Forumi Horizont | Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5] Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Autizmi,cfare dini ju per te? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17582)
Paskan ecur faqet ketu dhe qenkan trajtuar tema te ndjeshme dhe aktuale.
Gjithsesi per autizmin edhe une ato se cfare jane thene di, pergjithesisht ato gjera se cfare kam lexuar ,sepse eksperienca personale me njerez me nje diagnoze te tille nuk kam pasur ( fatkeqesisht).
Autiket ne pergjithesi jane te terhequr nga realiteti dhe qe perqendrohen rreth vetes. Kane demtime te sferes shoqerore, te komunikimit dhe mbyllen rreth botes se tyre.
Persa i perket zhvillimit kognitiv, kane aftesi intelektuale nen mesatare dhe nje perqindje e vogel e tyre shfaqin aftesi te vecanta ne nje fushe te caktuar. Psh mund te jene talente ne pikture,muzike, apo ne ndonje fushe te shkences ekzakte.
Po shtoj edhe ca gjera plus ( per ata qe jane te interesuar )
Sipas DSM-IV kriteret diagnostikuese jane:
1. Demtime cilesore te nderveprimeve shoqerore
- Jane vetem ne boten e tyre
- Nuk u pergjigjen te tjereve rreth tyre ( nganjehere duket sikur jane te pavetedijshem per pranine e tyre)
- Nuk i qeshin te tjereve
- Kur ngrihen, qendrimi i tyre eshte si i mpire dhe nuk i ngjiten trupave te prinderve si femijet e tjere normale ( kur jane ne nje moshe te vogel).
- Kane demtim edhe ne perdorimin e sjelljeve joverbale si: ( veshtrim reciprok, mimikes se fytyres, gjesteve te ndryshme qe nikdojne ne ndervpeirmin shoqeror etc).
- Kane mungese ndervperimi emocional dhe shoqeror
2. Demtime cilesore ne komunikim
- Kane demtime ne te folurin e tyre ( dhe kjo pergjithesisht vihet re ne moshen 5 vjec femijet e diagnostikuar autike nuk e perdorin krejtesisht te forlurin).
- Pergjithesisht femijet autike qe nuk flasin kane nje shumllojshmeri te te foluri,psh: ata mund te shfaqin ekolalia ( perserit cfare i thuhet, edhe pse nuk e kupton); nderrimi i permerave ( femija perdor "ju" per "mua" etc)
3. Sjellje, interesa, veprimtari te kufizuara, te perseritura dhe steriotipe.
- Sjellje levizore te perseritura
- Insistim ne rituale jonfunksionale
- Perseritja e sjelljeve te caktuara ose e ritualeve me duar apo gishta ( psh ata mund te luajne duart me ore te te tera sikur jane duke i rene pianos).
- Mund te bejne sjellje vet-gjymtuese ( gervishtje,goditje e vetvetes).
Kur te kem mundesi do te shtoj dicka rreth shkaqeve dhe trajtimit te ketij fenomeni.
Citim:( fatkeqesisht).
Po citoj ato që tha Katilesha
Paskan ecur faqet ketu dhe qenkan trajtuar tema te ndjeshme dhe aktuale.
Gjithsesi per autizmin edhe une ato se cfare jane thene di, pergjithesisht ato gjera se cfare kam lexuar ,sepse eksperienca personale me njerez me nje diagnoze te tille nuk kam pasur ( fatkeqesisht).
.
Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
,sepse eksperienca personale me njerez me nje diagnoze te tille nuk kam pasur ( fatkeqesisht).
a "me falni po dje harrova tju them qe ne oren 3 ajo flen zakonisht dhe po nuk fjeti behet e papermbajtshme "...
