Forumi Horizont | Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Ditet e mia pa ty... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10195)
Re: pa titull
Citim:
Po citoj ato që tha smeagol
alo?
nuk po me njeh?..
jam une shpirt,ste kujtohem?
papritur ste kujtohen fjalet e mia...?
apo thjesht eshte toni i atij zerit tim te mekur..
qe padashur cirret neper kabuj telefoni
e si te me harrosh ti mua?
mos valle humben gjithe puthjet tona?
apo dikush tjeter fle mbi ato buzet e tua...
qe duhet te ishin pergjithmone te miat...
sa me godet ky zeri yt….
dhe fjalet jane po ato,te brishta por plot ndjenje...
prape spo me njeh shpirt?
mbase koha nuk ka harruar te kaloje...
dhe me dashje ka fshire ate pjese parajse per mua...
po prape jo.....
po qyteti shpirt,njerezit,guret,kenget e dashurise
nuk te kujtojne mua?
po mengjesi,dielli mbi majen e kodres,
papritur per ty kane tjeter kuptim?
akoma nuk te kujtohem?
ta thashe jam une shpirt....
dhe mezi po pres qe ti te jesh akoma ti....
pse me ngjan larg...diku fshehtas si e huaj..
e mendohesh,per zhgenjime e genjeshtra....
he pra jam un shpirt....
mos valle me do aq shume...
sa dhe zhgenjimi do te dukej i embel?
e di qe per mua....do te mohoje dhe veten....
ske pse stepesh shpirt....
alo?
tani e di qe te kujtohem .....
me mban mend tani shpirt.....
tani e di ti ,me njeh...
sapo u ktheva per te te qene prane teje...
ja erdha.... jam une....
p.s e di ti qe po ta dedikoj ty.....
Re: Re: pa titull
Citim:
Po citoj ato që tha katilesha007
.........
Mrekulli smeagol....
Re: Re: Re: pa titull
Citim:
Po citoj ato që tha smeagol
edhe ty komplimenta per prozat me ngjyre trishtimi si me pelqejne mua
I degjon rrahjet e zemres sime?
Vure veshin ne gjoksin tim, mos fol!
vetem degjo!
Pergjo cfare imja zemer te thote.
Ajo flet, ti hesht!
Vetem hesht ne rrahjet e saj;
avullohu ne ngrohtesine e saj!
Lajmerohu para vdekjes tende,
nese do te degjosh rrahjet e zemres sime.
I ndjen ditet e mia pa TY?
Si i ndjen?!
Te lodhin kujtesen?
Te ngrijne ne lote malli?!
Apo te dhurojne buzeqeshje te ciltra?!
He pra?
Si i ndjen?
Te akullta?Te helmeta?
apo...te braktisura?!.
july 01, 2007
Eshte e cuditshme me ty ,cudi vertet.
Te jep fryme nga pak,pastaj nga pak te vret.
Ty te merr malli per mua,mua malli me mbyt.
Ti mallin e vret me arsyen,mua me kacafirret ne fyt.
Jam une bastardi, e di e embla je ti.
Jam une qe vuaj,sa vuan ti vertet se di.
U merzita me heshtjen,qe ikja jote la pas.
Tashme argetohem me dhimbjen,me te mund flas.
Ngushellohem duke thyer buzeqeshje,i etur neper shi.
Zbulova se ne funeralin e ndjenjes varrmihsja ishe ti.
Psleshtja dhe Atiola me te vertet faleminderit .Nje puthje miqesore
nga Diabolic A'S
ne ditet e mia pa ty kuptoj sa kohe i heq vetes...
marr fryme thelle nje cast,
e zhytem perseri,
ne ditet e mia me ty!
Ditet e mia pa ty jane ato qe me japin mall,ti e di,ndjej liri te ta them...per cudi
Jane ato qe s'duroj dot...sot,dje,neser s'e di...si gjithmone ka dicka qe s'merr kuptim,sbehet kujtimi...me mire!
...dhe kete e di
nuk e di cilit ti bej komplimente me pare jane te gjithe fantastike ju perqafoj
jeni te mrekullueshem
....
Ka nete qe hena eshte e plote....e bukur.....krenare,qe shume sy dashurish e shohin dhe perpara saj thurin endrra dhe deshira.....eshte krenare se shume buze te dashuruarish thurin vargje mbi njera-tjetren...thurin premtime dhe bejne betime!!
Sa vete dashurohen ne nje nate me hene te plote dhe sa plote te tjere qendrojne te vetem...,ne boten e tyre me hene te plote ,por te trishte duke kerkuar ne kujtime dashurish te humbura....duke kerkuar ne kujtime caste buzeqeshjesh ....!!
Cast pa ty.........dite pa ty.....nate pa ty.........dhe jeta me duket sikur le nga pas nje rryme te ftohte dhe te akullt ..mbushur plot e perplot me pikla oresh te pandjeshme dhe te pakuptimta....
Jam e paqete....nuk e duroj dot kete ndjesi te frikes dhe pashpreses,,,pafuqise dhe dobesise .......nga ditet e mija pa ty....!!
Citim:
Po citoj ato që tha diabolic
Eshte e cuditshme me ty ,cudi vertet.
Te jep fryme nga pak,pastaj nga pak te vret.
Ty te merr malli per mua,mua malli me mbyt.
Ti mallin e vret me arsyen,mua me kacafirret ne fyt.
Jam une bastardi, e di e embla je ti.
Jam une qe vuaj,sa vuan ti vertet se di.
U merzita me heshtjen,qe ikja jote la pas.
Tashme argetohem me dhimbjen,me te mund flas.
Ngushellohem duke thyer buzeqeshje,i etur neper shi.
Zbulova se ne funeralin e ndjenjes varrmihsja ishe ti.
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 1181 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.