Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 492 493 494 495 496 497 498 499 500 [501] 502 503 504 505 506 507 508 509 510 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga Katilesha datë 11 Maj 2011 - 13:07:

Mungesë

Shkëlqimi i Hanës
duar m’u ba
duar, që ngulën rranjë përkëdheljesh
e prekjesh t’djersta
n’flokt e njomun nga lot i derdhun s’di prej ku.

Ky moment,
pengohet akrepave t’orës,
e minutat e zhdërvjellun fushës së pakohësis
bahen orë t’veshuna me t’kuqen e ditve dashunore
tuj gjunjëzue toreadort e trishtimit lajmëtar.

Ti, flok malli ulun përmbi qërpik,
rreze Dielli mbjellun n’prag mëngjesit lozonjar,
nuk më je ktu,
por Je, e kjo mjafton,
mjafton sonte n’kyt natë me hanë t’rilindun qiellit.

©e.


  Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 492 493 494 495 496 497 498 499 500 [501] 502 503 504 505 506 507 508 509 510 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.