Forumi Horizont | Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Eshte e cuditeshme sesi keto kohe gjestet e "thjeshta"- jo te mijat- me japin nje sodisfaksion aq te madh: shapkat gati ne mengjes tek ana ime e krevatit, gotat e mija te preferuara ne tavoline, pasqyra ime e vogel para pasqyres gjigante e ndrequr ne kendin 'tim'(afersisht '2m' mbi dysheme), ...
Jashte sferes time sentimentale konfrontohem shpesh me tregime femrash qe kenaqen me aq pak dhe une...une kam aq shume, pa e kerkuar asnjehere, pa arritur ta vleresoj perhere 100%.
E qena femer - te pakten ne te shumten e rasteve- me ka dhene nje kaptim te mire te dinamikave te botes femerore, aq me teper mbi jeten sentimentale. Nje nga aktet qe mua me acaron leshrat-pa specifikuar cilat- eshte akti para-çiftizimit i cili i pare nga kendi i veshtruesit nuk eshte shume larg atij te kafsheve. Nga njeren ane shohim femren te krefur bishti duke munduar te luaje rolin e natyrales; sepse te gjithe zgjohemi ne fustane qe normalisht i veshim per te dale darkave, me nje makiazh dhe floke qe ka marre minimalisht 1h kohe dhe me nje ajer qe thote"ohh, sa e interesuar jam ne bisedat e tua." Nga ana tjeter kemi trapin, i rene nga qielli dhe perhere mos-kuptues.
Bisht-krefura me nje buzeqeshje nr.6, e gateshme te tregoje miresine e saje. Temat e hapura ne bisede ndryshuar ne forme drastike: tema qe trapin mund ta terheqin. Tema qe natyrisht bisht-krefuren se kishin shqetesuar kurre por per te pasur trapin i duhej hyre pak ne fushen e veprimit...dhe kodoshi fillon e fryhet. Bisht-krefura tund floket dhe vazhdon te tregoje zgjuaresine e saje qe ka ngjasat e nje orgazme te rreme. Ajo gjendet ne cdo vend ku ai gjendet, perhere rastesisht. Ajo perhere dakord me bisedat e tije dhe kodoshi merr pamjen enderrimtare qe mund te permblidhet ne:"ooo, ca goce e mire kjo". Natyrisht,s'kishte si te ishte ndryshe, preparativet e ante-goces-te-mire kane qene goxha intensive.
Dhe e di cila eshte me e bukura e ketyre situatave? Te gjithe perreth kane kuptuar ate cfare po behet, natyrisht te gjithe heshtin, perveç trapit dhe bisht-krefures qe jane ende ne iluzionin e embel qe askush s'ka kuptuar gje. E natyrisht, une e pakrehura, vazhdoj te luaj ate rol poashtu.
Ndoshta nje mesazh i mire dhe per kodoshet virtuale. Apo s'kemi kodoshe ketu?! Natyrisht qe jo.
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius

Oh, man,...s'ka gje me te keqe ne mengjes se nje gatim i keq ne darke! Rrofshin fast-leshet!
Duhet t'i benin ilegale turnet e nates gjate periudhes te evaluacioneve. Kam dite qe vetem studioj dhe per te tjerat thjeshte vegjetoj. Nje nate para nje nga evalucionet e fundit gjendem serish ne spital. Oret e para jane te qeta; njerezit nuk kane filluar akoma te ngrene brrylet.
23:00. Shtrihem ne dhomen e pushimit, bluza varur mbas dere, pager-i mbi komodine, celulari perkrah tije. Aq me mjafton te vegjetoj. Ndjej gjithe trupin qe me tkurret nga lodhja. Sapo ve koken mbi jastek s'ndjej me asgje.
