Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » Trego 138 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- 70%musliman ne shqiperi,qendron kjo shifer akoma (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5046)
Re: ciao Indrit
Citim:
Po citoj ato që tha trojani
Faktikisht nuk doja te hyja ne kete teme por ja qe disa "fakte " shume bindese qe ti na ofrove sikur me ngriten qimen lart.
" Vlorë 90% Musliman 10 % orthodoksë
Sarandë 95 % Muslimanë 5 % orthodoksë
Gjirokastër 95 % Musliman 5 % orth.
Tepelena 99% musliman "
Po mire po te pyes ty qe te me pergjigjesh me nje llogjike te paster a i beson ti vete ketýe brockullave qe ke "paste in"???
Dmth. se i vetmi ortodoks ne Tepelene na paskesh qene vetem kryeministri yne?
Se Saranda na paskesh 95% MUSLIMANE!!! Cudi si Omonia fitoka 90% te votave ne Sarande dhe Delvine.
Apo se ne Dropull na banojkane kaq e kaq myslimane.
Nuk dua te filloj te debatoj per religjion dhe perqindje por sikur te me jipje qofte edhe nje burim te ketij informacioni kaq bindes qe na ke servirur ketu do te mbetesha i kenaqur.
Citim:
Po citoj ato që tha ThE_MaStEr
Indrit nese vlora eshte 90 % muslimane si ka mundesi qe une qe kam jetuar atje nuk mka thene nje njeri qe po shkoj ne xhami apo qe po lexoj kuranin, ti duhet ta kuptosh me mire se mua se besimi te feja nuk vjen nga baba e mama po vjen nga vetja, kush nga ata njerez e kane pranuar allaun ne vlore e kush jezusin, edhe une baben e kam patur mysliman, po kjo nuk do te thote qe vete i tille, une kam zgjedh rruge tjeter, nese ajo perben nje % qe psh nga ata persona qe kane fe ne vlore 90 % jane mysliman ajo mund edhe te shkoj po nga gjithe qyteti, hajt tani mos te genjejme veten tone, nese do ishin kto shifra per tere vloren do te thoshte te shikoje njerez ne rruge me kuran e te shikoje xhami ngado. Nuk di per qytete te tjera sepse vetem ne vlore kam jetuar dhe e njof mire po nuk ma ha mendja qe shqiperia qeka kaq besimtare ne fe. Mua do me pelqente qe shqiperia te ishte pjesa me e madhe e krishtere po jam realist edhe e di sa praktokohet cdo lloj feje ne shqiperi,
Respect ThE_MaStEr
Citim:
Po citoj ato që tha brunia tironse
amon o indrit ca meresh me kta ashu ja thot truri ne kujtojn se e kan mir pffffff amon
shnet pla ne mos u ziini sh![]()
Indriti.......
Nuk ma merr mendja qe eshte dikush qe i merr seriozisht keta lloj statistikash"MADE IN INDRITI"
Me duket se e keni tepru me keto pergjigje kunder pergjigje si ne chat...
ku secili pretendon se eshte kompetent...
Me thoni sa prej jush kane mbaru shkolle teologjie si dhe te kene studiu teologjine e feve te tjera ose si minimun minimun te kene studiu sociologjine e besimeve fetare......
Per me fole me baza per besimet fetare duhet edhe pak njohuri filozofike sociologjike antropologjike etj pervec atyne teologjike....
prandaj do te thosha me rrespekt per besimet fetare nqs s'keni per njeni tjetrin
kete mesazh se kam vetem per kete teme po per cdo teme qe ka te baje me besimet fetare
3sh
3sh pse duhet te jem teolog qe te marr vesh sa veta besojne ne fe ne shqiperi?????
Indrit mos e ngatero muhabetin, statistikat i ke komplet gabim e nuk po mbroj fene e krishtere a ndonje tjeter, shqiperia nuk ka aq besimtar. pike
ti akoma vazhdon te enderosh se ka qytet ne shqiperi 100% fetar(feja nuk ka rendesi) hm tha mire ai ato ishin komplet Made By Indrit une nuk kam ca te them me vjen per te qeshur,
Rendesi ka ca thone,
Une them qe jam superman, behu realist vete e lale se une te thash nuk quhet besimtar ai qe i ka dhene baba emrin muharrem, emri mund te jete mysliman, po personin nuk mund ta besh mysliman e ta them une nese i ke marr ato statistikat ne ndonje vend mund te jene vetem ne baze te emrit
dmth shikojn ca emri ka edhe thone ca besimi duhet te kene, ky eshte nje budallallek, mos genje veten tende
Citim:
Po citoj ato që tha tresh
kete mesazh se kam vetem per kete teme po per cdo teme qe ka te baje me besimet fetare
ciao Indrit
Po mire pra ne te gjithe paskeshem qene injorante dhe nuk e njohim strukturen e popullsise te qyteteve ne te cilat jemi rritur.
Por a mund te na kallzosh ti burimin e ketyre perqindjeve kaq bindese qe na ke servirur???
SARANDA 95% MYSLIMANE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
A ke qene ndonjehere ne Sarande? Apo ne Gjirokaster? Apo Delvine??? ...
Ciao tresh!
Po pse duhet te jesh teolog te dish pak a shume se sa % "myslimane" dhe sa % "kristiane" jane ne qytetin tend???
pershendetje trojani
Siperfaqja: 28 748 km²
Popullsia: 3 387 327 (41% qytet, 59% fshat)
Struktura moshore dhe
veçorite e popullsise: Mosha 0-4: 9.70%; 5-14: 22.6%; 48.86% e popullsise nen
24 vjeç. Ritmi i lindjeve: 19.47 lindje per 1 000 banore.
Vdekshmeria foshnjore: 41.33 vdekje ne 1 000 lindje.
Popullsia ne moshe per pune (16-65): 62%.1
Densiteti i poplullsise: 118 per km².
Perberja etnike: 97.96% shqiptare etnike; 1.85% greke (pothuajse te gjithe
ne rrethet Gjirokaster dhe Sarande); maqedonas 0.15%: nje
numur i vogel te tjeresh (serbe, malazeze {afer Shkodres},
vllehe, dhe rome) 0.04%. 2
Feja: Muslimane 70%; ortodokse 20%; katolike 10% (Libri
Vjetor i Statistikave 1991). Feja nuk perben problem
ndarjesh ne Shqiperi.
O Indriti se kuptoj ca lodhesh kot,njehere deshen te tregonin se ne Shqiperi s'ka aq myslimane:s'ju doli gje.Tani e kane kapur dhe me shifrat e fshaterave.
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » Trego 138 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.