Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 »
Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- "uNe dhe "tI" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1026)


Postuar nga lova datë 22 Tetor 2003 - 14:28:

O keni o macekeqe si e ka punen BUCS pse kaq pesimist

O bucs o keni nuk ju leme
neve vetem,
se sdo marrim dhe gaveten
si ushtaret ne radhe
te mbushim tasat me grosh
se nuk jemi kokebosh
te hame pilaf e grosh
ne bejme edhe pica
na i bejne cunat me rica
me tatto e piercing
qe nuk dalin dot ne ring
si macoket rine e ruajne
poshte tapetit nuk e kruajne
se gervishtjet nuk i duan
se ju mbeten si deshmi
dhe nuk duan gjullurdi
se macet.... kur te puthin
edhe pak thonjte ti ngulin
ndaj mos i besoni shume
se ato te vene ne gjume
me mire te kesh nje sorkadhe
se ato s'te gricin fare
dhe jane tamam si ylli
se jetojne atje te pylli
Macekeqe mos u merzit
se se kam me ty mi zemer
se edhe une si ty jam femer
se ashtu na erdhi rima
dhe keputa njady gjyma
Ju dua shume jeni shume te mire, ju puth te gjitheve!


Postuar nga BUCS datë 22 Tetor 2003 - 19:50:

Rrofshi o miq qe me degjuat
fjalen time e nderuat
se une pa ju nuk bej dot
se ju kam miq per kok
Na paska ardhur gjak i ri
ketu me ne qe te rri
na ka ardhur macekeqe
kemben nuk ja ze dot me leqe
Eshte e shpejte, eshte e shkathet
me shume i rendojne vathet
qe ka vene neper vesh
thote se ja kane bere peshqesh
Po ti moj lova vajze e mbare
une desh te ngatarrova per djale
edhe ti miresevjen
mua gjithmone ketu me gjen
Duke ngrene pica te ngrohta
dhe duke pire birra te ftohta
ndonjehere e kthej me raki
bujrum kush te doje te vi
une ketu gjithmone ju pres
asnje s’ka nevoje per ftese


Postuar nga roke datë 23 Tetor 2003 - 11:47:

Jemi ulur ne lendine
peshqit kapim me dore
marrim dhjeta ne mesime
babi yt eshte punetor.
Partizani ne muze
per liri dha jeten
rrugen e shkolles
e bera ne kembe
me kishin vjedhur bicikleten.
Keto vargje o shoket e mi
vetem lidhje s'kane tani,
te gjitha rimojne,
ne forumistat po i lexojme.
Na ka ardhur vjeshetorja,
macekeqja punetorja.
Me thonjet e saj ajo vargje thur,
prite ndonje dite kur te vizatoje ne mur.
te gjithe i pame ato vargjet e saj tani,
oo macekeqeeeee,po kalon nje miiiiii!
I merzitur eshte Roke sot
problemet s'mbarokan kurre ne kete bote.
s'eshte puna te femra dhe te rakija
por te jeta,te vazhdimesia.
Nejse lere kete gje me mire
ketej nga mua eshte duke u gdhire!


Postuar nga macekeqe datë 24 Tetor 2003 - 03:08:

o miqte e mi te mire
faleminderit per fjalet tuaja
po e shikoj qe e paskeni gdhire
per te thurrur vargje dhe per mua
hajde te pime dhe te kendojme dhe sot
se jeta duhet jetuar me gezim plot
hajde roke mos u merzit
se merzitja duron vetem nje dite
se e soçmja eshte e soçmja
dhe neser eshte dite tjeter
dhe merzitja behet gje e vjeter
hajde o miq se po ju qeras macka
se sot eshte e lumtur vajza
se kam prere dhe thonjte, jam bere e mire
dhe juve shokve do ju jap per te pire
keni, serioz je me mua
dhe ndonjehere fare s'te dua
dhe ti roke je "cascamorto"
ti bucs nuk e di,je çun i mire
po te gjithve ju puth macka fort
dhe ju uroj te jeni mire sot!!!!!


Postuar nga Mira_uk datë 24 Tetor 2003 - 18:38:

une dhe ti

Une dhe ti

Kur jemi bashke
jemi tre
une, ti dhe Dashuria
Kur nuk jemi bashke
jemi prap tre
une, ti dhe Vetmia..


