Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »
Trego 88 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Gjakmarrja:Kanuni i Leke Dukagjinit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18418)


Postuar nga al74 datë 06 Gusht 2011 - 02:49:

ketu me malsori po me duket shelgu .
ne teori jam ne gjak . eshte e thjeshte , shume e thjeshte te flasesh.
gjakmarrja eshte e komplikuar .
burre kush merr gjak po me burre kush fal gjak .
spektatoret anojne me shume nga e para.


Postuar nga kurt datë 06 Gusht 2011 - 02:51:

ndonje tjeter qe pajtohet me mendimet tona dulcis

bionde, raimondin e marrim nga ana jone se ai don cdogje shqiptare

sespe bota nuk na njef neve si komb per modernizimin e ktyre qe po debatojn ktu, por nga BESA e shqiptarit historikisht qe shpetonin jeten e cifuteve nga gjermanet, besa qe eshte infuecuar nga kanuni.
kjo na fute neve ne harten boterore si komb me Honor.


Postuar nga kurt datë 06 Gusht 2011 - 02:54:

Citim:
Po citoj ato që tha al74
ketu me malsori po me duket shelgu .
ne teori jam ne gjak . eshte e thjeshte , shume e thjeshte te flasesh.
gjakmarrja eshte e komplikuar .
burre kush merr gjak po me burre kush fal gjak .
spektatoret anojne me shume nga e para.

e ke gabim al, e kam specifikuar qe te falesh eshte vjen nga noble souls, por e futa ne anglisht, por kur te falesh dhe kur jo eshte histori tjeter.
perndryshe nje kriminel i ndyre do shrytezoje rastin e nje naive idioti qe te fal cdo here qe ti i kerkon falje... nejse


Postuar nga BIONDIA datë 06 Gusht 2011 - 02:59:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti


bionde, raimondin e marrim nga ana jone se ai don cdogje shqiptare
sespe bota nuk na njef neve si komb per modernizimin e ktyre qe po debatojn ktu, por nga BESA e shqiptarit historikisht qe shpetonin jeten e cifuteve nga gjermanet, besa qe eshte infuecuar nga kanuni.
kjo na fute neve ne harten boterore si komb me Honor.



Se kisha menduar kete gje qe Rajmondin e kemi nga ana jone them dhe Ciljeten po leqe ajo po te jete ndonje bukurosh harron se ka shku per me mar hak e merr ne krah...


Postuar nga Glaukus datë 06 Gusht 2011 - 03:03:



Qekan nda klanet ketu : Monteg e Kapulete ( meqe ishim te gjakmarrja )


Hak Marrja - ( rast kur dikush te hyn ne hak/te bien n'qaf /tbon nji padrejtesi dhe ti ja lan ) .
Gjak Marrje - ( rast kur dikush te ka vrare dike padrejtesisht dhe ti lan gjakun me gjak )

Me i ran shkurt ... e mira osht qe mos me te ran npjese ( pra mos me te ndodh asiher ne jete ai taksirat ) pasi esht mallkim per te dyja palet . Tani per sa i perket se kush ka pas faj apo te drejte duhet te hyje ne mes nje i trete - qe duhet te jete ma i fuqishem se dy palet ( ka pas qen Leka ... ca kohe dhe Nehat Kulla per zonen e tirones .... dhe mender shteti qe kena )

Gjith suksesi eshte qe ky i treti te jete sa i fuqishem , po aq i drejte ne gjykimin qe do jape

kshu e mendoj une .


p.s. - se harrova
mu kujtu nji shprehje : Hakmarrja eshte nji pjate qe duhet servirur .... e ftohte
( kshu te merr te ligat edhe pala tjeter edhe shteti )


Postuar nga al74 datë 06 Gusht 2011 - 03:08:

