Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Si mendoni kur degjoni shqiptar qe shajne shqiperine (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1906)


Postuar nga Losa datë 24 Janar 2004 - 17:25:

tung = tungjatjeta.


Postuar nga KOSOVA_21 datë 24 Janar 2004 - 20:35:

TE FLM SHUM HIRUSHIJATE PERSHENDES OJ VAJZ DHE MAJE VETEN SI SHQIPTARE MOS U DERZO

PERSHENDETIJE
HIRUSHIJA TE FLM SHUM
PO TU KISHA LUT NGA ZEMRA MOS U DREZO NDAJ KETYR MINJAKVE ANGLEZ
TI JE SHQIPTARE DHE SHQIPTARE DOTE VDESH DUHESH TE JESH KRENARE PER NACINALITETIN QE KEMI AAAAA

TUNG
E DUA KOSOVEN SEPSE JAM KOSOVAR

E DUA SHQIPRIN SEPSE JAM SHQIPTAR
TUNG NGA ZEMRA IME I PERSHENDES TE XHITH ATA QE KAN XHAK SHQIPTARI TUNG


Postuar nga jimmy84 datë 25 Janar 2004 - 00:56:

Kombinacia

O motra ku ke lindur ti ne Afganistan?Do te te them dicka:AI QE MOHON IDENTITETIN E VET NUK MERITON TE QUHET NJERI(se SHQIPTAR jo qe jo)Kjo nuk vlen vetem per SHQIPETARET por per cdo komb.OK?Pse qenka i mallkuar ky vend?Apo se te kane kerkuar para ca police idiote?MOS KERKO TE TE RESPEKTOJNE KUR TI NUK RESPEKTON VETEN (pikerisht te mohosh identitetin tend do te thote te shkelesh veten me kembe)Hajde motra udhe te mbare nga do vesh dhe ishalla s`te shohim me ketej,ne kete vend TE BEKUAR.

Mendoj qe une i dhashe pergjigje pyetjes.Vetem nje gje desha te shtoja:Kam vertet urrejtje per ata qe tallen me vendin e tyre dhe mburrin nje vend tjeter.Une nuk them qe duhet patjeter te jetosh ne SHQIPERI ose je tradhetar po ku do qe te vesh MOS HARRO KUSH JE DHE MOS E MOHO.

P.S LUM KUSH DO TE RROJE
DO TA SHOHE ZONJE

NAIM FRASHERI


Postuar nga kacurrele datë 26 Janar 2004 - 15:37:

Me vajza rendesi ka qe nje njeri te duaj vendin e vete dhe te jete krenar qe eshte shqiptar ,kjo ka rendesi se pse jemi larg dhe per cfare arsye mendoj se skan rendesi.duajeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee shhhhhhhhhhhhqiperineeeeeeeeeee.............................


Postuar nga Ana datë 28 Janar 2004 - 00:57:

Ne Fqinjet nuk na duan,Europa jo qe jo, mos ta duam dhe ne Shqiperine, vaj vatani, mjere mileti......................


Postuar nga kacurrele datë 28 Janar 2004 - 17:57:

ke plotesisht te drejte, pastaj une nuk ekuptoj si nje njeri mos e doje vendin e vete ku ka lindur, eshte rritur........................


Postuar nga artilio datë 31 Janar 2004 - 21:15:

Mbi te gjitha pershendetje te gjitheve.
.............................................................