Postuar nga BUCS datë 24 Tetor 2003 - 20:11:

Ti macke e ve ne dyshim
qe une i mire jam
po c'eshte ky mendim
kur une shokun se kam?
Une jam nga Fieri
te thote gje ky qytet?
ku cunat jane si flori
dhe kjo eshte e vertete
Kush te doje ta mohoj
po ka pune me mua
syte do t'ia shpoj
po nuk tha si dua
Ah mace, mace
ca dreqin kishe pire
me ate qe the
nuk e kishe mire
Patriote jemi
te dy nga nje qytet
shume kujtime kemi
pa drita kemi fjet
Pyet kenin po deshe
njelloj do te thote
neve bejme nje treshe
te tjeret se bejne dot
Plasi modestia
dhe ketej nga une
e kam nga merzia
kur nuk kemi pune


Postuar nga white_genius datë 30 Tetor 2003 - 06:58:

E paskeni bo telemn litar
Spo di ku te lexoj me pare.
Qekan shquer edhe grate
vlon kjo tema gjith gallate
Keni o djale i mbare
kohe e gjate pa u pare
o i lire ore mistrec
Ku je ore si ste gjeta iher ne kotec.
mace mace pis pis pis
lene rehat dollapin se spo leviz.
hajde qesh edhe ti me ne
meqe je goc e re
o buck o djale i keq
ka ke qen ere dreq?
hajde mer pra bojm icik gallat
se jena bo me gri sallate
te gjithve ka i te kafe e birre
se jeni me verte te mire


Postuar nga roke datë 30 Tetor 2003 - 12:07:

"UNE DHE TI" 2

Une degjova dicka te tmerrshme
ti ma rrefeve
Une besoja te TY
ti me zhgenjeve
Une po te tregoja te verteten
ty te dolen lote
Ti po me flisje pastaj
vertete po ja fusje kot
Une ndjenjat ti tregova
ti i pranove
Une te gjitha ti thashe,
ti u gezove.
Une i kenaqur ndalova
ti u turbullove,
Une me zemer te fola
ti me shkaterrove!
E nesermja bukur lindi
ti u rrenove
Vazhdojne ditet e bukura
ti me duket shkallove....
Eh kjo jete,kjo jete
na ben qe vargjet ti nxjerrim vete.
Une dhe Ti,version i ri,
vazhdoj i merzitur perseri.
Nuk e di se cpo ndodh tani,
i merzitur jam o shoket e mi.
Shume e komplikuar qenka kjo jete
na iken leshte per lesh vertete!
Vertete ju merzita me keto vargje tani,
por cte bej,kjo eshte "une dhe TI"!!!


Postuar nga i_lire datë 01 Nëntor 2003 - 12:43:

Si ju kam o miqt e mi
Une dhe Ti duhet ta mbajme me pahir.
Humbem fare u harruam
Une dhe Ti e shkretuam.
Hallet, leket, toka huaj
temen tone na e bene me e harruar.
Miq te mire ejani te festojme
hallet te flakim nje here e pergjithmone
shoqerine te gezojme,
se nje here na vjen kjo moshe.
Le te mblidhemi, te kendojme
syte te cmallim se u be plot nje mot
te perqafohemi sic na ka lezet
gotat plot t'i rrokim gjithe zell
dhe per shoqerine e Une dhe Ti le te pime.
Ditet ikin nje nga nje
tema jone gjithmone ketu rri
pret t'i bejme ne ndonje poezi.
Me lejoni te pergezoj
macen e vogel te forumit tone
sepse tek Une dhe Ti erdhi
embelsisht duke "mjaullire".
Roke Amorin ngacmon,
se kupton qe eshte vajze se rreziston.
Byrazer tu befte i_lire
mblidh ment e kokes
dhe na gjej ndonje "bibë" (hahaha).
Bucs nga froni ben sehir
gocat i sheh nji nga nji
mbretereshen po kerkon ai.
Keni jone punetore
eshte lezeti i forumit horizont.
Duarart dhe fjalemire
gocat i kenaqi si gjithnji.
Lorie Vazon Kineze po krijon
Une dhe Ti s'ka kohe te lexoje.
Vajze e mire mbeti ajo gjithmone
i_lire i nis nje puthje si shok.
Eja Lorie tek Une dhe Ti
puthjen e i_liret ta marresh ku do ti.
White i gjalle qeka bere serisht
dhe rreshtat me rime s'ka harruar ti thote plot bukuri.
Djale i mbare firar je ber'
ai New York shpirtin ta renoj.
Une dhe Ti ne zemer e mbaj
se me ju ketu kam bere gallate,
me kujtohet si filloj
une me Lorie buze detit toke
ne nje nate pa agim
njeri tjetrit i beme shoqeri.
Tani jemi bere nje dore e mire
dhe Une e Ti do e mbajme si gjithnji.
Miq te dashur ju pershendes
me mall si perhere,
i_lire


