Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Turizmi eshte e ardhmja e Shqiperise… (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5300)


Postuar nga Vizioner datë 20 Prill 2012 - 21:14:

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
Pamje te tilla si kjo qe jep ti o Vzio ke edhe ketu ne New York, sa te duash

Ai gazetari ka gjetur nje vend ashtu dhe ben show



Edhe mund te kete o Raimond, por nuk do te thote qe duhet te kete edhe ne Shqiperi apo, ne shtetet e tjera!
Po pat, beji Foto dhe dergoja ndonje gazete atje

Une, ne Mallorca nuk shikoj kesoj vendesh me plehra , as dhe ne ndonje bregdet tjeter Europiano-perendimor.

Megjithese cudi nuk eshte se dhe Shqiperia, Amerike eshte



Tani seriozisht: Mendoj Raimond se nuk duhen bere krahasime. Por, kur flasin Politikanet ne shqiperi per Turizem, per dyndje e shifra te papara Turistesh qe te priten te vijne, duhen pare dhe keto aspekte!


Postuar nga Fajtori datë 20 Prill 2012 - 21:35:

Kishte interviste para dy javesh ne Top Channel mbi turizmin. Ishte nje i huaj qe drejtonte nje agjensi turistike me fame. Ai tha se nuk kane rendesi hotelet, se hotelet jane llaç e tulla, secili di ti beje, merr leket nga banka dhe i ben. Ajo qe ka rendesi eshte sherbimi, njerezit qe sherbejne, atmosfera qe krijohet.

Kete nuk kuptojne vlonjato-nacionalistet, qe akoma sherbejne tavolinat me pordhe dhe kujtojne se bota s'ka ku te gjeje si Shqiperia.


Postuar nga raid datë 20 Prill 2012 - 22:48:

Mendoj qe ky mentaliteti sikur nje gje dicka e vetme do ta coje Shqiperine drejt se ardhmes eshte i demshem.

Jane ditura shpresat qesharake te shqiptareve, qe do behej Shqiperia nje baze e Amerikes, nje here tjeter doli syri blu si shpetim. Tani serviren teza si "turizmi" apo "energjia" si e ardhmja. Vazhdon mentaliteti i nje celesi magjik do na coje drejt se ardhmes.

Realiteti medioker eshte se Shqiperia s'ka asgje te vecante me shume se te tjeret. Do te duhet te ecim me mund duke permiresuar gjithcka pak nga pak. Nuk ka asnje zgjidhje magjike.


Postuar nga SHKODRA4001 datë 05 Maj 2012 - 05:52:

Citim:
Po citoj ato që tha Arbin
Tani qe do behet Fatos Nano president turizmi do lulezoje si kerpudhat mbas shiut


