| Forumi Horizont | Gjithsej 98 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 977 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkiva (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=356)
-- Per cfare gatimi Shqiptar ju ka mar malli me shume ??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8743)
erkidea
Mos mi kujto patllixhanat se kam nje uri tani qe ska ku te shkoje

Buke misri doja te kisha me Djath hemm sa me ka mare malli sepse nuk gjehet dot .
Citim:Un vdes per to ateher do me ftosh ndoj dite per darke meqe i benke te mire...
Po citoj ato që tha orkidea
Mua me pelqejne me shume patellxhanat e mbushur sepse i bej shume te mire
Meqense jam elbasanlli ju bej une nje darke te mire me tave kosi dhe dhe patellxhane te mbushura... Me thoni kur doni te vini te bej pazaret une?

more djem dhe vajza, si behet kjo tava me kos, se une nuk e di. a do me thuaj dikush ta mesoj? pastaj do u ftoj dhe juve, ta hame bashke.
Tava e kosit:
Tava pergatitet me mish qengji ose dashi, por une e bej edhe me pule. Po te jete me mish qingji ajo piqet direkt, ndersa me mish tjeter duhet te zihet me pare. Mishi qingjit pritet ne thela dhe vihet ne tepsi. I hidhet gjalpe dhe futet ne furre e hiqet. Here pas here hidhet uje nga pak qe te mos thahet. Pasi hiqet nga furra, ne nje tenxhere me gjalpe kaurdiset pak miell deri sa te zverdhet. Shtohet lengu i mishit te pjekur, perzihet dhe vlojne deri sa te trashet si salce. Largohet nga zjarri dhe pasi ftohet i shtohet kos, veze, kripe dhe perzihen mire. Ne tave hidhet pak oriz gjysem i zier, rradhiten thelat e mishit, hidhet masa e pregatiur me pak gjalpe siper e piqet ne furre derisa ne faqe te krijohet nje cipe e kuqe.
Varianti i dyte eshte me mish pule ose dashi. Zihet pula ose mishi i dashit dhe vihen llokmat ne nje ene. Vihet nje dore oriz ne tenxheren me leng mishi dhe zihet orizi gjysem i gatshem. Ne nje ene hidhni kos, veze, lengun e mishit me orizin dhe i perziejme se bashku. Kini parasysh qe lengu te jete i ftohur kur t'i perziejme se bashku dhe hidhen ne tave. Piqet si me siper.
http://burimi.net/receta_gatimi.htm
Japim lajmet!
Tava e kosit:p:p
Pse flet ne shumes ti :p
ti vetem erdhe e provove une e gatova 
Tani duke pare ate faqen tek adresa qe kam bashkengjiur me siper me vajti mendja per fergese me piperka themi ne Korcaret po me qe i thone fergese tironse po them "fergese me speca" :p
Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Pse flet ne shumes ti :pti vetem erdhe e provove une e gatova
Musaka do gatuaj kush te doje le ta provoje
Eri per ty
mqs je e uritur sot....
BAMJE
mua me ka marre malli per bamje,por ama ashtu si i bene ime me.
| Gjithsej 98 faqe: « E parë ... « 42 43 44 45 46 47 48 49 50 [51] 52 53 54 55 56 57 58 59 60 » ... E fundit » Trego 977 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.