Forumi Horizont | Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Vendosa te hap syte. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11168)
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Qielli ndaloi se buzeqeshuri dhe shiu fillon
duke shtyre njerzimin ne thellesi te mendimeve
Atje ku koha ndalon dhe perjetesia behet realitet
kostumi i ngushte i mishit bie ne toke
Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
....
Me pelqeu e gjithe poezia,por keto vargje ishin edhe te miat dje...sot...dhe nuk e di edhe per sa dite....
Atje ku koha ndalon dhe perjetesia behet realitet
kostumi i ngushte i mishit bie ne toke.
Great,great Ing!Muza juaj eshte bere e teper inteligjente dhe e sofistikuar.Ajo sheh me modernitetin e saj edhe ne skutat me te fshehta te mendimit njerezor.
Te perqafoj me dashuri!
Citatet e urtesise se mbledhur neper stuhi
si shkumba e dallgeve te detit u treten,
bashke me to dhe kembanat ligjeruese
shuan tingujt e pergjumur te se kaluares.
Vetem nje pusulle ne deren e hekurt,
prej diellit perendues te kuq si gjak,
zbulon fajtorin e kerkesave per clirim
tek nguroset ngadale si dragua alabastre
me veshtrimin drejt perendimit.
Hija fillon dhe zmadhohet derisa humb forme
nata dhe boshlleku kerkellimat shumefishojne.
Gjumi dhe enderrat vetmine largojne
duke shkaterruar embrionet e fundit
te pritjes se akullt qe nje emer te vetem peshperit.
Kembet e krevatit ngadale zhyten
nen dheun e bute te sapo germitur.
Kockat e vjetra te skeleteve te fshehur,
dergjen ne prehjen e varit te se kaluares.
Mengjesi buze te plasura vetem sjell.
Shikimi nga perendimi ngadale rrallohet.
Frymemarje shpirterore clirojne muskujt e ngurtesuar
nga alabastra e dragonjve dekorative.
Ingmetalboy s'dua te te bej komente te teperta mjaftojne poezite e tua fantazi-ndjellese. Por dua te te pyes nje gje, po titujt? Nuk i ve shpeshhere ... nuk e di ti po mua me duken si mbajteset e celesave ndoshta dekorative por na ndihmojne qe mos i humbim
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Ingmetalboy s'dua te te bej komente te teperta mjaftojne poezite e tua fantazi-ndjellese. Por dua te te pyes nje gje, po titujt? Nuk i ve shpeshhere ... nuk e di ti po mua me duken si mbajteset e celesave ndoshta dekorative por na ndihmojne qe mos i humbim![]()
Me shperbe sot si kufij pa fare.
Ne syte e kaloresise kembesori humbet
bashke me flijimet e tij pavdekesi falese.
Ne fund te vizioneve te mija cliruese,
Aferdita mekon plaget e vjetra.
Kur une ndjeja frymen tende,
pasigurite e tua pershkonin gjithesine.
Me prit sot ne pragun e pavdekesise,
fundi i botes nuk na prek.
Ne fund te rratheve perfekte
shtyj cdo gje ne pjedestalin e lumturise,
per ty,
me ty.
July 16, 2009
1:25 am
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Fytyra jote ne mengjez
ndez flak e yje.
Jemi ne ata qe vendosim
krahet te hapim apo gjunjet te thyejme.
Ne jemi ata qe caktojme
kujfijte e turpit, lakuriqesise.
Une eca pazhure drejt fundit te imagjinates
dhe ngrita koken te shoh lart
diellin qe ngroh
te verteten e shenjte.
Cfare mora dhe cfare dhashe?
Cfare desha dhe cfare bera?
Damka e dhimbjes u vendos mbi mua
dhe kryet mu rrezuan shume poshte.
Pa u perpjekur te nxitohem
ndoqa litarin ngadale
dhe leshoj veten pa frike
ne renie te lire ne hapesire.
