Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 »
Trego 114 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Krijimet e Lozonjares (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7025)


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 18:06:

Heshtja e juaj

G Rada

Ju jeni ai bilbili që këndoni
Mbi veshin tim për të dalë pasuria e shpirtit tim
Je kristali më brilant për mendjen time…
Një cicërimë zogjsh, do të zgjojnë tru të dytë për time lozonjare.


Postuar nga Lozonjare datë 22 Dhjetor 2004 - 18:07:

Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Heshtja e juaj

Gerta Rada

Ju jeni ai bilbili që këndoni
Mbi veshin tim për të dalë pasuria e shpirtit tim
Je kristali më brilant për mendjen time…
Një cicërimë zogjsh, do të zgjojnë tru të dytë për time lozonjare.





Hej Plloshtan faleminderit shumeeee....me ke bere te kem emocione ...


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 18:08:

pa titull

G. Rada

Do të vij me gjithë ndjenjat e thella,
Dhe do t'u them rrugëve qëndisuni,
Me gjethet e verdha, dhe të kuqerremta…
Bagazhi i thellë shpirtëror do të lidhet,
Si një kurorë e ndritshme për ty,
Do të shkëlqejë si hëna katërmbëdhjetëshe me plotë feks;
Kuptoj gjethet e vjeshtës se si vallëzojnë,
Kuptoj erën e ajnikut qe fryn me aq zë të lehtë,
Kuptoj freskinë e kesaj dite,
Kuptoj vetëdijen time të nxehtë në këtë vjeshtë të stolisur...
Që më hapën shtigje të reja me këto bukuri të rralla...
Po të mundja ta pushtoj gjithë qenien time do ta kisha marrë,
Dhe për nderin tuaj do të kisha dhënë,
Në një kujtim të mirë…

Poeteshe me brume


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 18:11:

shpirt!

G. Rada

E di që ju jeni një botë me shumë shpirt,
Dhe këtë forcë e kam gjetur vetëm tek ty,
Jeni një shpirt i bardhë që flet shumë...
S'e di, sot më ka pushtuar një ndjenjë e thellë.
Më duro se jam goditur thelle tek ty,
Pastaj krejt shllimet tua të pjekura më kanë terhjekur së tepërmi
Valët e bukura të jetës për ju më kanë dhënë shumë optimizëm.
Jam mirënjohës për ty,
Dhe të ruaj në shpirt, ashtu si trurin tim që e ruaj në kafkë…
Imagjonoj pasqyrën e shpirtit tuaj
Vetëm të imagjinoj…


Postuar nga volter datë 22 Dhjetor 2004 - 18:13:

Me fuqinë e profetit

G. Rada

S'e di a e kam bërë një gjë të tillë?!
Nësë nuk e kam bërë dot,
Atëherë dua ta bëj sot;
Dua të marr fuqinë e profetit
Dhe të ligjëroj me forcën e frymës poetike,
Për tëre portretin tënd,
Për tëre urtësinë e fjalëve tua,
Për tëre kulturën tuaj të madhe,
Për tëre sytë e tu të mëdhenj,
Për tëre qenien tënde të bukur,
Pastaj të të përshkruaj dialogun e historisë së çudirave,
Me një ndjenjë të thellë poetike,
Me fuqinë e profetit,
Nergut për ty....o ëngjëll im

Lozonjarja dhe dora e saj e arte poetike
respkete


Postuar nga Lozonjare datë 10 Janar 2005 - 22:41:

Kush me frikson?!

Cfare kam frike?
kush me frikson?
çdo gje qe me rrethon
ç do kush qe jeton
ndoshta njerzit ne veçanti....
po po njerzit......
dhe pikerishte....
MIQTE E MI....
ata shkojne...mendojne..veprojne
por kurr ata s ngurojne te të lendojne...
te të shqetsojne...
apo te hidherojne...
me lehte per ta eshte fjala e lige...
se sa nje busqeshje..
apo pak perkedhelje....
nje fjale e th¨ne me butesi...
apo thjeshte nje heshtje ....
thjeshte nje qetesi.....




Lozka:


Postuar nga Lozonjare datë 10 Janar 2005 - 22:53:

Sheeeettttt

Sheeeeetttt eshte kaq qetesi
shiko atje po bie nje yll
mendo nje deshire
se ndoshta plotesohet
thone qe kur bien yjet
deshirat ralizohen
hmmmmmmmmmmmmm
e mendova...tani e ke radhen ti
eh per deshiren time duhet nje magji
pse eshte kaq e komplikuar??
eshte e pamundur per tu plotesuar
po si pse??
shhhhttttt nuk dua te prishet kjo qetesi
dhe ne asnje menyre s dua qe prishesi te jesh ti


Postuar nga volter datë 12 Janar 2005 - 18:01:

Wink

Shume te bukura keto, Lozka po ti kur gervisht me penen e trashe ne leter, si e kurdis mendjen, jam kurioz ta di, sepse ne poezite tua dicka ndjej: nje gdhendje te lakmueshme dhe nje origjinalitet i trashe...

shpresoj te te aktivizohet akoma me shume frymezimi dhe te gervishtish sa me shume qe te jete e mundur...

hajt shendet lozka

te puth plloshtani


Postuar nga volter datë 13 Janar 2005 - 21:07:

Thumbs down

Dashurome me veshtimin e syve te tua...

Dashurome me veshtrimin e syve te tua...
puthme me buzqeshjen e buzeve te tua....
flasim me rrahjet e zemeres....
heshtim me largesin tone...


Postuar nga volter datë 13 Janar 2005 - 21:09:

kur mendoj per ty...

Kur mendoj per ty...
dhe edhe shpirti me leshon
mendoj per gjëne me te bukur ne jete
mendoj se si mund te dashurohemi
NE TE DY.......


  Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 »
Trego 114 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.