Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)

Postuar nga JONIDA UK datë 20 Prill 2008 - 07:37:

Post

Mbase edhe une duke lexuar deri ne kete ore,do achieve ate status qe ti ke....Por ate me te rendesishmin tashme e kam arritur,perkatesia e njeri-tjetrit......

P.S....kat,nice t'ju lexosh..:cincin

Postuar nga ingmetalboy datë 20 Prill 2008 - 15:52:

Rregulloj mbeshtetesen e karriges, volumin muzikes, dhe kercas gishtat...

Rruga e shkrimeve me ka derguar ne cdo skute te shpirtit. Duke filluar nga qoshet e erreta te degradimit shoqeror apo grahmen e fundit te romantizmit, fjalet e vrullshme te unit jane derdhur ne leter apo kode njeshash dhe dyshash. Ne kete udhetim cudiberes, kalimtaret e rastit nuk i kane kursyer epitetet e shumllojshme qe me kane zbehur, irrituar, trishtuar, por gjithashtu me kane falur buzeqeshje, vetkenaqesi dhe pse jo gezim shpirteror. Kam turbulluar ujra te qeta, kam germuar ne varreza te shenjta, kam udhetuar naten lakuriq, jam perpjekur te shoh pertej portretit te pasqyres, kam zbehur te bardhen e lemuar dhe kam fryre me gjithe force rrjetave te merimangave.

Shume me kane quajtur te depresionuar, foshnjerak ndjenjash, punk rebel qe nuk ka haberin e botes apo mjeran qe ka humbur besimin ne njerzimi. Ndoshta mbasi boja e mendimeve te mia nuk derdhet me per te lartesuar virtytet e larta te njerzimit apo per ti thurrur elegji dashurise. Cfare tjeter mund te presesh nga nje pjelle e gjenerates-y? Ndoshta dicka eshte vertet e thyer ne mekanizmin tim te te menduarit dhe shiriti i ideve ngecet perseri e perseri ne anet e erreta te galaktikes njerzore. Atje ku shume nuk guxojne te shkojne mbasi vrima e zeze e depresionit fshihet mbas cdo kthese dhe nje hap i pamenduar shnderrohet ne nje bilete pa kthim ne Odisene e trishtimit.

Por sot po ju them qe une e DUA JETEN. Dua cdo frymemarje, cdo hap, cdo grimce magjie qe Jeta na fal. E dashuroj kete dhurate te pacmuar qe me eshte falur ne nje menyre perfekte. Perfekte ne te njejten menyre si hapesirat blu te detit kur puth qiellin apo bulezat e veses ne fijet e barit. Perfekte si lulet e nje molle kur celin papritur nje mengjes pranvere apo perendimit te diellit ne nje dite pa re. Perfekte si nje pikture ekspresioniste qe te ben te ndalosh dhe te ulesh apo si nje melodi nga "Flauti Magjik" qe te ben te heshtesh dhe te mbyllesh syte. Perfekte si buzeqeshja e nje vajze kur per here te pare ndjen zjarrin e dashurise apo si dora e ngrohte e nje nene kur perkedhel ballin e femijes para se te dorezohet gjumit. E dua jeten me gjithe plotesine qe mbart dhe urrej cdo tjetersim te madheshtise se saj ne fragmente te mbytyra nga subjektivizmi egoist. E dua jeten edhe kur humbas neper obeliske ogurzinj dhe papritur ndjej forcen e saj te me pushtoje dhe ne fundin e honeve te deshperimit. Nqs e mendon nuk mund te prekesh tabanin e dhimbjes nqs nuk ke kapur kulmin e lumturise. Gjithcka ka nje te mire dhe te keqe apo jo? Nje fillim dhe nje mbarim? Nje pol negativ dhe nje pozitiv? Ndaj nqs une ndodh qe te shoh kahun negativ te ererave te jetes mbrekulli atehere kjo do te thote qe dikur kam perjetuar kahun tjeter pozitiv ose ndoshta ky perjetim do te ndodhe neser dhe une do te bie ne gjunje dhe te filloj pakuptuar as vete se si, te falenderoj Krijuesin e Jetes. Ne cdo udhetim ne rruget e vetmise apo flaket e mundimit, ne cdo tronditje te urrejtjes apo mocal te trishtimit, kujtimi i diteve te bardha me mekon plaget dhe aroma e bekuar e Jetes ndjehet perseri ne flegrat e hundes duke mjekuar cdo plage qe e djeshmja mund te na kete sjelle.

Cdo hap qe marr, cdo faqe qe mbush , cdo mendim qe cukit diku me siguron me teper qe edhe ne frutat me te hidhura te se keqes, pema e drites egziston dhe eshte vetem nje kthese larg.

April 20, 2008

ingmetalboy

Postuar nga amor alucius datë 20 Prill 2008 - 18:48:

Bukur, Ingmetalboy

Postuar nga Demokrate4ever datë 20 Prill 2008 - 23:35:

Vertet dicka qe ja vlen te lexosh. Great ingmetalboy...

Postuar nga Fajtori datë 21 Prill 2008 - 06:43:

Thumbs up

Arti i te shkruarit perbehet nga formulimi dhe ndarja me publikun. Ne keto shkrime te dyja perputhen pa e kuptuar.

Postuar nga ingmetalboy datë 21 Prill 2008 - 23:14:

Amour, Demokrate dhe Fajtor.
Thanx qe ndaloni per te lexuar shkrimet e mija. Shpresoj qe t'ju kete pelqyer. Gjithashtu shpresoj mos mos kam zhgenjyer ndonje.