Ne ishim.
Ne jemi.
Sot shohim rreth e rrotull
dhe supet ngreme kot me kot.
E nesermja... hm e nesermja do te vije
dhe ketij shpirti do ti dale nje zot.
Gjeta nje poezi te vjeter timen qe nga kohet e gjimnazit i think. Me beri pershtypje ndaj dhe vendosa ta postoj sot.
Dhe vetem per Tulipanin po i ve titull.
Nuk dua me t'ja di.
Ky cast qe kaloi,
ishte i yti a e di?
Mendja dhe zemra e damkosur,
u turbullua nga deti merzi.
Meriza e humbjes se pathene
e pritjes se lodhshme pashprese,
casti i keputur nga kenga
qe qan per ne me denese.
Je ti faji? Ndoshta jam vete?!
Kompleks i vjeter mendor,
apo fati nje nate pa hene
qe capitet sonabul me zor?
Po ti nuk mund te pergjigjesh
sepse shpirti koordinata nuk ka,
qe te goditet me shigjete
nga Kupido qe mbrapa nuk pa.
Tani dua vetem te fle
dhe me s'dua t'ja di,
per cfare mbrapa lame,
cfare humba une apo... fitove ti.
.
Flm per celesin dhe mbajtesen, ndoshta do sherbeje per nje porte te neserme
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Ne mes tallazesh dimri
anija ngre velat per udhetim
dhe nuk pyet per stuhine
rrugen can me zemerim.
Besimi eshte i forte
dyshime kjo zemer nuk ka
papritur zera sirenash jehojne
timoni i anijes nga duart ra.
Tingujt e embel shperbejne
cdo arsyetim rezistence.
Ne meshire te dallgeve
mbetet anija memece.
Me sy te mbyllur pergjysem
cdo drejtim harrohet
vetem kembanat aventuriere
nga brenda shpirtit degjohen.
Shpejt sirenat lodhen
me kete loje hipnoze
dhe heshtja mbizoteron
ne anijen misterioze.
Per ku u nisem valle
ate mengjes te zymte dimri?
Ashtu me nxitim
pa varka shpetimi?
Anija e lodhur
nen diell turfullon,
mungesa e llogjikes
mbi krye shume rendon.
Ate qe nuk e peruli dimri
shiu, rrufete apo acari,
u shperbe ne hic
nga nje marrezi enderrimtari.
Drejtime te kunderta
Ne drejtime te kunderta,
duke u capitur te gjymtuar,
clirohemi ngadale
nga gjymtyre te keqformuar.
Nje metamorfoze e re,
e paprekshme nga ide te vjetra,
lind padashur neper hapa
duke mbuluar fytyra te zbehta.
Ne prag te revolucionit te ri,
emrat e pervecem lexohen kudo,
por ne fund te rruges se gjate,
nuk kujtohet askush per to.
Cdo dite qe kalon me pertese,
cdo mbremje e ardhur aq shpejt,
na zbulon dicka te re,
por valle kush mund te ec vetem drejt?
Re: Drejtime te kunderta
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Cdo dite qe kalon me pertese,
cdo mbremje e ardhur aq shpejt,
na zbulon dicka te re,
por valle kush mund te ec vetem drejt?
Re: Drejtime te kunderta
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Ne drejtime te kunderta,
duke u capitur te gjymtuar,
clirohemi ngadale
nga gjymtyre te keqformuar.
Nje metamorfoze e re,
e paprekshme nga ide te vjetra,
lind padashur neper hapa
duke mbuluar fytyra te zbehta.
Ne prag te revolucionit te ri,
emrat e pervecem lexohen kudo,
por ne fund te rruges se gjate,
nuk kujtohet askush per to.
Cdo dite qe kalon me pertese,
cdo mbremje e ardhur aq shpejt,
na zbulon dicka te re,
por valle kush mund te ec vetem drejt?
