Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 » Trego 383 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Cili eshte vendi me i bukur ne Shqiperi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2917)
Qyteti me i bukur...Of course is Vlora
Per cdo njerin nga ne, qyteti me i bukur eshte ai qytet ku ta ka bere koka bam,qyteti ku ke kaluar feminine.Me vendlindjen(qytetin)tend te lidhin shume kujtime;te lidhin shume miqesira dhe dashuricka te kohes se adoleshences,por mbi te gjitha atje ke me te dashurit njerez familjen.
Por ketu behet fjale qe pervec atyre qe thashe me larte duhen pare e vleresuar ato bukuri qe i ka falur natyra qytetit tend,i cili behet edhe me i bukur edhe me i dashur dhe ta ka enda kur shkon me pushime te pish nje birre te ftohte me miqte dhe shoket buze detit nen hijen e portokalleve,mandarinave apo ullinjeve.Ah keto te bekuara peme qe rrijne 12 muaj viti green colour dhe se bashku me jodin e detit ne mengjez te zgjerojne kraharorin dhe te shtojne jeten.Ah sa me mungojne ketu ku jam.
Pra me nje fjale qytetet me te bukura i ka percaktuar dora e perendise dike i ka vendosur afer detit.
Vlora jone qytet i bukur
Rreth e rrotull me stolli
Portokalle,ullinj dhe limona
Rrush te bardhe e rrush te zi
Te shikosh perendimin e diellit ne Vlore eshte nje gje e rralle dhe fantastike.Le ta shikosh nga ballkoni i Vlores Kanina,everithing is great.
Qyteti ku une kam hedhur hapat e pare te jetes ka qene i bukur por eshte bere akoma me i bukur tani.Me mahniti pamja e tij,mbasi e shikoja mbas 6 vitesh.Pa dyshim do ta quaja nje Aleksandri te vogel ne brigjet e kaltra te Adriatikut.
Vlora dhe vlonjatet i bejne nder Atdheut,per historine e tyre te lavdishme.Vlonjatet e kane flijuar jeten per ceshtje madhore te kombit jo neper pusira per sinore ose per kullota bagetish.
Kush te kete inat te pelcasi.Ne vlonjatet ndihemi krenar per qytetin tone te magjishem.
I'm with you IQVLORA
Right on! Tell them!
Pershendetje...
hey :@
Per mua vendi me i bukur ne Shqiperi eshte Korca
Por vetem ne Dimer
Me boren e saj te bukur dhe me te ftohten e saj te hidhur
Per mua vendi me i bukur ne Shqiperi eshte qyteti im i lindjes, ku jam lindur e rritur, ku kam kaluar femijerine time.
:D
Citim:
Po citoj ato që tha Balerina
Per mua vendi me i bukur ne Shqiperi eshte qyteti im i lindjes, ku jam lindur e rritur, ku kam kaluar femijerine time.
Qyteti me i bukur i emigrantit eshte qyteti i lindjes,atje ku fshihet femijeria,per nje gjeograf ndoshtaaaaaaaa,,,,sjam gjeografe,jam mesuese.
Re: :D
Citim:
Po citoj ato që tha ALB_MaGjI
Balerina nje verejtie nga une Mire qe vendi me i bukur per ty eshte vendi i lindjes ( se te gjithe keshtu do theshin )Po mund ta dime edhe ne kush eshte qyteti i lindjes tende
![]()
Re: Re: :D
Citim:
Po citoj ato që tha Balerina
Shqiperia e Mesme![]()
Re: Re: Re: :D
Citim:
Po citoj ato që tha ALB_MaGjI
Po qyteti ku ke lind me zemer nuk kam emer si kane emer gjithe qytetet e tjera Per mua qyteti Nr 1 eshte Korca ime e dashur
Re: Re: Re: Re: :D
Citim:
Po citoj ato që tha Balerina
C'na nxorre pune dhe ti, se jo per gje, por me del pak si identiteti mua. Qyteti im eshte qyteti per te cilin turistet kane thene "Nqs nuk e keni vizituar, nuk keni vizituar Shqiperine"...qyteti ne te cilin shume nxenes bejne ekskursione per te pare muzeun, dhe dy muzete e ketij qyteti zene vendet e 2-te dhe 3-te ne Shqiperi pas muzeut kombetar te kryeqytetit.Tanii, besoj se eshte shume e lehte per ta gjet.
