koha...
Thone se koha sheron plaget,
se nje dite ato do te largohen,
sikur deti qe i shtone valet,
edhe me shume, ne mua po shtohen.
Eh, koha e tille,
po ndryshone çdo dite me shume,
dikur kisha zemren te gezuar, te lire,
kurse tani, me s'jam siç isha une,
me eshte bere akull, me eshte ngrire.
Ne vetmi jam trete,
nga dhembja jam mbyte,
dikur me dike, tani jam vete,
zemren dikur perplote e kisha,
tani me eshte pergjyste.!
koha
shume e bukur
Kjo me duket ishte per mua
shume shume e bukur .
Pse nuk i boton? Jam kurioze te ka shkuar apo jo ndermendje?
MOS..
Mos ma thaj sonte lotin e njomë
Se ka mall Kosove
Mos ma ndal këngën e re
Ka etje Kosove
Mos më sulmo ëndërrat e natës
Kanë ngjyrë Kosove
Mos ma lëndo samarin e shpirtit
Me të e bartë Kosovën
Mos më vrit me maskë në lak
Shkel gjakun, vret Kosovën!
| Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 » Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.