Forumi Horizont | Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Edi Rama, nje Politikan frikacak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18411)
Fajtor ke pire vella ? Ke ndonje ide ti per problemin ne fjale thuje ....
Sa per tegelin , une aty ofrova ndihmen time , nuk thashe ndonje gje te keqe --ju e merni per ters --ok, or mik , pune per ju loooooooooool
Jua bëj më keq se në 21 janar….
Dr.Migena Aleksi
Votimi për anëtarin e ri të KLD, për disa ishte nje test për aritmetikën e mazhorancës në parlament, për të tjerë ishte një provë gjenerale për votimin e ardhshëm për Presidentin.
Ishte padyshim edhe shpërtallja e radhës me pandehmën se Berisha do të lejojë ndonjëherë një votim për të cilin është i bindur se nuk e fiton. Me të drejtë u komentua dje se Berisha e dëshmoi hapur që nuk do të lejojë në asnjë rrethanë të bëhen zgjedhje të cilat mendon se e nxjerrin të humbur. Por, mbi të gjitha ngjarjet e së enjtes në Kuvend, do të memorizohen për episodin shpërthyes në fund të seancës.
Në një video e cila është realizuar me celular deputeti Taulant Balla, shihet kryeministri i vendit që lëshon nga podiumi i Kuvendit fjalët: “E provuat më 21 janar. Doni ta provoni përsëri? Këtu jam, jua bëj më keq se më 21 Janar”. Kush vrau dhe pse u vranë demonstruesit e 21 janarit ka qenë e qartë që prej fillimit. Ky krim i asaj dite kur siç thotë Kadare “në skenë u thirr vdekja”, ndodhi në sytë e mijëra dëshmitarëve dhe në fokusin e dhjetëra kamerave.
Gjatë muajve që pasuan, ky kryeministër u përfshi personalisht në pengimin e hetimeve, në spekulimin me kronologjinë e ngjarjes, e më pas dolën në dritë provat me ndërrim tytash, prishje gjilpërash e fshirje serverësh. Por thirrmat e tij të enjten në Kuvend janë prova më e qartë që 21 janari nuk ka lidhje me të ashtuquajturën “përgjigje ndaj dhunës”, me historitë me puce fantazmash apo shëmtinë fyese të marrëzive me çadra pistoletë.
Kryeministri pohoi se 21 janari ishte një krim me paramendim. Prandaj u qëllua ndërkohë që demonstrata ishte shkrehur, prandaj u qëlluan njerëz me duar në xhepa, prandaj u qëllua pas shpine një turmë në ikje. Vrasjet dhe terrori i mëpasëm mbi protestues e kalimtarë në bulevardin e Tiranës nuk kanë patur lidhje me atë që ndodhi në demonstratë, por me atë që nuk duhej të ndodhte më pas. E pohon kryetari i Këshillit të Ministrave dora vetë. Pohon se ka vrarë me skenarin e qartë për të frikësuar dhe nënshtruar opozitën dhe se është i gatshëm ta bëj përsëri. “jua bëj më keq se në 21 janar…” (!)
Dhe opozita në fakt është nënshtruar. Asnjë opozitë në botë nuk do tërhiqej pas 21 janarit. Asnjë opozitë në botë nuk do ti lejonte vetes ti thoshte popullit të vet: tani, pasi ju vranë dhe ju përdhunuan, dilni e protestoni vetë. Asnjë opozitë në botë nuk do hiqej për hunde kështu gjithë këta muaj shkatërrues për vendin. Kjo nuk ka të bëj me stilet, fjalimet, mënyrat, apo qoftë edhe programet. Ka të bëj me zemrën.
Opozita për fat të keq nuk ka zemër. Për këtë shkak aftësia e saj për të krijuar frymë, për të ngjallur realisht shpresë përballë dikujt që jo vetëm vret e dhunon por edhe guxon ta shpallë botërisht autorësinë e krimit, lë shumë për të dëshiruar. Mbi të gjitha është e trishtueshme ajo nuk arrin të kuptojë se shkalla e kurajës civile të qytetarëve varet nga veprimet e saj, dhe jo e kundërta.