Postuar nga macekeqe datë 02 Nëntor 2003 - 00:50:

mire se ju gjeta miqte e mire
sot si e keni gdhire?
dhe macka si rokja eshte merzitur
sepse keq jeta na ka rritur
kam deshire te bej plot gjera
te studjoj dhe te punoj
po prindrit te dyten s'me lejojne
i dukem akoma si bebe
nuk e dine qe jam e re!
dhe ky vendi i huaj na hengri shpirtin
mezi sa shtyjme te gjithe vitin
mire qe jeni ju qe me mallengjeni
sa here lexoj poezite, po ku i gjeni!
jam e lumtur qe mblidhemi te gjithe
dhe ketu i ngreme virtualisht dollite
dhe keto momente jane te bukura
jam e lumtur qe jeni nga fieri bucs e keni
ne fieraket si shpirt jemi!
roke, mistrec te vajti keq?
epo keshtu eshte kur bene cascamorto
epo dhe ne femrat jemi dreq!
hajde mos u merzisni se jeni te mire
dhe te jeni mire kam deshire!!!!


Postuar nga roke datë 02 Nëntor 2003 - 07:27:

Macekeqe macekeqe
poezia jote eshte art me vete
shume bukur vargjet i thur
portretin tend do ta cojme ne flamur
ku paske qene te kemi pritur
ti cdo dite duhesh gostitur.
vargjet e tua te embla shume
mua me ra topi ne lume
tani do iki se kam pune
ju uroj fat dhe tja kaloni mire
kete te shtune,
une me vajza do dal sot
do leviz duart se si mbaj dot
tek ato do ti coj
kenaqesi do tu jap kur ti ferkoj
cte bej keshtu duan
une sduhet te humbas toruan
qejf do bejme ne ketej
beni si ne dhe ju andej.
Keni,Bucs,I_lire,do vini me mua
do kenaqeni duke..ire(doja te thoja pire)
kenaqesi te papare do ndjeni
se shoke si Roke s'keni ku te gjeni
gezimin dhe hidherimin e ndan me ju
beni nje shenje,se jam ketu!
"Une dhe ti"duhet te ekzistoje
hajde,Amor alicius te na rroje!
rron apo nuk rron
me pare duhet te gjejme ne ekziston
mos na del ndonje gjyshe
pastaj duhet te shkojme te blejme syze
Keshtu muhabeti o shoket e mi.
vazhdoni shkruani
une ketu po rri,
vargjet tuaja ti lexoj
dhe macekeqes tja tregoj
nga ato ajo te mesoje
dhe te vazhdoje te krijoje
me thonjte e saj me manykyre
ketu po vjen era "qymyr"!
Ika tani se po gdhihet
kjo vajza qe kam ketu
po me pret mu si hu.
Shqip ajo nuk di
i dont care,as une anglisht s'di
tani do iki se prape do .i (ups)


Postuar nga BUCS datë 04 Nëntor 2003 - 20:28:

Me ne fund erdhi dhe ky I_lire
S’donte te vinte me te mire
Gjithandej e kerkova
Ne mes te turmes mezi e dallova
Nga veshi e kapa dhe i thashe
Hajt te pime ndonje hashash
Mezi mendjen atij ja mbusha
Se donte te bridhte neper fusha
Po ti roke djale mistrec
Ci ke ato fjale me spec
Une kam thene ti turp nuk ke
Nate per nate nga nje goce te re
Po na dolle kocke e forte
S'kane ngelur shume si ty ne bote
Amor-in ca ke qe se le rehat
Ajo s’po ben as shamate
Gjithandej e ke zene ne goje
Mos ke ne mend ti besh nje loje?
Amor-i do te jete mister
Asnjeri mos ti trokase ne dere
As emrin nuk na e tregon
Me "E" ka thene se i fillon
Pjesa tjeter eshte secret
Kushedi sa shkronja duhet te kete
Kemi pyetur edhe ku rri
Thote qe nuk ka as shtepi
Jeton akoma me bane dhe mane:o
C’ben kshu moj vajze se le nam
Ti je goxha vajze e rritur
Nuk je akoma e mitur
“Ne krahet e drejtesise” venbanimi
Atje ku e ka pase edhe Qerimi
Qerimin e perjashtuan pastaj
Kur nxorri nja dy sekretet e saj
Amor-i kete temen tone nuk e lexon
Me ka thene qe as nuk e shikon
Thote qe ne jemi llafazane
Njerezit neper goje mbajme
Une me kaq po e mbyll
Po i fus nje xhiro ne pyll
Kush te doje le ta vazhdoje
Ndonje gje te re te na thoje.