Eshte e veshtire te flasesh per kete teme dhe ne te njejten kohe te bindesh te gjithe,por nje gje eshte e sigurt ne kemi lindur ne Shqiperi dhe nje atdhe te dyte nuk do te gjejme ngado qe te shkojme.
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
Te jetosh nen ndjenje e te qenit me pak se nje USA,Gjerman,Francez apo
Italian eshte e padeshirueshme dhe trishtimi te sjell deri ne nje pike qe
mund ta quajme te qenit i pafuqishem.GJithçka qe mund te besh do te jete
asgje.
Nuk eshte qe une e ndiej veten keq se jam me i varfer,por e ndiej veten
keshtu se jam shqiptare.(ata qe jetojne jashte me kuptojne)
Lind pyetja:çfare kane ata me shume se une,ose per te folur me qarte
çfare kane bere ata qe duhet te ndihen me,me ,me.........,me teper se une?
< 1)ata me te miret i kane lene te zgjedhin(Usa,Gjermani etj.)
2)te mesmit ne shtete te tjera(..............................)
3)dhe ne te mjeret qe kemi dale te fundit na kane thene qe te zgjedhim nga shtetet qe kane mbetur d.m.th vetem Shqiperia>>.
.......................................................................................................................
Kjo periudhe eshte e veshtire per te gjithe dhe te gjithe jemi te pakenaqur
kush me shume e kush me pak,per te mos thene qe jemi te zhgenjyer.
Gjithe kjo eshte e drejte sa edhe vete jeta.
Por ne jemi vetem te inatosur me jeten,me gjendjen qe ndodhemi por jo me Shqiperine,me te kurre.
Askush nuk eshte i inatosur me malet,me fushat,me qytetet,me muret,me vendin askush,askush.
Por jemi te inatosur,shume,deri ne piken qe ndan autokontrollin me çmendurine dhe nuk e di se per sa kohe mund te rezistojme akoma;jemi te
inatosur dhe duhet,vetem me disa persona:me ata persona qe mund te bejne diçka per vendin dhe nuk e bejne;vetem me keta jemi te inatosur.
Jo me Shqiperine,askush nuk e do me shume se ju,...........,ne..........une.
....................................................................................................
Kemi te drejte dhe çdokush ka menyrat e veta per te shprehur pakenaqesine ndaj çdo gjeje,por diçka qe ne shqiptaret e kemi me te theksuar eshte qe nuk duhet te ekzagjerojme ne gjithçka.
Sepse kjo shpreh prepotence ndaj te tjereve dhe domosdo ngjall polemika
dhe asnjehere konsensus.
Jeten te nderlikuar e bejne vetem shqiptaret ne Shqiperi dhe askush tjeter,por ata qe drejtojne vendin kane nje parim:sa me i varfer te jete populli aq me thjeshte do te jete per t'i mohuar te drejtat;dhe sot te te respektohen te drejtat nuk do te thote vetem te jesh i lire,sikurse te jesh i lire nuk do te thote te mos jesh i ngujuar,i pushtuar nga nje i huaj apo te jesh i burgosur.

Te gjithe shqiptaret duan te dine se deri kur vendi yne do te jete keshtu?!
Askush nuk di t'i ktheje pergjigje kesaj pyetje dhe eshte kthyer ne nje ekuacion te pazgjidhshem tashme.
Por do te doja te thoja qe deri kur pushtetaret te kene frike nga populli(ne kuptimin qe nuk i japim voten)dhe deri kur populli nuk do te kerkoje te drejtat e veta me kembengulje askush nuk do t'i jape gje,perkundrazi do t'i marrin edhe ate qe ka.Dhe me thoni nese nuk eshte keshtu,deri me sot te pakten.
Neqofte se ne shtetet evropane kerkohen mireqenie dhe rroga me te mira,tek ne duhet sepse nuk durohet me,te kerkohen ,drita,uje vende pune,me force duhet te kerkohe.
Deri atehere mos prisni asgje te re sepse nuk do te kete per ne asgje dhe besoj nuk duhet te presim edhe 20-30 vjet per ta kuptuar.
......................................................................................................................
Pershendetje te gjitheve.
Ne qofte se dikujt i pelqen te me thoje diçka o edhe gjithçka mbi ato qe kam shkruar ose mbi kete teme,mirepres te gjithe ne kete adrese:
ilcretino10@yahoo.it


Postuar nga kacurrele datë 01 Shkurt 2004 - 20:18:

bravo artilio ti po qe je shqiptar. ke te drejte qe shqiperia po perjeto nje periudhe qe e kane perjetura te gjitha vendet po ne nje te ardhme do behemi dhe ne si vendet ku studiojme o jetojme tant, po duhet vetem pak shprese...............................