00:17, beep-et e pager me ngrene me nje ritem trishtues. Marr bluzen shpejt, ferkoj syte i drejtohem salles. Mashkull histerik, ne nje mundim per tu larguar nga shtepia duke protestuar, çare ballin me deren e makines. Shohim plagen, teper e thelle per tu ngjitur. Plan B, qepje.Infermierja disinfekton ndersa une merrem me anestezine lokale. Nuk kam stabilitetin qe kam cdohere tjeter ne duar nga lodhja. Shkeputem per 30 sec. Terheq duart mbrapa shpine, fokusim maksimal, askush s'egziston perreth meje. Vazhdoj qepjen. Cdogje ne rregull. Injeksion tetanusi? Ai ka frike nga gjilperat, asnje arsye mjekesore e lidhur me kete. Njomet sysh duke me pyetur nese eshte e nevojeshme. Perdorim gazerat e duhur per ta relaksuar, vazhdoj te shoh frike ne syte e tije. Bisedoj me te nderkohe qe ve doren e majte mbi te per ta stabilizuar nga levizjet e ende duke folur mundohem qe te bej nje injektim te shpejte. Ne ato 5 sec. degjoj nje britme ne disproporcion me dhimbjen: une kam therur veten me gjilpera me qindra here, s'eshte britme dhimbjesh kjo...Me pas e shoh qe qesh..."Here tjeter do vij tek ti po pata nevoje per injeksione."-me thote. Dorezat ne kosh. Bluzen nr. 2 poashtu. Krevat.
1:00. Celulari. Hijet e frikave iu behen njerezve me teper prezente naten; perfundojne ne çarje derrasash mua. Jam teper e lodhur per te pasur hije, jam teper e lodhur per te bashkejetuar me hijet e te tjereve, qofte dhe per pak min ne cel.
3:00. Pager. Mashkulli nr. 2 i nates. Me kete ritem poligamia e kesaj nate po kthehet ne fantazmen time. Duke pire ne pub prere krahun ne xham.
4:05. Mashkull. Kesaj here ai imi qe telefonon nga Toronto. Qeshim per tundimet e mija poligamike te ketyre koheve.
5:55. Nxjerrje kaviljet. Krevat.
7:00. Le spitalin. Marr motorin dhe i drejtohem fakultetit. Nje nga evaluacionet e mija te fundit. Gjej mikun tim te ngushte shtrire mbi pallton e tije ne dysheme, koken mbi çante, para auditorit. Shtrihem ne anen e kundert te tije, koken serish mbi çante. Duhet te me kete zene gjumi pasi zgjohem nga zeri i tije qe me thote qe eshte radha ime. Ndjej ne sfond zerin e asistentes qe therret emrin tim. "Lere dhe 30 sec. te ulerase, jam teper e lodhur...".
Lodhja me ka bere imune ndaj perralla-pjerdhulitjeve te njerezve ne astinence emocionale. Ashtu siç me eshte sosur durimi lexues per vaginat auto-viktimizuese ne nje kohe mungese pllenimi. Kush e di sa do na kishin liruar syte mbas ndonje nate seksi, maçkat. Mungese meshkujsh...seks ne kohe kolere!
Edhe pagerin e paskemi te perbashket ........
Po shtohen gjerat ......
Kozmosi po na afron cdo dite e me teper, Turll.
Qethe, nje urim i vogel per ty shkaktuar nga nje gezim i madh.
Kohet e fundit marr lajme te bukura nga te gjitha anet, here per veten dhe here per te tjeret. Sdq, lajmi me i bukur i cili me gezoi tejmase me erdhi ne nje sms nga nje mik i forumit. 1m ne ajer jam hedhur nga gezimi. Vuajtjet dhe mundimet per te arritur nje qellim qe fillimisht nga shume konsiderohej vetem si enderr, u shperblyen me ne fund.
Urime, qethe. Pritme se do e festojme bashke!
Re: Qethe, nje urim i vogel per ty shkaktuar nga nje gezim i madh.
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Kohet e fundit marr lajme te bukura nga te gjitha anet, here per veten dhe here per te tjeret. Sdq, lajmi me i bukur i cili me gezoi tejmase me erdhi ne nje sms nga nje mik i forumit. 1m ne ajer jam hedhur nga gezimi. Vuajtjet dhe mundimet per te arritur nje qellim qe fillimisht nga shume konsiderohej vetem si enderr, u shperblyen me ne fund.
Urime, qethe. Pritme se do e festojme bashke!![]()
Citim:
Po citoj ato që tha agata
O zot, e kam intuiten e forte nuk kam faj...
Mua me erdhi gjithashtu nje lajme para dy ditesh ne Mp nga nje mik i forumit, dhe sikurse ju u hodha nga gezimi, dhe erdha ketu e thashe me te madhe urimeeeeeeee.
Te uroj edhe ty e dashur Amor, sa me shpejt te njejten gje...
ps: per te festuar nuk festoj gje me ju, me vjen keq... pu pu Bjonde 1.80 e gjate do dukem si buburrec...
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.