Re: Re: Drejtime te kunderta
Citim:
Po citoj ato që tha Mon Cherry
...kush eshte pamekat le te hedhe gurin i pari? Drejt u duket se ecin vetem egoisteve ingmetalboy.![]()
Kam lexuar poezite e tua dhe cdonjera eshte touch of harmony, beauty and reality.![]()
Nje pyetje pa pergjigje me ben te bie,
me gishtat e mpire fytyren kerkoj te prek.
Valle eshte ky vetem nje preteks,
te largoj gjumin dhe ate ze te ndjek?
Ze qe di te flase me shume
per humbesin qe vetveten gerryen.
Por para meje shfaqen vetem pasqyra,
cdo reflektim agimet e te nesermes thyen.
Koka si koshere fillon te gumezhije,
cdo tingull qe degjoj, nje nate kujton.
Nje jehone e stergjatur ne vite,
nje pergjigje me ngulm kerkon.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
.
Nje jehone e stergjatur ne vite,
nje pergjigje me ngulm kerkon.
Dikushi avitet me afer,
i nxehti i shkretetires halucinacione krijon.
Kalimthi idete mbushin mendjen me fantazi
e pjella e kesaj bote rrekon per liri.
Buqeta me pikepyetje
fantazmat e se tashmes ofrojne.
A je gati te enderrosh?
Krahet te hapesh dhe te fluturosh?
Dikushi nga brenda troket,
muzika e modernizimit me fort bucet.
Gjymtyret refuzojne te pergjigjen,
justifikimet ne rradhe renditen.
Aksidentet ndodhin ne erresire.
Bota eshte e mbushur me to.
Brenda meje zmadhohet mohimi
dhe behet i pamundur zgjimi.
Heroglife te lashta gjenden ketu.
Historia pershendet frutat e ngacmimit.
Harte jete apo vdekje pa rendesi.
Nje shans per te filluar serisht.
Re: Tingujt e heshtjes
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Tingujt e heshtjes nga nata zmadhohen,
dora e ngritur ajrin elektrizon.
Ora e reres rrezohet ne toke.
Kameleoni ngjyre serisht nderron.
Rera ngadale fillon te zbraze,
qelqin e thyer prej nocionit kohe,
tingujt e heshtjesh me fort degjohen,
balanca e arsyes vihet ne prove.
Ngadale lotet fillojne te pikojne
mbi shtratin prej rere te shkretetires.
Egzistenca ne thelb materializohet,
ne kthesat misterioze te erresires.
Edhe kete nate shnderrohesh ne gur.
Gjithcka me mire se te qenurit e vetmuar?!
Tingujt e heshtjes zbulojne lakuriqesine.
Ne gjunje, e vetme... e dorezuar.
Fal pak clirim
Erresira vjen dhe une jam i vetem,
lekura mbushet me mornica.
Ti je vetem nje puthje larg
dhe buzeqeshja jote pagjumesine shton.
E verteta gjendet diku midis,
toka dhe buzet e tua kufijte caktojne.
Peshperimat e shikimeve te tua
thelle meshojne brenda meje.
Kete nate kenaqem me pak
dhe bota zhytet ne nje gote.
Kerkesat per ndryshim
bejne duart te dridhen,
kur zemra e di qe nata eshte e vertete.
Valle ndoshta pak clirim
maja e gjuhes tende do te fale
dhe pazotesia ime mund te harrohet
ne detin e ndjenjave tona.
Kerkoj veten te bind
ketu te gjej dicka
per te qendruar akoma
ne kete ishull te shkrete
te enderrimeve te mija.
Kerkoj veten te zgjoj
ketu te gjej nje forme,
per te krijuar akoma
me kete dru te kalbur
te imagjinates time.
Kerkoj veten te bind
ketu te zgjedh nje deshire,
per te lexuar perpara
kaosit human,
te botes sime.
Kerkoj veten te bind
ketu te kap nje cast
per te ndjere akoma
brenda planetit te mekur
te jetes sime.
