Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- ndjenja e vetmis ne mes te turmes (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8595)


Postuar nga dhoma666 datë 07 Shkurt 2007 - 21:35:

vetmiane turme............

qenia njerezore eshte sociale dhe kesisoj ajo jeton ne grup por ka raste kur nuk ndihesh mire brende atij grupi ne te cilin ben pjese dhe fillon te ndihesh kot dhe pa vlera. dhe per me teper mund ti veme fajin vetes por edhe grupit. une mendoj qe eshte e rendesishme qe te gjejme nje pike e cila na lidh me mjedisin ne te cilin ne jetojme dhe duhet te jemi tolerant ndaj atyre djerave qe na shkepusinme grupi,,,kjo eshte nje menyre qe te mos ndihesh vetem me ne mes te turmes,,,,,,,blu arial mesatare


Postuar nga drytty datë 09 Maj 2007 - 20:20:

dicka qe mund te ndihmoje

http://rapidshare.com/files/3036759...__Anywhere_.mp3


Postuar nga briseide datë 01 Qershor 2007 - 17:46:

Nje poezi e Salvatore Quasimodo

ED E’ SUBITO SERA

Ognuno sta solo sul cuor della terra
trafitto da un raggio di sole:
ed è subito sera


Postuar nga kotka datë 25 Korrik 2007 - 20:31:

Kurre nuk ndihem vetem ne turme, jam vetem, vetem kur jam vetem dhe gjithmone jam ne kerkim te turmes.

Une i dua turmat, njerezit, dhe ndihem bekuar nga zoti kur jam ne kerkim te tyre.


Postuar nga belkisa datë 30 Korrik 2007 - 23:47:

Ndjenja e vetmise eshte ekzistente ne forma te ndryshme si dhe e perjetueshme ne forma te ndryshme (sic edhe shumica prej jush e keni pershkruar) kjo ne varesi te shume faktoreve gjendjes shpirterore, vendit, temperamentit etj.

Per t’iu pergjigjur pyetjes se belgium, do te thosha se duket paksa paradoksale ne te menduarin logjik se mund te te kapi nje ndjenje e tille edhe ne mes te tumes, por ja qe ndodh edhe keshtu. Personalisht nuk ka shume qe  kam provuar kete ndjesi, dhe pikerisht ketu ne Belgium, disa muaj me pare, kur gjendesha ne mes turmes çoroditese te paspunes ne metro, ku nuk mungonin njerezit, por ti ndiheshe vetem, pra te mungonin njerezit e tu, familja, miqte, te afermit. E kjo te bente te ndihesh vetem. Por gjithesesi nuk mund te them se eshte nje ndjesi e pakontrollueshme, biles do te thoja se nevojitet ta provoje gjithsekush kete ndjesi per te reflekuar sesa te dobet apo te forte qe jemi brenda veteve tona,  pra sic e ka thene edhe lorie jemi krijesa te krijuara per te jetuar me njerez qe i duam dhe na duan, pra afeksioni eshte i rendesishem, mungesa e kesaj sjell ngadonjehere edhe vetmi.

E kush mund te na japi afeksion me te madh sesa Krijuesi ?!

Zgjidhja personale mbeshtetem vetem tek Ai.


Postuar nga hebeja datë 06 Gusht 2007 - 01:12:

Po ndihem shpesh e vetmuar...jo se nuk jam e rrethuar me shoqeri, por

une ndihem e vetmuar kur nuk kuptohem nga to.


Postuar nga BIONDIA datë 07 Gusht 2007 - 00:49:

Per shume kohe jam ndiere vetem dhe pse isha e rrethuar me njeres qe me donin shume .


Postuar nga kotka datë 13 Gusht 2007 - 20:09:

Tani kuptova qe nuk qenkam vetem, jane shume, shume... edhe atje ne ate bote, qe une pandehja se isha e vetme... por skagje vetmia gjithsesi nuk eshte e mire, me mire atje me gjithe te tjeret.......


Postuar nga Mister_DXP datë 13 Gusht 2007 - 20:31:

Vetmia eshte ndjenja emocionale te qenit bosh dhe i shkeputur nga shoqeria.

Eshte shume me teper se nje ndjenje e zakonshme per te qene ne soqeri me dike.

Vetmia eshte ndjenja e vertete e izolimit ne mes te turmes.

Ka edhe nje gjendje tjeter qe quhet te “qenit vetem”, por kjo shpesh eshte positive. Njeriu nganjehere ka deshire qe te jete vetem dhe te meditoje.

Vetmia eshte ndjenje e dhimbshme, emocion negativ. Fakti qe edhe te tjeret ndihen te vetmuar nuk na nxjerr nga situata.. Vetmia eshte ndjenje individuale dhe duhet perballuar si e tille.

DXP


Postuar nga honeybunny11 datë 29 Shtator 2007 - 14:41:

Talking

Being alive means being in a body, a body seperated from all other bodies and being seperated means being alone.
(Sido qe tja bejme te gjithe jemi vetem)


Mendoj se te jesh vetem ose te ndjehesh vetem nuk eshte mallkim por mund te jete edhe dhurat, gjate gjithe kesaj kohe besoj se nje njeri mund te jete me teper creative per veten dhe per te tjeret.

Te jesh vetem eshte dicka e duhur, per te riorganizuar mendimet, ndjenjat, dhe planet qe ka dikush per jeten e tij, kur ndodhesh gjithmon me njerez dhe nuk kalon pak kohe me veten, rrezikon te humbesh "rrugen" dhe harron qellimet qe ke ti per jeten tend.(Ndoshta kjo ndodh nga frika e njeriut te jete vetem)

Filakia


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 »
Trego 57 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.