Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Kape Castin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6892)


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 28 Shtator 2005 - 23:37:

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Forca e dashurise!



Ja, te mijat vargje qe dikur i doje
Jane po ato flete qe shume urren sot.
Thua nuk jane tjeter pervec njolla boje
Por ne fakt jane ndjenja perzier me lot.



Pergezimet e mia Indrit vargje te bukura dhe mbreselense.


Postuar nga amoxil datë 29 Shtator 2005 - 05:52:

Si gjithmon pikant Indrit...urime për poezin e këndshme që na solle....


Postuar nga Demokrate4ever datë 29 Shtator 2005 - 06:12:

INDRITI Urime dhe suksese te metejshme ! Cdo shkrim i joti eshte nje vlere e arte dhe e papercaktuar.Gjithashtu dhe poezite shume te bukura te gjitha !


Postuar nga Indrit datë 29 Shtator 2005 - 23:06:

Pershendetje!

Ju falenderoj serish te gjitheve,Lela, unforgiven, Shkodrani i qeshur,amoxil edhe demokrate4ever, ju uroj nje dite te mbare dhe suksese kudo ne jete.
Nderkohe qe ju pershendes me nje tjeter poezi.
Indriti.


Postuar nga Indrit datë 29 Shtator 2005 - 23:08:

Strehëza ime


S'mogun s’e durokam dot,

S’qenka për mua ky qytet,

Sa më shtrydh

E sa më lodh

Si s’e gjej një çast të qetë?



Tjetër strehëzë është për mua

Një kodrinë,

Një livadh

Ku rrjedh kristalor një krua.

Ku pi ujë një pulëbardhë.



Ku me rrezet luan blerimi

Gjithë ngjyra,

Gjithë dritë,

Ku nga sytë çel gëzimi

Siç çel jasemina e brishtë.


Postuar nga Indrit datë 25 Tetor 2005 - 02:30:

Dielli

Dielli leshon rreze
dhe lete i largon
ndizet nje fije shrese
me k'te bota gezon.

Pervec drites e ngrohtesise
pervec jetes e dashurise
ai dhuron buzeqeshje
dhe perseri rreze.


Postuar nga iliriusa datë 25 Tetor 2005 - 10:33:

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Forca e dashurise!

Une shkateroj boten me nje strofe te vetme.
Dhe me nje strofe, serish e rindertoj
Tere kete e bej me ndihmen e nje flete
Dhe te nje pene qe ngjyhet ne boje.

Nis e ju flas yjeve me zjarr qe pervelon.
E ne syte e tu ngjaj si gur i ftohte
E sa here qe boja ne shishe me mbaron
Penen nis e ngjyej ne kupen me lote.

Ja, te mijat vargje qe dikur i doje
Jane po ato flete qe shume urren sot.
Thua nuk jane tjeter pervec njolla boje
Por ne fakt jane ndjenja perzier me lot.

Une jam luftetari qe lufton me shkronja
Lapsin e kam shpate,fleten e kam kale.
Cdo gje me nje strofe vetes ja neneshtrova
Ndersa dashuria, me la ne shesh, te vrare.




INDRITI2004 urime per poezit edhe talentin qe ke!
Poezia e mesiperme mu duk vertet e bukur, madje e bukur eshte pak, me mire po them fantastike!
Respektet e mija!


Postuar nga Isra datë 25 Tetor 2005 - 14:53:

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Dielli

Dielli leshon rreze
dhe lete i largon
ndizet nje fije shrese
me k'te bota gezon.

Pervec drites e ngrohtesise
pervec jetes e dashurise
ai dhuron buzeqeshje
dhe perseri rreze.



indrito, kur e ke shkruar kete poezi (vjershe), me siguri o ke qene tap, o ke qene agjerueshem:p , ose ose........moment patetizmi
Epo duhet nje e tille me te prish syrin e keq


tung

p.S
pranon dhe kritika ëë


Postuar nga Indrit datë 26 Tetor 2005 - 03:30:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa



INDRITI2004 urime per poezit edhe talentin qe ke!
Poezia e mesiperme mu duk vertet e bukur, madje e bukur eshte pak, me mire po them fantastike!
Respektet e mija!



Iliriusa, ju falenderoj sinqerisht qe me keni ndjekur, nderkohe per te te pershendetur ty dhe per te kenaqur edhe Israne po postoj dicka te ngjashme me kete qe keni cituar.
Mund te mos jete aq e bukur sa e para sepse qortimi i Israse me beri ta postoj pak nguteshem


Postuar nga Indrit datë 26 Tetor 2005 - 03:35:

Citim:
Po citoj ato që tha isra


indrito, kur e ke shkruar kete poezi (vjershe), me siguri o ke qene tap, o ke qene agjerueshem:p , ose ose........moment patetizmi
Epo duhet nje e tille me te prish syrin e keq


tung

p.S
pranon dhe kritika ëë



Isra, o te ,marte e mira
Kritikat na ndihmojne te ecim perpara mi si nuk u pranokan.
Fundja kete poezi e bera keshtu te momentit sepse mendova se eshte kohe qe kemi nevoje per rreze dielli.
Hade se te tregoj une kur te ftofesh ty
Atehere per te pershendetur Ilirin dhe per inatin tend po postoj kete


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 »
Trego 135 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.