| Forumi Horizont | Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Histori te shkurtra te nje violine... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11029)
Shpesh here ndodh te ngjallen ndjenja te cilat shkaktojne neveri per njerez qe kane dhene shume ngrohtesi, shume dashuri. Te vjen turp nga keto turbullime dhe mundohesh t’i korigjosh ato ndjenja.
Shpesh urrehet dashuria qe te kane falur sepse nuk te kane kerkuar asgje si kembim te saj gje qe duket absurde, jorealiste. Dashuria qe te kane dhene te afermit shpesh eshte perpjekur ti fshehe sfidat e jetes, kalbesite e realitetit duke harruar se nje dite do te zbulohen dhe do te zgjojne neverine.
Te vjen neveri per babain te cilin e ke pare ne shoqerine e nje gruaje tjeter nderkohe qe mamaja mundohet te beje bashkeshorten ideale duke sakrifikuar jeten qe te mos mungoje asgje.
Te vjen neveri per syte e nenes tek ngazellehet kur shikon lumturine e babait kur vjen ne shtepi pa ditur se ate transformim te humorit atij ja ka dhene nje grua tjeter.
Duket e padrejte zhurma qe eshte bere ne familje per dashurine e pare...
---------------------
Sot do te doja te isha dikush tjeter. Te mos kuptoja asgje. Mbase te mbyllesha ne nje pallat per njerez te vecante, mbase ne cmendi ku nuk ke me pergjegjesi per asgje dhe nuk i perkushtohesh veprimtarive te perditshme shpesh here te merzitshme. Vetem atje gjithshka eshte e lejueshme.. Atje askush nuk ka qellime...Sot do te doja te shikoja dashuri vetem ne syte e nje skizofreni...
| Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.