Jo t bahet president FATOS NANO po edhe aktor pornografie apo fejtonesh qe i terheqin si shume femrat shqiptare me telenovelat e perditshme, te cilat po e degjenerojn cdo familje shqiptare sot ......kurre ska shance qe ky njeri te japi potenciale ekonomike apo ndryshime sporadike ne shqiperine e tij post komuniste , te cilen ai (fatos nano ) e kishte para gjithkujt ne dore duke filluar nga sali berish, pro separatisti kosovar i cili kujton se me turizmin varfanjak kosovar, te cilet po na bezdisin ne brigjet tona si shkembore ne jug, e ato perrallore ne veri perendim te SHQIPERISE.....me nje injorance teper anadollake, te shekullit qe lame pas..... po nA degjenerojne dhe si shume po e teprojne me prezencen teper jo origjinale puro shpiPTARE(ato [kosovaret sikur jane origjine turke }Fatos Nano, nuk ka asnje aftesi apo reputacion ne arenen politike makroekonomike europiane.Perkundrazi ju them se eshte vertet per te ardhur shume keq kur ne tvklan berisha.....jipen pamje sekondare...gjoja shqiperia na qenka vendi nr 1,ne bote per vitin 2012 ne fushen e ekonomise teper enderimtare asaja turizmi i pergjithshem sezonal veror qe gjoja BBC,apo CNN....na paskan cilesuar gjoja si vendi ma endrimtar ne bote.....per turistin gjerman...hollandez,francez te cilet as nuk i kam pare ndonje here ne bregdetin tone ,sepse ato jane te terhequr nga RIVIERA magrebine ..MAROK_TUNIZIE_ALGERIE.pervec se gjejme gjermane (femra) te cilat vijne ne shqiperi shumica per t iu krijuar mundesi meshkujve shqipetar,leje qendrimi ne vendet CHENGEN.mbas 15vite pa shkelur token shqipetare une personalisht , ju siguroj se kam shetitur pergjate viteve qe mberita ne shkoder2009,deri ne vitin 2011...ne VLORE,elbasan,tirane..berati i cili si anjeher ese kam pare kaq te shkretuar.....korca e cila skishte tradite.....SHKODRA vendlindja ime e cila si them ma shkoder pervec se vejushe...ku te cile si ka vdekur jo burri por tane njerezit e shtepise se mocme shkodrane....e me tregoni ju ku gjeni ju turizem tradicional, ku edhe ma shume na pretendokeni te SHOKU FATOS NANO ...........FATOS NANO ,SALI BERISHA ,ISMAIL KADARE e company jane turpi i komtit shqipetar, e me vjen keq kur arrij te lexoj opinoine ndaj ketyre njerezve ordinere,intersagjinj,matrapaze5sepse mos haroni se berisha dhe fatos nano e kane ofruar 1 meter katror toke shqiptare 1 euro) e kjo tegon se turizmi shqipetar po avancon aq shume sa qe neser bregdeti yne apo alpet ...do konsiderohen ps ejo shum shpejt MADE IN INTERNATIONAL DORA E DYTE SIC ISHIM NE KOHEN E ENVER HOXHES.Ne krenohemi ne videoklipet te cilat shfaqen ne youtube,nga amatore nostalgjike shqipetare te cilet mjerisht aq kane pare dikur vite me pare shqiperine e hershme ku ps ejo as nuk mbajne mend,sepse shqiperia pergjate viteve te zymta bolshevike e komuniste.....asnjehere nuk eshte shfaqur nga HAPESIRA ......per kete arsye sot shqipetari po mburret si shume me pamjet teper mangesore (miope),ku deri dje e shikonte shqiperine e FATOS NANOS nga kalaja ROZAFATIT, gjithmon me rastine festes se 1majit ,apo kalase gjirokaster,berati se bashku me KRUJEN e cila pa dashje gjindet ne nje lartesi 250,300metra mbi nivelin e detit........po qa ka shqiperia more njerez sot????ku ma gjeni ju shqiperine komplekse turistike????ne dy pallate te cilet ndryshojne aty afer nga ngjyrat teper verberuese ku pse jo keto ngjyra i gjejme ne flamurin simbolik europian homoseksual.............a ba tirana si kryeqenda e pederstave.....jan ba nji grup ordineresh te cilet deri dje ishin karrociere komunaleje ,apo hammallle ne fabrikat shqiptare e sot po na dallldarisin si shume me romancat apo klasicitetin e tyre ku as nuk ju shkon e as nuk exsiston ndojhere tek shqipetari....perkundrazi ne si shqipetare mburremi si shume me hapesiren tone te cilen tash 22vite rradhazi e kemi shperfytyruar aq shume sa qe shqiperia e brezareve me agrume e ullishte, me virgjinitetin absolut ekologjik sot jemi te renditur ne vendet me smogun dhe pluhurin e tiranes e me rradhe ...nga me te ndoturit ne rajon e me gjere ...po ja kalojme KINES.e sali berish shejtani po na e ban shqipnin si dikur enver hoxha i madh per te (sali berishen, se ai baba ka thirrur diktatorin e jo atin e tij ,se ate ka thirrur gjithmon me emrin sikur te ishte shoku i tij).FATOS NANO me nji fjal eshte ose me mire po te arrije te kapi fronin, baraz me nje mace e zeeze e cila vetem ters do i japi intersit kombetar shqiptar ,origjinal sic po ben sali berisha, ku kujton se interesi ekonomik kombetar ,bazohet nga fluksi miop varfanjak i shqiptarve kosovar ku gjoja sot po dojn me u tregu nacionalista(se realisht kosovart pasanike bejne pushime verore ne kroaci e jo ne shqiperi)gje qe kjo len si shume per te kuptuar.....e jo ma me pretndu ma shmume se sikur po tejkaloj METRAZHIN,duke shprehur indinjaten te cilen e kam ndeshur e ne zemer te europes BRUXELLES.....ku egziston kanali televiziv komercial international europian turistik ai:LIBERTY TV.http://befr.libertytv.com/ ASNJEHERE nuk kam aritur te shikjoj te pakten 2 sekonda messages promotionale per ALBANIE?e ne anen tjeter te ATLANTIKUT shfaqen pa arsye keto sekonda propandistike ku seriozisht as nuk jane marur ne konsiderate..........se shihen ameikanet e shumte qe po dynden drejt vendit magjik ALBANIA.FALLCO DHE VETEM FALLCO PO NDERTOJME TE ARDHMEN TONE PA MENDUAR SE SHTYLLA KURRIZORE E SHQIPERISE ESHTE VETEM NEN TOKA JONE E CILA SOT PO LEJOHET PADREJTESISHT NGA FATOS NANO E DERI TEK SALI BEISHA NJERIU ME ARMIK DHE FATKEQESIA E KOMBIT TONE,TE SHFRYTEZOHET NGA KOMPANI PIRATE NGA KANADAJA_KROACIA_SERBIA ARMIKE SHEKULLORE_E DERI TEK BULLGARIA VARFANJAKE....E TI LEJME TURQINE KU AJO PO N AGRABIT NE MES TE DITES ME MINIERAT E BAKRIT NE SHKODER,DUKE I PASTRUAR NE P V C-e ciala exsiston ne UZINEN E KABLLOVE SHKODER , DHE SOT EMERTOHET bakri turk (kurum shkoder).dhe nga kjo uzine veten AR i paster nxiret me drejtim ANKARA....