Postuar nga lova datë 05 Nëntor 2003 - 14:03:

Cool

O BUCS,i_lire o roke e te tjere
Po ku jeni mor te mjere
Mes fjalesh humbasim
Kur nata ngadale bie
E fjalet rrokullisen
Gjumin larg e shpien.
O macekeqe e bukur
Mes fjalesh ne kerkojme
Nje lot... Nje gezim...
Heshtja e nates shemtohet
Pse syte mbajne kaq trishtim?
O white_genius ti mos u tret
Mes fjalesh rrime e heshtim
Por heshtja ze e flet
Per nenen qe eshte larg
E malli per te djeg
Mes fjalesh harruar
Mbeten copeza jete
Mbet' zeri i tij i shtruar
Qe me mungon nder vite
Mes fjalesh e menduar...
Ne dhome ka vec qetesi.
Dhe netet vijne e shkojne
Mes fjalesh Une dhe Ti...
Dhe gjithe forumi jone
Per dite ben poezi.....
Mos mungoni per shume kohe
Se e ndjejme mungesen tuaj
se jetojme ne dhe te huaj....


Postuar nga djali_prishtinali datë 05 Nëntor 2003 - 16:36:

Smile letra ...

befas n dhomen time gjej 1 leter
leter nga ti qe mu kujtove e me lendove
por ...
at leter pluhuri e kishete mbulu,
at leter qe dikur nga zemra e kishe shkru




Lovly::: TOTTI :::


Postuar nga lova datë 05 Nëntor 2003 - 17:49:

Thumbs up

Miresenaerdhe more djale
kemben e pac te mbare
si per dimer dhe per behar
se malli na kishte marre
per nje djale nga diaspora
qe di t'ja beje fora
per nje djale nga Prishtina
nga Prishtina e Gjakova
nga Ramizi e nga Bora
Kastriot emrin ja thona
qe eshte birbil nga goja
Edhe letren pasi mori
menjehere ne forum na doli
Te rrefehet tek shoqnia
nga pluhri mos e zeje merzia
se fjalet qe shkruhen nga zemra
nuk lendojne por
zgjojne nga endrra
qe te vish ne kete jete
se forum gjithmone do kete
dhe te themi gjithe njehere
Foerumi te jete me jete!!!!!!!


Postuar nga lova datë 07 Nëntor 2003 - 16:08:

Talking

me nder qofsh o djale i mbare
por kam qene ne Prishtine
dhe prandaj te shkrova ty
qe te bej dy poezi
jemi shqiptar te dy
kete s'duhet ta harrosh
c'rendesi ka se ku je ti
ku eshte Ella apo Albana
qe te dya jane si zana
por kujdes mos i harrosh
se pastaj do ti lendosh
kur te vijne per pushime
do bejne be per koken time
dhe keshtu s'ke interes
mbaji armet ne brez
dhe mos rri shume serbes


Postuar nga lova datë 07 Nëntor 2003 - 17:07:

Je ne start dhe po pret
pergjigjen merr me marifet
marifetin ma ler mua
qe te pres puthjet e tua
c'rendesi ka se ku jane or cun
ato asnjehere nuk prishin pune
si ne faqe apo ne buze
e di qe ta merr dhe mendja
se je djale per shtepi
nuk pi vere as raki
por pi birren me nje pice
a s'po vjen ta pijme te tre
se nuk kemi me u de
po te pres more mik
nga pagesa mos ki frik
kemi sponsora te mire
qe ja marrim me nje birre

Haj mirupafshim ::: TOTTI :::


Postuar nga djali_prishtinali datë 07 Nëntor 2003 - 17:35:

Erdhaaaaa

love do te jem athje por jo tani
do te jem ne verë dhe shpresoj te te takoj ty edhe ta mikun tuaj (edhe sponzorin sigurisht)
e nese m jepni fjalen se do te takohemi une po te vi me patjeter ne veren e viti 2004 dhe shpresoj qe te kalojm bukur ne nje shoqeri te nxeht e jo te takoj vetem ty dhe mikun tuaj por edhe shum tjer qe jan nga durrsi e tirona sepse me larg nuk shkoj jo qe nuk guxoj po shum rrugëve tuaja ju pritoj ... e kur don pastaj n durrs te me takoj derha eshte hapur le te urdhëroj

shihemi n Durrës
::: TOTTI :::


Postuar nga BUCS datë 08 Nëntor 2003 - 04:26:

Mesazhet jashte teme u fshine nga une. Pa ju ngelur qejfi, ketu tema eshte per te shkruar vetem me poezi

Djali prishtinali, nuk ka nevoje te kerkoshe falje, po ketej e tutje po te duash permbaju temes

Flm
bucs

P.S. Kete mesazh do ta fshij pas disa ditesh.