Kurt , ti e dikush tjeter po flisni perralla.
femijet meshkuj qe nuk kane moshe per te rremby pushken e femrat nuk jane pre e gjakmarrjes.
shiko , gjaku ose merret ne moment ose perndryshe hyjne rregulla te tjera kanunore. e kur hyjne rregulla te tjera e fillo te vesh ne pune llogjiken fillohet te behet gjithmone llogaria se sa meshkuj ka nje fis apo nje tjeter , fillon te llogjikosh se ne sa degezime shperndahet nje fis apo tjetri e keshtu me rradhe.
me Kanun thuhet : me vrave , te vrava. hesapi ne teori mbyllet ketu sipas keshillit te "te mencurve" apo "cekiceve" te krahines por aihmè do dali perhere nji fmi i ndonje prindi qe do ndjehet i turperum pse nuk qet pushke ( kjo me shume nga presioni i opinionit). athere si shqiptare trima e patriote qe jemi ne vrasim 2 persona nga fisi tjeter perkundrazi , jemi qe jemi vrasim edhe femije...ehhhh...


Postuar nga Glaukus datë 06 Gusht 2011 - 03:19:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu

E pra, kanuni i Lekes ka qene nje zhvillim i jashtezakonshem per kohen ne te cilen u ndertua. Leka, burre i mencur, duke pare qe beheshin krime ne malsi, ndertoi nje kanun per te ndaluar krimet dhe per te krijuar disa zakone te mbara.
Ne nje pjese te kanunit behet fjale qe nese dikush vritet brenda teritorit tend, ti je pergjegjes. Pra ne kete rast malsori ishte nen presionin e ruajtjes se udhetarit te huaj, ta shoqeronte deri tek tokat e fqinjit.
Po kush mund ta vriste dike brenda teritorit te malsorit?
Mundesia me e madhe ishte qe ta vriste ose vete malsori, ose nje pjestar i familjes se tij.
Me tej. Nese kete udhetar te huaj e vriste cuni i xhajes, c'faj kishte kryetari i familjes. Ky eshte nje fare ndeshkimi kolektiv,
Ndeshkimet kolektive jane barbare.




jo çdo gje ne primitiven - eshte primitive .

" Nji dru i shtrember - prish gjith stiven "
pra eshte detyra e kryetarit te familjes dhe e te gjitheve qe familja ( stiva ) te rritet e shendoshe e rregullt . Ne rast kur kryetari i fisit/familjes e quate : " gjak te prishem " ate çunin e xhajes , ai shpetonte nga çdo detyrim i kanunit


Postuar nga kurt datë 06 Gusht 2011 - 03:24:

p.sh AL prandaj e ktheva ne pak humor diskutimin meqe tema eshte komplekse sensitive ne kulturen tone, qe mos ti marri dikush diskutimet si ofendime, qe glakus po i mbahet temes perfekt

nuk po zberthejm imtesisht kanunin ne diskutime, por kur eshte dhe kur nuk eshte moralisht e pranueshme gjakmarrja.

sigurisht qe nje njeri qe din te fali dhe jeton me nje humbje dhe e duron humbjen me shume se tjetri eshte njeri me i madh, sespe eshte e lehte te shrysh nervat dhe inatin, dhe me e veshtire te mbash veten.

por ideja qe thote ANA,1 dhe shelgu ja mbeshtet, me duket komplet absurd.
ajo thote qe une nuk e ndyj veten te marr hak dhe do jetoj jeten time si dua une.
kjo ide shpreh moskokcarje te egzistences ndaj nje vellai apo motre, dhe shpreh perokupim vetem per egzistencen e saj.


Postuar nga Deb* datë 06 Gusht 2011 - 03:27:

Kanuni ka qene funksional ne kohen kur nuk ka pat shtet por eshte tragjedi qe akoma perdoret. E keqja eshte se tani gjen perdorim ne tere Shqiperine. Kjo tregon per ''forcen'' e shtetit.
Jam kundra gjakmarrjes, por troc as vet nuk e di si do reagoja nese dikush do me prekte femijet.
Eshte kollaj te besh njeriun e civilizuar me vuajtjen e tjetrit.


Postuar nga kurt datë 06 Gusht 2011 - 03:32:

p.sh Bionde. Ciljeta ne ate rast noshta don te hakmerret me gjakftohesi, sic e shpjegon Glaukus


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 »
Trego 88 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.