| Forumi Horizont | Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8245)
Poezia E Dritero Agollit!
Ketu s'do jem
Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret
Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate
Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale
Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.
Mendimet te Castit pas nje Telefonate!
"thuaj yjet s'jane zjarr
thuaj deti qe u shua
thuaj bota eshte var
por mos thuaj qe s'te dua"
Shekspiri
Mendohem sapo lexova dicka...
akoma kam ajrin e paster nga jashte dhe qetesine e nates ne shpirt..Nata eshte e erret, hajdute, por dhe e bukur ,romantike..Yje tek -tuk shikoje ne qiell,ashu si ne jete..I krahasova me yjet me te bukura njerezit qe dua me shume..
Kur lexoj kete Helgen them me vehte, cmenduria nuk paska kufi.
Na cmende moj Helga me ato shkrimet e tua te cmendura qe kur nuk mbarojne.
Me ler edhe mua rradhe te filloj ehe une me te bukurat cmendurirat e mija. Po jooooo, ti nuk te le rradhe.
Megjithate jeta eshte e bukur me cmendurite e saj. Lum gjithe ata qe i jetojne dhe mjere ata qe nuk paten rastin ti perjetonin.
Rrofshin cmendurite

fantazite 

dhe paradoksat.
Mungesa e fantazise ne jete eshte si deti pa qiell.
keni genyer ndonjecik sot ee?
un qe thoni ju sot skam ditur te genjej ,po mendova se do ma punonin dhe kam qen shum e kujdesshme nga cdo person,po jo mi askujt si ra ne mendje nje gje e tille. Ne mengjes doja te fleja gjume kur bie tel dhe shoqja qe me thot do dalim sot? un e mendova si genjeshter po jo mi asaj as i kishte ren ne mendje nje gje e tille. Sa inat ,
megjth ka qen dit njesh fare sot ,cdo gje ka shkuar shum mir dhe tani vuaj pasojat e nje dhimbje kembesh te tmerrshme ,edhe jam ber si pule e ngordhur
si ky shiu qe po bie doja te zbrisja nga qielli dhe te rrija ne dritaren tende dhe te shikoja me endje pa te shqetesuar.. sa nostalgjike qe jam sot ,por e ka fajin koha jo se jam..Sot dhe me genjyen hmm sa inat me erdhi..
shoqeria virtuale eshte shoqeria me e sinqerte qe lind ke 2 persona.
Citim:
Po citoj ato që tha Lela_dr
shoqeria virtuale eshte shoqeria me e sinqerte qe lind ke 2 persona.
Citim:
Po citoj ato që tha football
Do you think so????????
Not always honey. Be careful. Eshte thike me dy presa. You never know.

| Gjithsej 337 faqe: « E parë ... « 41 42 43 44 45 46 47 48 49 [50] 51 52 53 54 55 56 57 58 59 » ... E fundit » Trego 3362 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.