![]()
Albi e di ate vjershen..
qytet ,qytet i bekuar
prite prite Skenderbene
se po vjen si pellumb i shkruar
te shpetoje memedhene..
Tani besoj se Albi e ke te qarte nga cili qytet i bukur i Shqiperise eshte Balerina jone.
Balerina sorry sis qe u pergjigja pa lejen tende ,por duhet ta tregosh krenarine nga je mos i bej njerezit te vuajne. Kisses
Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
Albi e di ate vjershen..
qytet ,qytet i bekuar
prite prite Skenderbene
se po vjen si pellumb i shkruar
te shpetoje memedhene..
Tani besoj se Albi e ke te qarte nga cili qytet i bukur i Shqiperise eshte Balerina jone.
hahaha Albi ksaj i thone me te feju me zor si shokun Xhemal..
Une jam nga ky qyteti ketu, ndersa ai ne foto eshte anetari yne tresh
do te dish me..
ja dhe foton se harrova..
ahaaaaaaaaaaaaaaaaa
SHKODRAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA
ME PELQEN SHKODRA KAM QEN SHUME HERE
PAK SI NJE GJUM PO NESE
DUHET ME SHUME KJO GJE YLLO
po per se te kemi ty te na besh fresk.. hajde magjia shqiptare hajde , ma perkthe dhe 1 here ca shkruajte se s'te kuptova sorry..marrje?
Citim:
Po citoj ato që tha Demokrate4ever
po per se te kemi ty te na besh fresk..hajde magjia shqiptare hajde , ma perkthe dhe 1 here ca shkruajte se s'te kuptova sorry..marrje?
![]()
Qyteti me i bukur ? Tani secili qytet ka nje bukuri qe tjetri nuk e ka...nuk di ke te vecoj per mua te gjithe te bukur jane po ti vizitosh.
SHkodra
VElipoja
Thethi qe kur kam qene e vogel shkonim me pushime atje tani e kuptoj se sa i bukur eshte !
Gjirokastra me pelqen per menyren e ndertimit te qytetit pavaresisht se ka nxjerr meshkujt me te poshter te shqiperise :lol:
qyteti me i bukur ne shqiperi!
Citim:
Po citoj ato që tha Presidentja
SHkodra
VElipoja
Thethi qe kur kam qene e vogel shkonim me pushime atje tani e kuptoj se sa i bukur eshte !
Gjirokastra me pelqen per menyren e ndertimit te qytetit pavaresisht se ka nxjerr meshkujt me te poshter te shqiperise :lol:
Re: qyteti me i bukur ne shqiperi!
Citim:
Po citoj ato që tha belga
shqiperija eshte vertete nj e vend shume i bukur persa i perket bukurise natyrore;
po nde qytetet me te bukura eshte edhe Durresi me detin kalterosh e bukurine mahnitese ne zemer te shqiperise![]()
pershendetje![]()
vendi me i bukur ne shqiperi eshte TIRANA
Citim:
Po citoj ato që tha atiola
vendi me i bukur ne shqiperi eshte TIRANA
TIRONA eshte qyteti me i bukur i shqiperise,ke ku del ke ku argetohesh jo si qytetet e tjera qe flejne gjume me pulat.Hheeeee mos ju vi keq tani po kryeqyteti eshte me lart nga te gjithe....
Re: PER VLONJATE 2003
Citim:
Po citoj ato që tha Antik
O VLORA2003.
VERTET HIMARA ESHTE AFER VLORES 45KILOMETRA LARG POR SKA ASNJE LIDHJE ME VLOREN SEPSE ESHTE BASHKI ME VETE .D.MTH QYTET ME VETE. NE TE SHKUAREN KAN PATUR LIDHJE D.M.TH SKA QENE QYTET ME VETE. PRANDAJ DUHET TE ZGJEDHESH NJE NGA KETO TE DYJA .{MIRE E DIM QE TE DYJA JANE TE BUKURA].BY
Aulon 12
Degjo plakun e mos u merzit nga ziliqaret dhe ata qe nuk e njohin Shqiperine.
Ndersa une do t'i thosha atij Antikut se eshte relike e kohes qe lame mbrapa.
Vlora city has & three towns. Ata jane:
1_ Selenica me nje popullsi prej 14000 banoresh.Tre here me e madhe se Lezha dhe Erseka,5 here me e madhe se Burreli,e barabarte me Ballshin ne mos pak me e madhe.
2-Orikumi ose Pasha Limani me rreth 7000 banor,per bukurite ,lashtesine dhe rendesine e tij nuk po zgjatem.
