| Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Trishtim dhe Lamtumire (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5795)
Urime iliriusa...
Shume te ndjera me duken poezite..
Demokrate4ever, keila, sabina, ju falenderoj per komplimentet tuaja, po me beni te skuqem tani....
Pervec kenaqesis qe te jep vendosja e shpirtit ne forem shkronjash mbi flete, kjo eshte kenaqesia me e madhe qe mund te marresh nga poezia: Komplimentet!
Faleminderit serish!
Pershendetjet e mia me te sinqerta!
Bye!
Dyer
Kam frike te hap dyert e shpirtit
sepse jam mbytur aty per kaq kohe
Tani kaloj prane, i afrohem
por deren s'e hap dosido
Ulem me gjunjet tek kraharori
e strukem aty ne erresire
Mbyll syte e s'beje asnje zhurem
e fshehur ne nje paqe te shtire
S'bej asnje pyetje - C'rendesi kane pergjigjet
Mbyll veshet me gishtrinj qe me dridhen
e ne perhumbje veshtroj yjet
e hijet qe nga nje mur tek tjetri hidhen.
S'dua ti hap dyert e shpirtit
te kesaj bote te brisht, te hidhur
qe mashtron me flutura te bukura
pastaj me kthetra te mban te lidhur.
S'dua ti a hap dyert shpirtit
por endem rrugeve te qullta pa emer
e ndaloj befas e trembur
Portat pas mbyllen - tani gjendem ne zemer.
Nese pyet perse
Nese pyet pse po vuaj,
perse shpirti po me dhemb
pse e gjej veten te huaj
gjithemon zbathur dhe ne kembe?
Nese shpirtit i kerkoj
te me kthej nje pergjigje
lere te shkretin c'e remoj
mos ta shtyj ne ato shtigje.
Per nje moment ri mendoj
Pyes perse shpirti nuk ka dyer
qe disa ndjenja ti ndaloj
por edhe dyert do ishin shqyer.
Por jo me kot e jetojm
cdo moment njehere ne jete
qe ta mallkojm a gezojm veten
me te vetem nje here
iliriusa
Poezi te bukura Komplimenta nga un !!
~Evisa~
Evisa
Faleminderit per komplimentin tuaj!
Pershendetjet e mia, dhe gjithe te mirat!
Bye!
NIK_SERIOZI,
duhet te te them faleminderit serish, apo nenkuptohet edhe pa qene e nevojshme ta shkruaj tani?
Nejse, respektet e mia!
bravo ilirusa
hej ilirusa urime per poezit ,dukesh qe ke nje talent te radhe...
shume te ndjeshme dhe i perkasin nje bote qe jo te gjithe e njohin,faleminderit qe na jep shancin ta vizitojme ndo njehere...
Ke per tu ber nje shkrimtare vertet e madhe
ciao ti voglio bene
Hej Eric Darven
Ata qe nuk kane nevoje per ftese, nuk eshte e nevojshme as qe te japin falenderime.
Pastaj ti, edhe sikur mos te te lija une te hyje ne boten time, do ta hapje porten vete e do hyje brenda pa trokitur.
Edhe une te kam shume xhan.
Bye!!!
ilirusa si te kam mire meqe une nuk kam qene ketu se isha me pushime ne shq prisja te kishe shkruar ti....
apo edhe ti me pushime ke qene?
| Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.