Postuar nga roke datë 10 Nëntor 2003 - 09:46:

Angry

Jo per gje o shoket e mi
e vetmja teme qe me terheq tani.
Po ju nuk po shkruani,nuk po krijoni
edhe temen s'po e vizitoni,
ketu eshte shpirti,eshte deshira,
ketu te gjitha jane te arrira.
Edhe vajzat ketu ka shume
me vargjet e tyre mu si lume.
Ka ardhur Lova,poete re
nga Gjirokastra na pershendet ne!
Mireseardhje i urojme,
e puthim ne faqe e ledhatojme(shaka)
vargjet ajo shume bukur thur,
do ti veme dhjete dhe nje flamur.
He pra flisni,o miqte e mi
na late vetem ne vetmi
hajdeni mos u harroni
ketu te shkruani,ketu te stoponi.
Eshte bukur,eshte mire,
megjithese s'ka pica dhe per te pire.
Lorie,macekeqe,^blu^,i_lire
miku im Bucs dhe ti Keni zemermire,
hajdeni,mblidhuni,
te gezojme,te vallezojme
edhe goca te gacmojme.
Jo per gje,jo per inat
pa ato ne s'fleme rehat.
Prandaj mblidhuni perseri
ketu jam,po ju pres tani!!!!!!!!!


Postuar nga lorie datë 10 Nëntor 2003 - 21:49:

erdhaa unaaa

Me kishte marre malli te shkruaja ketu
ja po vij te rri me ju
Roke mos u merzit mor lal
do mblidhemi si me pare
do e shtrojme me birra pica
do hame bashke dhe gorica
eshte mire te bashkohesh perseri
eh c'po shoh paskan ardhur te rinj
Lova ,Prishtinali ,macka dhe te tjere
pa pa pa c'behet ketej
keshtu eshte kur mungon shume
i gjen ndryshimet lume
Liri flm per fjalet e tua
ke edhe ti nje puthje nga mua
bucs pershendetje dhe ty miku im
te kemi te mire e trim
hajde mblidhemi miqte e mi
kujtojme koherat e vjetra, tani
dhe plane bejme per me vone
si ta kalojme ne shoqerine tone...


Postuar nga Keni datë 10 Nëntor 2003 - 22:39:

Kujtojme te kaluaren

Ti lorie dhe mendim te bukur
te mblidhemi dhe njeher ashtu si dikur
Te fillojme ndonje aventur te re
dhe te vijen te gjith me ne
Te ham te pime e te luajm
dhe te ikim mos te paguajm
te bredhim neper parqe e lulishte
dhe ta kthejm kohen ashtu sic ishte
Mos te mendojm asnje gje tjeter
po te luajm dhe te ngjitemi ne pem si keter
Ajdeni o miqt e mi te mblidhemi sot
te shkomje diku e te luajme me top
Ajde te shkojme te pica prap
te ham e te pime sa te behemi tap
Ta kujtojm edhe nje her kohen qe kaloj
dhe te bashke me pica ne goj
Po ju pres ....................


Postuar nga lorie datë 10 Nëntor 2003 - 23:04:

gati jam ,po vij menjehere
ja te presim dhe te tjere
po marr lirin ne celualar
ti therrit roken sa me pare
bucsit po i coj nje ftese
mackes beji nje kerkese
lovas nje e-mail qe tani
qe te mblidhemi perseri
dhe do shkojme ne lokale
do psonisim ne pazare
do shetisim me makina
gara do bejme neper shina
si atehere ,si dikur
qe s'lame rruge pa shkeluar
dhe lokal pa bredhur
dhe kenge pa kercyer
dhe kohe pa defryer
si thoni ku te shkojme me pare
behuni gati ,shkojme per gare?


Postuar nga Keni datë 11 Nëntor 2003 - 05:36:

Rofsh o lorie qe je per gare
le te nisemi sa me pare
Ja te presim dhe te tjeret
mbase vijen e te gezojm
te shkome per aventura te reja
te ham e te lodrojm
Po me sa shoh te gjith jan te zene
dhe ne te dyve vetem po na lene
Presim edhe pake mbase vijne
dhe hapin per aventura ta shtrim.
O I_lire e di qe me shkoll je
leri mesimet per nje dite me ne
Hajde bucs dhe ti roke djem te mir
lova ajde te pim bire
Te bredhim neper rruge
te shkojme ne kazino
te bejme nje cik remuj
se na kamar malli per to
Hajdeni miq mos na vononi
mos na lini mos na haroni.
Hajde te bejme qef si dikur
ti zem dhe njerezit rruges me gur.