Postuar nga kurt datë 22 Prill 2008 - 02:05:

jam per pak dite pushimi ne mexico tani,.po hapi pak laptopin, i premtova vetes se sdo hy ne forum, po smoke nje cigare, nga balkoni i vogel i ktij hotelit, kam nje view fantastik te oqeanit...ky shkrimi i bukur i imgetalboy me preku pak, sidomos ato fjale E DUA JETEN, sidomos kur fjala suicide perseritet shume here ne trunin tim, me ndihmon te bie ne nje gjume te thelle.

po mendoja sikur te dija te shkruaja bukur si ky djali imgetalboy, do pershkruaja nje mbasdite te bukur si kjo, e mbushur me emocione.

tani po shkoj kayaking, kjo po me merr per dore pothuajse, si nje femije, qe ta shojoj ket dite te bukur. 

akoma nuk e kam falenderuar ket vajze, kyt njeri te persosur, qe s'kerkon asgje, vecse une ta shijoj pak jeten. as nuk e kupton se cfar po shkrauj tani, ne shqip.

i turn around and smile, lets go i say, trying to lead, not knowing where i'm going,  not knowing the next step, not knowing what life has in store for me!!! i keep wolking into the unknown, the only thing i have known so well.

Postuar nga Fajtori datë 27 Prill 2008 - 06:35:

Ne fakt te vish ketu domethene te DITAROSESH. Pak a shume i ngjan nje rrefimi tek prifti qe une e kam pare vetem neper filma. Ka dhe nga ata dallkauke qe e kane provuar realisht, por jam me fat te gjendem tek "ditari" dhe te mos gjykohem si ofendues nga fetaristet e rradhes.

Ne fakt e gjithe kjo jete eshte nje ekuacion i pazgjidhur qe avash avash i gjenden faktoret. Femrat zakonisht pelqejne meshkuj me ekuacione te zgjidhura, qe ti hyjne ne forme X-i dhe ti dalin matane me pjellje te perfunduara. Ah c'lumturi femerore te jesh nje Ypsilon i zgjidhur.

Por ka dhe femra ndryshe, ashtu sic ka dhe meshkuj ndryshe, ashtu sic ka edhe ekuacione te veshtira. Here pas here perballem me realitetin, me tregun e seksit tjeter. Kjo mund te qelloje ndonje party, pub apo diskoteke. Di vetem qe ciftet e martuara i evitojne keto ambjente sepse eshte e veshtire ti perballojne. Me se shumti jane njerezit plastike qe i hyjne ambjenteve te tilla. Te tille ka plot sot, madje modernizmi karakterizohet nga plasticiteti i te gjitha moshave. Ajo qe mungon eshte dialogu i qarte mes qirjeve okazionale dhe qirjeve tradicionale. Ketu qendron dhe klecka mes brezave, te cilen ne mundohemi te fshehim me bindjen se e dime cfare po bejme. Ne fakt e kuptojme shume vone qe jemi femije te rritur, qe si cdo femije nuk e di cfare ben dhe ku shkon. Ndjekim hormonet dhe nuhatjet spermo-vezore qe na cojne ne epshe te imagjinuara. E ne fund ato epshe mbajne gjalle raportet tona unike, gjoja besnike, ku perfundojne shumica prej nesh.

Qepare po vezhgoja nje femer. Me luhej me te. Jo per te tronditur raportin e saj me mashkullin fiks, sa per te shtuar nje pengese drejt njohjes se nje mashkulli tjeter. Me luhej nje hap me tutje sesa lojerat olimpike normale. Me luhej me deshiren e saj per tu tundur para nje mashkulli te paidentifikuar qe e bente te ndihej femer. Dhe te mendosh qe mashkulli fiks ishte para saj, ulur ne karrige. Sa me pelqente ajo ide, pra rritja e kufirit te saj per te dale nga ai mashkull fiks. Ose me sakte me luhej mashkullisht me deshiren e saj femerore per te qene e deshiruar. Prandaj cdo shikim qe merrte ishte nje ftese drejt nje bote tjeter, larg asaj qe kishte, nje hap me shume se mundesite e saj, tutje atij pelqimi bythesh qe ia vlenin vertet. Te mesosh ekuacionin tend eshte dhe keshtu, teksa luan me ekuacionin e ndonje femre te pazgjidhur qe mundohet te shperbehet/shkèrdhehet nga nje ligj "i forte" matematike.

Moderatori mund ta fshije nese ky mesazh eshte ie papershtatshem.

Postuar nga ingmetalboy datë 27 Prill 2008 - 07:39:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori

Moderatori lutet nga autori i temes qe te mos e fshije kete mesazh.

Fajtor mireserdhe perseri.

Postuar nga JONIDA UK datë 27 Prill 2008 - 19:30:

Aman,mos e fshini postimin e fajtorit...

P.S: Intonacione te tilla neper germezime,me lejojne te bej lidhje personale me penen e te pakrahasueshmit tim...

Postuar nga kurt datë 28 Prill 2008 - 00:35:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ne fakt te vish ketu domethene te DITAROSESH. Pak a shume i ngjan nje rrefimi tek prifti qe une e kam pare vetem neper filma. Ka dhe nga ata dallkauke qe e kane provuar realisht, por jam me fat te gjendem tek "ditari" dhe te mos gjykohem si ofendues nga fetaristet e rradhes.

Ne fakt e gjithe kjo jete eshte nje ekuacion i pazgjidhur qe avash avash i gjenden faktoret. Femrat zakonisht pelqejne meshkuj me ekuacione te zgjidhura, qe ti hyjne ne forme X-i dhe ti dalin matane me pjellje te perfunduara. Ah c'lumturi femerore te jesh nje Ypsilon i zgjidhur.