Frikacaku i deshtuar
.
Takohen sot: Rama dhe Meta
Takimi mes kryetarit të PS, Edi Rama dhe kryetarit të LSI, Ilir Meta, zgjati për thuajse një orë. U zhvillua në hotel Sheraton në Tiranë dhe në krah të Ramës ishte Gramoz Ruçi dhe në krah të Metës, Petrit Vasili.
Rama: Atyre që mllefosen nga takimi me Metën u them se dialog bëjmë dhe me kundërshtarin.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pas përfundimit të takimit me kryetarin e LSI, Ilir Meta, duket se e kishte merakun më shumë tek fakti se pse u takua me Metën dhe jo tek fakti se çfarë u bisedua.
“Takimi i sotëm ishte rreth kuadrit të nismës sonë për të komunikuar me të gjithë drejtuesit e palëve parlamentare dhe për të eksploruar mundësitë e një procesi të dakordësuar në funksion të zgjedhjes së presidentit të Republikës, që të jetë mishërim i unitetit kombëtar dhe jo një noter partiak.
Kush çuditet apo mllefoset nga takimi im i sotëm me Ilir Metën, i them se kur flasim për dialog, ka dialog edhe me kundërshtarët,” tha Rama.
“Shqipërisë i duhet sot një president që të garantojë kalimin e kësaj prove të rëndësishme për marrjen e statusit, i duhet një president që të garantojë pavarësinë e institucioneve dhe të jetë garant i zgjedhjeve të ardhshme. SHBA dhe BE e kërkojnë, shqiptarët e kërkojnë, ne do bëjmë gjithçka që kemi në dorë duke vënë në dispozicion të gjitha energjitë tona në emër të kësaj kërkese. Ne nuk mund të predikojmë proces apo konsensus të nevojshëm dhe të domosdoshëm duke qëndruar në llogoren tonë dhe duke bërë sehir në llogoren e qeverisë. Është koha për të komunikuar me të gjithë në mënyrë që nga ky proces të dalë rezultati i pritshëm në funksion të interesit kombëtar,” deklaroi Rama.
* * *
Kokluzioni, sipas meje:
Ky ishte fundi jot, Edi Rama, si Politikan shpresedhenes per nje Shqiperi ndryshe!
Takimi i sotem, i cilitdo forme e permbajtje, mbylli karieren tende Politike!
Te takosh e te diskutosh per fatet e Shqiperise, me njeriun qe mban=beri e ben te mundur mbajtjen ne pushtet te Kriminelit, Mafiozit Sali Berisha!!!???
Te takosh e te diskutosh per fatet e Shqiperise me vete kryemafiozin!!!???
Te takosh e te diskutosh per fatet e shqiperise me Kryeinstaluesin e Korrupsionit!!!???
Te takosh e te diskutosh per fatet e Shqiperise, per integrimin dhe hyrjen e saje ne BE, me njeriun per te cilin BE-ja priste nje vendim tjeter nga Gjykata = Denimin e tije!!!???
Edi Rama, qe u tregove FRIKACAK perpara Kriminelit e krimineleve, kete nuk e thashe vetem une por, qe tani, t'i shtrengosh doren dhe ti kerkosh bashkepunim Kryemafiozit shqiptare, e humbe davane komplet!
Nuk ka llogjike te shendoshe Opozitare qe ta pranoje kete veprim!!!
Komentoje, Interpretoje si te duash veprimin e sotem, Ti, bashke me PS-ne u dogjet!
Mjere Shqiperia, per keta te vetequajtur Politikane!
&
Takimi i sotem: Rama - Meta
Por nuk ka lënë rastin pa i shpëtuar TV Klan, ku Edi Rama do shfaqet të enjten në emisionin “Opinion”. Në një shënim të gjatë në hyrje të edicionit të lajmeve, ata kanë sulmuar Ramën se po bashkëpunon dhe po i përulet njeriut, për të cilin nxori njerëzit në shesh më 21 janar, duke shkaktuar edhe katër viktima. Duke përdorur një shprehje të Ramës dikur, se Meta i është ngjitur Berishës pas këpucës, edhe TV Klan thotë se tani është Rama që i është ngjitur Metës si … pas këpucës.
p.s. Shtrengo, shtrengo duart me Kryemafiozin se, dhe ato hile qe si di ti akoma mire, ti meson ai &
Keto jane "rruget" e raja qe kerkon te shkelesh per t'a cuar Shqiperine ne BE dhe per nje "Rilindje shqiptare"!!!??? Rruget e mafiozeve!!!??? &
...Nje pjese e shkeputur nga Editoriali "Shembja e bipolarizmit nga ekstremizmi" i dates se sotme te Mero Bazes:
"..."
