Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 »
Trego 107 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Teste Letersie (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=207)
-- Gjejeni kush i ka shkruar keto vargje.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3728)


Postuar nga unforgiven datë 23 Shkurt 2005 - 05:06:

"re me pantallona", dhe Maria eshte vajza qe Ai ka takuar ne Odessa. Nuk e mbaj mend ne eshte tek prologu apo ne pjesen e fundit..


Nuk e di tamam ne perkthehet keshtu ne shqip poema, ne se jo dicka e ngjashme..


Postuar nga lorie datë 23 Shkurt 2005 - 07:09:

Shume sakte.
rradha jote tani.


Postuar nga agata datë 25 Shkurt 2005 - 16:15:

Po e marre un rradhen te me falni..

Gjejeni te kujt jane keto vargje.

Ti qave

Ti qave dhe me the me zë te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Athere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.

Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Athere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.

Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.

Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish.


Postuar nga jimmy84 datë 25 Shkurt 2005 - 16:35:

Sabina kjo me sa mbaj mend eshte vjershe e Kadarese. Ne fakt dallohet edhe nga stili.


Postuar nga agata datë 25 Shkurt 2005 - 18:02:

Bravo jimmy e ke gjetur..

ne fakt ashtu eshte dallohet stili i Kadares..

tani ta marri kush te doje rrallen..
pacim


Postuar nga agata datë 26 Shkurt 2005 - 17:28:

Hej e mora prap vete rradhen..

gjejeni te kujt jane keto vargje..(nuk eshte e veshtire ne fakt..)


Mbramë
qiella dhe hyjt e vramë
një ngjarje të trishtueme panë:
Hije... jo! - por një grue
me ftyrë të zbetë edhe me sy
të zez si jeta e saj,
me buzën të vyshkuna në vaj,
me plagë në gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt të grisun,
me hije grueje,
një kens këso bote,
një fantom uje
vallzonte valle në rrugë të madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambë të zbathun,
me zemër të plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokë të thime,
me ndjesi të ngrime.
(Dikur,
kur gjit' e saj me kreni
shpërtheheshin n'aromë,
kur ish e njomë -
atëherë e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall' e çmendun
në rrugat e qytetit tonë,
një jetën e fikun, një jetë e shterun,
shpin i molisun, zemër e therun,
një za vorri, një jehonë
që vallzon natën vonë
nëpër rrugat e qytetit tonë.


Postuar nga i/e paregjistruar datë 26 Shkurt 2005 - 22:23:

me duket sikur asht e migjenit. E di qe e kam lexu ne tetvjecare dhe si stil me duket si i tij. Po mos te jete do me vije shume turp (megjithese jam 99% e sigurte) se me duket shume e perafert ne ton dhe stil me vjershen e lypsarit.


Postuar nga agata datë 27 Shkurt 2005 - 00:33:

keila bravo.

E ke gjetur ..eshte i famshmi Migjeni
poema titullohet BALADË QYTETSE

ta kam lene ty rallen tani, ose le ta marre kush te doje (un kisha hyre pa rralle per vete)
bye bye


Postuar nga Roneo datë 27 Shkurt 2005 - 01:28:

po keto kush i ka shkruar?

1.

Sir-rezet e ezelit un` e ti s`I di
Këto shkronja gjëzash s` I njoh un`as ti
Prapa perdes folmë, ç`folmë që të dy.
Kur të ngrihet perdja ngelim në habi!

2.

Ata që përfshtullën vertutat pa anë
Në mbledhje vertutash qiri shokësh janë
Nga kjo nat` e errët s` duallën në rrugë
Nga një preçart folën dhe në gjumë ranë.

3.

Me pahir më pruri sefte në trup mua
Veç habitjes tjatër nga jeta s`mu shtua
Ikmë me përdhunë s`dimë ç`ish qëllimi
Ardhmë ndejmë ikmë ç`ish s`u kupëtua.

4.

Kot më kot ca njerëz kapmë madhështinë
Disa për sy-zezat për qoshqet u ngrinë
Kur të ngrihen perdet do të kupëtohet
Se sa larg prej lagjes tënde do të rinë.