Postuar nga SHKODRA4001 datë 15 Shtator 2012 - 02:28:

Ju bashkatdhetar,qe jetoni ne france,belgjike,luxembourg,zvicer...ka 7 dite qe ne reportazh ne kanalin france3 thalasa,dha posaqerisht per shqiperine,ku ne imazhe paraqiste celofanet ne brigje lumejsh,hedhurinat ne dalje te tiranes mbi lumin LANA,e opinionin vertet shokues ku cilesuan se:shqipetaret po punojne pa ndergjegje,ndaj higjenes dhe ambjentit te cilet pretendojne,se jane perla e adriatikut,ku vec realisht jane vend grumbullimi i mbetjeve urbane italiane,te cilat degohen drejt bregut shqiptar,nen firmen e njerezve injorante qeveritar socialist e demokrat ku po ngopin cdo dite vendin e tyre me mbetje te cilat nuk i perkasin konsumit vendas.....e morali e mentaliteti shqiptar,po arrin ta forcoje imazhin BUNKER enverian,me betonizimin e bregut e rivieres gjoja te virgjer jug perendimore europiane shqiptare...imazhi shume shpejt do ju serviret.


Postuar nga RAIMONDI datë 15 Shtator 2012 - 07:59:

Ketu nga ju ka punuar ndonjeri ne sektor turizmi , apo jo ?

Se une kam punuar per vete nja 2 vjet . Kam qene nje fare drjetuesi ne NJE GJYSEM Turizmi shteteror


Postuar nga Fajtori datë 15 Shtator 2012 - 08:51:

Qe shqiptaret jane te pandergjegjshem per ambjentin kjo eshte e vertete. Kush ka guxim te thote te kunderten (gjithmone duke e provuar). Por vetem shpresoj qe ate reportazh ta marrin si sensibilizim dhe jo si ofendim. Ndryshe do legjithimonin nje sjellje paedukate.