"Por leksioni më i hidhur që dhanë zgjedhjet greke ishte se në moment krizash politika e ka për detyrë të ngjallë shpresë me qëndrime morale dhe tërësisht të besueshme".
"..."
"Në të vërtetë ajo që ndodhi në Greqi, ndodhi pak a shumë dhe në Serbi, përveç faktit se aty dy partitë e mbrapshta, ajo nacionaliste dhe ish- socialistët e Milosheviçit, janë më të qartë dhe më të “moralshëm” në ruajtjen e identitetit të tyre kriminal.
Në Shqipëri, ku humbja e moralit në politikë është bërë identitet i vetëm i politikës, ekzistojnë rrethana të ngjashme si tek fqinjët tanë. Koalicioni në pushtet është bërë simbol i mungesës së moralit, jo vetëm me skandalet e tij financiare, politike, korruptive, dhe kushtetuese, por dhe me përpjekjen për të rifutur në lojë dhe për të ripërdorur karta të vjetra të politikës shqiptare. I ndërgjegjshëm për këtë status, Berisha po përpiqet po ashtu të bëjë pis dhe opozitën, ta përfshijë dhe atë në valën e marifeteve të tij, duke e bërë pis për tu dukur njësoj para shqiptarëve.
Në skenë po shfaqen dita- ditës mashtrues ordinarë të kohës së Fatos Nanos, burgaxhinj, që bëjnë sikur janë sekserë mes opozitës dhe pushtetit me qëllim që pushteti të mos rrëzohet nga shqiptarët, por të rrotullohet rreth tyre e prej tyre. E gjithë kjo krijon një aversion tek shqiptarët e thjeshtë, që kur thotë Nano do bëhem president, u kujtohet Nari, kur thotë Meta do fus Shqipërinë në BE, u kujtohet kaseta, kur thotë Berisha që Serbia është barbare, u kujtohet Fazlliçi dhe miliardat që Berisha u jep serbëve, kur thotë Rama që do shkoj tek Fevziu, u kujtohet batuta e famshme “të fala Sandrit”.
Në kushte të tilla depresive për shoqëritë, kur gjithë palët bëjnë pis njëra- tjetrën dhe askush nuk përpiqet të qëndrojë në këmbë me një kartë morale, nuk është çudi që forca të reja, gjysmë të besueshme si nacionaliste dhe ekstremiste, por me një retorikë të ashpër kundër kësaj situate, të fitojnë terren dhe ne të shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, duke tronditur rëndë bipolarizmin, i cili u ndërtua për të zhdukur të tretët".
..dhe e mbyll:
"Është fat i madh që këtu ka pak ekstremistë apo nacionalistë që mund të bëhen rrufepritës për shpresë-humburit e demokracisë, por as në Greqi apo Serbi ata që po fitojnë nuk shkëlqejnë aq shumë si shpresë. Ata thjesht janë të qartë, kurse ata që sundojnë nxijnë. Ekstremizmi nuk sjell shpresë, por kur njeriu është i zemëruar duhet të hedhë një gur diku".
Editorial "i fresket" = i sapobotuar
Samiti i Sheraton-it dhe Samiti i Lalzit
Nga Mero Baze
Edi Rama dhe Ilir Meta u shfaqën bashkë solemnisht në Hotel Sheraton në një takim çlirues për marrëdhënien e tyre të vështirë tri vitet e fundit, që mori shkas nga vetëpërfshirja e Partisë Socialiste në procesin e zgjedhjes së presidentit. Nga aq pak gjëra që u thanë pas takimit, duket se gjëja më e rëndësishme ishte takimi.
