Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 » Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- C'fare eshte renia ne dashuri dhe dashuria!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17538)
Cfare hobi te pelqen ty Debora?
P.s: Bionde shume i ndjeshem shkrimi yt.
Harrova fare temen time une.
Kesaj rradhe do flas si kalohet nga renia ne dashuri ne dashuri...
Ka shume gjera interesante ne vazhdim...sepse gjithcka varet nga provat...fjalet nuk mjaftojne.
U rilexofshim se shpjeti.
Si kalohet nga renia ne dashuri ne dashuri?
Nepermjet nje sere provash.Keto jane prova per veten tone,prova per tjetrin,prova qe na imponohen nga ambjenti i jashtem.Disa prej ketyre provave jane vendimtare.Po qe se kapercehen,renia ne dashuri perfshihet ne nje sistem te vertetash te perditshme qe i quajme'dashuri'.Nese nuk kapercehen ,nderhyn diçka tjeter:heqja dore,ngurosja ose fashitja e ndjejes dashurore.
Sido qe te shkojne punet,kto prova ne pergjithesi harrohen.Nqs renia ne dashuri kthehet ne dashuri ato (provat) na duken ne planin retrospektiv te thjeshta,gati ne loje.Kalimi ne dashuri, ne kujtesen tone ndodh duke mbushur pak e nga pak hapesirat e jetes se eprditshme nepermjet perkushtimit,kujdesit.Entuziasmi shuhet emeblsisht duke iu perkushtuar me ngrohtesi tjetrit.Mirpo ne realitet kjo qetesi eshte rrjedhoje ngjarjesh dramatike,rezultati i te cilave nuk dihet deri ne castin e fundit.
Provat harrohen edhe kur renia ne dashuri nuk ecen,pra kur njeri apo te dy bashke nuk i kalojne provat te cilat i kane caktuar vete.Ne kete rast as na kujtohet qe te kemi caktuar nje prove ,po vetem qe tjetri nuk na ka dashur sa duhet,per te mos thene se ne te vertete s'na dashuronte.
Keshtu kur provat kapercehen, ne projektojme prapa ne kujtese vazhdimesine e mungeses se dashurise.
Renia ne dashuri paraqet nje varg provash qe vijne njera pas tjetres.Para se gjithash jane ato qe kemi caktuar per veten tone.Provat e se vertetes.Nje pervoje tipike e renies ne dashuri eshte ajo qe mund te ngopesh me tjetrin.Po te biesh ne dashuri do te thote edhe t'i qendrosh dashurise, te mos duash t'i nenshtrohesh rrezikut ekzistencial duke u leshhuar teresisht ne duart e tjetrit.Prandaj ne e kerkojme njeriun e dashur por ama deshirojme te rrime dhe pa te.Shpeshhere ne çastet e lumturise i themi vetes "ja e arrita gjithcka qe mund te deshiroja,tani mund edhe ta humbas e te kthehem ashtu siç isha duke ruajtur vetem kujtimin;ç'desha e realizova,tani mbaroi gjithçka ". Te arrish maksimumin e mundshem e pastaj te arrish te qendrosh pa te,kjo eshte fantazia e ngopjes.Ne nje fare kuptimi mund te jepemi teresisht vetem sepse mendojme qe kjo eshte hera e fundit.Por ne kte menyre vihemi ne prove ngaqe mbas ndarjes ndjejme se deshira kthehet e ne vazhdojme te dashurojme, te dashurojme me zjarr dhe kemi nevoje per nje "here te fundit" tjeter. "Hera e fundit" kthehet keshtu ne nje fillim te ri.Cdo here biem ne dashuri serishmi dhe personi i dashur na imponohet si i vetmi objekt autentik i erosit.Kjo eshte nje lufte kunder vetes tone qe e humbasim e lypset te dorezohemi.Fakti qe lypset te dorezohemi nuk do te thote aspak se nuk do te kete lufte e se kjo lufte s'do te jete konkrete.Shkeputja jone qe eshte reale ka edhe efekte konkrete te personi i dashur sepse ai e ndjen qe duam te ndahemi.Meqe ai vihet ne prove,dy momentet e shkeputjes mund te perputhen.Atehere vijojne periudha te gjata kohe gjate te cilave mund te kryejme shume veprime qe per tjetrin mund te behen shkak xhelozie ose mund te merren si prove e mungeses se dashurise.