Sa me shume kohe te kaloje aq me shume shqiptaret do kuptojne se cdo gje varet nga kultura, dhe aq me shume do mendohen kur ndosin ambjentin duke lene prapa kraheve presionin ek undert, se po te kerkosh koshin je palle trapi...


Postuar nga RAIMONDI datë 15 Shtator 2012 - 09:28:

Per pastertine po aq faj sa kane pronaret e lokaleve dhe qytetaret po aq faj ka edhe Bashkia
Bashkia duhet ti vere ne pune strukturat e saj , ose te ndertoje struktura te reja qe merren me mbajtjen paster te ambjentit
Pastaj Bashkia te aplikoje edhe gjobat ku gjen papasterti prane lokaleve _-Te vendosi koshat ne plazhe ne menyre qe njerezit te hedhin mbeturinat _Te caktoje njerez qe mbikqyrin plazhin ne lidhje me pastertine etj mekanizma te ketij lloji qe i sherbejne ritjes se ndjenjes se pastertise tek qytetaret


Postuar nga Ana1 datë 16 Shtator 2012 - 06:41:

e ardhmja e Shqiperise eshte vdekja e Sali Berishes & Co. Nuk ka turizem qe zhvillohet duke kaluar nder duart e tyre.


Postuar nga RAIMONDI datë 16 Shtator 2012 - 07:11:

Shume keq ti Ana . Hiqe more ate qe thote Ana --Nuk flitet ashtu, Duhet te kemi respekt per kundershtaret


Postuar nga Ana1 datë 16 Shtator 2012 - 09:33:

Liri e mendimit Raimondi, ha ha ha


Postuar nga Fajtori datë 16 Shtator 2012 - 10:06:

Citim:
Po citoj ato që tha RAIMONDI
\ Hiqe more ate qe thote Ana
...
Duhet te kemi respekt per kundershtaret




Postuar nga RAIMONDI datë 17 Shtator 2012 - 06:41:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori





Pse more ? Nuk eshte shprehje normale ajo qe thote Ana ,,Eshte shprehje qe rezaton NEGATIVITET ....

.......Eshte mungese pergjegjeshmerie ne te folur , dhe eshte piekrisht kjo mungese pergjegjeshmerie ne extrem ..Difekti jone me i madh
qe e detyron njeriun shqiptar te kaloje menjehere ne KRIM dhe qe per kete arsye madhore,
shteti jone duhet te kete ne funskionim Denimin me vdekje ....si denimin maksimal.

by the way , turizmi eshte pjese e te ardhmes, por jo vete e ardhmja e vendit tone


Postuar nga shelgu datë 21 Shtator 2012 - 22:18:

Kam degjuar qe kompani te fuqishme duan te ndertojne zona turistike si keto qe shohim ne vendet e gjirit te Meksikes dhe Karaibeve.
Kjo do te ishte vdekja e turizmit shqiptar.


Postuar nga Piktor datë 22 Shtator 2012 - 01:33:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Kam degjuar qe kompani te fuqishme duan te ndertojne zona turistike si keto qe shohim ne vendet e gjirit te Meksikes dhe Karaibeve.
Kjo do te ishte vdekja e turizmit shqiptar.

Turizmi ka te ardhme ne Shqiperi por jo e ardhmja e saj, ashtu sikurse nuk ishte apo eshte per Greqine.

ne vend te humorit:
Punojeni aren bijt e mi se do ta gjeni.
Punuan ata e nuk e gjeten.
Sa ja truan shpirtin plakut te vjeter.
mbasi e kthyen aren mbare e mbrapsht lart e poshte.
E mbollen dhe moren prodhimin .
Prodhuan aq shume se e shiten dhe bene florinj.
Pasi bene florinj. I fshehen ne dhe.
Erdhi Tarja me kazem.
Germo tare germo, qenin e ngordhur do te gjesh.
Ja keshtu tarja nuk germonte kot dhe i doli fjala e plakut te vjeter.
perfundimi dihet se i plasi ne burg ose i internoi.

ne vend te epilogut:
turistet do te vijne e do te shtohen ne numer padyshim dhe turizem ne te gjitha format e saj. Ata qe duan te bejne keto investime nuk i hedhin paret kot?


