Forumi Horizont | Gjithsej 37 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Probleme Sociale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=312)
-- Homoseksualiteti. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=730)
O amor, shume interesat postimi yt po une nuk kundershtova ekzistencen e homosexualeve ne koherat e lashta.
What's your point anyway?
P.S Interesante qe shume njerez ne kete forum mendojne (gabimisht) se jam djale.
He se harrova. Cancer eshte koha te fillojme te mendojme si ne shekullin e 21-te. Homoseksualizmi nuk eshte semundje ngjitese...sa per te te qetesuar ty dhe ndonje tjeter qe ka frike se mos na pushtojne homot...
ok cancer
ne rradhe te pare nuk ka pse me duket hipokrizi qe pranoj nje fenomen qe nuk e pervetsoj dhe e bej timin. fundja bota eshte kaq me ngjyra sa do te ishte e pamundur qe cdo ngjyre te perfshihej ne ylberin tone. pastaj sa per ate qe une jam apo nuk jam homosexuale ka te beje shume me kulturen nga vij dhe deri shume vone une as nuk e dija cfare ishin marredheniet seksuale me nje mashkull e jo me te shkoja pertej "normalitetit".
pastaj kurre mos thuaj kurre, neser dhe mund te ndryshoj orientim ashtu sic mund ta besh ti dhe sic mund ta beje gjithkush ketu, ose ndoshta smund te ndodhe kurre, nga frika e paragjykimeve te njerezve si ty.
nga ana tjeter une e kam dhene pergjigjen mbi pyetjen "sikur e gjithe bota te kthehej ne homosexuale". dhe meqe do dhe nje argument tjeter, sepse ai i imi nuk te mjaftoi, po te them dhe ti duhet te kesh degjuar per raste te tilla si klonimi, apo in vitro fertilation etj etj qe sa po vine e po behen gjithnje e me te panumerta. kjo do te thote qe per qellim riprodhimi akti seksual po e humb rendesine aq sa ka cifte qe edhe pse vite te martuar e re dashuruar preferojne keto menyra riprodhimi.
prandaj mos flasim me hipoteza po sikur po sikur. cfare dua te them une eshte qe te mos nderhyjme atje ku eshte intimja e tjetrit sepse as ne nuk do donim qe te na kritikonin apo te na mesonin sesi duhet te sillemi ne intimitet. kjo eshte pune e gjithsecilit dhe e askujt tjeter
jam e sigurte qe ske per tu bindur kurre
ciao
Cancer nuk e di nese ja vlen te pergjigjem sepse idete qe shprehe nuk ishin nga me briljantet por i respektoj.
Hipokrizi sepse shpreha nje mendim diferent nga ai i yti?Nese eshte keshtu atehere me vjen keq te te them qe paske nje horizont teper te ngushte vleresimi.Duhet te mesosh ti respektosh dhe mendimet qe jane ne kontrast me tuat,nuk eshte e thene qe ti te kesh te drejte!
Une te te bind ty??!!(lol)
Nuk jam messia me misionin e bindjes te te gjithe individeve qe jane kunder ti kthej pro.Nuk mund te zgjeroj horizontin e askujt nese nuk eshte i gateshem qe te evoluoje ne bindjet e tija.
Ke mungesa persa i perket diturive te tua mbi homoseksualet:ti mendon akoma qe vendos te jesh i tille, por te keshilloj te lexosh postimet e mia te mesiperme.Do i qartesosh pak idete besoj
Te pershendes,
Amor alucius
Per avokatet e homoseksualitetit
Kur thashe me bindni ekisha fjalen qe te jepnit argumente per lexuesit e tjere te forumit qe ata te krijojne nje ide se kush ka me shume te drejte, se une per vete e kam mendjen top. Por me sa pashe te vetmet argumente ishin qe une jam i paditur, arrogant dhe pa horizont. Dhe per sa i perket klonimit in vitro nuk besoj qe Homot ti marrin spermen njeri tjetrit (me falni per shprehjen) ne menyre anonime per te krijuar familje eshte nje gje normale, nje shoqeri e tille do ishte shume e shpifur.
Aman Cancer, se mu ke bere si semundje sme behet te fle pa te dhene pergjigje ty..