Per t'u shkeputur ne kerkojme arsye.Keshtu perpiqemi te gjejme ne sjelljen e tjetrit gjithcka qe e perligj shkeputjen tone:disa shenja qe ai nuk na do ne te vertete,qe ai nuk na do si e duam ne,disa arsye per te mos besuar se ai mund te ne doje ne te ardhmen.Te gjitha keto shprehin friken tone per ta leshuar veten pa asnje garanci reciprociteti.Vete fakti qe dashuria e tjetrit na duket si 'hir' i pamerituar, na ben t'i trembemi,ngaqe ai hir mund te mos shfaqet pikerisht ne çastin kur ne e deshirojme me shume e s'bejme dot pa te.Prandaj mundohemi mos ta kemi te domosdoshme ate hir ose eprpiqemi te kthejme ne siguri reciprociteti.Ne veprimet e tjetrit kerkojme provat qe ai na do,i analizojme si shenja te reciprocitetit ne dashuri:"A e ndjen ai nevojen per mua,sic e ndjej une per te?" Qendrimi i tjetrit deshifrohet ne kete drite per ta njohur si eshte tani e si do jete.Para se te hiqen petalet e luledeles "me do, s'me do", kerkohet ne sjelljen e tjetrit:"po qe se vepron ne kte menyre do te thote se ..." Fillohet nga gjerat me te thjeshta,psh:" erdhi para kohe apo me vonese", Kuptimi nuk eshte kurre i qarte.Cfare do te thote kur ai vjen me vonese? Qe me kishte harruar apo qe ishte i lodhur dhe ardhja me vonese eshte nje prove dashurie? Nga ana tjeter edhe kur prova eshte negative mjafton nje shpjegim,nje shikim apo nje perkedhelje per te harruar,per te dhene siguri.Sinqeriteti i tjetrit,sinqeriteti i ndjere e i jetuar, perben nje prove...
Vijon...
Po ka gjera qe nuk duhen se bashku,ngaqe jane te papajtushme.Disa jane te thjeshta,ku mund te hiqet dore pa veshtiresi,ka ca qe mund te lihen per me vone, po ka te tjera me thelbesore.Prandaj duke kerkuar gjerat qe do te pelqeheshin nga te dy,del e domosdoshme te behen e te ribehen vazhdimisht projektet,te gjenden rruge te tjera.Po lypset dhe nje percaktim i qendrushem i disa pikave nga te cilat nuk mund te hiqet dore,sepse po s'u realizuan ato,humbet kuptimin dhe vete dashuria:keto jane pikat e moskthimit.Ne projektet e pergatituara e ripergatitura kto pika thelbesore paraqiten gjithmon si nyje te pazgjithshme qe tjetri duhet t'i pranoje,t'i beje te vetat,t'i perfshij ne strukturen e tij sepse perndryshe nuk ka nje vend konkret per mua,me gjithe vleren e jetes time.Ai thote se me do,po ne te vertete nuk ka konkretisht vend per mua ne boten e tij imagjinare.Eshte nje pjese thelbesoree vetes time qe kerkon te njihet e te pranohet,ndersa ai perpiqet t'i bej bisht kesaj:do qe une te heq dore,t'i dorezohem atij duke humbur vetveten,kuptimin e thelle te deshires sime per te qene ndryshe ,e re, e gjalle.Psh, ai thote se me do,po ama nuk me terheq me vete ne jeten e tij,me mban menjeanenga puna e tij,kur udheton nuk me merr me vete,do te me mbaj ne rolin e dashnores qe e takon here pas here,te dashnores se heshtur qe dashuron ne hije.Ai vijon te jete i pandryshushem,nuk i fut ne krize marrdheniet e tij,i ruan te gjitha.Une duhet te jem vetem streha e tij e fshehte,ta kaloj jeten time duke pritur qe ai te vije kur t'i behet mbare,sipas rregullave qe vendos vete.Jo,kjo s'eshte e pranushme,kjo nuk eshte jete epr mua.Per nje grua tjeter ndoshta,mbase edhe me mua ne te kaluaren,po tani jo.Tani dua te bej nje jete te plote.I kerkoj disa gjera: "A mund te vije me ty?" Pyetja ime eshte nje prove.Po te thote jo,vetkuptohet se me largon atje ku une nuk mundem te ekzistoj.