Postuar nga sheki datë 09 Shkurt 2004 - 18:54:

Smile ne duhet te mburemi q ejemi shqiptar

nuk mendoj se ndokush munt ta shan vendin e vet vetem ne qoftese eshte teper i revultuar por edhe ateher nuk duhet te shahet shqiperia e sa i pewrtket atyre qe e shajn shqiperin ato nok jane shqiptar por


Postuar nga arsona datë 17 Shkurt 2004 - 14:15:

Si ndihem kur shajne shqiperine???
Haa ketu ku une jetoj se kam pranin e shum shqipetareve, dhe kur degjoj nje theks shqipetari ose qofte edhe nje fjale ndihem sikur ate person e njoh prej kohesh, por kjo eshte une por ka disa te tjere qe ju vjen turp te thone se jane nga Shqiperia.
Nje dite ne pune vjen nje alamet buri dhe duke e ndihmuar per cka i nevojiteshe po i kerkoja dhe disa informacione si emer mbiemer e gjera te zakoneshme ne cdo aplikim qe dikush mbush. Kur i lexoj emrin mu duk shume emer i njohur dhe emer shqipetari, dhe e pyes se nga jeni me origjine pasi e ne te folur keni pak theks. Dhe pergjigjia qe mora qe jam nga shume large ti se di se ku i bie me mire mos e them. Po nga je shtova une per kureshtje me teper. nga nje vend far away tha ai edhe i don't really like talking about it. dhe me ne fund shtoi I am from Albania. une mese e sigurt qe ishte shqipetare i shtova ne shqip te pyeta e kembengula me teper nga mbiemri se mu duk shume i njohur ne gjuhen time. Ai mbeti shume i shtangur por ne te njejten kohe u ndihe dhe keq pasi tha se kam kohe qe kam ikur dhe sdua te them nga jam une jam nje citizent amerikan tani.
Kjo me beri shume pershtypje dhe vertet dua te them ndiheuni krenar te thoni nga jeni pasi asnjerit nuk i mungon kultura apo dituria edhe asnjeri nga ne nuk ka dicka te manget ose te paket nga keta njerez qe e kane pasur vetem fat te lindin ne nje vend me te perparuar se ne, perkundrazi se di ju por une kam qene e vlersuar nga shoqeria ketu se jame nje Shqipetare dhe me perpjekjet e mia edhe pse rrjedh nga nje vend me perparim me pak te zhvilluar se vendet e tjera kam harritur te njejta gjera edhe ndoshta pak me shume se keta njerez qe jane lindur e rritur ketu ku une ndodhem sot. Historia e vendit tone na ka lene shume qe ne te kuptojme me qarte veshtiresit e jetes.
Me ndodh shpesh here qe me pyesin nga jeni ju? dhe une ju them Jam Shqipetare. Pothuajse 90 % e ndjejne veten e injoruar pasi nuk e din ku ky vend ndodhet, ju do thoni por ne nuk jemi vend i zhvilluar te njihemi ne bote. Une per vete sjame ndjere keq kur thone se di ku i bie pasi ajo eshte injoranca e vet atyre qe nuk e dine pasi Shqiperia ka qene e do te jete gjithmone ne harte si kundersi te gjitha vendet e tjera.
Me pak fjale mos mohoni te thoni nga jeni nese e beni kete keni mohuar veten tuaj dhe te kaluaren, gjithashtu mos lejoni dike tjeter te shperndaj urrejtje ndaj vendit tuaj, nese e beni kete e keni lejuar ate person te ju urrej ju.


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.