Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
sa e veshtire qenka te ruash per nje kohe te gjate ndryshimet qe mendon se te ndihmojne ne jeten tende. sa e veshtire qenka te qendrosh brenda guackes, sa e veshtire qenka te mos thuash ate qe do te thuash, te mos tregosh ate qe do te tregosh, te mos shfaqesh ate qe ndodh brenda shpirtit tend, t'i vesh vetes nje maske "be cool man" e te minimizosh ne maksimum amplitudat e meparshme te shperthimeve deri ne eleminimin e tyre real.... sa e veshtire qenka te stakosh mendjen dhe te jesh per te tjeret dikush qe nuk jane mesuar ta shohin.... dikush qe nuk flet dhe i mban gjerat perbrenda.... dhe mendimet per vete...
me jep force te ruaj kete ekuiliber, me jep force te ndjek zerin e shpirtit ne heshtje, me jep force te realizoj endrrat ne heshtje derisa te vije dita qe te shpalosen per te tjeret, atehere kur te jene te pergatitur per t'i degjuar....
Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.