Por ka dhe femra ndryshe, ashtu sic ka dhe meshkuj ndryshe, ashtu sic ka edhe ekuacione te veshtira. Here pas here perballem me realitetin, me tregun e seksit tjeter. Kjo mund te qelloje ndonje party, pub apo diskoteke. Di vetem qe ciftet e martuara i evitojne keto ambjente sepse eshte e veshtire ti perballojne. Me se shumti jane njerezit plastike qe i hyjne ambjenteve te tilla. Te tille ka plot sot, madje modernizmi karakterizohet nga plasticiteti i te gjitha moshave. Ajo qe mungon eshte dialogu i qarte mes qirjeve okazionale dhe qirjeve tradicionale. Ketu qendron dhe klecka mes brezave, te cilen ne mundohemi te fshehim me bindjen se e dime cfare po bejme. Ne fakt e kuptojme shume vone qe jemi femije te rritur, qe si cdo femije nuk e di cfare ben dhe ku shkon. Ndjekim hormonet dhe nuhatjet spermo-vezore qe na cojne ne epshe te imagjinuara. E ne fund ato epshe mbajne gjalle raportet tona unike, gjoja besnike, ku perfundojne shumica prej nesh.

Qepare po vezhgoja nje femer. Me luhej me te. Jo per te tronditur raportin e saj me mashkullin fiks, sa per te shtuar nje pengese drejt njohjes se nje mashkulli tjeter. Me luhej nje hap me tutje sesa lojerat olimpike normale. Me luhej me deshiren e saj per tu tundur para nje mashkulli te paidentifikuar qe e bente te ndihej femer. Dhe te mendosh qe mashkulli fiks ishte para saj, ulur ne karrige. Sa me pelqente ajo ide, pra rritja e kufirit te saj per te dale nga ai mashkull fiks. Ose me sakte me luhej mashkullisht me deshiren e saj femerore per te qene e deshiruar. Prandaj cdo shikim qe merrte ishte nje ftese drejt nje bote tjeter, larg asaj qe kishte, nje hap me shume se mundesite e saj, tutje atij pelqimi bythesh qe ia vlenin vertet. Te mesosh ekuacionin tend eshte dhe keshtu, teksa luan me ekuacionin e ndonje femre te pazgjidhur qe mundohet te shperbehet/shkèrdhehet nga nje ligj "i forte" matematike.

Moderatori mund ta fshije nese ky mesazh eshte ie papershtatshem.

   eshte kenaqesi te degjosh zerat e brendshem te disave.

Postuar nga Katilesha datë 29 Prill 2008 - 05:40:

Question

Me ngjan vetja si e humbura e kesaj nate, qe rend e rend degezave te hijes se henes per te gjetur hijen e vetvetes, per ta krehur ate nga padrejtesite qe i behen ,dhe per ta zhveshur nga syte e uritur. Jam e shtrire ne shtrat duke lufutar si Don Kishoti me Mullinjte Eres me shpaten e shurdherise dhe verberise ne kete cast. Cdo tingull qe del e qe mund te me  ngacmoje shqisat eshte mutezuar tani. Nuk degjoj tjeter vecse kercitjen e shpejte te gishtave mbi tastet e kompjuterit dhe nuk shoh asgje tjeter vecse hijen time te profilizuar ne  murin pasqyre qe reflektohet  nga drita e monitorit...... 

Kati

Postuar nga Katilesha datë 30 Prill 2008 - 05:38:

Post

Pagjumesia ( pasi eshte kthyer ne nje ves) , ka edhe anen e saj pozitive, spese ajo te jep mundesine te ulesh balle per balle me veten tende, te pish nje kafe per telhallek , te llafosesh me te si me nje  mike te vjeter  , qe kuptoheni me sy dhe qe mendimet dhe deshirat i shprehni me ngjyrimin e tyre momentale... Nuk ka komunikim me te sinqerte me veten vetem se ne kete ore, ku je krejtesisht e zhveshur nga pelhura e paragjykimeve , je e zhveshur nga tisi i ekzistences se "tjetrit" qe te dikton dhe diktaturon ne fjale ,mendime dhe sjellje.Ne kete ore ndihesh e zhveshur nga vete lekura jote , lekure qe e ke ndenjur ne tel per t'u thare nga djersitja e eres se qelbur te fjaleve pershtyme. Ne kete ore s'ka ore, koha ka ndalur ne vend dhe lundron ne mes ures qe kane krijuar kryqezimet e syve dhe shpirtit. Ne kete ore askush nuk mundet te genjeje.....

Postuar nga kurt datë 30 Prill 2008 - 08:49:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007

nuk e di pse?! pikerisht kjo teme, gjitmone!?  te gjitha shkrimet ktu i lexoj me kenaqesi,  kur hapi e-mailing dhe kur shoh shkrimet e reja ktu menjehere me shtyn kureshtja, nuk e di pse?! ndoshta ktu me jepet varjanti ti njoh njerzit  ne nje menyre me te aferme, me te thelle, me te brendshme. ne boten rreale shoh vetem siperfaqen , pothuajse kurr nuk i njoh dhe asnjehere nuk me shtyn kureshtja, thjesht mbesin kujtime fugurative. ktu, nganjehere gjej shkrime si kto, fjale qe tingullojne shpesh brenda meje si nje broken record "Pagjumesia" shkoj me dite te tera pa gjume, nje semundje qujatur insomnia qe me ka shoqeruar gjithe jeten, shpesh here deshira ime me e madhe eshte ajo e nje gjumi te gjate e te thelle. deri ne moshen 9-10 vjecare kam perkundur koken nje ore ose me shume qe te turudhosesha trunin tim, dhe si i dehur t'me zinte gjumi:)!

sa i bukur ky shkrimi i katileshes, sa e vertet eshte se pahjumesia ta lodh shpirtin, nuk din asgje vecse thelbin e te veretets, nuk ke durim per larje e lyrje por gjuhesh drejt tek thelbi i cdo gjeje, edhe sikur e shikon veten duke u hedhur ne nje humner, thjesht nuk te plas per asgje, madje erresira ne fundin e humneres te duket si nje parajse ku gjumi i thelle te pret. 

