Forumi Horizont | Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
doja te dija sinqerisht cfare flakerive? :p
amor,
po i mbledhim keto copat e fotografive qe ndryshon ti here pas here
avash avash per nja 2 vjet kemi per te nxjerre identikitin tend
gjithcka qe s'me duhej. ato qe ishin vjeteruar
Koha eshte bere kaq e rende, ka filluar te me mbuloje me nje shtrese paranoie ku cdo hap i imi rimendohet 100-here; jane momente aq te brishta sa mund te deshtojne qofte dhe nga nje hap i gabuar.
S'jetoj me per veten por per objektivat qe dikur me perkisnin...!
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Koha eshte bere kaq e rende, ka filluar te me mbuloje me nje shtrese paranoie ku cdo hap i imi rimendohet 100-here; jane momente aq te brishta sa mund te deshtojne qofte dhe nga nje hap i gabuar.
S'jetoj me per veten por per objektivat qe dikur me perkisnin...!
Citim:
Po citoj ato që tha cedrus
Sa bukur flet moj cuce, hiq s'te mora vesh asnje llaf
Se mos i flet te dashurit nga keto fjale se do thote qe paska rrjedhur kjo
Nganjehere mjafton nje rreze e zbehte per te prishur nje ekuiliber aq te mire-menduar. Ndoshta, me raste, nevoja per diçka qendron pikerisht tek ajo zbehtesi.
Dita 20, ritakim me realitetin= zero!
Keto kafe te qelbura duken gjitha njesoj; je me mijera km larg dhe serish nje dite te qelbur, mbi nje nje ure te qelbur, duke ecur me mijera halle te tjera, merr guximin me nje nonshalance te budallepsur te kthesh koken ne anen e majte dhe aty te ndjesh nje mungese force per te vazhduar me tutje. Gjendesh aty ku gjendeshe mijera ore dhe mijera km me larg. Ku valle duhet te gjesh arrati nga keto kafe?! Dhe pikerisht ne ate moment vendos te hyj brenda. Ate do beje dhe ti. Ti do me mbaje deren hapur, une do zgjidhja vendin. Do isha perballe deres, veshur ne rrobat qe kisha shpenzuar minuta te tere t'i zgjidhja ne mengjes, ti do ishe perballe meje. Lekura e perpurt e kolltukeve do shtonte intimitetin e ketyre kafeve qe vetem intimiteti s'ju mungon. Ti do hiqje pallton, une jo. Une do kisha perhere ftohte. Ekspresioni i fytyres tende do ndryshonte me cdo buzeqeshje dhe une s'do arrija te hiqja syte nga ti. Ti do ishe nervoz dhe kjo do shprehej ne veprimet qe do benin duart e tua. (te kam thene ndonjehere qe ke duar aq te bukura?!) Do me mbaje muhabet duke me folur per cdo gje dhe per asgje. Si pa kuptuar koha do kalonte...Une do ngrihesha naive e faktit qe sapo gdhenda momente ne nje te kaluar...
Ndihem e grabitur nga nje prezence, aq sa ndihem tani e grabitur nga nje pjese memoriet, kthyer ne pre per te ushqyer sy kurioze!
Gezuar diten e mamave, mamush! :)
Gezuar diten e mamave, mamush!
PS.Kompozicion me tulipanet e kopeshtit tim.
Ndodh te takoj ca njerez te rinj, njerez qe s'me kane bere asgje negative, perkundrazi, njerez qe mund te jene dhe te pelqyeshem por...ndodh te ndjej nje deshire te llahtarshme te ju çjerr fytyren. Nje levizje e gabuar, nje buzeqeshje e forcuar, nje mimike acaruese dhe aq e pati durimi im.
_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _
Miqet jane darka e djallit me raste. Une ulur ne qejfin tim ne nje kend, teper e lodhur per te filozofuar per meshkujt e mikeshave te mija ose per vaginat e perkoheshme te miqeve te mi. Ne nje moment na ofrohet nje tip qe s'njihja dhe e puth njeren keto.
Mikesha nr. 1(mbasi zoteria iku):
"ooo, sheeeeh! Po nga na doli ku?"
Mikesha e dashurruar:
"eeee-duke rrahur qerpiket si Betty Boob- kemi ca jave qe njihemi. Ta dijeeee se sa i kujdesshem dhe i sjellshem qe eshte..."
Pastaj me drejtohet mua, nderkohe qe po injoronte mikun qe po rrinte perkrah- teper kritik ai!:
"he mi? Si tu duk?"
Une me surratin ne goten e mojitos duke u munduar te shtrydh limonin qe s'po kooperonte:
"Mu duk kush? Ai koke-bostani, nje meter e nje qebabe, dy pellembe kembe te dhjamosura te ngulura ne te prapme?"
Ajo hap syte e tmerruar. Une s'habitem fare nga krizat e mija te sinqeritetit qe me kapin here-pas-here, sidomos ne gjendje te lodhur. Ajo hesht. Une vazhdoj te shtyp limonin. Ajo sajon nje ikje ne banjo. Miqet e tjere ia plasin te qeshurit. Mbas nje jave telefonon te thoje qe ishte nje tullumbace e mbushur me ajer dhe ai mashkull. Ajo femer ka humbur aftesine selektive: te shpifur DHE jerks?! Wtf? Kombinacion i ri i dalur ne treg?!
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.