... [/B][/QUOTE]
Keta femije pelqejne rutinen. Ndjehen mire dhe familjarizohen me mire me veprimarite e njejta cdo dite dhe ne te njejte ore. Edhe kjo vajza. Iu prish rutina e saj e perditshme. E kane te veshtire tu pershtaten kollaj ndryshimeve sado te vogla. Ndryshimet duhet te vijne ngadale keshtu qe dhe femija e ka me te lehte te ambjentohet. Pa bashkepunimin reciprok te nenes me edukatoren apo psikologen, terapisten, etj eshte e veshtire te ndihmohet femija.
Gabimi qendron tek NE, shoqeria sepse po qe se nje femije nuk flet nuk loz futboll nuk shkon ne pishine o ne vallezim e shikojme si nje femije qe ha buken kot, rron kot ,ska prespektive ne kete jete degjon dike qe thote "na duhet hitleri me pastru rracen nga budallejte " dhe mendon se komunizmi ne shqiperi hoqi cdo gje por te keqen me te madhe ja la " perbuzjen dhe egersine " nganjeher mendon se te jesh i semure per popullin shqiptar eshte nje jo fatkeqesi e natyres o eshte fat per ne eshte TURP .. keta femije kane shume per te dhene dhe japin shume ne ate menyren e tyre te heshtjes te qarjes pa kuptim te qeshjes pa kuptim por te nje perqafimi aq te sinqerte sa te ben te mendosh qe jemi ne qe vuajme nga autismi jo keta.
Bionde, bukur shume per ndjenjen qe i ke falur atij femije dhe per kujdesin qe ke treguar, por pa dashur te bej te mencurin, ata kane nevoje per profesionalizem dhe kete gje nuk e gjen dot kaq lehte.
Vete profesionalistet jane individe dhe kane luhatje ne punen e tyre.
Kam pasur edhe une rastin te shoh njerez te afte, por jo te devotshem.
pra duhet profesionalizem dhe pastaj devocion, sepse vete puna me keta lloj femijesh eshte shume e veshtire.
Cedrus ne kete pune me keto femije profesionalismi eshte vetem 20% dhe deshira dhe kujdesi eshte 80% sepse prinderit e tyre nuk jane profesioniste nuk kan mbaruar shkolla mesohesh me to arrin ti kuptosh nga dita ne dite meson prej tyre .
Nese nje i sapodale nga bankat e shkolles vjen vetem me teori ti pije ujin ketyre gjerave duhet esperince pune dhe cdo femi eshte ndryshe nga nje tjeter .
Cedrus kjo nuk eshte fusha e punes time une u gjenda ne kete pune nga halli ne fillim por te them te drejten kam mesuar me shume nga puna aty sesa nga bankat e shkolles dhe nga llogjet e profesoreve sepse te besh cfare thoshte kjo qe me te vertet eshte nje nder me te mirat ne pune e saj ato duhet qe kete femi ta linim te qante per 4 ore sepse ishte kapricio pra dhe ajo gabon dhe gjithmon thoshte "mendja ime pa esperiencen tende do ishte falliment "
Duhesh te jesh i dashuruar me punen qe te kesh rezultate sepse ne cdo pune nese nuk e ben me deshire nuk ke rezultate .
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Cedrus ne kete pune me keto femije profesionalismi eshte vetem 20% dhe deshira dhe kujdesi eshte 80% sepse prinderit e tyre nuk jane profesioniste nuk kan mbaruar shkolla mesohesh me to arrin ti kuptosh nga dita ne dite meson prej tyre .
Nese nje i sapodale nga bankat e shkolles vjen vetem me teori ti pije ujin ketyre gjerave duhet esperince pune dhe cdo femi eshte ndryshe nga nje tjeter .