Nuk pati ndonjë shpjegim për planin që kanë së bashku dy ish- partnerët e së majtës, por dhe nuk ka ndonjë kuriozitet në fakt se çfarë është biseduar. “Samiti” i Sheraton-it mori rëndësi për shkak të zërave që kishin ditë që qarkullonin se Edi Rama dhe Ilir Meta janë takuar fshehtas më parë në vilën e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit, që për analogji po e quajmë “Samiti i Lalzit”. Në atë shtëpi Ilir Meta ka mbyllur shumë probleme të tij me politikën. Aty ka thirrur Kastriot Islamin për ta lëshuar kundër opozitës, aty ka thirrur Fullanët për tu premtuar Guvernatorin dhe për ta liruar nga akuza, aty thërret njerëzit që ndajnë tenderat e skrapit apo licencat e hidrocentraleve. Aty paska thirrur, sipas shtypit, dhe Edi Ramën. Kjo i dha shumë vëmendje takimit të Sheraton-it, për të cilin ashtu siç e dimë të gjithë, Edi Rama ka një mandat publik nga kryesia e Partisë Socialiste.
Por pyetja kryesore që shtrojnë njerëzit e “zhgënjyer”, siç i quan Rama, është se kush është plani?
Është shumë e rëndësishme që Partia Socialiste mori iniciativën për të çelur bisedimet për presidentin konsensual. Ajo nuk ka vërtet vota të zgjedhë presidentin dhe duhet të respektojë frymën kushtetuese për të zgjedhur një president konsensual. Në këtë mes, takimet e Edi Ramës me Ilir Metën, Sali Berishën, Fatmir Mediun, Shpëtim Idrizin dhe këdo tjetër, janë normale dhe nuk ka pse prodhojnë kaq shumë emocione. Anormaliteti dhe emocionet janë prodhuar nga ideja naive se mund të arrihet në një aleancë fluide dhe të zgjidhet një president, jashtë vullnetit të Berishës, mes socialistëve dhe aleatëve të majtë në koalicionin e Berishës. Pra, flitet për një shumicë të re presidenciale, duke mos prekur, siç tha Ilir Meta pas takimit, shumicën qeverisëse, për të cilin ai u zotua se do t’i qëndrojë besnik deri në fund. Pra, për aq sa u tha publikisht nga Meta, shumica qeverisëse është e sigurt, ndërsa premtimet për një shumicë presidenciale pa Berishën janë nën rrogoz.
Kjo është një politikë e gabuar e Partisë Socialiste, e cila zbeh qëndrimin e saj parimor për një president konsensual. Një president konsensual dhe një president pa Berishën, janë dy gjëra të ndryshme. Një president konsensual është një president që e voton edhe Rama, edhe Berisha, pra një shumicë së paku mbi 84 vota, sa e ka Kushtetuta. Kurse një shumicë presidenciale, me 71 vota pa Berishën, është një gjest që na jep një president kundër frymës kushtetuese dhe mbi të gjitha një proces, i cili në vend të na japë një president të fortë, na fuqizon një faktor negativ në politikën shqiptare, që është fenomeni LSI.
Për të shkuar tek një president konsensual duhet që opozita të ulet në një tryezë zyrtare me qeverinë dhe të shkojnë së bashku drejt konsensusit. Këto negociata duhet të zhvillohen në afatin kushtetues kur parashihen negociatat dhe duhet të jenë transparente. Bile shumë transparente. Kemi zgjedhur një president konsensual në vitin 2002, me shumë transparencë, dhe kemi dështuar në vitin 2007 me konsensusin politik, duke e arritur fitoren me pazar personal. Tanimë është më e lehtë. Ose do të bisedohet për një president konsensual, publikisht dhe me transparencë, për të dalë një president i nderuar, ose do shantazhohen palët para se të ulen duke sabotuar konsensusin paraprakisht dhe duke shkuar tek një president me vota të blera. Kjo është e shëmtuar dhe antiproduktive dhe nga ana politike.