5.

Ca po vrasin mëndjen për fe për doktrinë
Disa të habitur sakt`dyshim gjë s`dinë
Njiherësh tellalli del nga ushja thotë
S`ësht`o të pa ditçim çthot aju dhe tinë.

6.

Blerore, zallishtja mjaft kemi shëtitur
Për dëfrim ndër qarqet krejt jemi vërtitur
Njeri nga kjo udhë s`dëgjuam të vijë
Të këthehet prapë aty ku-shtë ngritur.

7.

Kush e gatoi kupën dhe e pat përzjerë?
Qysh kudzon I piri ta pasjë në terë
Sa krerë sa pulpa sa duar të njoma
Ç`dashuri I çpiku ç`mëri I ka thyerë?

8.

Zemra ç`ëshë gjallja po ta kupëtonte
të pshehtat e Zotit kur vdes I zbulonte
nesër që s`ndjen fare ç`do të marrç vesh vallë
kurse je ndër vete s`kupëton gjë sonte.

9.

Nga ardhja, nga ikja jonë ç`dobi vallë
Prej majit të shpresës ç`ish indi sa gjallë?
Ndënë rreth të rrotës sa shpirtra të pastër
Digjen bahen pluhur tymi ku ka dalë?

10.

Kur filloj të sillet ku tasi I artë
Kur do gërmadhohet ky themel I lartë
Me peshën e mendjes s`kupëtohet kurrë
As që nuk peshohet me peshën e qartë.1.

11.
Faqe trëndafilen as kush s`e ka pjekur
Me koçkorë koha zemrën pa I a djegur
Gjer u ça kërhëni shihe një qind degë
Bukuroshes dora flokët s`I a ka prekur.

12.

Ata që përpiqen vrasin mendjen janë
Qoftë lark si ca që më kot mjelin kanë
Petkë mos-kuptimi të vishnin më mirë
Se sot mëndjet vleftë sa një fill gjth s`kanë.

13.

Shkoj reja dhe bimën rish e lau me lot
Pa verë renk-gjyli nuk jetohet dot
Për ne vënt-dëfrimi kjo bim`ësht sot
Për ta vënt-dëfrimi bima jonë mot?

14.

Stamnën-çini mbrëmë, mbi gurt e kam thyer
Isha dehur bëra gjë të papëlqyer
Samna si ty isha, më tha por dhe tinë
Si mua do bëhesh a mëndje-gënjyer!

15.

Krejt shokët për kokë në dorë s`na ngelnë
Në këmbët e vekjes një nga një u shkelnë
Në mbledhët të jetës një lloj verë pinë
Dy tre vollt më parë u dehn`e s`u ndanë.

16.

Para meje teje, kisht dit` e natë
Për pun`është sjellë rrot e qjellit gjatë
Hap sytë ngadalë të shkelç përmi tokët
Bebe-syri vajzash është pluhur`I thatë.

17.

Në ç`do fushë q`është një lulishtë bërë
Ato me gjak mbreti jan`ushqyer tërë
Ç`do gjeth manushaqesh që mbleron nga toka
Nishan-faqesh janë prej gocash me sërë!…

18.

Cdo bimë që buzë lumit ka bleruar
Ka mbirë nga buz`e një vetij`ëngjëlluar
Mos shkel mbi ç`do bimë me çnder se ka mbirë
Nga pluhuri I një faqe lales të uruar.

19.

Brenda në trekt dije një poçar kam parë
Ndër shqelmë një copë balt`e kishte marë
Balta po I thoshte me gjuhën e vetë
Si ti kam qën`unë mos më merr pra zvarë.

20.

Poçarët kur dorën gjith në balt`e mbajnë
Mëndjen e mentimin duhet mos ia ndajnë
Shqelmin edhe grushti, gjer kur do t`I a venë
Baltë-trupash eshtë, ç`pandehin ku janë?


Postuar nga jimmy84 datë 27 Shkurt 2005 - 01:48:

Mos jane gje "Rubairat" e Omar Khajamit? Por me duken si perkthim tjeter jo ai i Nolit.


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 »
Trego 107 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.