Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Per ty qe nuk e dite kurre sa te desha (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3006)


Postuar nga diabolic datë 22 Qershor 2006 - 23:47:

Citim:
Po citoj ato që tha rumial
pershendetje diabolic
citoj
E takoj imazhin tend mbremjeve vone ,neper erresiren e ndergjegjes . Shikohemi sy me sy dhe sthemi asnje fjale nuk e di perse .Ndoshta sepse fjalet jane te teperta apo ndoshta se ne te dy e vrame shume njeri tjetrrin ashtu pa dashur ....

mos u lodh kot se nuk te kuptojne kurre. Mik i dashur je ne kufirin midis endrres dhe realitetit. Ne zemren tende poetike nuk ze vend meskiniteti.



Faleminderit rumial po skemi cte bejm kete jete duhet ta jetojm ashtu si te na vij ,edhe nese eshte meskine ne nuk kemi frike prej saj ...

Gjithe te mirat ...


Postuar nga Enya datë 23 Qershor 2006 - 00:39:

Question

...Perdora te gjitha gjuhet e jetes me ty,-por asihere s`me dhe cfare kam merituar.Si gjithe ditet e tjera plot grindje(per hicgje)-dhe ku grindemi se(ne telefon)...e sotmja krejt boshe me theri krejtesisht

ndergjegjen.

Dreq ndergjegjet sa shuem vritesh?-i flas vetvetes me kete gjuhe...

Me vrasin shume fjalet e tua,te pamenduara besoj(mundohem te te justifikoj serish-sic kam ba gjtihmone);

"Une s`te kam llogarit kurre se existon!"-me the nepermjet tel...

Ndoshta sme beson, por krejt trupi mu rrenqeth...mu ba puprra puppra te vogla,dhe u zverdha ne fytyre...Nga me erdh ajo fjali???

Nga ti???Qe per ty kam sakrifikuar jeten time, te ardhmen time,

dipllomen time, prinderit e mi,miqte, miket,

vetveten....

U ndjeva e lodhur...e vdekur perfundimisht...vetem nga nje fjali e jotja teper e helmet per ndergjegjen time...

Une te thashe:-"Ok, shiko jeten tende pa mua, ca pret???Merr plackat, dil!Ik!"

...ka tre dite qe as me thua miremngjesi apo mirembrema...S`e kuptoj perse jetojme bashke!S`e kuptoj perse kam ul kaq poshte

ndergjegjen time...mbase mund te ja dal VETEM, ma mire mbase!!!

POr me mungon guximi, me pengon dicka...qe sdua te flas per TE...

Nuk po flas marrina, as po filozofoj,-por me shkruan shpirti krejt

i lenduar

nga padrejtesitte qe po me dhuron kjo shejtan jetet...,

ma mire te ik une!!!Ma mire....PO ku te ik se???!!!

---------------------------------------------------------------------------------


Postuar nga diabolic datë 23 Qershor 2006 - 02:30:

Helga kush nuk te ka dashur ty nuk ka ditur te doje veten, e ka mohuar veten ne momentin kur nuk te ka dashur kurre .Kurre nuk te ka merituar , kurre nuk do ta dije se ti mund te ishe e gjitha jeta e tije, sepse po te ishe ti me te jeta e tij do te kish nje kuptim...


Ps:Yllo perpiqem te te shkruaj mesazhe private por smundem se e ke ndaluar ti .Doja te te jepja pergjigje per ate qe me pyete por nuk munda.Gjithsesi ta dishe qe une jam gjithmon Diabolic...


Postuar nga Enya datë 23 Qershor 2006 - 03:38:

Smile

=Si gjithmone me ngushellon prania jote aq e dashur dhe me vlere per mua...Te kam pas gjithmone xhan dhe gjithmone do te te kem...

Sepaku kam lan nje vend ku te mbeshtes idete e kokes sime..., per me teper

ti me njef mire-ja kam dal mbane gjtihmone vete...her mire-her edhe ma mire...sepse kam pas gjithmone deshiren e mire

dhe pse mund te kem humb une, ka randesi qe te tjeret fitojn nga miresia ime...

dhe kjo me lumturon, me ka lumturuar gjithmone...

Ah, Adi...sa keq qe s`ndertuam nje shtepi tonen?

Ne breg te detit ku kalonim pasditet e vona ne Shengjin?!
=

Kisseeessssssss, -ahahahahahahahahahahahaha-vetem ti lumturon

me fjale...

Hey e ke pa Shkodranin e Qeshun ndokund?Se me ka marre malli per te.Ishte i mire dreqi, me vjen keq qe s`e perdhunova dot,

ahahahahahahahahahahah---sjam bash mire jo!!!Ndaj dhe spo di ca shkruaj...