Dhjetëra qytetarë nervozë që komentojnë takimin Rama- Meta, duket se nervozizmin e kanë jo nga takimi i Sheraton-it, por nga ideja se këta kanë bërë një plan shantazhi ndaj Berishës në një ose dy takime në Lalëz. Unë jam njeriu i parë në këtë vend që dua të shikoj Berishën jashtë zyrave të shtetit dhe mundësisht në qelitë e burgut për vrasjet dhe vjedhjet që ka bërë, por Sali Berisha ka nevojë të mundet dhe jo t’i vidhet pushteti. Nëse atij i vidhet presidenti, ai nuk mundet, përkundrazi forcohet moralisht dhe opozita merr në shpinë gjithë baltën që ka prodhuar pushteti i tij i korruptuar për shkak të aleancës me Ilir Metën. Ky është një proces që në finale rrit pazarin e LSI, faktorizon në kulm Ilir Metën dhe lë opozitën me gisht në gojë dhe baltë mbi supe, një vit para zgjedhjeve.
Pra, pyetja kryesore që bëjnë qytetarët se cili është plani që kanë këta të dy, kam frikë se duhet ndryshuar në formën “cili është plani që ka Ilir Meta?” Më duket se Edi Rama është pa plan në këtë histori, ose me një plan të keq. Ai ka bërë një zgjedhje parimore të shkëlqyer duke kërkuar që të hapet procesi për një president konsensual, dhe po lë përshtypjen se në fakt po shkon drejt një skenari shantazhi me LSI kundër Berishës për një president PS-LSI- etj. E sigurt është se këtë betejë e fiton Sali Berisha. Votat e numëruara me gishta në Lalëz përfundojnë si votat për Ardian Vishën. Sali Berisha del i fituar nga kjo histori edhe sikur të bëjë sikur ia marrin presidentin, edhe pse kjo zor se do të ndodhë.
Edi Rama duhet t’i përmbahet asaj çfarë ka thënë publikisht për një president konsensual dhe duhet të largojë çdo dyshim për pazare të nëndheshme dhe duhet të bëjë transparencë më shumë për “Samitin e Lalzit” se sa për “Samitin e Sheraton-it”. Nuk ka asgjë pse takohet dhe dhjetë herë në ditë me Ilir Metën, Sali Berishën apo këdo tjetër për të folur hapur se si të gjitha palët mund të bien dakord për një president konsensual, por jo duke bërë një gjë të ngjashme, që do të bëjë edhe Berisha, duke hyrë në garë kush t’i vjedhë njëri- tjetrit deputetë. Kjo bën pis presidentin e ri të Shqipërisë, edhe sikur ai të jetë vërtet një burrë i nderuar. Larg qoftë pastaj sikur ai të jetë Ilir Meta.
Editoriali i Meros eshte nje shprehje e te berit politke ne mesjete
Mendimi im eshte ky
Ky takim i sotem i shefit te opozites , Edi Rama me kreytarin e LSI-se , Ilir Meten, eshte nje nje hop cilesor ne drejtimin e duhur te te berit nje politke moderne ne nje kohe moderne ,
Pse e them kete ?
Ne nje shoqeri demokratike moderne ka nje aksiome eternale ,
qe , askush nuk ka te drejte te akuzoje dike perderisa mbi kete dike nuk rendon nje vendim gjykate qe e konsideron ate fajtor
Duke zbatuar kete aksiome , te pakundershtueshme nga askush qe e quan veten njeri te civilizimit te sotem modern,
ne tregojme respekt ne radhe te pare per pavarsine e institucioneve .