Cedrus kjo nuk eshte fusha e punes time une u gjenda ne kete pune nga halli ne fillim por te them te drejten kam mesuar me shume nga puna aty sesa nga bankat e shkolles dhe nga llogjet e profesoreve sepse te besh cfare thoshte kjo qe me te vertet eshte nje nder me te mirat ne pune e saj ato duhet qe kete femi ta linim te qante per 4 ore sepse ishte kapricio pra dhe ajo gabon dhe gjithmon thoshte "mendja ime pa esperiencen tende do ishte falliment "
Duhesh te jesh i dashuruar me punen qe te kesh rezultate sepse ne cdo pune nese nuk e ben me deshire nuk ke rezultate .
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Kati eshte me te vertet per te ardhur keq qe ske pasur nje eksperienze te tille sepse ndoshta eshte nje nga ato esperienza qe te ndryshojne jeten dhe menyren e shikimit te saj .
Kam vite qe punoj me keto njeres (femije) ne te shumten e rasteve dhe nuk mjaftojne librat dhe gazetat te kuptosh keta femije (qe nje dite do rriten ) duhet te jesh ne kontakt me to.
Para disa vitesh kam ndjekur per 3 muaj nje vajze te tille 6 vjece dhe kur e sollen ne kete qender gjeja e pare qe bene ishte te flisnin me nje edukatore qe ishte nje nder me te mirat dhe me nje esperience shume vjecare me keta femije ate kohe une kisha gati 2 vjet qe ndiqja nje femi me sindromen e Dawn
Diten e pare kjo vajze e vogel ishte ora 3 e mbasdites filloi te qante po jo nje qarje normale por me ulerima nuk kishte njeri ta ndalonte kjo edukatorja sdinte me cti bente zakonisht nuk mund te nderhyjme tek punet e njera e tjetes per te miren e femije por te them te drejten duke qene nene vete e duke pare kete skene mendova se do gjume shkova ju afrova afer e kapa ne krah dhe fillova tu i fol duke i thene qe pse qan (pa marre pergjigje ) se nese i dhemb ndonje gje qe mami do vije me vone qe do i tregoja nje perralle qe zakonisht ja tregoja ketij cunit dhe ishte "dumbo"dhe ndersa i flisja ajo filloi te qetesohej dhe e zuri gjumi saj dhe pergjigja ime kur me pyeti drejtoresha ishte "donte gjume " e edukatores se vet me 3 laure ne xhep "kapricio " .... zakonisht i presim keto femije kur vijne ne oborr kjo po vinte dhe i leshoi doren mami te vet dhe erdhi e mu hodh drejt e qafe e jema aty perpara na tha "me falni po dje harrova tju them qe ne oren 3 ajo flen zakonisht dhe po nuk fjeti behet e papermbajtshme "....nuk mund te tregoj te gjthe historine e saj por te them qe nga ai vit kam 2 vite qe ndjek kete vajze te vogel dhe relazioni i fundit eshte ky i bere bashke me edukatoren tjeter
I è giunta al..... dimostrava difficolta a livello comunicativo e interazionale sia con gli altri bambini che con gli educatori.
GiÃ_ dopo i primi giorni si è potuto notare un visibile miglioramento :I... ora riesce a suo modo ad esprimere i suoi bisogni (acqua ,fame ,sonno),ma deve essere ancora richiamata per i suoi bisogni fisiologici.
A livello interazionale Irene è riuscita a sviluppare amicizie sia con i suoi compagni che con gli educatori ,partecipa alle attivita a lei proposte sia di gruppo che individuali.
Caratterialmente I ha fatto dei picccoli progressi; nonostante sia una bambina gioiosa e collaborativa se richiamata risulta essere testarda e viziata e spesso vuole avere l’ultima parola.
Negli ultimi giorni la bambina ha dimostrato un rapporto conflittuale con C.O probabilmente causata da un gelosia data dalle attenzioni che quest ultimo rivolge nei confronti dell’educatrice.
In ultiomo analisi possiamo dire che I.... ha ottenuto netti miglioramenti grazie all interazione con gli altri bambini e dalla vita di gruppo.
Educatori
Chiara e .....
me falni se e zgjata pak ...
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5] Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.