Forumi Horizont Gjithsej 101 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Keto zgjedhje do i fitoje klani apo morali i perbashket? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17033)


Postuar nga arturm datë 17 Maj 2009 - 16:39:

Fajtor

Citim:

Duket sikur ju bini darkot (Tulipani dhe Arturm), por ne fakt e mendoni krejt ndryshe. Arturmi kerkon akoma liderin dhe perderisa Erion Veliaj nuk ka stofen atehere nuk vlen per tu provuar. Tulipani thote pikerisht te kunderten. Nuk ka nevoje qe dikush te kete stofe lideri, nuk ka nevoje fare per lidere aq dinake dhe aq te forte saqe te vihet ne dyshim nese vlejne per pushtet. Ketu fillon gabimi i gjithshkaje, sipas meje. Ne qeveri vihen njerez qe punojne, s'ka pse te shihet karizma dhe aftesia per lidership e dikujt. Lideret ne fakt i ben populli ne baze te votes. Ne konceptin e arturmit, lideri eshte dikush qe nuk e ben populli, por e ka ne gjak. Pra, eshte dikush qe ka aftesine te jete lider dhe pike. Ketyre karakteristikave i pergjigjet vetem Sali Berisha dhe Fatos Nano. Vetem keta kane stofen e liderit qe nuk niset nga populli, por nga deshira e vet per te qene lider. Duam akoma lider te na udheheqin, apo duam te zgjedhim njerez qe punojne? Per çfare na duhet lideri? Ku do na udheheqe? Dhe kush ka qene lider i mirefillte deri sot per te na udhehequr diku?


Eshte hera e dyte qe nuk i kupton drejt ato qe shkruaj (te pakten une). Lexoji pak me me kujdes

Une dhe Tulipani nuk jemi ne kundershtim sepse flasim per dy gjera te ndryshme. Une po flisja per leader partie, ndersa ai po fliste per "leader" institucionesh te pavarura (ne funksion te ndarjes se pushteteve dhe si rrjedhim dobesimin e leader-ve politike. Per te ta shpjeguar me konkretish tezen e Tulipanit mund te marrim rastin e Bamir Topit. Fakti qe ai eshte nje person i respektuar intelektualisht dhe karakterialisht nga stershumica e ambienteve Shqiptare ne rradhe te pare forcon rolin e Institucionit qe ai drejton dhe me pas "ul" "pushtetin" e leaderit te lindur Sali Berisha. Ne te kundert rasti i mungeses se parametrave "te leader-it" tek Mesila Doda qe drejton KKRT duke marre urdhera nga Berisha e rrit forcen e Leader-it Sali Berisha.

Ndersa une i referohesha thjesh leadershipit politik. Partite kane nevoje per lidera dhe nuk mund te bejne pa ta. Mos dil tani te na thuash qe nuk ka nevoje per lidera (te lindur apo te krijuar) politika sepse gjithe historia e democracive perendimore qe nga Curcilli e deri Blair, apo qe nga Rusvelti duke kaluar per nga Kenedi e perfunduar tek Obama. Per te mos folur ne Europen aktuale qe nga Sarkozy tek Berluskoni apo Merkel.

E kush tha qe nuk paska lidera te tjere shqiperia. Eshte thjesh ceshtja kur dhe si mund te dalin ne skene dhe te kuptojne qe kane kete aftesi (edhe Obama ishte nje senator i thjeshte deri para se ti jepej mundesia/shanci te tregonte aftesite e tij).


  Gjithsej 101 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit »
Trego 101 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.