Pra respektojme nje vendim gjykate , pavaresisht se si eshte ai
Vendimet e gjykatave jemi te detyruar ti respektojme , pavaresisht se si jane ato , dhe ne te njejten kohe ne nuk kemi drejte te paragjykojme askend perderi sa ka nje vendim gjykate
Ky arsyetim eshte ne aspektin civil, te te sjellurit ne shoqeri
Ne aspektin moral takimi me Meten , por edhe aleanca me te , nuk e prek aspak moralin e opozites
Morali i opozites shqiptare nuk varet nga aleancat , sepse lidhja e nje aleance me nje parti tjeter nuk do te thote qe Prokuroria ne vitet ne vijim te ndaloje investigimet per shkeljet penale qe ka bere ndonjera nga palet qe eshte ne koalicion me PS-ne
Absolutisht jo.. Ata qe arsyetojne ne menyre te kundert do te thote se ata mendojne qe kur te vijne ne pushtet ta vendosin prokurorine nen hyqmin e tyre
Prandaj do te thosha qe edhe nqs PS-ja vjen ne pushtet bashke me aleatet e saj , Prokuroria duhet te vazhdoje punen e pavarur nga pushteti dhe coje per ndjekje penale te gjitha shkeljet ligjore qe ajo gjen , pavaresisht se ato parti mund te jene pjese e koalcionit te PS-se, apo vete PS-ja
Nje nga arsyet e shumta , por edhe thelbesore per te ringjallur kete demokraci anemike ,ndaj dhe duam qe t e ndryshoje pushteti , eshte qe tu japim institucioneve pavarsine e merituar , qe ato t e punojne me te vertete ne menyre te pavarur nga pushteti–Te mos kene frike nga pushteti , por vetem nga ligji
Pra edhe ne aspektin moral takimi apo edhe alenaca me Meten nuk e demton aspak moralin e opozites -
Por edhe sikur Meta te denohej , prape morali i opozites eshte i pacenuar, sepse opozita shqiptare ben aleance me Partine jo me personin -
Nqs Meta do denohej, kjo nuk do te thote se do denohej gjithe partia , se nuk jemi ne ditkature
Prandaj del edhe dicka tjeter ketu tek njerezit qe ulerijne kunder ketij takimi , se ata tregojne qe kane reminishenca nga e kaluara e mentalitetit bardh e zi te diktatures , dhe kjo nuk eshte aspak gje e mire
Kjo frenon ecjen perpara te shoqerise .sepse njerez te tille me kete lloj mentaliteti kane mungesa te sjelljes me bon sense ne shoqeri,por kane mungesa edhe t e kultures se bashkejeteses me kundershtarin politk, sepse e konsiderojne ate armik
Porse ne politiken e brendeshme te nje kombi, absolutisht kundershtari nuk konsiderohet armik, sepse kjo con ne shkaterimin
e kohezionit te shoqerise , dhe tregon edhe nje te mete tjeter shume te madhe per keta njerez : ….Qe keta kane mangesi te mendimit konceptual per Shtet -formimin
Nje njeri shtet-formues , dmth qe vendos mbi gjitheshka interesin e shtetit te tij , fal dicka nga egoja e vet , per te miren e te gjithe kombit dhe shoqerise se tij
Shume njerez thone te mos behet aleanca me Meten se eshte ky apo ay problem
Keta njerez shumica jane emigrante , si puna ime qe e kane jeten te siguruar, apo jane gazetare ne Shqiperi te cilet e kane nje fare roge te mire dhe e bejne jeten e tyre -
-Por keta harrojne ate fshatarin e varfer atje ne malesi me nje tufe femije qe del e thote ne tv : ….nuk kam me se ti ushqej …
..Harrojne ate vajzen e semure me semundje te keqe nga nje fshat i Librazhdit qe e mbeshtjelle me nje batanije ne nje dhome te ftohte e plot lageshtire te spitalit priste , pa ilace , pa mjekim …qe dikush ta ndihmonte per te kryer nje operacion per ti shpetuar jeten….
…E kam pare ne nje video ne top chanel ne ju tube , ate vajzen e mbeshtjelle me batanije duke pritur ……. qe dikush ta ndihmonte …….
…Harojne keta njerez spitalet publike ku vene shumica e shqiptareve, qe jane skandal …
Jam kurioz te di nese keta kryqetaret e noralit qe ulerijne kunder kesaj politke te bisedave dhe te aleancave me kedo per te haritur ndryshimin e deshiruar , a kane patur ndonje njeri te tyre ne ate gjendje te pashprese ?
A ju ka ndodhur ndonjehere ketyre “moralisteve” te marin ruget e botes me te semurin ne kuriz….? Ti luten te huajit per te kuruar njeriun e tyre sepse ne Shqiperi spitalet jane nje tmerr?
