Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Prej kohesh.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9694)
Thjesht mund te them qe je mahnitese...
Faleminderit!
Te lexoja ne heshjte dhe asnjehere s'te kam thene qe shkruan mrekullueshem.
Sot se c'ndjeva nje deshire te te lexoja poezi. Dhe u struka ketu ne kendin e letrarve te rinj. Te rilexoj pa fund poezi qe s'kane fund.
Urime dhe per Librin tend ylli.
Faleminderit Lela! Shume e sjellshme!
U zgjova
U zgjova
s'e kisha pare dielli tek lindi
thjesht zgjata duart ta kapja
sepse e dija kishte lindur per mua.
U zgjova
e ngrita koken ngadal
bashke me petalet e luleve
ne kerkim te diellit.
U zgjova
por si lulet qe i shkelen kembet e pakujdesshme
dhe une u krrusa
u perkula
preka token.
U zgjova serish
sepse dielli lindi
petale thyher lulet u zgjaten
e une zgjata te mijet gjymtyre
hapa krahet
hapa syte
e dielli me goditi ne shpirt.
Gjithesesi.... u zgjova....
Komplimente Iliriusa shume e bukur kjo poezia, sidomos kur e lexon ne mengjes mu pershtatet shume
Faleminderit Lela! Me behet qejfi qe te ka pelqyer. Te pershendes!
Gonxhja e bardhe
Zot sa do doja te isha petale
petale e bardhe e gonxhes perbri
Te merrja fryme zhytur ne uje
te vishja robdisham trendafili.
Te ndjeja puthjen e nje njeriu
perkedheljen e dy gishtrinjve
Te endesha ne jeten e nje te riu
si pjestar sekret i perqafimeve.
E une agjent i fshehte
qe mbaj sekret gjithecka,
do beja nje tradheti te vogel
duke folur me trendafila.
Do me linin mes librave
do isha mumja e nje kujtimi
qe thote nga thellesia e kohrave
per dashurin s'egziston harrimi.
(Iliriusa)
ps.Sa me pelqen kjo poezi
Prej kohesh!
Shikoj prej kohesh nje rrudhe ne balle
ditet kalojne ajo thellohet
Shikoj ne floke nje thinje te bardhe
Sa here i kreh thinjat me shtohen.
Prej kohesh shoh si transformohem
Shpesh here pasqyren e bej me faj
Shikoj si tretem si dobesohem
Pasqyren thyej, fatin tim qaj.
Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Prej kohesh!
Shikoj prej kohesh nje rrudhe ne balle
ditet kalojne ajo thellohet
Shikoj ne floke nje thinje te bardhe
Sa here i kreh thinjat me shtohen.
Prej kohesh shoh si transformohem
Shpesh here pasqyren e bej me faj
Shikoj si tretem si dobesohem
Pasqyren thyej, fatin tim qaj.
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.