Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Zoti. Egzistenca e Tij dhe ndikimi i Tij ne jeten tone. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2911)


Postuar nga Klodel datë 15 Dhjetor 2003 - 23:27:

mendoj qe nuk ka nje sekonde ne jeten time ne te cilen mos e ndiej Zotin prezent. e di qe njerezit kane vullnetin e lire te zgjedhin rrugen e jetes, por mendoj se jeta ime eshte absolutisht e drejtuar nga Zoti dhe gjithshka ja le ne dore atij, sepse i di gjerat me mire se une.

Si i thone Ti je mik me i mire per mua sesa jam une per veten time.

Di qe me eshte gjetur prane ne momentet me te veshtira dhe nuk me ka lene asnjehere vetem, edhe ne ato momente kur duket shpesh sikur s'ka me shprese, gjithmone krijon nje balance ne jeten tende. merr dhe jep, dhe i gjithe qellimi eshte qe te kujtohet, qe ti te ecesh ne nej stad me te larte, dhe te jesh me afer tij shpirterisht, te shkeputesh nga kjo bote dhe ate ciltersine e shpirtit tend asgje materiale mos e preke. Ai nuk ka nevoje per ne, por jemi ne qe kemi nevoje per ate.

te teston, te provon, te provokon me 100 000 menyra, dhe nese bindet qe shpirtin e ke te cilter gjithsesi te jep shperblimin qe meriton.

Per vete i jam mirenjohese ne pafundesi.


Postuar nga Endri datë 16 Dhjetor 2003 - 05:33:

Mos prit te beje Zoti dicka Per ty por ti Dicka per Veten Tende.

Them qe njeriu duhet te besoj pasi eshte mire te kete nje stimul ne jete ne kete rast fetar.

Zoti nuk drejton jeten tone por veprimet tona e drejtojne ate. Them se Zoti eshte gjykatesi me i mire i jetes sone dhe sesa mire ti vleresohesh varet gjithcka nga ty duket filluar nga puna shpirti mireqenia dhembshuria e etj etj..

Ti e drejton Udhen e vete dhe ka disa rruge per t'ja arritur qellimit te gjata e te shkurtra dhe te gabuara dhe se cilen ti zgjedh ajo varet nga vetja jote pasi ti je i fuqishmi i vetes e jo Zoti.

Pershendetje


Postuar nga naki datë 02 Janar 2004 - 19:45:

çka është Zoti

Unë mendoj se Zoti është i pranishëm çdo kund dhe në çdo vend, dhe ne duhet ti besojmë dhe ti nënshtrohemi dëshirave të tij. Zoti na bekoft.


Postuar nga MEDVEGJALIJA datë 02 Janar 2004 - 20:02:

Si vepron Zoti në jetën time

Zoti është mrekullia më e madhe në botë . Zoti është krijuesi më i madh në botë,Zoti e ka krijuar planetin tonë dhe të gjitha gjallesat njerëzore, shtazore dhe bimore. Jeta e këtyre gjallesave mbi planetin tonë dirigjohet në mënyrë apsolute . Të gjitha proceset që ndodhin në ambientin që na rrethon Zoti i dirigjon dhe i kontrollon në mënyrë apasolute, unë jam në përcjelljen e Zotit 24 orë pa ndërprerë , Zoti me trurin tim dirigjon 70%, e unë trurin tim e dirigjoj 30% përmes karakterit që ma ka dhurue i madhi Zot. Në këtë 30% unë dhe të gjith njerëzit e botës kur bëjnë vepra të mira zoti na shpërblen, kur bëjmë vepra të liga Zoti na denon. Zoti gabimet nuk na i fal , gabimet i falim ne vet duke mos i përsëritur më. Zoti është i pavdekshëm kurse të gjitha gjallesat janë sikurse gjethet kur në pranver dalin dhe në vjesht bien në tokë dhe kalben , këtë proces Zoti e përcjell shekuj me rradhë, pra ky Zoti dhe kështu Zoti vepron në jetën time.


