| Forumi Horizont | Gjithsej 33 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)
"Jeta"
Jeta eshte nje xhiro e shkurter
nga materniteti deri ne vdekje
dikush me hap!
dikush me vrap!
dikush i kthjellët,dikush i hutuar
dikush duke qarë,dikush i gezuar
ne rrugët e jetes
te gjith kemi humbur
duke pyetur veten a jemi te lumtur???
Jeta na ka ndare- qan shpirti i robëruar
fati e ka vrarë
ëndrrën e vonuar!
po qajnë sytë e mi- lotët si shiu rrjellin
shok në kët vetmi
kam yjet dhe qiellin!
zemra ndjen vec dhimbje-mbytur në trishtim
pritja mbyti shpresën
ku je shpirti im?
në rrahjet e zemrës - gjithmon do të pres
si gjethet e pemës
pa ty do të vdes!
me dashurinë e humbur
të kapur për dore!
i qeshur i lumtur
që zemrën ma more!!.
Do doja te isha lot qe te lindja nga syte e tu,te jetoja mbi buzet e tua dhe te vdisja ne puthjen tende!
"Ndashte!.
Sonte shiu i dimrit - lagu zemren time
vetëtimat qajnë
dhe qielli po vuan!
dha shpirt para meje - një enderr jetime
bashke me të dhe shpresat
iken
fluturuan!!.
Bubullimat cirren
yjet ulërasin
nen strehën e shpirtit - sonte ndihem jashtë
puthjet e padhëna
në shi po thërrasin
po vdes ëndrra ime , ti nuk erdhe - Ndashtë!.
26-05-2005
Desha të bëj një falenderim të përzemërt të gjith ju që lexoni poezitë e mia!
Jeni të mrekullueshëm pa përjashtim.
Me respekt--Shkodrani i Qeshur
"Perqafimi i pare.
Kam pritur i dehur ne netët e ftohta
në ditët e gjata
për ty kam menduar!
profili i tretur në puthjet e ngrohta
me shfaqet serisht
i zjarrtë - i malluar!!.
Dashuria nuk vdiq ne netët e gjata
dhe un jam i hequr
në male i humbur!
mbete kujtimit me pluhur e mjegull
e qeshur - e bukur
si dikur e lumtur!!.
Tani rënkoj ne hënën e zbehtë
hapësires pa fund
humbën lutjet e mia!
gjethet bien në vjeshtën e nxehtë
e pemëve pa gjethe
fluturon vetmia!!.
dikur kam buzeqeshur me hënën i dehur
sot përqafoj shpresat
që jeta i ka tharë!
si kujtim i bukur
i qeshur i zbehur
mbyt puthjen e fundit - Perqafim i pare!!.
Nje puthje qe kthehet ne perqafim!Nje Dashuri qe kthehet ne miqesi!
E veshtire per ta besuar!..
29-05-2005
"Ti shpirt"
Ti shpirt që gjumin ma more
më le të mjeruar
të shembur
pa shpresë!
kujtoje atë puthjen e premtuar
që jeta e ndali
se nuk ish fajtore
skish besë!
Dashuri ti vuaj
se jeta e ndali shkelqimin tënd
nën dritën e agimit!
puthe lamtumirën
që kurr s,ta fali ikjen e cmëndur
drejt shuarjes perëndimit!
Ti zemër pusho rrahjet e tua
që më nuk kanë vlerë
të mirëfillur!
ti puthje
ndal hapin e shpresës
se nuk ka pranverë
vec dimër të hidhur!
Ti jetë ndale hapin
të vrau dashuria ime
loti që pikon!
ti zemër qofsh e lumtur
në zemrën e djalit
mbytur në vajtime
që për ty jeton!!.
30-05-2005
"Kur un te vdes"
Kur un te vdes
loti yt i nxehtë
do bie mbi trupin tim të ftohur!
shpirti im lart do ngrihet i zbehte
të fshijë syrin tënd - nga dhimbja përlotur!.
por ti nuk do më ndiesh
do vazhdosh të qash e heshtur
thua se lotët shpirtin do ma ngjallin!
e kur trupi im varrin të ketë prekur
do kërkosh një fjalë - që ta shuaj mallin!!
do zgjohesh në ëndrrat
që jeta i zuri mat
do qash mbi jastekun tim te zbrazur!
puthjen e arratisur
të bukur të pafat
nga jeta e pamëshirshme- qe hapin ja ka ndalur!!.
do vish te koka e varrit tim
e lotin do ta derdhesh
mbi balten e mallkuar!
puthjen e padhene do qaje shpirti im
me fjalën e fundit
të kam dashuruar!!
me lotet qe rrjedhin nga shpirti i vuajtur
do bëhesh kujtim
nga jeta e plakur!
puthja e padhënë do të qajë e humbur
pritjen e pafund
në plagën e hapur!!.
si nje zog pa krahe - ndaluar nga fatet
si nje lule e vyshkur
në kopshtin para derës!
si nje leter e vjetër - qe ti kerkon te raftet
si një puthje malli
përplasur prej erës!!.
do ti lutesh zotit - drejt qiellit duart e tua
para dashurisë
me lot do përkulesh!
qeshu shpirti im - ti mos qaj per mua
te koka e varrit
do flas një buqet lulesh!!.
dhe do ikësh me ëndrrën e plakur
nga hallet e jetës
nga lotët do tretesh!
zemrën tënde per mua do mbash hapur
dhe vetëm në ëndrra
e lumtur do qeshësh!!.
"Lamtumire"
Ndoshta ti vuan në kujtimet e mia
aty ku zemra ime
per ty e bën vajin!
si nje qiri i vjetër fiket dashuria
jetë qofsh e mallkuar
se ti e ke fajin!
para këmbëve të tua loti me pikoi
shpresa ime vdiq nën pluhurin e hirt!
dashuria foli
fatin e mallkoi
un ika i shkretë - vec me ty në shpirt!
nën qiellin pa yje pushtom errësire
mos e lër ti lotin
fjalën qe ta shkruaj!
nen puthjen e fundit përjet lamtumirë
ti e lumtur t,jesh
un për ty do vuaj!!
04-06-2005
"Shiu "
Ah sonte ky shi !
mallin zgjoj nga gjumi-që kurr nuk kish fjetur
lagu lotet e mi
ne vetmi te tretur
Por si per cudi
i vrare por i terur
shpetoj shpirti im - se tek ti kish mbetur
i strukur në ëndërra
si nje shi i qeshur!!.
I djegur nga malli, që kurr nuk do shuhet
ne pritje te fjales
që kurr nuk do thuhet!
ne pritje te puthjes
qe kurr nuk do jepet
pa shijen e saj
në dhe do të tretet!
shpirtin mori flaka pa mëshirë e kalli
e ruajti nga shiu
qe ta digjte malli!
Sonte shiu i mallit lagu zemrën time
dritere e mbyllur
pa ty jeta ime!!.
08-06-2005
"Si nje lule e bukur"
Si nje lule
e bukur
e vyer
ne zemer mu ngule
hic dhimbje pa ndier
kembekryq u ule
fshehurazi
me endje
diku ne shpirtin tim
bere folene tende
me puthje
rrethuar
me lot dashurie
e vrare
e lenduar
me plage largesie
e qeshur
e lumtur
si qiell dashurie
nen yje
e humbur
si lot mrekullie
enderrat
zgjaten doren
te thirren ne emer
puthjet
ty ti moren
mi sollen ne zemer!.
09-06-2005
| Gjithsej 33 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit » Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.