Nuk besoj qe ta kene provuar ndonjehere ate fat , dhe ju uroj mos e provofshin kurre
Por si ai rast ne fshatrat shqiptare te rembyera nga mjereimi ka pa fund ……..
Perdite degjojme drama te familjes shqiptare per shkak te kesaj krize te pergjithshme si pasoje e ekonomise se renuar familjare , perdite …
Kemi frike te flasim me njerezit tane ne Shqiperi se do na japin ndoonje lajm qe dikush u divorcua, dikush u mbyt ,
…dike tjeter e vrane,..dike e grabiten, ….dike …. dhe dike-te nuk kane fund ….
Pra sipas meje , Biseda me Meten , por edhe me kedo tjeter , ne aspektin e te berit poltike eshte pjese e jetes moderne politke, eshte civlizim, por eshte mbi te gjitha patriotike
sepse i sherben opozites shqiptare , per te bere ndryshimin e madh ne te mire te gjithe shoqerise shqiptare
Ne kete bote moderne konfliktet zgjidhen me biseda edhe midis kombeve te ndryshem ,
ndersa brenda per brenda nje kombi zgjidhja e konflikteve me bisedim eshte nje detyrim moral kategorik ,
qe te tregosh se je me te vertete komb europian dhe ne te njejten kohe
kjo eshte edhe nje nga treguesit kryesor per te merituar nje vend ne familjen europiane
Po e perseris edhe njehere –Te bisedosh dhe t e krijosh aleanca me nje parti politke nuk do te thote q e je njelloj si ajo parti politke , nuk do te thote qe shperblen veset e aleatit,
Aleancat jane te perkoheshme , sot lidhen neser zgjidhen , Por kushdo qe ka shkel ligjin apo e shkel ate eshte direkt objekt i organeve kopetente per zbatimin e ligjit , qe ne demokraci jane reptesisht te ndara….
Ne gjithe kete te famshmin takim nuk eshte problemi dhe aq tek Presidenti, se sa eshte tek aleancat e grupimit opozitar ne zgjedhjet parlamentare ne 2013
Ne fund do shtoja se per cdo gje ka nje cmim . Ne kete bote nuk ka gje pa cmim ,
Dhe natyriosht edhe ky ndryshim i madh qe duam te bejme e ka nje cmim , te cilin ne duhet ta pagujame .
Porse
ne kete rast cmimi qe ne paguajme eshte shume i vogel ,
pothuaj
i paperfilleshem., eshte …egoja e “moralisteve”……
Porse perfitimi eshte i jashtezakonshem .Fiton gjithe shoqeria shqiptare…..
Shefi i Opozites duhet te verpoje me kurajo ne lidhje me aleancat partiake duke marre per sistem referimi politik-berjen perendimore
Ky takim ishte si nje nyje gordiane , dhe bere shume mire qe e zgjidhe ne ate menyre…
pse nuk e beri rama takimin me meten dhe berishen kur diskutohej statusi i shqiperise per tu anetaresu ne be dhe u kujtua tani pikerisht qe po behen pazaret e karrigeve te pushtetit kete vit dhe vitin tjeter?!
E degjoj njeri mbreme ke opinioni?
Lexo kete pjese te Intervistes se Mero Bazes, por lexoje me vemendje, pastaj ishalla mendon ndryshe.
Dhe mos harro: Keto jane zhvillime ne Shqiperi dhe, jo ne vendet Perendimore, te stabilizuara Politikisht.
Shqiperia eshte Fenomen ne vetvete dhe s'mund te krahasohet me standartet e standartizuara Politikbere te Gjermanise, Frances etj, etj.
Citim:
RAIMONDI
Editoriali i Meros eshte nje shprehje e te berit politke ne mesjete
Mendimi im eshte ky
Ky takim i sotem i shefit te opozites , Edi Rama me kreytarin e LSI-se , Ilir Meten, eshte nje nje hop cilesor ne drejtimin e duhur te te berit nje politke moderne ne nje kohe moderne ,
.
.
.
.
.
.
Ky takim ishte si nje nyje gordiane , dhe bere shume mire qe e zgjidhe ne ate menyre…
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 145 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.