Postuar nga shelgu datë 22 Shtator 2012 - 04:47:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Turizmi ka te ardhme ne Shqiperi por jo e ardhmja e saj, ashtu sikurse nuk ishte apo eshte per Greqine.

ne vend te humorit:
Punojeni aren bijt e mi se do ta gjeni.
Punuan ata e nuk e gjeten.
Sa ja truan shpirtin plakut te vjeter.
mbasi e kthyen aren mbare e mbrapsht lart e poshte.
E mbollen dhe moren prodhimin .
Prodhuan aq shume se e shiten dhe bene florinj.
Pasi bene florinj. I fshehen ne dhe.
Erdhi Tarja me kazem.
Germo tare germo, qenin e ngordhur do te gjesh.
Ja keshtu tarja nuk germonte kot dhe i doli fjala e plakut te vjeter.
perfundimi dihet se i plasi ne burg ose i internoi.

ne vend te epilogut:
turistet do te vijne e do te shtohen ne numer padyshim dhe turizem ne te gjitha format e saj. Ata qe duan te bejne keto investime nuk i hedhin paret kot?


Bukur e thua meselene Piktor.
Problemi i turizmit ne Ballkan nuk eshte si turizmi ne karaibe, rep Domenikane, Maksike etj. ku superfuqite turistike ndertojne hotele luksoze te rrethuara me garddh dhe te ruajtura shume mire. Jam cuditur me nje te tille. Gjeja e pare qe na u tha ishte: po dole nga gardhi, ne nuk mbajme pergjegjesi.
Pra siguria ne vendet e bukura jashte gardhit eshte shume e paket

Vere re:

Pra ketyre kompanive iu intereson nje vend me siguri jo te qendrueshme qe te lulezojne biznesin e tyre.
Tradita e turizmit ne Greqi psh eshte turizmi shtepiak. PO keshtu edhe ne Malin e Zi.
Nese do te ngrihen te tilla rezervate ne Lukove. kompania qe i nderton do te kujdeset qe te vriten ose thjesht te vidhen disa turiste te huaj qe kane gjetur parajsen ne Ksamil ose Borsh.
Pra, Hajdeni o milet ne rezervatin qe po ngre une se kini edhe jeten te sigurt.

Prandaj une them qe keto kompani nuk duhen lejuar qe te hyjne ne Shqiperi.


Postuar nga SHKODRA4001 datë 24 Shtator 2012 - 21:42:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Kam degjuar qe kompani te fuqishme duan te ndertojne zona turistike si keto qe shohim ne vendet e gjirit te Meksikes dhe Karaibeve.
Kjo do te ishte vdekja e turizmit shqiptar.