sa bukur shprehesh katilesh. te uroj  nje gjume te bukur dhe te thelle, te mbushur me endrra te bukura.

gjume te embel.. :)

Postuar nga kurt datë 30 Prill 2008 - 09:49:

Po mendoja?!?! pse shkeqejm si njerz kur ne pranin e nje goce qe as nuk e ka shancin te ta fitoje,ta pushtoje, dhe ta rrembeje zemren tende?! pikerisht goca si kto me duket  shijojne pjesen me te embel te existences tone, ben sex me to me nje moskokcarje, thjesht pranija e tyre nuk te nervozon, sikur asnjeri nuk eshte prane teje, djersitesh nuhat me frymarrje te thelle, befason veten me instinktet e nje kafshe, mbaron pune dhe pa thene asnje fjale pin nje cigare, i djersitur, i qete, i sigurte ne vetvete te duket sikur ke zberthyer coded me misterioze te jetes..

pse na rrah zemra aq shume kur ne pranin e asaj qe jemi te cmendur ne dashuri me?!?.nen heshtje mendon per ate te cmenduren, qe ta ka rrembyer zemren njehere e pergjithmon, je rob i pejetshem i saj, sado larg qe te ikesh, te duket e pamundur ti shpetosh. si nje mize qe fluturon aksidetalisht ne shtratin e merimanges.

pse shkeqejm aty ku ska rendesi, dhe rrezohemi aty ku duhet te rrime ne kembe?!

pse largimi mbetet momenti me i shkelqyer?!?! pse?!

eh! sme plas ma..

Postuar nga Katilesha datë 01 Maj 2008 - 07:21:

Arrow

......qe te jem ne linjat e nje pagjumesie me te thelle se ajo e mbremshmja......

....E di se cila ane e pagjumesise nuk me pelqen? Ajo ane kur as rrezet e diellit mengjesor , te lare e te shperlare ne detin e veses pranverore nuk me bindin te ngrihem nga shtrati. E keshtu rri e perdridhem nen rrezet e diellit qe hyjne nga dritarja , sikur nje mace qe ka nevoje per ngrohtesi. Dhe syte mbyllen serishmi ne nje prag-gjume te detyruar ku nuk shpetoj pa qendisur ndonje enderr te fresket , si per te llastuar veten.

ps; Kurti flm qe me lexon.

Postuar nga kurt datë 01 Maj 2008 - 16:32:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
......qe te jem ne linjat e nje pagjumesie me te thelle se ajo e mbremshmja......

....E di se cila ane e pagjumesise nuk me pelqen? Ajo ane kur as rrezet e diellit mengjesor , te lare e te shperlare ne detin e veses pranverore nuk me bindin te ngrihem nga shtrati. E keshtu rri e perdridhem nen rrezet e diellit qe hyjne nga dritarja , sikur nje mace qe ka nevoje per ngrohtesi. Dhe syte mbyllen serishmi ne nje prag-gjume te detyruar ku nuk shpetoj pa qendisur ndonje enderr te fresket , si per te llastuar veten.:)

ps; Kurti flm qe me lexon.:)

kenaqesi te te lexoj.

tani eshte ora 4:20 e mjesit acoma zgjuar. tani qe jetoj ne apartamentin tim nuk me bezdis kur shkoj ne gjume . por gjithe jetes time qe ne feminij kam degjuar te tjeret duke u gerrhatur, qe ne feminije, jam rritur ne divan ne dhomen e pritjes me nje tv iliria bardh e zi :)!ne asnje rast kur ne pranin e cdokuj si te familjes apo te dahures apo shoqeri qe me ka lidhur jeta te ndajme nje shpi me qira (roomates) gjithmone une kam qene i fundit te bie ne gjume, shumicen e rasteve kur ata ngriheshin nga gjumi une acoma nuk kisha rene ne gjume. 

merzi me e madhe pe mua ishte kur ish e dashura ime e fundit qe ishte mesuese,  jetonim bashke dhe ajo flinte gjume heret, u besha jeloz se mua nuk me zinte gjumi, kur ajo u zgjonte une isha acoma duke shikuar filma:)

avantazhin dhe ndjehem me fat ne kyt rast eshte se pothuajse gjithmone kam punuar per vete, kohet e fundit kam marre nje pune me pak ore, 25 ore ne jave. kjo me pelqen se 40ore me duket e pamundshme:)!

gjume te embel

Postuar nga ingmetalboy datë 02 Maj 2008 - 01:51:

Citim:
Po citoj ato që tha kurti
Po mendoja?!?!
pse shkeqejm aty ku ska rendesi, dhe rrezohemi aty ku duhet te rrime ne kembe?!

pse largimi mbetet momenti me i shkelqyer?!?! pse?!

eh! sme plas ma..

Kurt nuk e dija qe kishe fuqi te lexoje mendimet e te tjereve. Te ishe ketej nga Texasi do ta kishim pire nje kafe.
pershendetje lal dhe kur te gjesh pergjigjen me bej dhe nje ze mua.

Postuar nga kurt datë 02 Maj 2008 - 13:39:

[QUOTE]Po citoj ato që tha ingmetalboy    
  
pershendetje lal dhe kur te gjesh pergjigjen me bej dhe nje ze mua.  

 hahah!! just dont hold your breath that long, my friend

Postuar nga ingmetalboy datë 03 Maj 2008 - 10:32:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
Pagjumesia ( pasi eshte kthyer ne nje ves) , ka edhe anen e saj pozitive, spese ajo te jep mundesine te ulesh balle per balle me veten tende, te pish nje kafe per telhallek , te llafosesh me te si me nje  mike te vjeter  , qe kuptoheni me sy dhe qe mendimet dhe deshirat i shprehni me ngjyrimin e tyre momentale... Nuk ka komunikim me te sinqerte me veten vetem se ne kete ore, ku je krejtesisht e zhveshur nga pelhura e paragjykimeve , je e zhveshur nga tisi i ekzistences se "tjetrit" qe te dikton dhe diktaturon ne fjale ,mendime dhe sjellje.Ne kete ore ndihesh e zhveshur nga vete lekura jote , lekure qe e ke ndenjur ne tel per t'u thare nga djersitja e eres se qelbur te fjaleve pershtyme. Ne kete ore s'ka ore, koha ka ndalur ne vend dhe lundron ne mes ures qe kane krijuar kryqezimet e syve dhe shpirtit. Ne kete ore askush nuk mundet te genjeje.....

