Forumi Horizont | Gjithsej 30 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- E Merkure 3 shtator 2003 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1968)
Gjithcka eshte bosh pa ty sot.... ndihem bosh, e zbrazet dhe cuditerisht nervoze ndonese nuk me ndodh kurre. nuk bej gje tjeter pervecse rrotullimit te unazes qe me ke dhuruar... fiksoj murin ne nje pike qe as nuk duket dhe as me ben te mendoj ndonje gje por thjesht per te kaluar kohen a ku di une. me mungon, me mungojne fjalet e pathena sapo zbardh, te dua e psheretire ne vesh ne oret e para te mengjesit.... me mungon
Jam i lodhur por mbi te gjitha jam i gezuar.Jam i lodhur por mbi te gjitha fillova serisht pune.Jam i lodhur,por mbi te gjithe kuptoj qe te nisja 76 e-maile ne azienda te ndryshme dha frutet e saj.
Kohet e fundit jam shnderruar ne nje koala,plogeshtia me kapte sa hapja syte ne mengjes.....e mgjt i dhashe nje zgjidhje.Orari qe ben per mua,kushtet minimale....jo ne ato azienda ku shefi ne zyre te flet ne italishte korrekte e jashte saj leshohet ne nje dialekt te shfrenuar.Apo nuk ishte shefi??!!Bohhh,cilido qofte ai tipi qe bertiste sot ne mengjes,une tani s'ja kam ngene akoma.
Jam i lodhur por mbi te gjitha kam nevoje urgjentisht per nje dush te ngrohte...Jam i lodhur,por i lumtur.Kjo e fundit me mjafton.
Sot filluam greve.Nje studente e trashe me gjyslyke dhe ca rroba te latyrisura hyri dhe beri te ditur qe studentet do bejne 2-jave greve kunder ngritjes se taksave te studimeve.
Vazhdoi te fliste dhe nja 15 minuta brockulla kur nga mesi i salles u degjua nje klithme :"Liri,demokraci!"
Isha une.Sesi mu ringjallen kujtimet e qemotshme dhe nuk u mbajta dot.Askush nuk kuptoi c´do te thoshte klithma ime (fati i keq e donte te mos kisha shqiptar tjeter per mbeshtetje)por efekti ishte i madh.Salla u ngrit dhe iku.
Me vone me takon privatisht studentja batalle (se ciles i shkonte ndonje emer i tipit : Thomaidha ose Vangjeli ose fundja edhe Frose) dhe me fton te futem ne kryesine e organizimit te greves.Pergjigja ime perbehej nga dy fjale:"Gris b...!"
11.15.03 30 nentor 2003 15°
Numerimin per se mbrapthi e kam filluar prej nje muaji.....
-5
Pashe refleksin e syve te trishtuar ne xhamin e makines,dhe si nje vale e ftohte me pushtoi te teren ne erresiren e atije mengjesi.Por nderkohe cdogje rimerr ritmin,dhe mbas pak duken rrezet e para te diellit...
Teksa po kontrolloja forumin me erdhi ndermend dicka.
Shikoj nje djale dhe nje vajze qe po te ishin njohur ne jeten reale do dashuroheshin, do benin dashuri, do putheshin gjate. Pastaj... pas nje jave epshesh dhe impulsesh jete do pyesnin si padashur njeri tjetrin: "Me ke je ne politike?"
Ai eshte me te djathtet, ajo me te majtet. Ehhh, te dy ja kepusin nje te qeshure. Ai mundohet ti mbushe mendjen asaj, ajo gjithashtu atij. Pas 60 sekondash dialog e kuptojne qe te dy jane te vendosur ne deshirat e tyre politike. Ja kepusin serisht te qeshures dhe puthen fort...
Te dua - i thote ai
Edhe une - peshperit ajo
Mbase dashuria eshte mpleksja e gjerave te ndryshme, njohja e gjerave te reja. Mbase fakti qe nuk shihemi apo puthemi dot ben qe ato 60 sekonda te zgjasin 60 dite ne forum, por jam i sigurte qe realiteti do bashkonte shumicen prej nesh ne nje restorant te bukur ne Tirane.
Dashuroni pra njerez...
Oggi mo sono fatto un mazzo come Grottamare......
Ho voglia di uscire al terrazo di casa e di strillare al vicino di casa,che puntualmente ogni mattina di questa estatte mi faceva la sveglia con Giggi D'Alessio.........
-3!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
....
trishtim dhe gezim,nje perberje ndjenjash qe s'te lejon as te gezohesh por as te hidherohesh...
They say that what you mock
Will surely overtake you
And you become a monster
So the monster will not break you
Ne hapesiren e shpirtit tim ndjej dhimbje. Kush e di sa e madhe eshte nje hapesire shpirti? Imja eshte hapesire e pafundme mbushur plot dhimb-gervishtje. Nje shpirt qe renkon, nje zemer qe lenkon... nje njeri qe dhemb. Po ju prezantohem, ky isha une, me quajne - vuajtje pa kufi...
Gjithsej 30 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 292 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.