Nuk ka kompani te fuqishme,qe gjoja duan te investojn ne shqiperi...ne reklamat e vendosura e shume mire te paguara nga interesa,politike aktuale ne qeverisje ne kanalet tv- CNN dhe CNBC,dhe te komentuara nga kanalet servile TV KLAN,TVSH....etj !gjoja sikur amerika e larget po jep interes,ndaj rivieres shqiptare ku realisht vetem po betonizohet me shume se sa enver hoxha vendosi bunkere ne keto brigje.Skemi pse pretendojme ndjaj industrise se fuqishme turistike,sepse nuk jemi askund ne asnje pike e cila na jep shanset,per nje vend vertet parajse turistike...ku e gjeni ju?tek durresi i cili nderton pallate pa planimetri e siguri?tek tirana metropol pa qene metropol?tek berati me 1000 dritare,te cilat jane fryt i kultures otomane...ku ne cdo qytet te turqise,gjen arkitekture identike si ne berat,dhe me bukur e me te mirembajtuna.Ne shqiperi vetem turizmi malor,ka shance per tu zhvilluar,sepse duam sduam ne kulturen tone thuajse 1 ne 10 shqiptar kurre ska ushtruar sport alpin,me SKI.Ballkani ka resurse te njejta si tonat,por i miremban dhe i ofron ndaj njerezve te interesuar dhe te pasionuar,ndaj natyres dhe faunes e cila dhe sot mjerisht ne shqiperi thuajse nuk njihet.....Sot kemi ne cdo shtepi tv dhe kanale digital,ku ne vend qe te gjejme nje kanal shqiptar me teme natyre dhe faune puro shqiptare,te kunderten vetem gjejme kanale te huaja te cilat ta bien ne maje te hundes me imazhe nga cdo skaj te botes,por nga shqiperia asnjeher....Prandaj jini me origjinal,ne lidhje me pretendimet vertet pa vend ku flitet se shqiperia na paska potencial gjigand ne investime,e me qesharakja na paskan interesu BOSS,me tret parate ne vendin i cili si baze investimesh ka vetem njerez,me origjine politikane korrupsioniste te brendeshem shqiptar.


Postuar nga shelgu datë 25 Janar 2013 - 04:44:

http://www.skyscrapercity.com/forumdisplay.php?f=1346


Postuar nga Piktor datë 26 Janar 2013 - 01:49:

Lexova diku ne nje gazete se nje indian nga ata te Indise e jo amerikan do krijonte nje kompleks gjigant turistik ne Oher.
Ballkani po behet gjithnje e me terheqes per investitore serioze.


Postuar nga dylan datë 26 Janar 2013 - 07:33:

tu ndertu cdo dit ,te ka lezet shiqperia tesh ,imagjino pas 10 vitesh si do behet psh tirana ,ca thuhet skam qens ekam shiku po eshte be europ me krjeta


Postuar nga SHKODRA4001 datë 27 Janar 2013 - 04:33:

Citim:
Po citoj ato që tha dylan
tu ndertu cdo dit ,te ka lezet shiqperia tesh ,imagjino pas 10 vitesh si do behet psh tirana ,ca thuhet skam qens ekam shiku po eshte be europ me krjeta
aspak e bukur tirana...vetem metropol nuk quhet sepse edhe kryeqyteti me i varfer i europes KISHNIAU I MLDAVISE eshte me i bukur se Tirana e kuqe e ahmet zogut http://www.youtube.com/watch?v=-GwwOBPADow


Postuar nga shelgu datë 08 Tetor 2013 - 20:13:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Lexova diku ne nje gazete se nje indian nga ata te Indise e jo amerikan do krijonte nje kompleks gjigant turistik ne Oher.
Ballkani po behet gjithnje e me terheqes per investitore serioze.


Ky do te ishte shkaterrim per Pogradecin.
Vendalinjte do te ktheheshin ne puntore me meditje tek indiani, i cili ndoshta mund t'ju jepte edhe ca rroga te mjaftueshme dhe ata do te ndiheshin mire.
Nese pogradecari do te krijonte kushte duke investuar dhe do te ishte ambicioz aq sa duhet per te zhvilluar biznesin privat, sic ben e gjithe bota puntore, perfitimi do te ishte shume me i madh, me i sigurt, afatgjate.


Postuar nga shelgu datë 14 Janar 2014 - 05:09:

Piktor, pse je "PRO" futjes se korporatave ne Shqiperi?


Postuar nga Piktor datë 15 Janar 2014 - 01:07:

Behej fjale per ne Oher te Maqedonise Shelgu.


Postuar nga shelgu datë 16 Janar 2014 - 05:41:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Behej fjale per ne Oher te Maqedonise Shelgu.


Postuar nga robert datë 09 Prill 2016 - 23:41:

Per ata qe mund te shikojne stacionin televiziv gjermano-francez arte, diten e hene 11 prill kane ne oren 19,30 nje emision per Shqiperine. Duket per natyren me teper.