Nga ana tjeter,per ate problemi eshte simetrik e i anasjelltas.Sistemi i lidhjeve ne te cilen eshte futur,eshte ndertuar mbi nje ekuiliber te brishte,eshte i rregulluar,i ndrequr.Po qe se ngacmohet mund te shperthej.Ai ka nevoje per kohe,per t'i organizuar dalengadale gjerat,per te nderruar pune,per te sistemuar ekonomikisht disa njerez,me qellim qe tani te perkujdeset ndryshe per femijet.Ne dashurine e re gjen forca per t'a ribere planin e tij te ekzistences:ajo kthehet ne streh prej ku niset i perforcuar,i sigurte.Fale kesaj dashurie gjen fuqi per te ndryshuar veteveten dhe realitetin.Tanime vertet ka filluar nje pune te re,ka nderruar qytet dhe zakone,ka nisur te jape sqarime;dalengadale do te jete i gatshem e i lire,po per te qene i tille ka nevoje per siguri,ka nevoje per dashuri.Mirpo i kerkohet nje hap vendimtar,nje shkeputje e menjehershme nga e kaluara,nje angazhim i plote ne te rene rrezikun qe te humbase gjithcka qe do e qe perpiqet ta riorganizoje perreth qendres se re te jetes te tij,dashurise se tij te re.Por nese humbet gjithcka edhe qendra mbetet bosh.Ne takim mund te shkoje nje njeri i gjymetuar,i manget,plot permallim e me ndjenje faji.Ai perfaqen te gjitha gjerat dhe s'mund t'i braktise te gjitha ato pa pushuar se qeni kush eshte ne te vertete.
Secili ka arritur nje cak nga i cili nuk ka kthim:secili i kerkon tjetrit te heq dore nga dicka thelbesore,nga nje gje qe eshte bere vertet thelbesore pikerisht nga dashuria e re,e cila dhe ajo synon te rregulloje rreth vetes jeten me tere pasurine e saj.Secili i kerkon tjetrit te heqe dore nga nje pjese thelbesore e vetvetes nga cka e ben ate plotesisht te afte per te dashuruar.Ne thelb i kerkon te shnderroje,te asgjesoje natyren e vet njerezore konkrete...
Vijon...
Nuk ka rregulla per te kuptuar nese renia ne dashuri do te kthehet ne dashuri.S'ka rregulla per te marre vesh nese dilema eshte e pazgjidhshme apo jo.Projektet per jeten mund te jene kaq te ndryshme saqe nuk pranojne kompromis.Secili kerkon dehumanizmin e tjetrit:kur e arrin,e humbet por edhe kur s'e arrin,nuk i shpeton dot humbjes.Sa me i madh te jete ndryshimi sa me tronditese renia ne dashuri aq me e madhe do te jete gjasa qe kjo te ndodhe.C'eshte e verteta,tronditese do te thote ketu qe shume gjera duhen permbysur,riorganizuar,ribere.
Renia ne dashuri me e zjarrta eshte ajo qe fut ne loje me shume qenie,me shume pasuri,me shume pergjegjesi,me shume jete.
Renia ne dashuri eshte nje revolucion.
