| Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Krijime nga une (Vitore) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2505)
Kam Frike..
"Te dua me thua
Me shume se ti mua"
Por zjarri qe ndezem te dy
Kam frike se te rri vec ne sy..
Mos bera faj?
I flet zemra zemres, e flet poezia
Malli perflaku cdo varg te saj
Te cmendur me beri kjo dashuria
Te dua ty, mos bera faj?
Per Bjedumin
Me falni qe po i drejtohem Bjedumit ketu , por s'di si te veproja ndryshe , pra Bjedumi , kur shkruan poezite e te tjereve, duhet te vere dhe autorin , si ka bere me poezite e te madhit Ali Podrima Poezia Je pranvere eshte shkruar nga Petraq J Pali ne disa lista te tjera shqiptare plus marr nga nje libri i tij ashtu si dhe poezia e mesiperme shkruar nga Mardena kelmendi , ne po keto lista shqiptare , dhe marr nga libri i saj me poezi "Fala qe te jetoj
Pa keqkuptim
Vitorja
Po mi lal po...po kam harru...sorry....mend per here tjeter...rrofsh
Ngjyrat
E dua rozen ne te gjitha lulet
Agimet pranverore, kur dielli del
ne faqet rinore, kur vjen dhe ulet
Tek foshnja e njome , qe nenes i qesh
Pas saj vjen e kuqa.E dua-Se dua..
Ate diktatura e mbajti-flamur
Sa jete ajo mori, oh, mos ma thuaj
I them une sot"Mos ardhsh me kurre"
Kudo qe shkoj me ndjek si dreq
Kjo ngjyre e kuqe ne rruge kur dal
Ndez semaforin si sy ne qelq
E hapit tim i thote"Ndal!
Ndal , thot e kuqja e ambulances
Ndal , thot zjarrfikesja , me ulurim
Dhe une ndal hapin , uroj menjane
"Vrapin drejt jetes ta kene vetetim
E kuqja ngjyre , ajo qe une dua
Rri te flamuri i shenjte kuq e zi
Sa here buz't e mia me te u takuan
Nga shpirti buroi per te poezi
Rri ngjyre e kuqe , ajo qe une dua
Petalesh lulekuqesh , mbi ty trendafil
Tek buzet e njeriut perjete dashuruar
Tek buza ,qe kengen e bene si bilbil
Ja dua pranveres cdo ngjyre qe cel
Aromat e saj me hyjne ne shpirt
Me thoni:
shkul urrejtjen, se shpirtin te zbeh
Ne vendin e saj , dashurine , ti , mbill
Eklipsi i diellit
U fshehe a te fshehu hena
O diell i bukur , i ngrohte
E toka u nxi krejt e tera
E ndjeme te gjithe ne ftohte
Pa ty disa caste , pa ty
E toka u ftohe e u nxi
Te shohim te gjithe ne sy
Si sy i nxite ngjan ti
"O Diell mjaft luajte me henen
"Te fsheh a me fsheh mua ti
Pa ty erresira e rende
Eshte vdekje per token, e di?
Me ty!
NJE-domethene NJE
NJE dhe NJE bejne DY
Une doja te isha NJE
Por, eshte e pamundur me TY...
"PIJETARi..(Humoreske)
Thone se njeri pinte shume
(Kete e dinte dhe ai)
Fjalt' e botes rridhnin lume
"E do cezmen me raki.."
Per cdo hall e shqetesim
Thosh alkooli me shpeton
Vec aty gjej ngushellim
C'ka se jeten me shkurton"
Por mes avujsh te alkoolit
Bente sherr, zullum te madh
Thosh "s'ka gje se ju s'me doni
Une me pije ju marr hak"
Por,"Hakmarrja" shpejt haroej
Sa mengjesi celte prap
Me pendim ne shpirt na cohej
QE te niste diten mbar
Sa takonte nje qe e ftonte
"Haj, te pim nje gote raki"
C'kish premtuar shpejt harronte
Niste pijen pa kufi
Thosh ca fjale qe gjuhes ngecin
"Quajn te diturin DIJETAR!
Per cudi pijanecin
Pse s'e quajne PIJETAR?
Enderr e prere
Mbeshtetur tek une te gjen cdo mengjes
Koka jote tek gusha ime
Une zgjimin tend mezi e pres
E puthjen tende mes perqafimesh
Syte te m'i celin puthjet, dua
Buzeqeshja jote te thot"miremengjes"
Dora ime te krehe flokt' e tua
Por zgjohem me enderr
te prere ne mes..
Lere gjumin te na marre
Nuk mund te largohem me nga ty
Asgje s'mund te jete "Kohe e shkuar"
Lere ti gjumin te na marre te dy
Dhe zgjimi te na gjej te perqafuar..
| Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 » Trego 63 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.