Postuar nga cecilia datë 13 Prill 2016 - 00:39:

Citim:
Po citoj ato që tha robert
Per ata qe mund te shikojne stacionin televiziv gjermano-francez arte, diten e hene 11 prill kane ne oren 19,30 nje emision per Shqiperine. Duket per natyren me teper.


ah, si ste paskam lexuar me pare o Robert.

nejse, skam shume qe u ktheva nga Shqiperia dhe me thene te drejten nga viti ne vit me duket gjendja me e keqe.

amon se vetem ato rruget jane endrra e cdo shqiptari dhe si per inat vetem ato nuk rregullohen kurre.

kontrasti midis lluksit dhe ambjentit qe te rrethon ka nje diference te madhe. nuk e gjen ne asnje vend te botes.

se di po te mbyt edhe polusioni i rende. thua kur po iki te eci drejt ne rruge.

nejse, pastaj ka vende sauvage si dhe detin qe ia vlen vertete.


Postuar nga robert datë 16 Prill 2016 - 20:01:

Ahhh, sapo qenke kthyer d.m.th. prej andej!? Atehere nuk paske nevoje te shikosh emisione per Albanistanin per nja 1 vit!? S.d.q., po qe se je kurioze, kerko ne google "arte mediathek" dhe te hapet faqja. Ec pak poshte dhe do e gjesh menjehere emisionin ne dy pjese mbi Shq., (se harrova te shkruaj qe ishte me dy pjese, edhe te marten), me titull: "Zauberhaftes Albanien" qe ndoshta ne ferngjisht perkthehet "meraviglie Albania" (Shq. e mrekullueshme).


Postuar nga robert datë 19 Prill 2016 - 23:20:

Lajm i mire, emisioni mbi Albanien ne dy pjese riperseritet tek arte te shtunen qe vjen (23.4.2016) ne oren 14,55, pra tre pa pese. Patjeter interesimi eshte i madh!... (1 person)
arte -stacion francez-gjerman ne dy gjuhe.


Postuar nga shelgu datë 07 Maj 2016 - 00:08:

Piktor pse je per futjen e korporatave ne turizmin shqiptar?

Ose edhe ne Oher sikur te ngrihet nje Taxh mahal nga ai indiani, Pogradeci do te kthehet ne nje zone boshe. Ohri ka prioritete krahasuar me Pogradecin se eshte karshi jugut dhe rrymat e veriut e rrahin shume pak. Vec kesaj Pogradeci nuk ka vend ku te zhvillohet/zgjerohet se ka male shume te larta dhe tokene ka fare te kufizuar.


Postuar nga Fajtori datë 11 Maj 2016 - 02:21:

Shelgo, po futem si pilaf te pyetja jote. Kam dy vjet qe mendoj se turizmi ne Shqiperi meson dhe rritet vetem kur te futen korparata te huaja. Tani per tani e kane ne dore nallbane qe nuk e kane haberin e sherbimit ndaj klientit, nuk dine as te sillen, as te krijojne paketa, as te drejtojne kamariere. E kam jo vetem nga eksperienca personale si klient por nga eksperienca e shokeve qe kane punuar ne ate industri. Vetem futja e nje konkurrence te denje nga jashte, me investime serioze ne prone dhe ne staf do rrenoje nallbanet qe kane Grand Hotelet e Sarandes apo Paradise-at e Vlores.

Shqiptaret nuk dine te ndertojne turizem, kshu qe duhet te vijne te huajt ti mesojne. Vetem kshu mund te sigurojne vendet e punes ne menyre afatgjate.


Postuar nga shelgu datë 11 Maj 2016 - 05:35:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Shelgo, po futem si pilaf te pyetja jote. Kam dy vjet qe mendoj se turizmi ne Shqiperi meson dhe rritet vetem kur te futen korparata te huaja. Tani per tani e kane ne dore nallbane qe nuk e kane haberin e sherbimit ndaj klientit, nuk dine as te sillen, as te krijojne paketa, as te drejtojne kamariere. E kam jo vetem nga eksperienca personale si klient por nga eksperienca e shokeve qe kane punuar ne ate industri. Vetem futja e nje konkurrence te denje nga jashte, me investime serioze ne prone dhe ne staf do rrenoje nallbanet qe kane Grand Hotelet e Sarandes apo Paradise-at e Vlores.