Edhe Kota me nje popullsi sa ajo e Lezhes eshte nje monument i luftes per liri te trimave te laberise me 1920 e me vone.
3_Himara nje perle e vertete me rreth 4000 banore.Nje nuse e bukur e veshur 12 muaj ne te gjelber me malet Akrokeraune(Vetetimes) mbi krye.
Kush pretendon se Damjani, ky trim himarjot i cili luftoi deri ne vdekje si shqiptar i vertete,perkrah Z Gjolekes e trimave te tjere labe ,eshte nje tradhetar e dashakeqas.Ne vlonjatet nuk kendojme si buzukxhinjte e Greqise,por kendojme kenget e bukura labe,te cilat diferencat i kane minimale.Edhe kenga himarjote eshte nje version i kenges se bukur labe.
Ata te poshter e te pabese qe mendojne se deti ngriu e po na shkojne ne ''Gerqi,,me nollana e kane gabim.Ata jane frikacake dhe i mbushin breket plot me m*t nga djemte e Vlores.Ata jane minorance,ata jane disa te shitur si puna e nje laro te quajtur Piro Vrima,oh me falni Dhima.
Une kam plot miq qe nga Palasa e deri ne Qeparo,po asnjeri nuk me ka pohuar se eshte grek.I genjen mendja disa Bollano ,por ta dijne mire ata bukeshkale,qe ne kohen kur fshatrat e Laberise dhe te gjithe Shqiperise ushqeheshin me misernike ata ushqeheshin me buke gruri.Ata nuk lozin dot me gjakun e Damjanit,Zaho Kokes e Persefoni Kokedhimes.A mund te behet shaka me zjarrin,aq mund te behet me ne vlonjatet.Ju drejtohem atyre barbave shker****a.
Nuk eshte vendi per kto komente,por te detyrojne disa njerez qe jetojne kot.Eshte e vertete se cdo qytet ka vecantite e veta qe nuk i ka tjetri.Psh dikush thote eshte Durrsi i betonuar qytet i bukur.Dakord,por gjethet ne plepave bien ne dimer e dashur dhe ata duken te rrjepur e pa jete.
Do te sjelle vargjet e nje kenge fierake e cila Dursin e Elbasanin nuk e ze ne goje fare.
Kush do qe te marri grua
te vij te me pyesi mua
Kush e do gruan bujare
le ta marre ate shkodrane
Te bardhe e te paster si bora
le ta marre gruan nga Vlora
Kush e do te haje dynjane
le ta marre ne Tirane
Kush do te beje llafe c'do nate
le ta marre ne Berat(mistrece)
Kush do grua per fare
le ta marre gruan korcare
Per byrek e qullupite
ta marre gjirokastrite etc
E pra bukuroshet vlonjate i shkojne princit te tyre te kalter ashtu sic do ta deshironte cdo djale shqiptar te bardha e te pastra si bora,te veshura me fustan te kalter si ngjyra e detit,mbi koke zbukuruar me lule te bardha agrumesh , me nje arome te mire trendeline mbledhur ne malet e laberise e me nje dege ulliri ne dore,shprehje e paqes dhe e dashurise.
Paqe e dashuri mes nesh.Edhe sikur Shqiperia te jete nje Sahara ne syte tane ajo do te jete e dashur dhe e bukur.
Dhe jo vetem kaq, por dikur ka qene nen zoterimin e Balshajve (ne mos gaboj per emrin e Kryezotit te saj).
Poshe e me poshte ne jug te shkosh, perseri, historikisht jane toka shqiptare apo toponime shqiptare.
Kur i kam thene nje grekeje se cfar kuptimi ka emri i qytetit te Artes ajo me tha; - Epo c'dreqin duam ne qe flasim per Vorio-Epirin?
Citim:
Po citoj ato që tha sexi
TIRONA eshte qyteti me i bukur i shqiperise,ke ku del ke ku argetohesh jo si qytetet e tjera qe flejne gjume me pulat.Hheeeee mos ju vi keq tani po kryeqyteti eshte me lart nga te gjithe....
Uaaaaaaaaaaaaa!
Mendoj se edhe Tirana eshte nje fjetine e madhe,pa ato aktivitete qe pretendohen.Cdo gje eshte vaket edhe ne Tirane.Nuk jane diskot dhe pabet jeta kulturore e nje qyteti.Teatri kombetar jep nje cfaqje ne vit.Eshte vetem nje kinema ne funksionim."Televizore ka me shume se gjithe qytetet e tjera,kete duhet ta pranojme".Oh se harrova keta Tironsit kane edhe nje Kazino ku luhet kumar.Ka edhe nje perrua te qelbur ku pshurrin njerzit,sepse mungojne public toilets.