Postuar nga MEDVEGJALIJA datë 02 Janar 2004 - 20:11:

Si vepron Zoti në jeten time?

Një përmirësim gabimi: në vend Ky ...... Zoti duhet të jet Ky është Zoti.

kërkoj ndijes.


Postuar nga _Q_I_M_I datë 02 Janar 2004 - 20:30:

Pershendetje.
Zoti ka ber shum gjera ne jeten time qe nuk mundem ti pershkruaj.
Mbi te gjitha zoti i madh me thuroj jeten.
Zoti ne jeten time gjithmon ka vepruar .


Postuar nga hirushja datë 03 Janar 2004 - 00:39:

Them se Zoti te ben te njohesh edhe te miren edhe te keqen ne jete. Nuk mund them qe perhere ma ka dhuruar nje jete te lumtur, por them qe me ka bere me te forte.

Ndonjehere mendoj qe Zoti i jetes time jam vet une. Une jam ajo qe e rregulloj jeten time dhe une jam ajo qe nuk di si ta mbaj.


Postuar nga djal_qefi datë 03 Janar 2004 - 22:21:

tek mua ZOTI vepron edhe mire edhe keq

ZOTI ma dhuroj vet me fuqine e tij SHENDETIN dhe LUMTURINE
shendetin akoma e kam por lumturine ma mori perseri
kjo do te thote qe me mori engjilleshen time qe e doja


Postuar nga FIONA datë 09 Janar 2004 - 18:40:

Lightbulb ZOTI EKZISTON

E di qe ka njerez qe akoma kane dyshime mbi ekzistencen e nje Zoti dhe me thene te drejten me vjen keq per ta. Jo sepse jane per te ardhur keq, te mos keqkuptohemi, por nuk arrij ta kuptoj sesi mund te jene aq te verber sa te mos e vene re se ka aq shume gjera te perkryera. MEDVEGJALIJA thote se Zoti eshte krijuesi me i madh ne bote, ndersa une them se Zoti eshte krijuesi i vetem ne bote, dhe si krijues eshte i perkryer. Ai eshte nje krijues i perkryer qe krijon vetem gjera te perkryera. Jeta ime eshte e perkryer qe kur une i perkas Jezu Krishtit. Normal, ka edhe momente apo situata kur jo cdo gje shkon sipas parashikimeve te mia, por une e di se Zoti eshte gjithmone prane meje, edhe atehere kur cdo gje duket e erret. Uroj dhe lutem me gjithe zemer qe te gjithe ata qe e quajne Zotin nje qenie fiktive ta njohin ate ne jeten e tyre. Atehere po qe secili prej tyre do te mund te thoshte me plot gojen dhe me bindje te plote se Zoti ekziston dhe se nuk eshte nje gjykates sic e shohin disa, por eshte Burim Dashurie dhe Force.


Postuar nga anaz datë 09 Janar 2004 - 19:46:

Pershendetje

Pershendetje te gjithve dhe jam shume e lumtur qe Zoti eshte kontrolluesi i Jeteve tona.

Ndersa se per Aliun do te thoja qe Zoti nuk na jep kurre me shume sec mund te durojme dhe per kete jam shume e bindur, gjithcka qe na jep eshte nje prove per ne se sa besnik i jemi Ati.
Pra perballo gjithcka me gezim qe ke Zotin ne krah dhe ai nuk te braktis kurre dhe te qendron prane ne cdo moment dhe keshtu veshtiresite tona do te behen te perballueshme.
Eh te dashur vellezer Zoti eshte mbeshtetesi kryesor i joni dhe mos e harrojme kete dhe ti qendrojme sa me prane Ati.
Ai nuk na braktis kurre edhe kur ne na duket e kunderta por na do sepse eshte ai qe na krijoi.


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 137 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.