Askush nuk mundet te te genjeje bile as vetja.

kati te lexoj me kenaqesi.

Postuar nga kurt datë 03 Maj 2008 - 15:46:

shteti  amerikan i turturon terroristat me pagjumsi per informata

Postuar nga ingmetalboy datë 06 Maj 2008 - 23:06:

Dje nje puhi me freskoi kraharorin e djersitu dhe ne humbesiren e asaj qe aq shume kerkon, shume e rralle kjo eshte. Buze te plasura nga nje udhetim pakthim, nje premtim qe nuk mund te mbash dhe ngadale horizonti ngushtohet. Pa kuptuar as vete se si e gjen veten te perkulur duke numeruar qimet ne gishtat e kembeve. Ditet shkurtohen dhe nata duket sikur vazhdon pergjithmone. Zeri behet me bass dhe mjekra nxihet dhe zgjatet. Vetem hije mbushin dhomen dhe gjen veten duke hungerire si ujk henes. Ne kete udhetim te mbuluar nga mjegullat e dyshimeve dhe mocalet e trishtimit gjen plot te tjere qe kane ngecur keq me gjymtyre qe po i dekompozohen nga balta. Si njeri qe je ndjesija e te berit pjese diku, te ben te ndjehesh me mire.
Por ti merre te gjithe perandorine time prej balte dhe me jep nje shishe. Te ngre nje dolli per nje puhi qe me kthjelloi dhe le te dehem sot per forcen e jetes pa u perpjekur te te jap nje kuptim.

Postuar nga agata datë 08 Maj 2008 - 01:30:

Ingmetalboy, si gjithmone kam nje kenaqesi te veçante kur te lexoj...

Postuar nga ingmetalboy datë 08 Maj 2008 - 21:08:

Citim:
Po citoj ato që tha agata
Ingmetalboy, si gjithmone kam nje kenaqesi te veçante kur te lexoj...

Postuar nga Katilesha datë 09 Maj 2008 - 01:04:

Lightbulb

Eshte veshtire te shohesh se si shurdhohen zerat e tu te brendshem nga zhurma cjerrese e perbaltosjes shpirterore te cilen e takon cdo dite ne kafene, Universitet, rrethin miqesor apo ne nje shterngim duarsh me nje te huaj ne ftohtesine e dores se cilit ndjen "pashpirtesine"e tij. Duket sikur gjithcka te eshte kthyer ne nje thike qe pret te te ngulet atehere kur nuk e pret, dhe te duhet te rrish me syte zgjuar edhe kur fle. Figurat fillojne e zbehen , vitrytet dhe vlerat morale ,shpirterore apo sociale fillojne e te tingellojne thjeshte si perkufizime te cilat mund t'i gjesh fare mire ne shfletime librash ,por jo ne shfletime sjelljesh njerezore. Njerezit kane filluar te zhvishen  nga ndjejat e altruizmit , miresise, buzeqeshjesh dhe deshires per te pare te lumtur te tjeret. Sot, kushdo qe te qesh ,mund te te jete edhe nje njeri qe  do te te shohe te shfiguruar ne realitetin qe ty te perkrah , te do dhe te perqafon. Me kujtohet nje studente e cila  para disa muajve, pasi morem rezultatet e nje provimi ku une isha ndare me mire se ajo, me  tha:" - Sa do te doja te te hidhja nga godina tani." ....Me kujtohet qe nuk i kam dhene rendesine e duhur kesaj deshire te saj atehere, pasi si shumicen e gjerave qe nuk perfshihen ne interesat e mia , e mora me shperfilljen dhe indiferentizmin e zakonshem qe me karakterizon perballe te tjereve krejtesisht te pergjithshem, zakonshem perballe meje, qe nuk perbejne gje tjeter vecse Mori njerezish , dhe aspak ata qe meritojne te jene perkrah meje, dhe te meritojne gje tjeter pervec indiferences dhe injorimit. Sot, kur shoh te tille prototipe speciesh qe mundohen te intereferojne ne harmonine e zerave te mi te brendshem , duke bere cdo gje per te ndikuar ne vetvleresimin dhe vetbesimin e tyre , thjeshte i Buzeqesh, duke ironizuar me mendimin/bindjen e tyre , qe ata qendrojne me lart se une ,sepse kane nje arme me shume se une Poshtersine,qe nuk perfshihet ne arsenalin e armeve te mia per te arritur dicka ne jete. Dicka mbaj mend , per aq sa me lejon kujtesa ime , qe Gjithcka qe kam ne JETE e kam Fituar , kurre nuk kam Marre dicka qe nuk me ka perkitur , kurre nuk ia kam hekur dikujt tjeter Dicka nga dora edhe atehere kur kam pasur mundesi. Ashtu si kurre nuk me eshte dashur te perdorur asnje "pushtet" timin femeror per te arritur dicka, sado e deshiruar te kete qene ajo nga une...,nuk e di nqs mund te perfshihet ketu buzeqeshja apo ciltersia natyorore qe me dallon. 

Postuar nga çfare thua datë 09 Maj 2008 - 01:09:

Thumbs up çfare thua

Ky eshte zeri qe degjoj perdite.

