Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Cka zemra qe qan!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7131)


Postuar nga Indrit datë 11 Prill 2005 - 17:14:

Brenge!

Nje dite te lumtur kerkoj
Se di do ta gjej valle
Sa larg, sa larg shtegetoj
Eci dite e eci nate.

Nje tjeter bote kerkoj
E di qe shpejt do ta gjej
Aty shpirtin do gezoj
Eshte afer, kete e ndjej


Postuar nga Indrit datë 11 Prill 2005 - 17:17:

Qetesohu shpirt!

Shpirt i trazuar porsi deti
Dil dhe ti nje here ne drite
Dil e fol se s’behet qameti
Boll me ndenje si i ngrire.

Shipirt, o ti shpirt i trazuar
I venitur neper det
Dil nje here rri i gezuar
Boll me ndenje si i shkrete.

Shpirt i levizur si ne ferr
I llastuar perkedhelur
A me ben vetem nje nder?
Mos mu hiq me si i vdekur.


Postuar nga Indrit datë 11 Prill 2005 - 17:19:

Sa here!

Sa here me duhet te fle
Dicka pakuptim tensjonin ma ngre
Sa here qe ne gjume kot flas
Mbi shpirtin tim perplaset tallaz
Sa here qe ty te permend
Nje enderr e keqe me zgjon e me cmend
Sa here qendroj ne vetmi
Shikoj veten me ty ne perjetesi
Sa here furtuna vjen dhe me merr
Nje thirrje e forte zerin tim cjerr
Sa here ne kete nate kekoj nje qiri
Ta ndez shpirtin tim dhe ta fik perseri.

11 prill ora 04:30


Postuar nga Indrit datë 11 Prill 2005 - 17:21:

Rere

Rere
Do te behem si ty
Shume shpejt
Me pelqen heshtja jote
Shkelqimi yt me pelqen

Rere
Do te perfundoj si ty
Teresisht
Me gjithe trup
Me gjithe eshtra
Me gjithe sy…
Rere
Vec kam friken tende
Dhe mugesen e deshires qe ke ti
Une kurre nuk dua qe te shkelem
Ashtu sikur te shkelin ty
Rere…


Postuar nga Kacurelse datë 24 Prill 2005 - 18:13:

Vendlindja eshte atje
Shume larg nga mua
Te dashurin Atdhe e kam larg
E une ketu ne mergim po vuaj

Nuk eshte si me pare
Nuk eshte me sic e lashe
Tashme ka ndryshuar cdo gje
Rruget, pallatet, shtepite e cdo vend
Jane perparuar
E drejt Europes kane shkuar

Vendlindja ime e dashur
Sa shume me mungon
Sa here mendoj per ty
Trishtimi me mbulon

Nje dite do te kthehem perseri
E per ty do te kem te njejten dashuri
Por ce do se shume ke ndryshuar
E tashme une tek ty ndihem e huaj

Ska gje me te keqe ne kete bote
Kur ndjen se nuk perket
Ahere cdo gje behet e kote
Asgje nuk ka me vlere

Perse valle me detyrove te largohem
Ne kete kurbet te mallkuar te rritem
Perse sme dhe nje shanc te gezohem
Ta shijoj jeten ne vendlindje


Postuar nga Kacurelse datë 24 Prill 2005 - 18:15:

Wow me mallengjyet me poezite edhe shkrimet e juaja, ju lumte ishin te mrekullueshme me te vertete


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 24 Prill 2005 - 20:34:

Indrit sec ka nje ndjenje shtryllese ne poezite e tua qe sa here qe i lexoj me japin pershtypjen e nje zogu qe jeton i mbyllur ne kafazin e padrejtesive te jetes.

gjithesesi je nje djal me zemer artisti.
bravooooooooo


Postuar nga oliinter datë 24 Prill 2005 - 20:37:

prsh

o Indrito ka te vjen gjithe ai frymezim mer???

une mezi bej nje poezi njehere ne jave plako


tung


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 24 Prill 2005 - 20:48:

Re: Rere

Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Rere
Do te behem si ty
Shume shpejt
Me pelqen heshtja jote
Shkelqimi yt me pelqen

Rere
Do te perfundoj si ty
Teresisht
Me gjithe trup
Me gjithe eshtra
Me gjithe sy…
Rere
Vec kam friken tende
Dhe mugesen e deshires qe ke ti
Une kurre nuk dua qe te shkelem
Ashtu sikur te shkelin ty
Rere…




Pershendetje Indriti!-Rera simbolizon jeten,dhe vershimi i vargjeve ndalon ne shpirtin tend...
Suksese te metejshme ne krijimtarine tende!

miqesisht Sykaltra


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 24 Prill 2005 - 20:51:

Kam mall dhe une...

Sa mall...

Dhe sa me shume lexoj vargjet tuaja, aq me shume afrohem me boten time shpirterore aktuale....


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 128 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.