Shqiptaret nuk dine te ndertojne turizem, kshu qe duhet te vijne te huajt ti mesojne. Vetem kshu mund te sigurojne vendet e punes ne menyre afatgjate.


Mos se kjo eshte fatalizem. Do kthehemi si Rep. Domenikane. Mali i Zi eshte bere mrekulli. Ohri dallon si nata me diten me Pogradecin, edhe Struga qe eshte aq e vogel po ashtu...


Postuar nga Fajtori datë 12 Maj 2016 - 02:26:

Ndoshta ka te beje fakti se Jugosllavia ishte e edukuar me principet perendimore kur ne rrinim te izoluar. Mbetet fakti se shqiptaret nuk kane kulturen e punes dhe sherbimit ndaj klientit. Nga nje ane duhet te luftosh me pronaret qe behen njerez, nga ana tjeter duhet te luftosh me punonjesit qe te marrin kulturen e punes. Une them qe zgjidhja fillon duke marre edukate nga manaxhimi turistik qe bejne korporata me eksperience. Pa futur nje nivel tjeter rregulli dhe sherbimi nuk krijohet atmosfera e konkurrences, dhe pa konkurrence pronaret aktuale do vazhdojne te punojne si gjithmone (dhe Shqiperia do ofroje vetem turizem aventurash).


Postuar nga shelgu datë 13 Maj 2016 - 22:38:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ndoshta ka te beje fakti se Jugosllavia ishte e edukuar me principet perendimore kur ne rrinim te izoluar. Mbetet fakti se shqiptaret nuk kane kulturen e punes dhe sherbimit ndaj klientit. Nga nje ane duhet te luftosh me pronaret qe behen njerez, nga ana tjeter duhet te luftosh me punonjesit qe te marrin kulturen e punes. Une them qe zgjidhja fillon duke marre edukate nga manaxhimi turistik qe bejne korporata me eksperience. Pa futur nje nivel tjeter rregulli dhe sherbimi nuk krijohet atmosfera e konkurrences, dhe pa konkurrence pronaret aktuale do vazhdojne te punojne si gjithmone (dhe Shqiperia do ofroje vetem turizem aventurash).



Po keto qendrojne, por frika eshte qe neso korporatat futen ne nje zone, te themi ne bregdet, nuk mbetet me vend per shqiptarin e thjeshte, sepse ato dine te gllaberojne e renojne cdo konkuret.

Kur shikoj Greqine dhe Turqine si po ecin me turizmin ve re ndryshime te medha.
Turqia vertet te siguron cmim me te ulet, por sigurine e Greqise nuk e ke kurre ne Turqi. Mendoj qe siguria eshte paresore ne turizem dhe kete mund te ta ofroje nje vend kur vete populli do qe te te jape. Sado qe te perpiqesh me ofrcat e rendit kurre nuk mund te japesh siguri te tille qe te perkoje me nje turizem te mirefillte. As Amerika nuk ta jep kete lloj sigurie edhe pse ka nje system mbrojtje civile absolutisht shume te forte.


Postuar nga shelgu datë 30 Nëntor 2017 - 01:42:

Tirana pa Skenderbeun

Pa Skenderbeun


Postuar nga shelgu datë 30 Nëntor 2017 - 01:46:

Tirana

Tirana


Postuar nga shelgu datë 30 Nëntor 2017 - 01:48:

Prape Tirana

Tirana bosh


Postuar nga shelgu datë 30 Nëntor 2017 - 01:50:

Kjo eshte e bukur


Postuar nga Fajtori datë 02 Dhjetor 2017 - 05:40:

Thumbs up


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]
Trego 239 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.