Le pastaj qe ka nje "ajer te fresket e te paster",disa rruge te pastra qe te kujtojne rruget ne myzeqe.Ka nje pellg te ndotur qe e therrasin Liqeni artificial.Pallatet jane bere bythe per bythe,sa mund ti japesh doren dikujt tjeter tek pallati ngjitur.Plehrat qe digjen ne Sharre sjellin nje arome te kendeshme per tironsit.Tirana eshte aq e ndotur sa mu morr fryma kur shkova ta vizitoja.Frymen e mbajta 20 km larg saj,ne Dajt.
Ah po harrova se tironsit kene edhe nje plazh aty afer ne Durres.
Roke, keta jane si ajo dhelpra qe tha se rrushi eshte i papjekur,sepse nuk e hante dot lart ne pjergull.Kjo eshte bukuria e Tirones?
Durrsi eshte qytet bregdetar dhe eshte me i bukur nga Tirana,por shume larg kur e krahason me perlen e quajtur Vlore.
i think
te gjitha vendet te bukura i ka shqiperia vlla..me balten e te gjitha te tjerat brenda..brenda kufinjve tane cdo gjeeshtee bukur..
Respekte..
Jugu komplet , sideomos nga Himara dhe poshte ketej nga Saranda , mrekulli fare !
Bregdet i manhitshem dhe jashtzakonisht i kenaqshem !
Ehhhhhhh kur na mburret dhe jugu per bukuri natyrore
Vende te bukura mund te gjesh ne te gjithe Shqiperine .Fatkeqesisht nuk kam patur mundesi te vizitoj Shqiperine e veriut.Nga jugu do te vecoja Korcen,Beratin .Mbi te gjitha eshte TIRANA .Sa per Vloren te them te drejten plazhin e ka fantastik ,por si qytet nuk me ka bere ndonjehere pershtypje .Te me falin vlonjatet(se e di qe u pelqen shume vetja)ky eshte mendimi im personal.
shqiperia jugore...eshte shume e bukur.....himare sarande..pogradec radhime.... vlore...etj etj..jane shume mahnitese...
shqiperia veriore....kruj....theth...tropoje....shkoder....(velipoja nje nga plazhet e preferuara te mia)...Lure ...etj etj...keto vende i kam vizituar ....dhe me bukurine natyrore qe kane te ben te ndihesh dhe krenar te ndjellin deshiren tu tregosh te huajve cbukuri ka shqiperia....(po kush do i informoje...)....per mua e gjithe shqiperia eshte e bukur por 7 Liqenjte e Lures jane mrekulli njeri pas tjetrit.....liqeni i luleve dhe liqeni i zi jane my favorites....peace out.....
rrofte shqiperia dhe ne me gjithe te....
Citim:
Po citoj ato që tha kundershtuesja
Vende te bukura mund te gjesh ne te gjithe Shqiperine .Fatkeqesisht nuk kam patur mundesi te vizitoj Shqiperine e veriut.Nga jugu do te vecoja Korcen,Beratin .Mbi te gjitha eshte TIRANA .Sa per Vloren te them te drejten plazhin e ka fantastik ,por si qytet nuk me ka bere ndonjehere pershtypje .Te me falin vlonjatet(se e di qe u pelqen shume vetja)ky eshte mendimi im personal.
Sa te veshtire e keni ju vlonjatet te pranoni dhe pergjigje negative.Ishte mendimi im personal.Shije-shije kjo dynjah.Sa per dijeni qytetin tim nuk e kam permendur fare jo se nuk me pelqen po jam realiste. E di qe nuk eshte vendi me i bukur qe mund te gjesh ne Shqiperi, por e pranoj vendlindjen time sic eshte me te mirat e te keqijat e saj.
Pershendetje.
Dhelpra kur nuk mundi te hante rrushin,i cili ishte shume larte ne shtratin e pjergulles nga zilia tha se ishte i papjekur.
Po shihja disa foto te Shqiperise dje...ehhh, cfare vendi qe kemi ne. Ne i kemi te gjitha, natyra shqiptare eshte mrekulli. Shqiperia eshte mrekulli me vete, nje perle e pazbuluar e Mesdheut.