Postuar nga kurt datë 09 Maj 2008 - 04:07:

 t'marrshin t'keqen moj vajze.

Postuar nga Enya datë 09 Maj 2008 - 20:11:

Arrow

-Jane vetem dy zera te forte brenda meje qe me therrasin edhe ne gjume;kane aq fuqi sa te me bejne robinen e tyre e perseri une mbetem personi me i lumtur ne kete glob tokesor; sepse pa keta dy zera une do isha vetem nje lule e stines se zgjuar ne kohe jo te pershtatshme. Njerin ze e degjoj me aq force sa shpirtin ja kam fal; kurse zeri tjeter vjen si me i vaket, por une kam fuqi te ja dalloj ritmin e melodine e tij. Shpirtin me duhet ta ndaj me dysh, qe asnjeri ze te mos mbetet pa mua, kurre!!!

Enya.
May 09, 2008
USA

Postuar nga JONIDA UK datë 12 Maj 2008 - 23:34:

Vemje,jargore,larva,majoneze te prishura,male krrimbereshash,ja se cfare jane,asgje me shume...Po une,c'dreqin dua qe marr fryme si ato,ushqehem po njelloj,orgazmohem po ashtu,si gjithe te tjeret...

Kam nje bindje te frikshme,gati ne hipokrizi,se jam ndryshe,ndryshe ,ndryshe,unike... e si konsequenc,meritoj minimalisht bakterie te vecanta....E urrej emeruesin e perbashket,edhe ne ato gjera te pergjithshme te cilat nuk varen nga ne...

P.S: Edhe ti je ndryshe,duke qene se ke vite qe i pershtatesh,lavderon,dhe thekson ndryshueshmerine time......

P.S 2: Shpirtvogelsia e femrave qenka kaq shume e madhe ne krahasim me meshkujt e gjore:bam

Postuar nga JONIDA UK datë 16 Maj 2008 - 04:32:

Talking

Nuk ka kaluar shume qe nga casti kur mbyllem telefonaten naten-miruese,me the se do flije "heret" sonte,pasi do te duhet te grumbullosh energji per takimin tone mbas dy ditesh...:avion....
Me vjen t'i tregoj te gjitheve per ardhjen tende,dua t'i bej pjese te lumturise time....

Oret po ikin,e dalngadale po afrojne ato te lumturise sone,po afrojne ato caste kur dora jote do preke fytyren time,kur...

Postuar nga Fajtori datë 16 Maj 2008 - 16:41:

Linja e jetes krijohet nga dy lloje raportesh. Ato qe te peshojne e te frenojne dhe ato qe te lehtesojne e te shpejtojne. Nuk eshte bashkimi i ketyre segmenteve ajo qe na mbush, por kerkimi i vazhdueshem i njerezve qe te bejne te fluturosh. Jeta fundi i fundit i ngjan nje zari ne nje cope letre qe perkulet ne forma te cuditshme. Dhe ti ndjek gjithmone pjerresine.

Ne planetin tim ka atmosfere, uje dhe jete. Por ja qe me frikesojne ato vrima te zeza atje tutje, te cilat perthithin energjite e tere botes dhe i vdesin ne maje te egoizmit. Ne fakt, ne s'duhet te kemi frike as nga stuhite, as nga rrufete dhe as nga mbytja, aq sa duhet te kemi nga vrimat e zeza qe na kalojne fare prane pa e kuptuar. Por ndoshta ka nje ndryshim... Arti i te qenit njeri duhet te kete lidhje me artin e te dashuruarit perderisa dikush nga ne ka aftesine te ktheje vrimat e zeza ne objekte qe shperthejne jete kafsherisht. Corapet e palara te egoizmit papritur kthehen ne altruizem... Hehh, c'gallate.

Ehhh, vera.
Me perplasjen e afsheve te para zbulojme se qenkemi si bimet dhe fillojme te krasisim deget e kalbura per ti dhene jete filizave te reja. Ndoshta kjo eshte nje menyre per te evituar zvarritjet e jetes, duke qendruar vazhdimisht nen iluzionin e fluturimit perfekt. Pacin fat ata qe nuk jane astronome dhe perfundojne tek shalet e planetit te pare qe u gjendet ne orbite.

Postuar nga eliz datë 30 Maj 2008 - 15:32:

Gjith zerat e botes s`kane fuqi mbi ty por edhe sikur te jene aq te forte e shumta do shurdhohesh.Zerat e brendshem jo vetem mund te te shurdhojne por edhe te te qerrojne,te te cmendin dhe ti zvarritesh per te kapur ngjyren e fundit e ajo zbehet e s`mbetet gje tjeter vec erresires e pisllekut.Cilen pjese nuk do doja te kisha sot?Sa mir sikur te isha pa kok.Me mire te isha pa zemer apo pa stomak me mire?Sikur te mos isha fare sot

Postuar nga ingmetalboy datë 04 Qershor 2008 - 12:22:

Ne zera gjysmake qe peshperisin dogma jo vetem fetare e gjeta veten sot. Nuk u ngrita te iki sic bej zakonisht por u rehatova me shume, piva dhe nje gllenjke nga gota e skocit dhe ndeza nje cigare. Para meje nje vajze e re qe nuk ka lene pjese trupi pa bere tatuazh flet me gjithe zell per 10 menyra per te bere nje mashkull te lumtur, ne te majten time nje burre i shendoshe qe po djersin sa per tre jep e merr mbi shtresezimin e shoqerise, nga ana tjeter nje lesbike ben sikur degjon fjalimin e tjetres mbi ngrohjen globale dhe rrezikun e zhdukjes se arinjve te bardhe.
Cudi! Si u zevendesua eksperienca dhe bota madheshtore e librave ne kete epoke? Si u shnderruam keshtu ne perserites perfekte te formulave jetesore te shkarkuara direkt nga interneti? Cfare ndodhi me: une mendoj prandaj egzistoj o Dekart?
Kam frike. Kam frike se nje dite do te ngrihem ne mengjez dhe kembet do te me shtyjne vete drejt kubit tim per tu bere pjese ne mekanizmin e perbindshem te universalizmit HIC.