Sa me e nderlikuar te jete ngrehina,lidhjet e cilesia e saj;aq me i tmerrshem eshte zhvillimi,me i veshtire e plot rreziqe procesi.Shpesh bien ne dashuri dy persona nga te cilet njeri sjell me vete nje jete mjaft te pasur kurse tjetri mundesira te shumta ndryshimi ngaqe ka me pak detyrime.Ky eshte rasti i rendomte i nje personi te martuar e i njetjetri te pamartuar,nje te rrituri e nje te riu,nje personi te angazhuar(nga pikepamja politike etc) dhe nje te paangazhuari.Kush ka me shume lidhje e detyrime,me teper gjera per te integruar e per te ndryshuar eshte ai per te cilin renia ne dashuri behet me tronditese.Mirpo tjetri e dashuron pikerisht per kete kompleksitet,çka i jep hapesire e kuptim aftesise se tij per te ndryshuar e per te projektuar nje ekzistnece te re,si dhe deshires se tij per pushtet.Pikerisht ky ndryshim,pikerisht natyra e tij tronditese e ben te veshtire kthimin ne dashuri te qendrushme,ne nje bashkejetese te qete e per shume kohe.Eshte e natyrshme te linde dashuria kur te dy personat ndodhen ne situate me te ekuilibruar,secili me pak lidhje (psh,te rinjte,adoleshentet) ose kur shume lidhje i kane prishur.Por ne menyre paradoksale ,me kte rast edhe renia ne dashuri eshte me pak e vrrullshme sepse detyra e saj revolucioanre eshte me modeste,ne disa raste nuk i duhet t'i permbyse pothuaje asgje...
Prandaj nje renie ne dashuri mund te percaktoj,te trondise thellesisht ekzistencen e nje personi apo te dy personave pa i dhene shkas lindjes ne dashuri.Ndersa nje dashuri mund te linde pa renie ne dashuri tronditese,por nga nje takim i qete,nga kenaqesia per te ndenjur bashke,per te vendosur cfare duan te dy e c'do secili si dhe me marreveshjen qe e kthen ne institucion.
Renia ne dashuri si cdo gjendje ne lindje e siper eshte gjurmimi i te mundshmes duke u nisur nga e pamundura,eshte perpjekja e imagjinares per t'iu imponuar ekzistueses.Sa me e veshtire eshte detyra,sa me e gjate rruga,aq me pak e mundshme mberritja.
Historia e saj atehere ngelet nje histori betejash te ashpra,te nje lundrimi pa fund,pa nje pikesynim...
akoma kjo cecilia me kto perralla?!
Them ta perfundoj kte teme me nje thenie te Pushkinit:
"Te dashurosh,edhe me keq te mos dashurosh por me e veshtire eshte, te gjesh ate qe do".
P.s: Arsyeja qe i shkova pothuajse deri ne fund ishte sepse s'mund te lesh dicka ne mes pa i dhene nje kuptim (sadopak).
Besoj se ka disa persona qe kane dashur te dine me shume rreth kesaj. Flm per durimin tuaj.
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Dashuria eshte ajo qe ne cdo ore 12 te cdo viti me goten ne dore dhe me nje dhimbje ne zemer dhe nje lot qe padashur kerkon te zbrese nga nga syri (te gjithe besojne nga gezimi) ne heshtje uron "GEZUAR kudo qe te jesh me me kedo qe te jesh ".
Citim:
Po citoj ato që tha Auberoni
E dashur, pa dashur te minimizoj vleren "poetike" te postit tend, kjo qe thua ti nuk eshte dashuri, eshte opsesion.
Citim:
Po citoj ato që tha Auberoni
E dashur, pa dashur te minimizoj vleren "poetike" te postit tend, kjo qe thua ti nuk eshte dashuri, eshte opsesion. Thjesht, njeriu nuk mund te ushqej ndjenja "dobesie" per dikend qe eshte me dikend tjeter sepse njeriu eshte qenie egoiste dhe mbi te gjitha dhe para te gjithe tjereve, me se shumti don veteveten.
Ne anen tjeter, genjen ata qe ke prane (per qellime egoiste, sic e thash me larte) duke i bere te mendojne se eshte lot gezimi - rrjedhimisht, ai apo ajo qe genjen te tjeret, nuk eshte i ndershem. Ai qe nuk eshte i ndershem....eh, ky ekuacion matematikor dhe logjik nuk ka te ndalur dhe nuk ka asgje te perbashket me dashuri.
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 » Trego 66 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.