Mesazhet pv te hapuna jane,-se kuptoj pse nuk em dergon dot mesazh...te perqafojjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj plot mall dhe lexohemi...ne pamundesi te degjohemi...


Postuar nga roke datë 23 Qershor 2006 - 08:31:

Re: Dashuria

Citim:
Po citoj ato që tha anaz
DIABOLIC,
Me vjen keq qe dashuria te ka ber te vuash por me duket se nga ty e lexova dicka ku thoje dashuroni pa marre parasysh vuajtjen.
Mos kujto se je i vetem ne kete vuajtje, eshte nje semundje qe ka prekur shumicen e njerzve.
Te pershendes shume...


ehhh desperato desperato.
nje dolli per anaz meqe paska rene dhe dale nga dashuria dhe per mikun tim Diabolik,kete Milanist te betuar.

hej ,hej forumsa:p

ROSSO NERO SIAMO NOI!
MA CHE ...SIETE VOI
MILAN MILAN MILAN!!!!


Postuar nga Eyesight datë 23 Qershor 2006 - 14:21:

Nje gje nuk do te ta fal kurre: ate shikimin si i bezdisur. Vetem nje here e pate ate shikim... e une nuk do ta fal kurre!!! Nese nuk e kishe kuptuar - une afrohem shume ngadale me te tjeret, por kur dua te rri larg thjesht e bej dhe aq, pa zhurme ndonjehere... te isha larguar shume kohe para se ti ta kuptoje, shume me pare sesa te tjere te na rrinin prane.. kete nuk e kuptove asnjehere, as ti as te tjeret... kisha kohe qe isha larguar... shume kohe...


Postuar nga everlast datë 23 Qershor 2006 - 22:05:

E kam kerkuar driten atje ku nuk ishte , atje ku nuk mund te jete kurre .Nuk e di por kam pasur gjithmon endrren qe te zbuloj dicka neper humnera te paeksploruara,te zbuloja atje ne humneren e shpirtit tend ndjenjen .Te jetosh neper erresire te ben te verber ,te ben te shikosh vetem ate qe ti ke deshire te shikosh , nuk e shikon kurre skamjen dhe vuajtjen qe shpirti lind . I thame lamtumire njeri tjetrit qe pa u njohur se pasi u njohem njeri tjetrrin vec e vrame .Me shfaqesh here pas here ti bashke me silueten tende , hijen nuk e ke me pas teje sepse dhe ate e ke mashtruar me dashuri te rreme .Fal dhe do te harrosh thote nje mikja ime, por une ty te fala gjithcka edhe shpirtin .Sepse shpirtin nuk ja shita djallit jo, por ta shita ty .Te fala shpresen dhe ti shpresen time e perdhunove endrrash neper makthe duke genjyer mua , veten dhe boten .Tashme e vetmja gje eshte te te fal gjithcka edhe jeten dhe vetem atehere shpresoj se do te te harroj ...


Ps:Se mos e merr seriozisht moj se ti e di qe sma ndien shume mua, ste kam ty do kem ndonje tjeter, gjithsesi kot ma kane vene namin e keq mua ...:p


Postuar nga rumial datë 24 Qershor 2006 - 00:23:

re milanist

roke noi siamo INTERISTI e non abbiamo mai rubato niente a nessuno
come juve e co.

pershendetje vellazerore nga Brianzza NERAZZURRA

respekte


Postuar nga diabolic datë 25 Qershor 2006 - 15:55:

Re: Re: Dashuria

Citim:
Po citoj ato që tha roke

ehhh desperato desperato.
nje dolli per anaz meqe paska rene dhe dale nga dashuria dhe per mikun tim Diabolik,kete Milanist te betuar.

hej ,hej forumsa:p

ROSSO NERO SIAMO NOI!
MA CHE ...SIETE VOI
MILAN MILAN MILAN!!!!



Te lumte goja ty dhe nga fitorja ne fitore , te paca se ty te kemi per keto pune ...


Chi e milanista e un bravo ragazzo
chi non e milanista di calcio non
capisce une cazzo ...:p


Postuar nga diabolic datë 15 Tetor 2006 - 16:45:

Cfar kujton se eshte nje dashuri e humbur ?Nje cast shkujdesur e harron dhe ajo nuk ka qene kurre pjese e jotja .Ah sikur te ishte keshtu ,sikur me caste vrasese te vrisnim kujtimet dhe ndjenjat qe dikur na mbanin gjalle dhe tani na vrasin pak nga pak.Te dua ,te kam dashur ,me do a me ke dashur tashme ska me rendesi .E rendesihme eshte se agimeve nuk do te kemi njeri tjetrrin per krah por...vetmin ose dashnore une o dashnor ti po kurre dashurine.Nuk e ditem kurre se u deshem aq shume sa edhe u vrame.


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 54 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.