Nejse ajo shoqeri do sdo ti ekziston edhe pse jo akoma ne Shqiperi, se sa e aprovon ti eshte problemi yt personal dhe une deri ketu isha.
Nuk doja te te ofendoja per horizontet e tua, thjesht dhashe anen time te medaljes.
Ciao
Cancer flm per mbiemerimin qe na dhe!Personalisht te mbroja te drejtat e tyre nuk do me kishte dhene aspak bezdi.Perkundrazi,do kisha qene ne anen e te dobteve,te diskriminuarve dhe kjo do me kishte shperblyer per gjithe lodhjen qe mund te beje njeriu ne universitet.
Varet nga cila pikepamje e shikon!
Mendja top te ngelte Cancer dhe as qe me bie nder mend ta bej flamur te bardhe paqet.
Gjitha te mirat,
Amor Alucius
Hera e pare qe po grricem kaq shume me ndonje anetar te forumit po nejse. Une jetoj ne Shqiperi dhe ketu shumica derrmuese jane kunder cdo lloj forme te homoseksualizmit, per me teper nuk ta pertojne te shajne dhe ofendojne.
Arsyeja kryesore qe jam kunder eshte sepse une mendoj se nje shoqeri jo holebi eshte shume me e shendoshe se nje holebi. Dhe duke qene se ketu shoqeria eshte akoma normale atehere perpiqem qe ta ruaj ate sic bejne te ghithe ketu. Ndoshta po te jetoja ne nje vend te huaj do te isha me tolerant sepse do ma impononte shoqeria. Ajo qe dua te them eshte se shoqeria shqiptare duhet ta konsideroje veten me fat qe nje fenomen i tille eshte shfaqur ne menyren me minimale te mundshme prandaj ne mundohemi ta ruajme kete shoqeri. Fundja une nuk jam holebi dhe skam pse ti perkrah ata, kete mendim ka dhe gjithe shoqeria ime pa perjashtim, nuk kam degjuar asnje deri tani te perkrahe holebit. e shumta qe kemi thene me njeri-tjetrin (midis cunash kuptohet) eshte se lezbiket 'ta heqin trurin" por ehde kete e kemi thene me shaka.
Megjithate kudo qe te jetoja hmoseksualet do ma shpifnin me shfaqjet e tyre dhe do me dukeshin jonormale, kjo eshte e sigurt.
Kaq kisha une. ciao
cancer,
As ti as une nuk vendosim se kush eshte perkufizimi i fjales normale ne kete bote. Per shume njerez "normalja" eshte ajo qe ben shumica e njerezve. Dakort por kjo nuk do te thote qe ato nuk jane njerez si gjithe te tjeret dhe mese normal. Thjesht kane pikpamje te tjera lidhur me sex-in. E cfare do te thote kjo qe ato jane anormale? Aspak. Ka shume krahasime qe mund te bej ketu lidhur me kete teme por thjesht vjen puna tek sa horizont te hapur ke ti si njeri. Ne rast se je i sigurte me seksualitetin tend dhe nuk ke asnje problem atehere nuk shikoj se pse duhet te kesh problem me gay people.
E qenura e nje njeriu gay nuk ka sepse te jete nje gje qe anjeri urren. Ky eshte mendimi im personal. Personalisht kam nje shok(DJ hehe) qe eshte gay. Flet si te gjithe cunat ne kete bote dhe po nuk te thane qe eshte gay nuk e kupton. Eshte cun shume i mire dhe asnjehere nuk e kam pasur dhe kam problem sepse per sa kohe qe e mban ne pantallonat e veta(hehehehe) kur eshte me ne une skam anje problem.
kobe
kete them dhe une, perderisa nuk ka shfaqje apo ndikim ne publik as une nuk i kam problem holebit. Fundja nuk mund ti detyroj te jene normal. Dhe per sa i perket ceshte normalja dhe perkufizimit te saj qe une nuk e dikam. Mua sot me teket te bej nje xhiro nudo ne mes te bulevardit kur eshte piku i xhiros se darkes, por per ty me sa kuptova ska problem apo jo sepse ti i respekton deshirat dhe bindjet e te tjereve
Gjithsej 37 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 366 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.