Postuar nga lova datë 12 Nëntor 2003 - 15:26:

Kur ne forum u pranova
nuk ma mori mendja
se zemren do hapja
dhe t'ju fusja brenda
por kjo iku u be
s'ju nxjerr dot tani
do t'ju ftoj kudo
ne dreka e darka
Lorie-n takova
qe une te njihja jeten
picat i shijova
qe une te kisha shpresen
aventuren une e dua
por jo me pice e birre
se barku na rri i fryre
por hajde shkojme ne kazino
qe te bejme nja dy pare
dhe te shkojme per hajgare
Ne hijen e kraheve tuaj
une te kerkoj strehe,
Ne cadren tuaj prehje te gjej
ne ere e ne shi
Shpetim, lavdi, fuqi,
gezim dhe shprese,
te marr nga ti forum Perendi
hajdeni ju pres
atje tek rruga me kthese
ne oren 5 pa 5
ti Keni, BUCS e te tjere
mos vononi
e oren ngateroni
me Grinuiçin mos u trazoni
seicili me oren e vet
hajdeni se do te bejme qejf!!!!!!!!
si asnjehere


Postuar nga BUCS datë 17 Nëntor 2003 - 22:17:

Kjo tema Une dhe Ti
Paska ngelur ne vetmi
Me ju nuk po shkruani
Nuk keni me kohe te luani
Pa me thoni valle ku jeni
Ato vjershat ku I keni
Ti roke ke marre shume mungesa
Mendjen e ke te rrish tek kthesa
Atje rri per goca “gjuan”
Dhe pastaj me top luan
Dhe ky I_lire ka humbur fare
Thote qe ka ngelur pa pare
Ci do paret mer qerrata
Kur ne pime pa para
Po kta te tjere nga jene
Kohe per ketu duhet te gjejne
Hajdeni se po ju presim
Te gjithe miq do te mbesim


Postuar nga minchiona datë 17 Nëntor 2003 - 22:44:

UNE DHE TI

Une edhe ti......pafundesisht larg
Ti dhe une......mrekullisht prane
Ne te dy.........mes qiellit te paane
Bashke........nje boomerang....





komplimenta per temen.........


Postuar nga Keni datë 18 Nëntor 2003 - 01:43:

E mor bucs ti mir e ke
po keta unk kan me nge
Ca ne pune ca ne dritare
e haruan kete teme fare.


Postuar nga lova datë 18 Nëntor 2003 - 13:50:

O Keni, o BUCS
Kush ju tha qe s'kemi nge
kemi qe me c'ke me te
Une cdo dite do ju pres
heret heret ne mengjes
atje tek rruga me kthese
kujdes mos u ngaterroni
na ka ardhur dhe minchiona
qe te bej makarona
makarona sonobona
i gatoj kako malona
Bashke...ne nje boomerang
do te mblidhemi te gjithe
dhe s'do rrime neper dritare
se nuk kemi kohe fare
dhe tek tema une e ti
nuk do bejme mrekulli


Postuar nga minchiona datë 18 Nëntor 2003 - 20:07:

DUKE LUAJTUR NE TE DY
HOP KETU E HOP ATY
DO TE NXJERRIM NDONJE SY............



FALEMINDERIT QE E KENI VENE RE ARDHJEN TIME...SMACK


Postuar nga lova datë 19 Nëntor 2003 - 14:30:

Talking

minchiona
c'jane ato moj qe na thua
njeri tjetrin fort e duam
eja te te takojme neve ty
te shofim syte e magjepsur
te perralles se vajzes se heshtur
dhe mos thuaj ato fjale
forumin ne e mbajme gjalle


Postuar nga i panjohuri datë 20 Nëntor 2003 - 21:08:

une dhe ti

uen dhe ti,lusnim naten qe pafund te zgjaste
te mos kish mbarim
edhe dielli ate dite shuhej
vetem une dhe ti


Postuar nga *miku* datë 24 Nëntor 2003 - 23:05:

Une ti Edhe as njeri


Postuar nga roke datë 25 Nëntor 2003 - 11:00:

Une flas, flas dhe vetem flas
Une krijoj,krijoj dhe vetem krijoj
Une perkushtohem,perkushtohem dhe vetem perkushtohem
Une para teje betohem dhe vetem betohem
Une vuaj,vuaj dhe vetem vuaj.
Une fitoj,fitoj dhe vetem fitoj
TI,po,po TI,zevendesohesh me nje tjeter,
menjehere kur marre ate qe dua,
s'po te genjej,po te them te verteten.


