Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 55 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- A po i vjen fundi i parakoheshem qeverise Rama? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18803)


Postuar nga Vizioner datë 21 Gusht 2016 - 22:40:

Citim:
Po citoj ato që tha robert
Nuk jam kopeshtar, as agronom, apo ndonje bio-teknik, ose urbanist, etj, por mendoj se ato palmat jane mbjelle pak si afer njera-tjetres dhe shume afer rruges se asfaltuar.



Hahahahaha

E gjete defektin-korrupsionin Robero. Hajde te ngrihemi tani ne greve e te rrezojme Edin ;-)

Po cer thu?! Ku i mate ti se jane afer apo larg rruges? Ne Foto?!


Postuar nga robert datë 21 Gusht 2016 - 23:15:

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
E gjete defektin-korrupsionin Robero. Hajde te ngrihemi tani ne greve e te rrezojme Edin ;-)


Korrupsion? Greve? Rrezim qeverie? C'jane keto vizione alarmante qe na hap?!? Perse na vesh gjera qe ne te urtet as i shkojme kurre neper mendje?!? E dhashe mendimin mbi afersine e palmave nga eksperienca ime e punes prej rreth 30 vjetesh edhe ne kopshte dhe bimesi. Ne mos gaboj ka me dhjetra raste gjate ketyre 26 vjeteve ku botanistet e rinj kane deshtuar me projektet e tyre. Rasti me i fundit mbjellja e disa fidaneve pemore ne liqenjte e Lures.


Postuar nga raid datë 23 Gusht 2016 - 01:27:

Re: ...nje nga dhjetra shembuj

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
3 vjet Edi Rama Kryeminister

P.S. Hyra ne qytetin e Lushnjes


Po pse me 100 metra rruge do mburresh o megafon i ridhjerjes
Pse nuk nxjerr ca fotografi nga qindra kilometra autostrade qe u ndertuan nga jugu ne veri nga qeveria qe shkoi.


Postuar nga NS-6 datë 27 Gusht 2016 - 19:08:

Vizioner, mund te sillen foto nga 25 vjet popull (Sale + Rame bashke) qe te kepusin shpirtin ne mes dhe te na bejne te kuptosh qe per 25 vjet keta jane tallur...


Postuar nga Vizioner datë 27 Gusht 2016 - 23:44:

NS-6 ke te drejte, edhe ajo Teme do te ishte me kuptim. POR, prap 25 vjetet nuk i perkasin Rames


Postuar nga Piktor datë 28 Gusht 2016 - 23:00:

Vizio na hap nje teme me te bukur apo te lezeteshme tip. Rama 15 vjet e Veliaj 2. Edhe me foto nuk do ishte keq.


Postuar nga Vizioner datë 29 Gusht 2016 - 14:25:

Po hape ti o Piktor, s"te pengon geht. Une kete Mendova dhe kete hapa. Kujt i pelqen Ok. kujt jo. Por shoh qe,ty dhe ndonjerit ketu, ia vret syte realiteti!!!!
Cdo gje qe po ben Edi Rama ju duket mut(me Nder te tjerve ketu) e cdo gje tjeter e neveritshme!
Une mendoj qe,jo vetem une por dhe cdo kush tjeter ketu me pak sy e veshe, e kupton qe Juve iu kane prek diku telat me ikjen e Saliut. Se ndryshe eshte i pa kuptueshem ky reagim.
Ju pelqen Sala,Ok. Eshte per Ju shpetimtari dhe heroji kombetar?!
NderojnI dhe.....qajeni! Eshte e drejte Juaj.


Postuar nga Piktor datë 29 Gusht 2016 - 23:38:

Nuk eshte se na duket por ashtu eshte vizioner. Ed eshte nana e rrenes ju ka rrejt mire dhe ju i keni besuar e vazhdoni ti besoni.
Lidhur me temen qe te propozova ja nje material iniciues e mjaft domethenes.


Postuar nga Piktor datë 29 Gusht 2016 - 23:40:

Ups.


Postuar nga Piktor datë 21 Shkurt 2017 - 01:24:

I pata premtuar vizionerit që titulli tjetër i temës do te ishte. #A do ta nxjerre meta ramen nga kryeministria ashtu siç bëri me bashkinë.
Pasi u mendova eureka thashë, kjo teme është aktuale.
Justifikimin e kisha ne xhep. Titull i gjatë.
Pastaj kuptohet se kjo tema nuk është ezauruar akoma.
Nese ka diçka që mund te kuptohet mirë ne këtë situatë ngërçi ku ndodhet vendi e sigurte është qe humbës ngelet rama.
Ngërç.
Në të vertete fjala ngërç aq e dashur per ramen para disa vitesh saqë u bë mjaft popullore nuk po përdoret këto ditë te ngrohta shkurti.
Kjo ka arsyet e veta.
Thjesht çështje kohe.
Ajo që është e sigurte si mbas thënieve popullore, zihen dy vete gëzon një i tretë.
Nëse i bëjmë një skaner të thjeshtë historisë sonë politike, kuptojmë se përfituesi kryesor i dyluftimeve pd-ps rezultati favorizon lsi.
Përse del fitues lsi?
Dihet se në këto kohe të vështira per ramen, nga presioni i jashtëm dhe i brëndëshem lsi ka rastin te ngrejë kuotën e vet brenda qeverisë.
Kujtojmë se qeveria dhe këtu dalim tek fjala tjetër e preferuar nga rama, mbahet nga paterica.
Paterica është si ai guri i qoshes ne proverben antike qe u bë guri i themelit.

Ps...ne temën tjetër do trajtoj blushin dhe dyzimet e burrit qe rri mbi libra dhe del ne lufte si don kishoti.


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 55 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.