Postuar nga briseide datë 04 Qershor 2008 - 12:48:

Te pakten interneti te jep mundesine te te lexosh.Shume bukur

Postuar nga agata datë 04 Qershor 2008 - 19:28:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Ne zera gjysmake qe peshperisin dogma jo vetem fetare e gjeta veten sot. Nuk u ngrita te iki sic bej zakonisht por u rehatova me shume, piva dhe nje gllenjke nga gota e skocit dhe ndeza nje cigare. Para meje nje vajze e re qe nuk ka lene pjese trupi pa bere tatuazh flet me gjithe zell per 10 menyra per te bere nje mashkull te lumtur, ne te majten time nje burre i shendoshe qe po djersin sa per tre jep e merr mbi shtresezimin e shoqerise, nga ana tjeter nje lesbike ben sikur degjon fjalimin e tjetres mbi ngrohjen globale dhe rrezikun e zhdukjes se arinjve te bardhe.
Cudi! Si u zevendesua eksperienca dhe bota madheshtore e librave ne kete epoke? Si u shnderruam keshtu ne perserites perfekte te formulave jetesore te shkarkuara direkt nga interneti? Cfare ndodhi me: une mendoj prandaj egzistoj o Dekart?
Kam frike. Kam frike se nje dite do te ngrihem ne mengjez dhe kembet do te me shtyjne vete drejt kubit tim per tu bere pjese ne mekanizmin e perbindshem te universalizmit HIC.

ahahah ahaha. Se di pse qesha kur te lexova, ndoshta nga pershkrimi shume i kendshme i situates ne te cilen ndodheshe... nje moment mendova se isha aty

Postuar nga ingmetalboy datë 04 Qershor 2008 - 22:03:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Te pakten interneti te jep mundesine te te lexosh.

Eh po une gjithmone e kam pasur nje problem me kete internetin. Le te supozojme qe une jam lindur dje dhe nuk kam degjuar asgje per Kosoven. Keshtu qe vendos te informohem dhe filloj te kerkoj ne internet. Atje cfare gjej? Nje pale qe thote qe kosovaret jane vrases dhe hajdute qe po shfarosin serbet duke i detyruar ata te lene shtepite e tyre dhe nje pale tjeter qe thote te kunderten. Dhe per mua qe nuk di asgje tjeter te dy grupet duken njesoj, nuk mund te vendos se kush ka te drejte.
Ja pra kjo eshte fuqia e internetit, te jep mundesine te lexosh dhe te informohesh duke te ushqyer intelektin, por ndonjehere pa e kuptuar dhe vete ushqehesh me plehra.

Postuar nga ingmetalboy datë 04 Qershor 2008 - 22:07:

Citim:
Po citoj ato që tha agata

ahahah ahaha. Se di pse qesha kur te lexova, ndoshta nga pershkrimi shume i kendshme i situates ne te cilen ndodheshe... nje moment mendova se isha aty

Kur te vish te me vizitosh ndonjehere ketej do te shkojme te pime nga nje gote bashke.

Postuar nga çfare thua datë 05 Qershor 2008 - 00:52:

zerat qe degjoj brenda meje.
ha mish e pi vere
qesh e ngjesh
e bej gallat
sa te kaloje
dhe kjo nate.

Postuar nga kurt datë 05 Qershor 2008 - 03:42:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy

Eh po une gjithmone e kam pasur nje problem me kete internetin. Le te supozojme qe une jam lindur dje dhe nuk kam degjuar asgje per Kosoven. Keshtu qe vendos te informohem dhe filloj te kerkoj ne internet. Atje cfare gjej? Nje pale qe thote qe kosovaret jane vrases dhe hajdute qe po shfarosin serbet duke i detyruar ata te lene shtepite e tyre dhe nje pale tjeter qe thote te kunderten. Dhe per mua qe nuk di asgje tjeter te dy grupet duken njesoj, nuk mund te vendos se kush ka te drejte.
Ja pra kjo eshte fuqia e internetit, te jep mundesine te lexosh dhe te informohesh duke te ushqyer intelektin, por ndonjehere pa e kuptuar dhe vete ushqehesh me plehra.

a e ke pare ate filmin idiocracy? qe parashikon se si do jete e ardhmja!? rrofte interneti dhe bota elektronike

Postuar nga Vizioner datë 05 Qershor 2008 - 03:59:

Duke degjuar zerat brenda teje

....S'kam ndigjuar ndonjehere zera mbrenda meje!!!!! Shyqyr Zotit, jam akoma ne rregull!!!!

Postuar nga briseide datë 05 Qershor 2008 - 04:06:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy

Eh po une gjithmone e kam pasur nje problem me kete internetin. Le te supozojme qe une jam lindur dje dhe nuk kam degjuar asgje per Kosoven. Keshtu qe vendos te informohem dhe filloj te kerkoj ne internet. Atje cfare gjej? Nje pale qe thote qe kosovaret jane vrases dhe hajdute qe po shfarosin serbet duke i detyruar ata te lene shtepite e tyre dhe nje pale tjeter qe thote te kunderten. Dhe per mua qe nuk di asgje tjeter te dy grupet duken njesoj, nuk mund te vendos se kush ka te drejte.
Ja pra kjo eshte fuqia e internetit, te jep mundesine te lexosh dhe te informohesh duke te ushqyer intelektin, por ndonjehere pa e kuptuar dhe vete ushqehesh me plehra.

Ky eshte informacioni ne vetevete,interneti eshte vetem percjelles i ketij deformimi.

