Forumi Horizont | Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)
I thurr fjalet ngadal... buzet blebezojne... s'munden ti permbushin fjalite...e di qe dua te them dicka...por s'e di se cfare. Shpirti e mban te fshehur diku aty ne thellesine e tij, por e ndjej tek perpelitet e renkon ngadal... ajo fjalia qe do te dali ne drite... ato pak fjale qe duan te ndihen...
I thurr ngadal si ti kisha fije te errta mes gishtrinjve e i perdredh e shperdredh ne gersheta e motive qe dua te kene nje kuptim por s'mundem t'ua gjej kuptimin gjekundi.
Dreq!! Pse perpelitesh ashtu, aq dhimbshem, aq pamundesisht, aq e pandihmuar prej askujt? Ti fjali e vyshkur qe humbet ne shpirtin tim e ai te mban te burgosur..., e ti thyhen flatrat... e ta merr kuptimin pak nga pak.
Gishtrinjte levizin me shpejtesi te verber teksa une mbyll syte e perpiqem te degjoj peshperimat e largeta, edhe thurrin e cthurrin fijeza te tera mendimesh te paperfunduara... kepusin fjalet e druajtura gishtrinjte e mi... e me fjalet e keputura riformojne te tjera fjale... me te fuqishme... me te pastra....
Aq te pastra sa shakaktojne frike edhe tek mua qe i vete-formova....
Edhe tani qe me ne fund ia gjeta kuptimin atyre fjaleve te shkeputura, te krisura e te thyhera brenda meje, serish blebezoj...
Ndoshta edhe une vete qe i krijova s'kam kurajon e duhur ti shfaq ne kete bote..., edhe prej buzeve i shtyje serish ne brendesi... i gelltis ne gurmaz e i burgos aty thelle ne shpirtin tim. I degjoj tek renkojne... perpeliten... edhe kuptimi i tyre me rreh mbi vetulla si cekan... gjithesesi...e kap kohen prej flokesh edhe e detyroj ti braktisi ato fjale per tani... ndoshta neser... neser ndoshta do te mundem ti leviz buzet po aq ngadal sa sot e ti them ato fjale qe aq shume me munduan. Ndoshta neser bota do te jete jo aq e verbuar, ndoshta neser bota do te mund ta kuptoj pastertine e fuqishme qe mbartin ato pak fjale.
Ndoshta neser une vete do te jem aq e fuqishme sa ti a zhvas syte e verber kesaj bote... e ta mesoj...pak nga pak te hedhi hapa te vegjel... por te shohi te verteten ne sy.
Ndoshta neser...
Per sot...sot ka vetem perpelitje...renkime fjalesh te keputura...
Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.