Kerkoj veten te bind
ketu te zhduk gjithcka,
per te cliruar valle
thelbin e lodhur
te se vertetes sime.
nentor 2002
Prej mendimit rendshem perkulur prej alkoolit,
dritarja e clirimit kerkon te hapet,
por dhimbshem pasioni humbet
nga syte qe edhshem pershkojne
cdo marifet te vogelsise sime/
Ndoshta menyra me e thjeshte
ndonjehere eshte ajo me efektivja.
Por kete radhe ryshfetet
e pervojes hallakate
mjaftohen vetem me veshtrime vjedhese
pertej pasqyrimit te dritares se avjonit.
Nuk eshte hera e pare
qe hiperbola femerore merr
me te miren time,
por cuditerisht kete radhe
ndjehem vertet keq...
Ndoshta sot do te mund
te ngelltis lemshin qe ne gryke
me ka mbire.
Ndoshta... jo.
Here ngadale here shpejt
i peshperis vetes fjale pakuptim,
ne nje sulm te fundit
per te mpire ndjenjat
qe diku larg po enden te verbera
sebashku me gjakun tim
qe afer e kam mbajtur.
Paketen e cigareve ngadale vertis
dhe se bashku me to
kukurecin e palare te mendimeve,
qe cuditerisht kete here te drejte ka.
Nuk ishe drita ime,
por te tille te kam ndjere gjithmone.
Nje lamtumire e hidhur ngadale
te dyve na tret.
Ty ndoshta te clrion,
une...
per mua mos u merzit.
Mund te jetoje njeriu gjate edhe
me nje lemsh ne gryke.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Paketen e cigareve ngadale vertis
dhe se bashku me to
kukurecin e palare te mendimeve,
qe cuditerisht kete here te drejte ka.
Syte qenkan bere
edhe per tu mbyllur,
por zakonisht per te qene hapur
dhe ndonjehere per te pare
atje ku vallja e jetes te hedh
ne nete alkooli dhe tymi duhani.
Ndoshta,
dhe tani mund te them vetem ndoshta,
per te skalitur ne shpirt
momente qe mund te na bejne
edhe njerez me te mire.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Syte qenkan bere
edhe per tu mbyllur,
por zakonisht per te qene hapur
dhe ndonjehere per te pare
atje ku vallja e jetes te hedh
ne nete alkooli dhe tymi duhani.
Ndoshta,
dhe tani mund te them vetem ndoshta,
per te skalitur ne shpirt
momente qe mund te na bejne
edhe njerez me te mire.
thanks tulipani dhe sorry qe nuk i kam vene titull edhe kesaj.
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
sorry qe nuk i kam vene titull edhe kesaj.
Citim:
Po citoj ato që tha erious
e keqa tende eshte origjinaliteti... kjo te ngaterron, e mendon se duke lexuar kedoqofte mund te prishemi duke u bere si ai, dmth jo me te mire se ai... e duke mos qene me te mire eshte njesoj sikur te mos benin asgje.
per vete mendoj se kryesorja ne punen e krijimit eshte sinqeriteti... dmth dashuria pa komplekse qe ti ke per ate qe ben (ne rastin tend, keta poezira pa tituj)
kur je i sinqerte me veten, me punen tende, kur e rrespekton ate, nuk ka sesi te mos arrish diku... gjithmone duke mos harruar titujt, kuptohet
cecila
Faleminderit per fjalet e mira e dashur. Te mirepres te komentosh sa here te duash.
Sorry por mu duk e drejte te fshij disa komente.
Peace!!
.
duke qene poezia forma me banale e letersise, siç eshte vizatimi ne krahasim me pikturen
eshte titulli ai qe i jep nje fare botkuptimi...
tulipani ja ka fut kot, them un... por qe i ka dale plot.