(kjo poeme e rangut boteror eshte shkruar vone.Jo per gje por dhashe nje ndihme te vogel per vleresimin dhe gjykimin e sakte qe duhet bere.Hajde te na rroje.....MILANI!!!)


Postuar nga lorie datë 25 Nëntor 2003 - 11:40:

O roke kjo me tingellon mua si kenge rrep mo!
ja nje budallallek qe me erdhi tani:
Se ti ti,ti dhe vetem ti
jemi afer dhe larg ,vetem dot s'rri
dhe une ,une.vetem une
te them se me mungon shume
se ikim larg YO
dhe jemi afer YO
Dhe mbushet fryma me arome
kundermon trendafil te njome
jehone,zeri yt ne shkretetire
pas zvetenimet,s'jam me e mpire
se jemi larg YO
dhe kaq afer YO
(so close no matter how far)versioni nothing else matters -rrep


Postuar nga roke datë 25 Nëntor 2003 - 12:39:

Hhhaaaaaa e hhiiiiiiiiii
Sa bukur rrep na kendove ti
Me te vertete ishte fantastik
do ta kercejme te gjithe,sdo kemi frike.
O Lorie e kishe thurur bukur shume
kjo do jete ne disko cdo te shtune.
Atje do kerceje,bucs,keni,i_lire,
do behen tape duke degjuar kete xhevaire
vajzat nga keto vargje mund te shkallojne
me ricipeta ne duar mua do me takojne(ups)
---Oh vajza ndaloni,ju lutem tani!
hajdeni me radhe se koha s'eshte me flori.
Mos u zini,mos u nxitoni
po ju pret edhe Bucs i zhveshur te ballkoni.
I_lire i etur nga ju po shikon,
Keni i tretur per ju po mendon.
Te kater te uritur po vijme drejt jush
eshte shume ftohte,duhet ndezur prush.
Ika tani se u zgjata shume,
mezi sa po pres te vije kjo e shtune.


Postuar nga Ervisa datë 27 Nëntor 2003 - 11:17:

Une dhe ti........mungon ai dhe ajo.


Postuar nga i_lire datë 27 Nëntor 2003 - 11:58:

Une dhe ti,
dy zera te humbur neper nate.
Une dhe ti,
dy vetmi t'larga n'erresire.
Une dhe ti,
dy te panjohura ne kerkim.
Te cfare? S'e di?!
Eh, fati e zgjodhi
qe ne te takohemi
te lidhur nga nje fill
plot me fjale,
edhe pak nga pak,
me arriti ne zemer,
aty ku ishe ti
prej kohesh.
Kush je?
Thuaj nese je engjelli im.
Kush je?
Shtrengome fort',
te lutem, ashtu sic di vetem ti,
shpjerme lart midis resh ne blu.
Ah, dhe fati te la
te ikesh larg,
pa nje shikim, pa nje fjale
dhe kjo qetesi dhemb
ne hapesiren e zemres time
atje ku je ti.
Kush je?
Une dhe ti... dy zera te humbur neper nate.
Une dhe ti... dy vetmi t'largeta n'erresire.
Une dhe ti... dy te panjohura ne kerkim,
te cfare? S'e di?!
Ndoshta e gjithe kjo... eshte... dashuri?!


Postuar nga Ervisa datë 27 Nëntor 2003 - 12:09:

Smile I_lire

Une dhe ti ne kete ore ne forum....une rri e lexoj.....ti rri dhe shkruan:p:p

Me pelqeu shume kjo qe sapo postove...Nuk kam patur dhe shume kohe te lire qe te lexoj c'do gje ketu ne forum..po deri aty ku kam arritur gezon respektin tim..sbashku me ca te tjere...

Urime dhe suksese
Ervisa


Postuar nga i_lire datë 27 Nëntor 2003 - 12:21:

Ora shkon shpejt vrapon
gjumi mua dhe ervisen
na harroj dhe vetem na la te kuventojm'.
Hajde goc nje kafe te t'bej
ta kalojme naten kok me kok,
se kemi kohe plot.
Pjesa lart eshte kenge
e kendon nje shqiptar
qe e dashura e ka len'.
Flm per respektin
dhe fjalet si sherbet,
ty te paca e qofsh me jete.