Citim:o iqvlora lere.. se do jete nga PEQINI....por harrojne se ne ne vlore i kemi te gjitha stinet ne nje stine te veteme.. larte ne llogorah kemi dimrin... pak me poshte kemi pranveren dhe ne qytet kemi veren...
Po citoj ato që tha IQVLORA
Dhelpra kur nuk mundi te hante rrushin,i cili ishte shume larte ne shtratin e pjergulles nga zilia tha se ishte i papjekur.
Vlora eshte e bukur por: Saranda eshte perle.
Nuk ka rendesi nga jam une. Jam shqiptare sikur dhe ju. Por duhet ta pranoni qe jo per te gjithe vendlindja juaj ka po ato vlera dhe eshte po aq e rendesishme sa eshte per ju.Ju vuani nga ndjenja e madheshtise se tepruar .Kete e kam vene re te te gjithe vlonjatet qe kam ndeshur ne jete.
I dashur miku im shkodran
Vertete Saranda eshte nje perle dhe ne nuk e mohojme.Nuk e di ne se e ke vizituar bregdetin e Vlores.Mbas fshatit Palase vjen Dhermiu,Vunoi me Jalin e bukur,Himara me kalane e vezir Aliut dhe Qeparoi i kapedaneve,te cilet jane copa perlash te vogla,qe me pak investime ja kalojne edhe Sarandes e cila eshte betonuar e gjitha.Edhe Saranda bene pjese ne qarkun e Vlores i dashur.Ne na ka dashur mema natyre dhe zoti na i ka falur me bollek e bukurite dhe miresite.Mbi te gjitha qendron shpirti i paepur e patriotik i popullit te saj.Populli lab eshte i serte me armikun dhe i bute e i dashur me popullin shqiptar kudo qe ai ndodhet.Ai e shpreh kete nepermjet kengeve te bukura te artistit te madh popull.Shpirti liridashes i labit i ka kenduar e i kendon Kosoves,viseve shqiptare ne Maqedoni e ne Mal te Zi.Ismail Vlora mund ta ngrinte flamurin me disa burra nga Vlora,Tepelena e Gjirokastra,por ai si patriot qe ishte mblodhi ne Vlore gjithe burrat e urte anekend asaj qe quhej Shqiperi,pastaj e shpalli mevetesine e saj.Nje shpirt patrioti eshte gjithmon i bukur.Ai rrezaton dashuri.
Edhe Shkoder locja,ku djep i kultures shqipetare eshte e bukur,por me te bukur jane qytetaret e saj me nje civilizim te lashte ne historine tone kombetare.
Jam plotesisht dakort me ty IQVLORA por un pata parasysh natyren dhe jo njerzit dhe sa per dijeni shokun tim me te ngushte e kam LAB por kam shok edhe laluce edhe katunare, zadrimore etj
Sa per Saranden un nuk fola per qytetin dhe betonin e hedhun atje por qe nga Qafa e muzines e deri ne fushen e vrines e butrint.
kur kjesh per here te pare ne Sarande ndersa ishim tuj zbrit kthesat e qafes se Muzines recitoja vjershen e poetit tone te madh kombetar Naimit dhe mendojsha se frymezimin e kishte marr aty. "bageti e bujqesi"
aty i perjetsova te gjitha ashtu siç poeti i madh.
ah po se desh harrova:
fola per dhjet vjet ma par dhe nuk edi reaisht gjendjen sot te sarandes dhe sa per dijeni e kam ba ne kam prej Jurgosatit deri n'konispol....igumenice.
Kur te shkosh ne Shqiperi kalo njeher nga bregdeti i Vlores per ne Sarande.
Bukuri perrallore i dashur.E kam parasysh rrugen qe ke ndjekur.Nga Qafa e Muzines te del para nje pamje e bukur.Pak me poshte djathtas eshte Syri i Kalter.Pervec Ksamilit dhe Butrintit nuk ka ndonje dicka tjeter interesante.
Uroj qe ta vizitosh bregdetin e bukur te Vlores!
Respekte per Shkoder locen
SARANDA
SARANDA
durresi im i dashur
Re:Durresi!
Citim:
Po citoj ato që tha Ruby_DR
durresi im i dashur
Belga se kuptoj pse e ke denoncu kyt mesazhin.
Ca do te thush pse te eshte zhduk pseudonimi?
Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
Belga se kuptoj pse e ke denoncu kyt mesazhin.
Ca do te thush pse te eshte zhduk pseudonimi?
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 » Trego 383 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.