Citim:
Po citoj ato që tha erious
.
duke qene poezia forma me banale e letersise, siç eshte vizatimi ne krahasim me pikturen
eshte titulli ai qe i jep nje fare botkuptimi...
tulipani ja ka fut kot, them un... por qe i ka dale plot.
You can see the cracks,
you can feel the smacks,
and under you skin
your flesh still feels thin.
Did you ever lie
and then wonder why?
Did you ever laugh
with your own stuff
and then disagree
with this tragedy?
So get it up
get it down
until you feel like a monkey.
Head bang your head
until you hit the ground
and everything feels pretty funky.
Maybe this life is cheap
no need to be a creep.
So dont feel being rude
to get your own attitude
from this world of sin
that will never win.
Andej nga po vij
Te flasesh me kundershtime
i ka dale moda.
Te pakten keshtu thuhet
poshte e lart,
ose te pakten
atje poshte dhe atje lart
ku kam qene une.
Te jete valle e vertete
edhe pse ata qe gjesdisin
poshte dhe lart
si puna ime,
shpesh ndjehen
ne kundershtim me vetveten?
Bosh
Dritaret jane te medha,
poltrona e rehatshme,
vatra kercet nga zjarri
dhe liqeni i ngrire
perjashta vishet nga debora.
Flete e bardha presin
te mbushen, shpresojne
ose jam vetem une ai qe shpreson.
Cuditerisht mendja eshte bosh.
Duart jane bosh.
Brenda jam bosh...
hapa syt por nuk shikoj
hapa veshte por nuk degjoj
hapa shpirtin por nuk jetoj
hapa zemren por nuk dashuroj
mbylla syt enderra shoh
mbylla veshet thash mos degjo
mbylla shpirtin thash jeto
mbylla zemren mos dashuro
mora qelsin dhe prap i hapa
por quditerisht me don nata
edhe pse kam qejf ne drit
drita nga une gjithmon ik
dua te dashuroj
dua te kendoj
dua te NDJEJ
por kam vdekur
Re: Bosh
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Dritaret jane te medha,
poltrona e rehatshme,
vatra kercet nga zjarri
dhe liqeni i ngrire
perjashta vishet nga debora.
Flete e bardha presin
te mbushen, shpresojne
ose jam vetem une ai qe shpreson.
Cuditerisht mendja eshte bosh.
Duart jane bosh.
Brenda jam bosh...
Re: Re: Bosh
Citim:
Po citoj ato që tha Katilesha
Idem
Histori e pervecme
Akoma fryme, gjalle per cfare?
Mbrapa mos shiko.
Perpara te ecesh mos harro.
Gjunje qe nuk pranojne te perkulen
dhe pse kohe ka qe jane thyer.
Sy qe nuk pranojne te mbyllen
dhe pse drite me nuk kane.
Zemer qe nuk mund te dorezohet
dhe pse frika brenda gerryen.
Faqja jone ne dyluftimin e heshtjes?
Plaget shtohen, por ndodh qe sherohen
dhe rruga vazhdon,
per ne askundisht qe prej imagjinates
me emer te pervecem na therret.
Udhetim qe jep, por dhe shume merr.
Enderra dhe histori ngadale thermohen
dhe bien mbi ne si shi
ndoshta per te freskuar,
ose per te kujtuar,
qe dikur ne te kaluaren,
dicka ka egzistuar.
Dicka qe te ftohtin brenda
e ka shnderruar ne nje zjarr.
Qe luften e ka zevendesuar
me thjesht deshiren per te jetuar.
Re: Histori e pervecme
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Akoma fryme, gjalle per cfare?
Mbrapa mos shiko.
Perpara te ecesh mos harro.
Gjunje qe nuk pranojne te perkulen
dhe pse kohe ka qe jane thyer.
Sy qe nuk pranojne te mbyllen
dhe pse drite me nuk kane.
Zemer qe nuk mund te dorezohet
dhe pse frika brenda gerryen.
Faqja jone ne dyluftimin e heshtjes?