_________________________

Zerat brenda meje bejne mire te heshtin,dhe deri tani kjo marreveshje ka funksionuar.

Postuar nga ingmetalboy datë 05 Qershor 2008 - 10:08:

Citim:
Po citoj ato që tha briseide

Ky eshte informacioni ne vetevete,interneti eshte vetem percjelles i ketij deformimi.

Mire

Postuar nga ingmetalboy datë 26 Qershor 2008 - 12:56:

Pa kuptuar se si arrita deri ketu, sot gjeta veten tek po i shmangesha pasqyrimit tim ne pasqyre. Ndoshta kjo eshte arsyeja pse ka disa kohe qe fshij gjithcka qe behem gati te postoj ketu ne forum. Valle nuk jane dhe keto faqe nje pasqyre e cuditshme elektronike ku mund te shohim edhe brenda koraces shpirterore qe kemi ngritur vete qe nga dita qe u lindem? Pyetja qendron: cfare ndodh kur nuk te pelqen cfare sheh?

Postuar nga ingmetalboy datë 04 Korrik 2008 - 08:33:

Si ka mundesi qe nje njeri te mund te ndryshoje komplet botekuptimin tend? Flas per te gjithe aspektet e karakterit tend, duke filluar nga gjerat qe ti i mendon te shenjta deri ne vogelsirat e pasigurise. Pse valle kur ajo dallge e ashtuquajtur dashuri na mbulon me gjithe proceset e saj idioteske shnderrohemi ne nje lloj kukulle qe pret padronin e saj cuditberes qe terheqe telat e pakuptueshem te jetes?
Kur gjithcka mbaron dhe furia e pasionit zhduket, vetem korniza e zhgenjimit mbetet me nje yll gati te padukshem egiztence qe duket diku larg ne kornizen e asaj qe dikur ishe. Me beso, une jam po aq i humbur se ti. Ne gjunje gjendem sot, rafsh me botekuptimin tim qe papritur nduket prej mengesh nga nje ngerdheshje alkooli apo nje shigjete heshtjeje. Larg teje me mire ne vetmi o afsh i lekundur mendyshjeje. Mos qofsh ne te njejtin pozicion shkaterrimi i endrrimtar i vetmuar clirimi.

Postuar nga Katilesha datë 04 Korrik 2008 - 13:37:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Me beso, une jam po aq i humbur se ti. Ne gjunje gjendem sot, rafsh me botekuptimin tim qe papritur nduket prej mengesh nga nje ngerdheshje alkooli apo nje shigjete heshtjeje. Larg teje me mire ne vetmi o afsh i lekundur mendyshjeje. Mos qofsh ne te njejtin pozicion shkaterrimi i endrrimtar i vetmuar clirimi.

Postuar nga ingmetalboy datë 05 Korrik 2008 - 13:56:

Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007

Hi kati. Thanx se me duhej. Te puf edhe une ne faqe.

Postuar nga Katilesha datë 06 Korrik 2008 - 04:07:

Exclamation

Tmerr

Varre masive

Pa identitet

Goje te qepura

shpirtra te shqyer

zera te cjerrur

Mendime te sterrosura

nate pa hene

endrra me temtha shternguar

deshira me shprese mjekuar

plage qe grryejne

makthe qe te lene pa gjume.

                                          ?!

Postuar nga Katilesha datë 07 Korrik 2008 - 04:13:

Exclamation

Kam harruar te vdes

te degjoj zerat brenda meje

te ftilloj mjegullen e mendimeve

te them nje fjale dhe vete.

Kam harruar si merret fryme

si  buzeqeshet nga lumturia

si  dashurohen netet nen puthje

si priten mengjeset me endje.

Kam harruar si kendohet

si thuren notat me shtiza enderrash

si jargaviten deshirat pentagrameve

si enderrohet edhe me sy hapur.

Kam harruar gjithcka

asgje nuk me kujtohet me

nga kohe e shkuar as tani

gjithcka u shua dhe iku

mbeti thjeshte nje Kujtim.

Postuar nga agata datë 07 Korrik 2008 - 10:47:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Si ka mundesi qe nje njeri te mund te ndryshoje komplet botekuptimin tend? Flas per te gjithe aspektet e karakterit tend, duke filluar nga gjerat qe ti i mendon te shenjta deri ne vogelsirat e pasigurise. Pse valle kur ajo dallge e ashtuquajtur dashuri na mbulon me gjithe proceset e saj idioteske shnderrohemi ne nje lloj kukulle qe pret padronin e saj cuditberes qe terheqe telat e pakuptueshem te jetes?
Kur gjithcka mbaron dhe furia e pasionit zhduket, vetem korniza e zhgenjimit mbetet me nje yll gati te padukshem egiztence qe duket diku larg ne kornizen e asaj qe dikur ishe. Me beso, une jam po aq i humbur se ti. Ne gjunje gjendem sot, rafsh me botekuptimin tim qe papritur nduket prej mengesh nga nje ngerdheshje alkooli apo nje shigjete heshtjeje. Larg teje me mire ne vetmi o afsh i lekundur mendyshjeje. Mos qofsh ne te njejtin pozicion shkaterrimi i endrrimtar i vetmuar clirimi.

Si ka mundesi qe tek mesazhet e tua e gjejne veten kaq shume njerez!!!

Fantastike... si gjithmone.

Postuar nga ingmetalboy datë 07 Korrik 2008 - 12:58:

Citim:
Po citoj ato që tha agata

Si ka mundesi qe tek mesazhet e tua e gjejne veten kaq shume njerez!!!

Fantastike... si gjithmone.

agata... me duket qe jeta qenka vetem nje perseritje e merzitshme filmash pa ngjyra.
Flm qe ndalon te lexosh dhe te komentosh shkrimet e mija.

  Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.