Postuar nga Ervisa datë 27 Nëntor 2003 - 12:34:

Une dhe ti......
Mesi i nates pse nuk po thua
Une dhe ti akoma zgjuar
lumsi neser eshte pushim
une dhe ti te lexojme gjerat me mire
tash eshte vone per shume gjera
une dhe ti mire me bo nje gjum me plot endrra.
Une te them naten ty
ti me thuaj si te jete me mire.
respektin nuk ta dhash une
po ma fitove me thune:p:p
Une dhe ti


Postuar nga i_lire datë 27 Nëntor 2003 - 12:38:

O Ervisa doktoreshe
zemren time eja merre
dhe beje te re,
se ne cdo cep dhemb.
Naten e mire te uroj
pafsh endrra me dashuricka plot
ti qofsh mbretereshe
dhe urdherat i dhensh plot lezet.
Gdhifsh shendoshe e flec rehat
se gjelin neser do e hash me nje kafshate.


Postuar nga Ervisa datë 27 Nëntor 2003 - 13:01:

I_Lire shume i shkathet je
dhe per c'do gje ne krye po del
nuk shquhem shume une per poezi
si te ketij tipit une dhe ti
Doktorresh une jam ne te vertet
po per zemra aha s'jam dhe aq
se shume veta me thon kujdes
se nje dite do na behesh telef
se shume veta i bej me stres

Naten e mire

Ervisa


Postuar nga lova datë 27 Nëntor 2003 - 18:27:

Wink

U kane plasur tullat ketej, urime!


Postuar nga Daku datë 28 Nëntor 2003 - 00:35:

Une dhe Ti

Nje renkim leshohet nga shpirti im
dhe ndalet ne buzet e shuara
Une dhe ti
Ne shpresat e mia te humbura
ne endrrat tona
gjithmone bashke
Te lumtur, te trishte
e ndiej britmen tende
tej..larg...
me mallkon
me qorton
..me dashuron.....
oh,Mos me mallko
Mjaft pagova detyrimet e mia
per fajet qe s'i kam bere
nuk kemi qene kurre une dhe ti
ke qene vetem TI


Postuar nga Sy_jeshilja datë 28 Nëntor 2003 - 10:25:

Une dhe ti

Une bregu
Ti vala
Une zeri
Ti fjala
Une kenga
Ti melodia
Une zemra
Ti... Impuls i rrahjeve te mia

Sot..
Une PA ty
Une breg i thate..
Pa valen time..
Kenge memece
Ku je melodia ime ?

Une PA ty
Shemtuar
Ngerdheshur
Shpirt i zvarritur trotuareve
Heshtur...
Une qaj,une dhemb
Bere cope -cope
Prej zemres -hekur ...


Postuar nga Ervisa datë 29 Nëntor 2003 - 04:47:

Une hesht ti flet,
Une vazhdoj ti pushon,
Une veshtroj ti me veshtron,
Une kerkoj ti kerkon,
Une dhe ti te Lumtur,
te lumtur te dy yje ne qiell
Kjo s'eshte asgje tjeter
vetem nje zjarr dashurie


Postuar nga white_genius datë 02 Dhjetor 2003 - 00:08:

Une dhe ti mirese te righeta..
me ke munguar kjo eshte e verteta..
Ne ny festohet falenderimi..
Ju uroj kalofshi jete gezimi..
ju uroj diten e pavarsis
i_lire nicku jot koncept i lirise..
bcuks e di jam ca heret..
a fituan dje bukanieret?
Festen e gjelit si e kaluat?
pjatat me meze a i pastruat?
Per muslimanet e ktij forumi te uruar
Bajramin per shum vjet gezuar.
sy jeshile paç bukurine
zoti te dhashte miresine
Nga ny white me perzemersi..
Do vij me shpesh per miqte e mi


Postuar nga arsona datë 02 Dhjetor 2003 - 02:41:

une dhe ti

white_genius o se me kenqe
vargjet e tua i lexova
qe percillnin mesazhe paqe
dot te tera faqet e kesaj teme
nuk i lexova
ne faqen e pare une dhe ti
titullin vetem i mesova
tek faqia e fundit drejt e shkova
vargjet e tua sec i lexova
dhe me lejo qe te njejtat urime
ti percjell tek shqipetaret dhe arsona


hahaha...


Postuar nga lova datë 03 Dhjetor 2003 - 17:35:

Cool

Ato dy buzë të kuqe
Dhe dy lote të mia
Qenë shenjat e dhimbjes
Kur më vrau bukuria
Kur më zu dashuria
E më dogji rinia.


  Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 »
Trego 572 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.