Plaget shtohen, por ndodh qe sherohen
dhe rruga vazhdon,
per ne askundisht qe prej imagjinates
me emer te pervecem na therret.
Udhetim qe jep, por dhe shume merr.
Enderra dhe histori ngadale thermohen
dhe bien mbi ne si shi
ndoshta per te freskuar,
ose per te kujtuar,
qe dikur ne te kaluaren,
dicka ka egzistuar.
Dicka qe te ftohtin brenda
e ka shnderruar ne nje zjarr.
Qe luften e ka zevendesuar
me thjesht deshiren per te jetuar.
Thanks kati. Kam zbuluar nje coffee shop afer me shkollen ku e bejne ekspresin si ne shqiperi dhe kam filluar ta frekuentoj goxha. Zakonisht shkoj vete dhe mbaroj ndonje projekt apo detyre por kete here sapo dola nga nje test dhe jam people watching per tu relaksuar. Do ishte fun po te ishe ketu besoj per te patur nje kendveshtrim vajze.
Kenveshtrime te ndryshme
Zbuloj pertej buzeqeshjes tende
Dhe perkedhelja cuditerisht te shkon.
Ndoshta e di
Dhe bishtin e perdredh
Ne kolltukun e rehatshem te kafenese
Perballe meje qe i hutuar
Syte nuk mund te ti shkul.
Buzen e poshtme lepin
Ftese apo fantazi?
Me kryqin ne qafe luan
Syte te zhytur ne liber
aroma sensualiteti
Lodrojne ne ajrin e dhomes.
Floket e shkurter
Te kuq si mendimet e mija
Dhe piercing ne vetull
Shkendija diku thelle ndjehen.
"Mjaft" I them vetes.
"E zhveshe me sy
Tani ka ardhur koha
Per te provuar nqs mund te zgjidh
Edhe kete ekuacion mendor
Bashke me te
Diku ne nje vend me te rehatshem.
Le te themi... krevati im?
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Thanks kati. Kam zbuluar nje coffee shop afer me shkollen ku e bejne ekspresin si ne shqiperi dhe kam filluar ta frekuentoj goxha. Zakonisht shkoj vete dhe mbaroj ndonje projekt apo detyre por kete here sapo dola nga nje test dhe jam people watching per tu relaksuar. Do ishte fun po te ishe ketu besoj per te patur nje kendveshtrim vajze.
Ndonjehere eshte aq qetesi
ku e gjithe bota
brenda apo jashte teje
hesht ne menyren me drastike.
Nje lloj zemerimi tingujsh
te cilet kryenece kthejne kurrizin
domosdoshmerise sone per te degjuar.
Atehere thone mund te ndjesh vertet
mund te ndjesh sic nuk ke ndjere kurre.
Po te jesh me fat,
dicka e jashtezakonshme ndodhka
dhe duke braktisur shqisat
qe aq shume beson...
mund te ndjesh vete ndjenjat...
tek qajne.
Trupi vetem mund te heshte
dhe te ndjeke somnabul
cdo shteg qe kjo ndjesi do ta cojne.
Nuk eshte koha ime
nuk eshte celsi im...
Dhe dera mbyllet mbrapa
pazhurme, vetem qetesi qe brenda vret.
Hapat vazhdojne te degjohen
ne korridoret bosh
dhe jehona e njemije kujtimesh
vallezimin para kohe ndalon.
Nje shans te marresh
kaq e veshtire?
Ne nete te mbytura peshperimash,
pergjigja e pathene
asnjeanese
pret te zbulohet
ose me mire te shpluhuroset serisht.
Krah per krah binjaket e kunderta
ecin me hapat tone
dhe kur ndalon njera dicka te peshperise
ne veshin e thare nga merzija,
tjetra ne qoshen e syrit zbulohet
per te na kujtuar qe eshte atje
dhe pret momentin
kur me motren te shkembehet.
hapat e mi ecin
mendimet me ngecin
neuronet ngadal me vdesin
koha ndalon por svazhdon
jeta ime nje de ja vu me shume
lumi im qe me slundron
dera ime tashme e rrenuar
jeta ime nga qdo kush e shikuar
por jo e kuptuar
nje shpres tashme e shuar
ne nje vrime i ngujuar
i vetem duke u menduar
per pakez shpres duke u munduar
por lumi tashme eshte shuar
ndjenja duke kerkuar
por ato tashme kan shkuar
nje indeferent i lindur i pjekur
nje ndjenje e bukur por e vdekur
ja qfar me ka mbetur
ne lufte me kohe nje mundim
dua te gjej koh per pakez mendim
por skam qte gjej ne hapsir te zbrasur
ndjenjat me jan plakur
dua te zjas doren per meshir
meshir per nje shpirt te lir
nje shpirt i lir ne luft me kohen
te gjith per tjetrin mundohen
mundohen per vete gjejn qetesi
dua nje ndjenje por ka ikur ne gjithesi
dua qe nje cope qielli ta kap
por eshte erresir eshte nat
syt e mi tashme te verbuar
jan lodhur boten duke e shikuar
jam nje indeferent i krijuar
per nje cope ndjenje duke luftuar
Zemerim
Ka patur kohe qe nuk kam patur nevoje
per dicka me te forte
se cfare?
huh?!
Zemerimin shnderroje ne pasion
me veshet qe fishkellejne
nga forca e shperthimit ne sfond,
dhe grushtin mbushe me ate qe brenda ke
dhe zbrazu
ne kunderpeshe
ne gjak
ne mocale balte
ne fryme...
Duke kerkuar nje liber
Lart e poshte eci midis librave
te librarise se vjeter
qe heshturazi qendron tani
si ne turp
per disa prej librave
qe brenda mbart.
Endem ashtu pa busull, pa harte.
Ne kerkim te ndonje libri te ri
qe te me kafshoje diku
ku nuk me kane kafshuar me pare.
Shpesh mendoj qe eshte e pamundur
te gjendet qoshe pa shenja dhembesh,
por shpejt kuptoj
se eshte krenaria ime
ajo qe flet
dhe jo
dicka tjeter,
ajo e duhura.
Duke u endur shoh fytyra njerzish
qe si te programuar nga ndonje
virus microsofti apo programi televizori
vendosen para seksioneve te librave
dhe rrefejne jetet e tyre
pa dashur (shpresoj),
te panjohurve si puna time
qe akoma vazhdojne te enden.
Ne seksionin e librave roze
nje grua e shendoshe
me nje bluze me zambake
merr fryme me zor
mbi kapakun e nje syreshi.
Ne shtepi ka shume mundesi e presin
12 mace
qe po shtyjne ngadale drejt cmendurise
komshinjte.
Ne seksionin tjeter
ate te librave te sapo ardhur
nje burre i djegur nga makina e uv-light
ne perpjekje per tu nxirre.
Vetem dhembet i zbardhin
kur i qesh cdo personi qe i kalon anash
duke bere kontrastin
edhe me te dukshem
se bashku me kemishen prej mendafshi
dhe makinen lexus
dhe shtepine me 8 banja
qe akoma nuk i ka paguar.
Nje vajze me syze
e tretur ne mendime
lexon dicka ne seksionin
e vete-permiresimit
e ulur ne nje qoshe
me mbathjet e zeza
qe therrasin per vemendje.
Ke valle?
Mua?
Pse jo.
Ndoshta me pare duhet te zhduk
kete liber te Ginsberg
qe po terheq rreth e rrotull
si mendalion vetmie
reklame jo e mire per te tilla raste.
Re: Duke kerkuar nje liber
Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Lart e poshte eci midis librave
te librarise se vjeter
qe heshturazi qendron tani
si ne turp
per disa prej librave
qe brenda mbart.
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 » Trego 332 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.